{"id":7273,"date":"2021-05-03T00:31:29","date_gmt":"2021-05-02T23:31:29","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7273"},"modified":"2024-04-09T09:01:11","modified_gmt":"2024-04-09T08:01:11","slug":"gersheret-gjenetike-vegel-per-rishkrimin-e-kodit-te-jetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7273","title":{"rendered":"G\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt Gjenetike &#8211; Veg\u00ebl p\u00ebr Rishkrimin e &#8220;Kodit t\u00eb Jet\u00ebs&#8221;!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Maj 2021<\/em><\/p>\n<p>(<strong>dy heroina t\u00eb shkenc\u00ebs gjenetike vitin e kaluar u nderuan me \u00e7mimin Nobel p\u00ebr shpikjen e &#8220;g\u00ebrsh\u00ebrve&#8221; &#8211; shpresohet q\u00eb ky sistem i sofistikuar &#8220;g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebsh&#8221; t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve gjenetike, e jo p\u00ebr ndonj\u00eb di\u00e7 tjet\u00ebr t\u00eb frikshme<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Gersheret_Gjenetike_-_Vegel_per_Rishkrimin_e_Kodit_te_Jetes.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-7274\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Gersheret_Gjenetike_-_Vegel_per_Rishkrimin_e_Kodit_te_Jetes.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"675\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Gersheret_Gjenetike_-_Vegel_per_Rishkrimin_e_Kodit_te_Jetes.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Gersheret_Gjenetike_-_Vegel_per_Rishkrimin_e_Kodit_te_Jetes-300x225.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Gersheret_Gjenetike_-_Vegel_per_Rishkrimin_e_Kodit_te_Jetes-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Gersheret_Gjenetike_-_Vegel_per_Rishkrimin_e_Kodit_te_Jetes-768x576.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Gersheret_Gjenetike_-_Vegel_per_Rishkrimin_e_Kodit_te_Jetes-1536x1152.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p>[ <strong>Dekad\u00eb &#8220;gjenetikisht&#8221; e bujshme<\/strong>&#8230; ]<\/p>\n<p>Dekada e fundit p\u00ebr shkencat gjenetike ishte nj\u00eb dekad\u00eb jasht\u00ebzakonisht e bujshme. Sa p\u00ebr pandemine, sa p\u00ebr COVID-19&#8230; s&#8217;duam as ta &#8220;p\u00ebrmendim&#8221;. Pa\u00e7ka se dhe COVID-19 hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;bujshm\u00ebri&#8221; dhe \u00ebsht\u00eb i &#8220;lidhur&#8221; me gjenetikat. Bie fjala, q\u00eb nga zhvillimi i veglave diagnostifikuese, pastaj me k\u00ebrkimet rreth zhvillimit t\u00eb vaksin\u00ebs, e natyrisht i lidhur \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb &#8220;thell\u00eb&#8221;. Jo sepse ky virus i sulmon qelizat, jo sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb infiltrant gjenetik, jo sepse &#8220;e paralizoi&#8221; gjith\u00eb ekonomin\u00eb e planetit dhe u mori jet\u00ebn milionave, por n\u00eb kuptimin&#8230; i lidhur q\u00ebkur shkencat gjenetike tanim\u00eb s&#8217;munden pa CRISPR-Cas9 (CRISPR &#8211; shkurtes\u00eb nga: Clustered Regularly Interspaced Short Palindromic Repeats &#8211; e q\u00eb do p\u00ebrkthehej p\u00ebraf\u00ebrsisht si: P\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb Shkurtra t\u00eb Tuf\u00ebzuara Palindromike me Ndasi t\u00eb Rregullt). Ting\u00ebllon &#8220;shkenc\u00ebrisht&#8221;, e di&#8230;<\/p>\n<p>E p\u00ebrmend\u00ebm CRISPR-Cas9 sepse \u00ebsht\u00eb di\u00e7 fort e r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00ebsht\u00eb di\u00e7 e lidhur me &#8220;kodin e jet\u00ebs&#8221;. Ashtu me termat e shkenc\u00ebs v\u00ebrtet ting\u00ebllon gjaaat\u00eb dhe ngat\u00ebrruesh\u00ebm (madje dhe si shkurtes\u00eb), por n\u00eb fakt fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb &#8220;veg\u00ebl&#8221; t\u00eb thjesht\u00eb (gjeniale), zbuluar para nj\u00eb dekade, di\u00e7 si g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb gjenetike p\u00ebr prerjen e &#8220;kodit&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>Ndoshta &#8220;g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt&#8221; e shkenc\u00ebs na i kujtojn\u00eb vajzat mitologjike t\u00eb Niksit (Nat\u00ebs) dhe t\u00eb Erebusit (Err\u00ebsir\u00ebs), t\u00eb njohura si Moirada, trini-hyjnorja e fatit jet\u00ebsor, per\u00ebndeshat q\u00eb kujdeseshin p\u00ebr fijet metaforike t\u00eb Jet\u00ebs s\u00eb \u00e7do individi (q\u00eb nga thirravaji i par\u00eb i lindjes e deri n\u00eb grahm\u00ebn e fundit), mbase jo bukuroshet Lakezia as Klotoja por tekefundit Atropa, meq\u00eb ajo i mbante &#8220;g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt&#8221; &#8211; gjithsesi, peri i jet\u00ebs dhe kodi i jet\u00ebs s&#8217;jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb : )<\/p>\n<p>[ <strong>N\u00eb rregull, por \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb pra &#8220;kodi i jet\u00ebs&#8221;<\/strong>&#8230; ]<\/p>\n<p>Shkenca thot\u00eb se qenia e njeriut p\u00ebrb\u00ebhet nga triliona qeliza (ndoshta dhe kuadriljona&#8230; s&#8217;besoj t&#8217;i ket\u00eb num\u00ebruar kush), n\u00eb secil\u00ebn qeliz\u00eb e kemi materialin ton\u00eb gjenetik (ADN-n\u00eb), ky material gjenetik (ose ADN-ja ashtu si &#8220;varg\u00ebzim&#8221;) \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga blloqe t\u00eb quajtura &#8220;baza&#8221;, thuhet se ADN-ja p\u00ebrmban rreth gjasht\u00eb miliard\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre bazave (vendosur p\u00ebrgjat\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb vargut n\u00eb nj\u00eb radh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb). Kjo mrekulli e &#8220;varg\u00ebzuar&#8221; \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7far\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt e quajn\u00eb &#8220;Kod i Jet\u00ebs&#8221;. Si em\u00ebr &#8220;Kod i Jet\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb simbolik\u00eb mjaft e q\u00eblluar, nj\u00ebkoh\u00ebsisht simboliz\u00ebm po aq sa dhe nj\u00ebmend\u00ebsi, pa k\u00ebt\u00eb kod (edhe n\u00ebse t&#8217;mos kishte fare em\u00ebr) jeta s&#8217;do &#8220;funksiononte&#8221;, af\u00ebrmendsh : )<\/p>\n<p>[ <strong>Njeriu 24% &#8220;ngjashm\u00ebri&#8221; gjenetike&#8230; me rrushin<\/strong> ]<\/p>\n<p>Sipas infografik\u00ebs (ngjitur majtas &#8211; e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar enkas p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e National Geographic, duke u bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e European Bioinformatics Institute) t\u00eb gjitha speciet jan\u00eb unike, ama kuptohet mes vete si specie e kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje gjenesh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Psh. shimpanzet\u00eb me 90% s&#8217;jan\u00eb dhe aq &#8220;larg&#8221; nga njeriu, dmth. nga gjenomi 100% humanoid. \u00c7far\u00eb nuk dija un\u00eb \u00ebsht\u00eb se minjt\u00eb me 88% qenkan m\u00eb &#8220;af\u00ebr&#8221; me njeriun sesa psh. kuajt (84% &#8211; kuajt dhe qent\u00eb qenkan baraz &#8211; se si m\u00eb b\u00ebhet t\u00eb kem pandehur q\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit i kemi m\u00eb t\u00eb &#8220;af\u00ebrta&#8221;, kurr\u00eb s&#8217;do thosha p\u00ebr minjt\u00eb, hm&#8230; e qart\u00eb, ngela duke m\u00ebsuar : ) Tutje natyrisht se pulat &#8220;largohen&#8221; gjenetikisht nga njeriu por prap\u00eb jo aq larg sa do kisha pandehur un\u00eb, grafika thot\u00eb se pulave u takon 65% kuriozitet&#8230; okidoki. Nd\u00ebrsa se i kemi 24% gjene t\u00eb &#8220;p\u00ebrbashk\u00ebta&#8221; me rrushin as q\u00eb e kam lodhur kok\u00ebn ndonj\u00ebher\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Ok, qasja &#8220;gazmore&#8221; rreth infografik\u00ebs s\u00eb National Geographic ia vlen&#8230; var\u00ebsisht nga vendi e kuvendi, por le ta lidhim gjith\u00e7ka me shkenc\u00ebn serioze. Ve\u00e7 e tham\u00eb se dekada e fundit p\u00ebr shkencat gjenetike ishte fort e bujshme.<\/p>\n<p>[ <strong>&#8220;G\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt&#8221; e mprehta t\u00eb teknologjis\u00eb gjenetike<\/strong> ]<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb v. 2021, s&#8217;\u00ebsht\u00eb dhe aq larg n\u00eb koh\u00eb (s&#8217;di sa muaj i bie t\u00eb ken\u00eb kaluar, ndoshta 6-7 muaj) nga ndarja e \u00c7mimit Nobel 2020 p\u00ebr Kimi, i cili iu dha bashk\u00ebrisht shkenc\u00ebtareve Dr. Emmanuelle Charpentier (Max Planck &#8211; Shkencat Patogjenike, Berlin) dhe Dr. Jennifer A. Doudna (Universiteti i Kalifornis\u00eb, Berkeley, SHBA). Dy heroinat e shkenc\u00ebs gjenetike u nderuan me \u00e7mimin Nobel p\u00ebr 2020 me motivin e p\u00ebshkruar shkurt: &#8220;p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb metode p\u00ebr editimin e gjenomit&#8221;.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtarja franceze Charpentier dhe ajo amerikane Doudna e zhvilluan nj\u00eb sistem briliant shkencor me emrin CRISPR-Cas9. Ose m\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb thuhet shpik\u00ebn nj\u00eb pal\u00eb &#8220;g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb gjenetike&#8221;, veg\u00ebl p\u00ebr t&#8217;prer\u00eb &#8220;kodin e jet\u00ebs&#8221;, vargun e ADN-s\u00eb, kudo q\u00eb t&#8217;jet\u00eb nevoja, kudo mes miliarda bazave t\u00eb ADN. Di\u00e7 q\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte proces i v\u00ebshtir\u00eb ose dhe i pamundur, tani p\u00ebr fush\u00ebn e biokimis\u00eb CRISPR-Cas9 \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mjet t\u00eb zakonsh\u00ebm, n\u00eb laborator\u00ebt e biologjis\u00eb molekulare p\u00ebrdoret gjithandej.<\/p>\n<p>[ <strong>&#8220;G\u00ebrsh\u00ebr\u00eb&#8221; shkencore q\u00eb v\u00ebrtet e meritonin Nobelin<\/strong> ]<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur CRISPR-Cas9 shkenc\u00ebtar\u00ebt mund ta ndryshojn\u00eb ADN-n\u00eb e kafsh\u00ebve, t\u00eb bim\u00ebve dhe t\u00eb mikroorganizmave me sakt\u00ebsi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe. Pra veg\u00ebl q\u00eb ua mund\u00ebson atyre manipulimin e ADN-s\u00eb sipas d\u00ebshir\u00ebs, veg\u00ebl e zbuluar &#8220;papritur&#8221; por q\u00eb e ka revolucionarizuar shkenc\u00ebn. N\u00ebse ADN-ja t&#8217;ishte nj\u00eb rresht i gjat\u00eb me germa, tani shkenc\u00ebtar\u00ebt me leht\u00ebsi mund t&#8217;i editojn\u00eb germat, fjal\u00ebt, sekuencat&#8230; gjith\u00e7ka, sipas nevoj\u00ebs a d\u00ebshir\u00ebs. Nj\u00eb veg\u00ebl jasht\u00ebzakonisht e fuqishme dhe me potencial marramend\u00ebs t\u00eb p\u00ebrdorimit ose t\u00eb aplikimit. &#8220;G\u00ebrsh\u00ebr\u00eb gjenetike&#8221; nj\u00ebsoj si g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt e rrobaqep\u00ebsit, nj\u00ebsoj si brusha e piktorit e &#8220;kufizuar&#8221; vet\u00ebm nga imagjinata e shkenc\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nobelistet Charpentier dhe Doudna pra e kan\u00eb zbuluar nj\u00ebrin nga mjetet m\u00eb t\u00eb mprehta t\u00eb teknologjis\u00eb gjenetike, me plotkuptimin e fjal\u00ebs vegla b\u00ebn t\u00eb quhet &#8220;g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb gjenetike&#8221;. Brenda nj\u00eb dekade t\u00eb vetme kjo teknologji solli nj\u00eb ndikim revolucionar, qe zbuluar n\u00eb v. 2012 por dhe vet\u00ebm brenda k\u00ebtyre pak viteve p\u00ebrdorimi i &#8220;g\u00ebrsh\u00ebrve&#8221; n\u00eb shkencat gjenetike ka shp\u00ebrthyer. Imagjino sa do shfryt\u00ebzohet teknologjia tutje dhe sa do i ndihmoj\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt e s\u00eb sotmes dhe ata t\u00eb s\u00eb ardhmes. Me t\u00eb drejt\u00eb thuhet se kjo veg\u00ebl po i \u00e7on shkencat drejt nj\u00eb epoke t\u00eb re t\u00eb zhvillimit. Zbulim i papritur por i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, &#8220;veg\u00ebl&#8221; shkencore q\u00eb v\u00ebrtet e meritonte Nobelin.<\/p>\n<p>[ <strong>&#8220;G\u00ebrsh\u00ebr\u00eb&#8221; t\u00eb rrezikshme, ana e err\u00ebt e CRISPR<\/strong>&#8230; ]<\/p>\n<p>Gjithsesi, fuqia e madhe e k\u00ebsaj teknologjie do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt duhet ta p\u00ebrdorin me shum\u00eb kujdes. T\u00eb manipulosh me gjenomin e shimpanzes\u00eb duke pretenduar ta kthesh n\u00eb &#8220;njeri&#8221; ndoshta padashtas do kishim ndonj\u00eb &#8220;neo-frankeshtajn&#8221;, ose duke avancuar kodin e bretkoc\u00ebs t&#8217;na rezultonte papritmas ndonj\u00eb &#8220;kengur&#8221;, i tmerrsh\u00ebm si &#8220;alien i Giger-it n\u00eb filmat e Ridley Scott, etj etj ec e dije&#8230;<\/p>\n<p>&#8220;S&#8217;do mend se COVID-19 \u00ebsht\u00eb di\u00e7 e frikshme. A mundet nj\u00eb shkenc\u00ebtar i &#8220;\u00e7mendur&#8221; ta p\u00ebrdor\u00eb CRISPR p\u00ebr ta sjellur n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pandemi tjet\u00ebr?&#8221; &#8211; pyeste autori Neal Baer vitin e kaluar. &#8220;Shqet\u00ebsohem q\u00eb CRISPR mund ta b\u00ebj\u00eb COVID-19 t\u00eb duket si loj\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve (krahasuar me ndonj\u00eb pandemi t\u00eb re). CRISPR \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet i ri gjenetik q\u00eb ua mund\u00ebson shkenc\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr t&#8217;prer\u00eb nj\u00eb sekuenc\u00eb t\u00eb ADN-s\u00eb n\u00eb gjenomin e nj\u00eb organizmi dhe ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb at\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr. Shpresa \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky sistem i sofistikuar &#8220;g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebsh&#8221; do t&#8217;p\u00ebrdoret p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve gjenetike&#8230; e jo p\u00ebr di\u00e7 tjet\u00ebr t\u00eb mendjeve t\u00eb err\u00ebta &#8220;shkencore&#8221;. Meq\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe ana e err\u00ebt e CRISPR. Nj\u00eb shkenc\u00ebtar i &#8220;\u00e7mendur&#8221; ose &#8220;biohacker&#8221; me njohuri bazike t\u00eb laboratorit mund t&#8217;blej\u00eb sekuenca t\u00eb ADN-s\u00eb dhe, duke p\u00ebrdorur CRISPR, t&#8217;i manipuloj\u00eb ato p\u00ebr t&#8217;b\u00ebr\u00eb nj\u00eb virus edhe m\u00eb panik-nxit\u00ebs, edhe m\u00eb vdekjeprur\u00ebs&#8230;&#8221; &#8211; shkruante Baer.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Maj 2021 (dy heroina t\u00eb shkenc\u00ebs gjenetike vitin e kaluar u nderuan me \u00e7mimin Nobel p\u00ebr shpikjen e &#8220;g\u00ebrsh\u00ebrve&#8221; &#8211; shpresohet q\u00eb ky sistem i sofistikuar &#8220;g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebsh&#8221; t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve gjenetike, e&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=7273\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-7273","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7273","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7273"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7273\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7273"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7273"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7273"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}