{"id":7493,"date":"2018-02-10T14:34:09","date_gmt":"2018-02-10T13:34:09","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7493"},"modified":"2024-09-30T02:03:40","modified_gmt":"2024-09-30T01:03:40","slug":"ironia-dhe-lajthitja-fisnikeria-e-don-kishotit-e-musolinit-e-causheskut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7493","title":{"rendered":"Ironia dhe Lajthitja &#8211; Fisnik\u00ebria e Don Kishotit, e Musolinit, e \u00c7ausheskut&#8230;!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Shkurt 2018<\/em><\/p>\n<p>Dje pata b\u00ebr\u00eb pak shaka duke &#8220;propozuar&#8221; q\u00eb qeverit\u00eb dhe zyrat presidenciale t\u00eb disa shteteve, p\u00ebr urimet zyrtare (e k\u00ebso \u00e7\u00ebshtjesh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit) ndoshta duhet ta ujdisin nj\u00eb &#8220;kuti postare&#8221; pa emra zyrtar\u00ebsh (t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrrohen, ose dhe ngelin t\u00eb nj\u00ebjtit), aludoja q\u00eb letrat thjesht duhet t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit, jemi n\u00eb shek. XXI tashm\u00eb, pse t&#8217;mos ndryshojn\u00eb veset e vjetra &#8220;aristokratike&#8221; t\u00eb adresimit &#8211; pata pyetur.<\/p>\n<p>Mbret\u00ebresha Elizabeth ia uronte Kosoves 10-vjetorin e Pavaresis\u00eb, me hijeshin\u00eb e bukurin\u00eb zyrtare, me let\u00ebr formale&#8230; mir\u00ebpo e ngrata &#8220;detyrohet&#8221; t&#8217;u drejtohet lloj-lloj hashimave e cimilimave, lloj-lloj ramushave e \u00e7aushave t\u00eb politik\u00ebs kosovare&#8230; me &#8220;excellency&#8221;! Pa, pa, pa, Elizabeth e di fort mir\u00eb q\u00eb p\u00ebr katundet e Drenic\u00ebs s&#8217;pi uj\u00eb zhargoni &#8220;aristokratik&#8221; as termat-\u00ebmb\u00eblsirat mbret\u00ebrore! Anyway&#8230; lidhur me \u00e7aushat e cimilimat qofsha gjithmon\u00eb i lajthitur vet\u00ebm un\u00eb, assesi jo Mbret\u00ebresha.<\/p>\n<p>N\u00eb v. 2016, nj\u00eb &#8220;fisnik kalorsiak&#8221; britanik (dmth. i nderuar nga mbret\u00ebresha Elizabeth) u ndesh me akuza serioze p\u00ebr sjellje &#8220;jofisnike&#8221;.<br \/>\nSot po i them dy-tri fjal\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb, megjithat\u00eb, as Mbret\u00ebresha s&#8217;ka si ta ket\u00eb t\u00eb garantuar fisnik\u00ebrin\u00eb e dikujt, dtth. as populli i Kosov\u00ebs nuk e ka t\u00eb garantuar &#8220;fisnik\u00ebrin\u00eb&#8221; e politikan\u00ebve t\u00eb vet.<br \/>\nN\u00eb fakt ndeshemi me nj\u00eb lloj paradoksi n\u00eb vetvete &#8211; edhe politikan + &#8220;fisnik&#8221;, hm&#8230; e pad\u00ebgjuar, kjo bie ndesh dhe me vet\u00eb &#8220;logjik\u00ebn&#8221; e Politik\u00ebs! Edhe vet\u00eb \u00c7ur\u00e7illi dikur e dinte q\u00eb k\u00ebto t\u00eb dyja thjesht nuk &#8220;shkojn\u00eb&#8221; s\u00eb bashku : )<br \/>\nNd\u00ebrsa dihet, lirisht mund t\u00eb thuhet q\u00eb \u00c7ur\u00e7illi ishte politikani m\u00eb &#8220;fisnik&#8221; dhe m\u00eb besnik q\u00eb Mbret\u00ebria&#8230; ka patur ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nTa marr\u00ebsh titullin &#8220;Knight&#8221; (Fisnik, Kalor\u00ebs) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga nderimet m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb nj\u00eb individ mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<br \/>\nN\u00eb fush\u00ebn e letraristikes, Servantesi qe b\u00ebr\u00eb dhe do ngelet p\u00ebrjetsh\u00ebm i famsh\u00ebm pik\u00ebrisht me t\u00eb &#8220;kund\u00ebrt\u00ebn&#8221;, me Don Kishotin e vet. Jo pra duke e &#8220;lart\u00ebsuar&#8221; por duke e &#8220;p\u00ebrqeshur fisnik\u00ebrin\u00eb kalorsiake&#8221;.<\/p>\n<p>E dim\u00eb q\u00eb as dikur s&#8217;ishte e leht\u00eb, af\u00ebrmendsh, as sot nuk \u00ebsht\u00eb asfare e leht\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh &#8220;Knight&#8221;. Po ashtu, jo gjithkush e ka privilegjin p\u00ebr ta ndar\u00eb k\u00ebt\u00eb nderim, bie fjala nj\u00eb shtet q\u00eb asgj\u00eb s&#8217;ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me &#8220;mbret\u00ebrll\u00ebkun&#8221;, me &#8220;perandorll\u00ebkun&#8221; s&#8217;ka si ta nderoj\u00eb dikend me nj\u00eb titull t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb moderne dhe t\u00eb politikave &#8220;kontemporane&#8221; s&#8217;na duhet patjet\u00ebr ndonj\u00eb shpat\u00eb e mpreht\u00eb musketir\u00ebsh, s&#8217;na duhen madje as mustaqet, thjesht k\u00ebrkohet t&#8217;i respektojm\u00eb &#8220;etikat e kalorsis\u00eb&#8221;. Nuk duhet t\u00eb jemi patjet\u00ebr &#8220;fisnik\u00eb&#8221;, s&#8217;na duhet ndonj\u00eb Rosinant qoft\u00eb dhe ashtu kock\u00eb e l\u00ebkur\u00eb, s&#8217;na duhet ndonj\u00eb betim princ\u00ebror, as ndonj\u00eb kod kalorsiak, as ndonj\u00eb xhurdi e thurur metalike, as ndonj\u00eb mburoj\u00eb, as vizir as pancir.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse rishtas mb\u00ebshtetemi n\u00eb an\u00ebn ironike, pra tekefundit dhe vet\u00eb Don Kishoti ishte nj\u00eb &#8220;fisnik kalorsiak&#8221; (sipas Servantesit, fjala ishte p\u00ebr nj\u00eb duo-dinamike, ishte Kishoti s\u00eb bashku me suiten e devotshme san\u00e7opan\u00e7iane &#8211; fare leht\u00eb mund t&#8217;i paralelizojm\u00eb: qeveritar\u00ebt dhe servilant\u00ebt e tyre). Sipas Servantesit edhe ai e kishte nj\u00eb zem\u00ebr fisnike, edhe Kishoti kishte \u00ebndrra, edhe ai e kishte muz\u00ebn e vet, ishin panum\u00ebr momentesh q\u00eb forca i vinte pik\u00ebrisht kur e kujtonte Dyl\u00e7inen\u00eb, princesh\u00ebn e bukur t\u00eb \u00ebndrrave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket an\u00ebs &#8220;letraristike&#8221; e njohim ironizimin servantesian, e njohim shpat\u00ebn e tij me dy tehash t\u00eb mpreht\u00eb, e njohim thelbin, \u00e7\u00ebshtjen ky\u00e7 t\u00eb pen\u00ebs s\u00eb tij. E dim\u00eb q\u00eb Servantesi (me fshesen e vet prej pene) synonte t&#8217;i fshinte romanet &#8220;kalorsiake&#8221; t\u00eb koh\u00ebs&#8230; s\u00eb bashku me pluhurin t&#8217;i v\u00ebrviste diku larg, n\u00eb ferrishtat e harres\u00ebs. Pasi gjith\u00eb ato rr\u00ebfime t\u00eb stisura dhe romane qen\u00eb b\u00ebr\u00eb aq bajate, tep\u00ebr bajate, aq kot&#8230; me shekuj. Flisnin p\u00ebr pollavra, p\u00ebr jorealizma, p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb stisura, p\u00ebr kot\u00ebsirash, p\u00ebr g\u00ebnjeshtrash e hiperbolizmash. Dhe sipas Servantesit &#8220;mjaft ishte mjaft&#8221;, gjith\u00eb ata shekuj me pollavrash e lavdithurjesh per &#8220;trim\u00ebri&#8221; servilant\u00ebsh, p\u00ebr by***l\u00ebpir\u00ebs pasanik\u00ebsh, p\u00ebr pjatal\u00ebpir\u00ebs oborresh e mercenar\u00ebsh, p\u00ebr politikat shtyp\u00ebse t\u00eb mbret\u00ebrve e t\u00eb tagrambledh\u00ebsve, p\u00ebr vese e gryk\u00ebsi aristokratike&#8230; ve\u00e7 u ishte mbushur kupa, duhej nj\u00eb &#8220;mjaft&#8221; p\u00ebr shekujt q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb v. 2016, nj\u00eb &#8220;fisnik kalorsiak&#8221; britanik (dmth. i nderuar nga mbret\u00ebresha Elizabeth) u ndesh me akuza serioze p\u00ebr dhurimin e luleve nj\u00eb 83-vje\u00e7ares, p\u00ebr motive seksuale e financiare, shkurt p\u00ebr sjellje &#8220;jofisnike&#8221;. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb &#8220;kalorsiaku&#8221; paska punuar si menaxher i qendr\u00ebs pran\u00eb Institutit t\u00eb Pleq\u00ebris\u00eb dhe Sh\u00ebndetit n\u00eb Birmingham. I ngrati &#8220;fisnik&#8221;, e pati pranuar q\u00eb s&#8217;kishte mbajtur kufizime profesionale me plaken (paciente e azilit t\u00eb pleqve), mir\u00ebpo i pati mohuar &#8220;motivet seksuale dhe aso financiare&#8221;. Kot mohimet e tij, akuzat duhet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb ushqyer me fakte, p\u00ebrndryshe nuk do t&#8217;merrej vendimi q\u00eb t\u00eb &#8220;zhvishej&#8221; nga titulli m\u00eb i lart\u00eb i nderimit britanik.<\/p>\n<p>Ka patur raste t\u00eb ndryshme t\u00eb vet\u00eb britanik\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb humbur &#8220;fisnik\u00ebrin\u00eb kalorsiake&#8221;, por ky nderim nuk u ndahet vet\u00ebm britanik\u00ebve, u ndahet dhe t\u00eb huajve.<br \/>\nMadje dhe nj\u00eb spiun mund t\u00eb b\u00ebhen &#8220;fisnik&#8221; (por ama t\u00eb kuptohemi, duhet t&#8217;jet\u00eb goxha spiun, aso i kalibrit t\u00eb lart\u00eb, dmth. s&#8217;do pinte uj\u00eb t&#8217;na nderoheshin me &#8220;fisnik\u00ebri&#8221; bie fjala spiun\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb &#8220;enverizmit&#8221;, thjesht pra sa p\u00ebr t&#8217;u shmangur nga ndonj\u00eb keqkuptim eventual).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i njohur rasti i Anthony Blunt t\u00eb cilit i qe pezulluar &#8220;kalor\u00ebsia fisnike&#8221; n\u00eb vitin 1979. Ai me protokolet e Mbret\u00ebris\u00eb qe b\u00ebr\u00eb &#8220;spiun fisnik&#8221; (ngjash\u00ebm pakashum\u00eb si fisnik\u00ebria fisksionale &#8220;James Bond&#8221;, e ujdisur nga pena e autorit Ian Fleming &#8211; shih, rishtas kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me letraristikat) por qe z\u00ebn\u00eb ngusht p\u00ebr tradhtin\u00eb. Ky &#8220;kalorsiaku&#8221; Blunt e pati furnizuar ish-Bashkimin Sovjetik me qindra dokumente sekrete, derisa shtirej se na ishte gjoja nj\u00eb agjent besnik i MI5. (E q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si organizat\u00eb &#8220;homologe&#8221; e CIA-s amerikane, si\u00e7 e dim\u00eb edhe nj\u00ebra edhe tjetra merren me \u00e7\u00ebshtje jasht\u00ebzakonisht fisnike : )<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr fisnik\u00ebt e &#8220;jasht\u00ebm&#8221; (dmth. jo dhe aq t\u00eb sigurt\u00eb n\u00ebse t&#8217;na dalin kalor\u00ebs t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb apo fals) ka plot.<br \/>\nBie fjala e njohim mosbesimin e Robert Mugabe n\u00eb &#8220;jofisnik\u00ebrin\u00eb&#8221; e njeriut t\u00eb bardh\u00eb, e njohim pezmin e tij ndaj shtyp\u00ebsve e kolonist\u00ebve t\u00eb bardh\u00eb. Sipas Mugabe &#8220;nj\u00eb njeriu t\u00eb bardh\u00eb mund t&#8217;i besosh vet\u00ebm kur ai t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb i bardh\u00eb i vdekur&#8221;.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb e dim\u00eb q\u00eb Presidenti i Zimbabves\u00eb, Mugabe ishte nj\u00eb &#8220;fisnik kalorsiak&#8221; (i nderuar nga mbret\u00ebresha Elizabeth) p\u00ebr 14 vjet me radh\u00eb, nga 1994 deri m\u00eb 2008. Mugabe qe em\u00ebruar si nj\u00eb &#8220;Knight&#8221; nga Elizabeth gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij shtet\u00ebrore m\u00eb 1994. Por n\u00eb vitin 2008, si duket Presidenti Mugabe i pati p\u00ebrbuzur t\u00eb gjitha nderimet &#8220;mbret\u00ebrore&#8221;, i pati n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb e mundsh\u00ebm t\u00eb (jo)fisnik\u00ebris\u00eb, andaj mbret\u00ebresha ia pati anuluar &#8220;kalor\u00ebsill\u00ebkun e nderit&#8221; dhe \u00e7do lloj &#8220;fisnik\u00ebrie&#8221; eventuale.<\/p>\n<p>Historia madje \u00ebsht\u00eb paskajsh\u00ebm &#8220;ironike&#8221; kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr fitimin dhe humbjen e &#8220;fisnik\u00ebris\u00eb&#8221;. Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe politikat eliteske t\u00eb saj (m\u00eb shkurt do ishte vet\u00ebm &#8220;Queen Elizabeth&#8221; por dhe ajo dikur mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb e re, e k\u00ebshtu rrjedhimisht dhe m\u00eb &#8220;naive&#8221;) qe lajthitur duke i &#8220;fisnik\u00ebruar&#8221; madje dhe liderin e fashisht\u00ebve italian\u00eb Benito Musolinin, si dhe &#8220;diktatorin komunist&#8221; t\u00eb Rumanis\u00eb, at\u00eb arrogantin e pandreqsh\u00ebm, Nicolae Ceaucescu.<\/p>\n<p>Musolini qe l\u00ebn\u00eb cullak nga fisnik\u00ebria m\u00eb 1940, nd\u00ebrsa \u00c7aushesku m\u00eb 1989, vit kur i ngrati diktator dhe pati ikur n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr. Deri sa kur dhe vdiq (nga dora e vet\u00eb popullit t\u00eb vet), Mbret\u00ebria e Bashkuar thjesht s&#8217;kishte informata se ai mund t\u00eb ishte nj\u00eb &#8220;diktator eventual&#8230; dhe at\u00eb madje mos pyet, aso komunist&#8221; : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fisnikeria_e_don_kishotit_musolinit_causheskut.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-7494 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fisnikeria_e_don_kishotit_musolinit_causheskut.jpg\" alt=\"\" width=\"1408\" height=\"791\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fisnikeria_e_don_kishotit_musolinit_causheskut.jpg 1408w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fisnikeria_e_don_kishotit_musolinit_causheskut-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fisnikeria_e_don_kishotit_musolinit_causheskut-1024x575.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fisnikeria_e_don_kishotit_musolinit_causheskut-768x431.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1408px) 100vw, 1408px\" \/><\/a><br \/>\n&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Shkurt 2018 Dje pata b\u00ebr\u00eb pak shaka duke &#8220;propozuar&#8221; q\u00eb qeverit\u00eb dhe zyrat presidenciale t\u00eb disa shteteve, p\u00ebr urimet zyrtare (e k\u00ebso \u00e7\u00ebshtjesh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit) ndoshta duhet ta ujdisin nj\u00eb &#8220;kuti postare&#8221; pa&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=7493\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-7493","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7493","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7493"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7493\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}