{"id":7800,"date":"2021-05-21T16:40:14","date_gmt":"2021-05-21T15:40:14","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7800"},"modified":"2024-09-30T01:32:55","modified_gmt":"2024-09-30T00:32:55","slug":"kuvendi-i-shqiperise-mozomokeq-ai-i-kosoves-ka-dhe-me-keq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=7800","title":{"rendered":"Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb mozomokeq &#8211; ai i Kosov\u00ebs&#8230; &#8220;ka dhe m\u00eb keq&#8221; !"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; AP, Maj 2021 &#8211; Lajmet (edicion special)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb do ia kalonte dhe &#8220;Comedy Central&#8221;, andaj m\u00eb e dobishme do ishte t\u00eb transformohej<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p>Seanca kuvendore kosovare solli sadopak dhe &#8220;leht\u00ebsim&#8221;, s\u00ebpaku tutje Kosova s&#8217;ka pse brengoset, kosovar\u00ebt do duhej t\u00eb &#8220;flen\u00eb zbathur&#8221;, Kryeministri i Kosov\u00ebs e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;populist&#8221;. Akuzat p\u00ebr &#8220;populizmin&#8221; i demantoi aq qet\u00ebsisht (video-d\u00ebshmin\u00eb e shpejtuam pak\u00ebz sepse gjaaaaat\u00eb, n\u00ebse e shihni do k\u00ebnaqeni me fjal\u00ebt e tij, me &#8220;mbrojtjen&#8221; e tij &#8211; edhe pse absurd t\u00eb &#8220;mbrohesh&#8221; apo jo, kur aq i pafajsh\u00ebm! &#8211; videoja na e thot\u00eb si e kupton ai vet\u00eb &#8220;definicionin&#8221; e populistit)&#8230;<\/p>\n<p>Sipas Kryeministrit kosovar, &#8220;kritikat&#8221; rreth plan-programit qeveris\u00ebs (t\u00eb kabinetit t\u00eb tij) vijn\u00eb nga &#8220;ardhm\u00ebria + nga historia&#8221;, jo nga e tashmja, s&#8217;kan\u00eb t&#8217;b\u00ebjn\u00eb me aktualitetin. Si replik\u00eb nj\u00ebri nga deputet\u00ebt iu drejtua: &#8220;mir\u00eb pra, kur do na i blesh vaksinat, do blesh ndonj\u00eb vaksin\u00eb n\u00eb t\u00eb tashm\u00ebn apo do vazhdosh me l\u00ebmosh\u00eb e donacione deri n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn &#8211; kjo \u00ebsht\u00eb pyetje &#8220;aktuale&#8221;, po aq sa dhe breng\u00eb serioze e popullit, pyetja lindi n\u00eb kok\u00ebn time tani, vjen nga e tashmja, s&#8217;\u00ebsht\u00eb kritik\u00eb e ardhur nga ardhm\u00ebria&#8221; : )<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb 2-t\u00ebn her\u00eb Kosova e zgjodhi Kryeministrin e vet &#8220;premtonj\u00ebs&#8221;, drenicak\u00ebt jan\u00eb ngapak inat\u00e7or\u00eb&#8230; sorry por ne si agjenci lajmesh e dim\u00eb se me karizm\u00ebn dhe me gjestikulacionet ia kalon Hashit tuaj p\u00ebr disa her\u00eb (n\u00eb politik\u00eb gjestikulimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj gjuhe fort &#8220;sexy&#8221;, si\u00e7 e quajn\u00eb ekspert\u00ebt, dmth. aso gjuhe trupore). Tutje me fjalorin e me buz\u00ebqeshjen p\u00ebrshfaqet pothuaj si &#8220;Kryeminist\u00ebr naiv&#8221;, aq i \u00e7ilt\u00ebr, aq engj\u00ebllor, thuase &#8220;mentalitet fluturash&#8221;&#8230; Vall\u00eb mund t&#8217;ken\u00eb fluturat faj n\u00ebse pranvera vonohet, \u00e7&#8217;lidhje na paskan fluturat n\u00ebse lulet nuk lul\u00ebzojn\u00eb, \u00e7&#8217;faj na paskan fluturat p\u00ebr COVID-in? S&#8217;ka kuptim q\u00eb si &#8220;elitist&#8221;, ta etiketosh Kryeministrin e vendit si &#8220;populist&#8221;, \u00ebsht\u00eb e gabuar dhe e padrejt\u00eb &#8211; e tha dhe ai vet\u00eb, sipas tij madje ashtu &#8220;d\u00ebshmohet se na qenka demokrat&#8221; : )<\/p>\n<p>Ok, sa i p\u00ebrket premtimeve mbase s&#8217;mund t&#8217;i ket\u00eb p\u00ebrvojat e &#8220;dinastis\u00eb hashimite&#8221;&#8230; s&#8217;e mohon kush k\u00ebt\u00eb. Dhe as kabineti (q\u00eb e prezantoi) ndoshta s&#8217;i ka bash top-ekspertizat, ama thelbi \u00ebsht\u00eb se ai vet\u00eb aq &#8220;demokrat&#8221; i pafajsh\u00ebm. Di\u00e7 ngjash\u00ebm si Picasso q\u00eb ishte artist i pafajsh\u00ebm, Picasso dikur thoshte se ishte thjesht piktor-kalama q\u00eb pikturonte si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i rritur. Ndoshta krahasimi s&#8217;\u00ebsht\u00eb aq i q\u00eblluar, por dhe Kryeministri kosovar l\u00eb p\u00ebrshtypjen e ngjashme, ka 2 muaj q\u00eb e udh\u00ebheq Kosov\u00ebn me vizion dhe duke &#8220;politizuar&#8221; aq \u00e7ilt\u00ebrisht, si nj\u00eb kalama me kravat\u00eb.<\/p>\n<p>Ky &#8220;imago&#8221; i \u00e7ilt\u00ebrsis\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe &#8220;sekreti&#8221; i tij, p\u00ebrndryshe s&#8217;do b\u00ebhej Kryeminist\u00ebr 2 her\u00eb, dikur ishte Kurti 1, tani \u00ebsht\u00eb Kurti 2, dmth. n\u00ebnkuptohet q\u00eb ka dallim. Popullit kosovar siduket thjesht i ka ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs me politikan\u00ebt q\u00eb &#8220;din\u00eb shum\u00eb&#8221; por ama t\u00eb korruptuar dhe jo t\u00eb sinqert\u00eb. Kosova mbase kishte nevoj\u00eb dhe t\u00eb &#8220;vet\u00ebngush\u00ebllohet&#8221; sadopak me ndonj\u00eb doz\u00eb \u00e7ilt\u00ebrsie politike, pavar\u00ebsisht n\u00ebse di\u00e7 e till\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb apo jo. S&#8217;ke si e di pa e provuar, pa e testuar ndonj\u00eb &#8220;ila\u00e7&#8221; ngush\u00ebllues. Vall\u00eb t\u00eb jet\u00eb Kurti 2 sadopak nj\u00eb &#8220;paracetamol&#8221; i dhimbjes. Anyway, 1 a 2 pilula \u00e7ilt\u00ebrsi s&#8217;mund t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb d\u00ebm Kosov\u00ebs sesa demagog\u00ebt e korruptuar. Sa p\u00ebr zot\u00ebsin\u00eb kryeministrore tek duhet t\u00eb d\u00ebshmohet, por e qart\u00eb se n\u00ebse t&#8217;mos ishte i pafajsh\u00ebm, n\u00ebse t&#8217;mos ishte anti-populist i flakt\u00eb, retoricist energjik dhe karizmatik, populli s&#8217;do ta zgjedhte kurr\u00eb, e sidomos jo 2 x, ruana zot&#8230; populli kurr\u00eb s&#8217;gabon, as 1 x as 2 x, nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb s&#8217;ia hedh kush, madje as vet\u00eb populist\u00ebt : )<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00eb edicionin ton\u00eb duhet theksuar se Kosova e ka Parlamentin m\u00eb simpatik n\u00eb bot\u00eb, rrall\u00eb aty-k\u00ebtu ndodh\u00eb celebrohet me &#8220;bombash&#8221; t\u00eb tymit e me fishekzjarre, mir\u00ebpo Kuvendi i rutinave ordinere i ngjan\u00eb &#8220;klas\u00ebs 1&#8221;, asaj &#8220;klas\u00ebs s\u00eb urt\u00eb&#8230; t\u00eb shkoll\u00ebs fillore&#8221;. Deputet\u00ebt i ke t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb sjellsh\u00ebm, secili n\u00eb vendin e vet, ende s&#8217;e njohin mir\u00ebfilli m\u00ebsuesen&#8230; e d\u00ebgjojn\u00eb me v\u00ebmendje kur flet, nuk p\u00ebrtypin &#8220;\u00e7am\u00e7akez&#8221;, jan\u00eb shembullor\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj detyrave sht\u00ebpiake, n\u00eb xhepat e tyre njeriu s&#8217;gjen\u00eb as farash luledielli as &#8220;kikirika&#8221;, nuk merren me mobilofonat&#8230; nuk &#8220;chat-ojn\u00eb me dashnoret&#8221; mediatike, respektohet rendi e kuvendi, nuk grindet kush&#8230; e gjitha \u00e7far\u00eb shk\u00ebmbehet jan\u00eb buz\u00ebqeshjet, hetohet precizitet n\u00eb minutazhet tribunale, kur flasin n\u00eb foltore p\u00ebrdoret fjalor i thjesht\u00eb, sepse t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm: jan\u00eb duke folur p\u00ebr popullin, p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb mirat q\u00eb i takojn\u00eb popullit, Kosova \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe sesa vet\u00ebm 1 Prishtin\u00eb-kryeqytet, e din\u00eb se ka sa t\u00eb duash varfanjak\u00eb, ende papun\u00ebsi e madhe, ende politika t\u00eb mjeruara sociale. P\u00ebrndryshe 80 katunde t\u00eb Drenic\u00ebs, sidomos dimrit&#8230; skllot\u00eb e furtun\u00eb, as t\u00eb dilet as t\u00eb rrihet, syt\u00eb e secilit frymor gozhduar n\u00eb &#8220;kutin\u00eb magjike&#8221;, t\u00eb gjitha fshatrat e baltosura t\u00eb &#8220;provinc\u00ebs&#8221; kot do i mbanin TV-t\u00eb hapur, m\u00eb mir\u00eb t&#8217;i p\u00ebrcillnin batutat e Treshi-P\u00ebrsheshit (dmth t\u00eb Cim\u00ebs, Qumilit e t\u00eb Lecit) sesa t\u00eb merreshin me seancat e kuvendit&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\nSa p\u00ebr ta hedhur n\u00eb shesh dallimin &#8211; bie fjala Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb mozomokeq (dmth. jo &#8220;Kuvendi&#8221; si institucion i popullit, larg keqkuptimit, por&#8230; lexuesit e din\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala). Krijohet p\u00ebrshtypja sikur na qenka ndonj\u00eb &#8220;kuvend mafioz\u00ebsh&#8221; t\u00eb Sicilis\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb flasin me &#8220;metafora&#8221; e me kode sekrete, me thumba t\u00eb karamelt\u00eb t\u00eb cinizmit, me kunja t\u00eb \u00ebmb\u00ebl prej \u00e7okollatash t\u00eb sarkazmit, thuase zhargoni i deputet\u00ebve dhe i Kryeministrit na qenka ndonj\u00eb &#8220;kodeks&#8221;, apostafat i ujdisur p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb sekrete &#8220;illuminati-ste&#8221;, thuase ndonj\u00eb &#8220;kod davin\u00e7ian&#8221; i trilluar p\u00ebr novelat policeske fiksionale, e jo p\u00ebr realitetin shqiptar, kodeks-gjuh\u00eb vet\u00ebm sa p\u00ebr t&#8217;i &#8220;lar\u00eb hesapet&#8221; pozita dhe opozita mes vete, vet\u00ebm sa ata t&#8217;merren vesh si do e ndajn\u00eb mjaltin e pekmezin, ama jo dhe populli do e ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb &#8220;sa shkon t\u00ebrsh\u00ebra parlamentare&#8221;, s&#8217;e merr vesh kush se \u00e7&#8217;d\u00ebrd\u00ebllisin ashtu tek grushtosen me thumbash e me replika, p\u00ebrve\u00e7 &#8220;k\u00eblysh\u00ebria servile&#8221; p\u00ebrjashta&#8230; kuptohet, servilant\u00ebt e parti-zan\u00ebt i kuptojn\u00eb sinjalet, ata e kuptojn\u00eb &#8220;gjuh\u00ebn&#8221; e kuvendit&#8230; no problemos, madje dhe n\u00ebse t&#8217;ishin sinjale prej &#8220;tymi&#8221; t\u00eb apa\u00e7ve. Sa p\u00ebr bot\u00ebn, kot quhet seanc\u00eb e hapur parlamentare, gjoja publike (edhe hamamet ishin &#8220;publike&#8221;, gjithmon\u00eb do ngelin hamame). Mbushe sall\u00ebn me kamera, hidhe n\u00eb satelit e ku t\u00eb duash, vare n\u00eb Diell, b\u00ebje trans-universale&#8230; prap\u00eb kot, as vet\u00eb alien\u00ebt s&#8217;e marrin vesh &#8220;kodin&#8221; e Kryeministrit shqiptar dhe t\u00eb deputet\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p>S&#8217;kemi foto, por le ta ilustrojm\u00eb sadopak me ndonj\u00eb citat konkret (s&#8217;ka r\u00ebnd\u00ebsi sa i vjet\u00ebr apo i fresk\u00ebt citati) &#8211; Kryeministri Rama i drejtohej L. Bash\u00ebs pakashum\u00eb k\u00ebshtu (fjal\u00eb gazetareske tani k\u00ebto, pasi ec e mbaji mend sakt\u00eb &#8220;metaforat&#8221; e tyre):<br \/>\n&#8220;o Lulo m&#8217;Lul&#8230; hajt shkoni e hani p\u00ebrshesh, t\u00eb gjith\u00eb ju e keni ngr\u00ebn\u00eb dhe e hani p\u00ebrsheshin e Salushit, nd\u00ebrsa ti Salo ma thuaj pse s&#8217;mund ta &#8220;kalosh oqeanin&#8221; apo ke frik\u00eb t&#8217;han\u00eb peshkaqen\u00ebt, pandeh ti se oqeani na qenka Valbon\u00eb, i cek\u00ebt si Valbona, jooo o Salo jo, &#8220;oqeani \u00ebsht\u00eb i thell\u00eb&#8221;, sapo t&#8217;ik nga k\u00ebtu n\u00eb axhend\u00ebn time figuron nj\u00eb chat-bised\u00eb me &#8220;p\u00ebrtej-oqeanin&#8221; (ata m&#8217;kan\u00eb ftuar mua&#8230; jo un\u00eb, vet\u00eb s&#8217;kam guxim t&#8217;i lus p\u00ebr chat-a), Valbona s&#8217;ka peshkaqen\u00eb ama e ke menderosur o Salooo, me korrupsion e me shitje &#8220;hidrocentralesh&#8221;, tani e ke zgjatur gishtin kah gruaja ime, ta them se gruaja ime \u00ebsht\u00eb 100% e ndershme, s&#8217;i l\u00ebviz &#8220;xig\u00eblushja&#8221; as p\u00ebr ty as p\u00ebr askend (ok, k\u00ebt\u00eb t\u00eb &#8220;xig\u00eblushes&#8221; e shtuam ne vet\u00eb tani), gruaja ime s&#8217;\u00ebsht\u00eb &#8220;aksionere n\u00eb biznesin amerikan, as n\u00eb at\u00eb banken&#8221;, si\u00e7 ke shpifur ti shpifaraku i matufosur, p\u00ebrndryshe as un\u00eb s&#8217;do mund ta kaloja &#8220;oqeanin&#8221;, do ngelesha si ti matufi i &#8220;k\u00ebndej oqeanit&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Hm, kam frik\u00eb agjencia jon\u00eb s&#8217;e ka iden\u00eb si duhet &#8220;konvertuar-deshifruar&#8221; gjuha e Kryeministrit shqiptar dhe t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr &#8220;Lajmet&#8221; tona, e dim\u00eb q\u00eb p\u00ebrtej oqeanit \u00ebsht\u00eb Amerika&#8230; \u00ebsht\u00eb dhe Antarktida, ama aq, fjal\u00ebt e Kryeministrit tutje p\u00ebr neve jan\u00eb mjaft enigmatike. E cek\u00ebm m\u00eb lart se &#8220;parti-zan\u00ebt dhe elitar\u00ebt&#8221; i kuptojn\u00eb sinjalet, ata e kuptojn\u00eb &#8220;gjuh\u00ebn&#8221; e kuvendit, madje dhe n\u00ebse t&#8217;ishin sinjale prej &#8220;tymi&#8221;. Sa i p\u00ebrket citatit m\u00eb lart, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ne s&#8217;mund ta sjellim ndonj\u00eb qart\u00ebsi p\u00ebr lexuesin. Superman-i ndoshta do ia dilte t&#8217;i deshifronte lloj-lloj citate, meq\u00eb ai i luante &#8220;2 role&#8221;, p\u00ebrve\u00e7 Super gjithkush e di q\u00eb Superman-i ishte dhe gazetar (Superman + Supergazetar)&#8230;<\/p>\n<p>Si p\u00ebrmbyllje e k\u00ebtij edicioni special, propozojm\u00eb q\u00eb Kuvendi shqiptar t\u00eb transformohet n\u00eb di\u00e7 si show-biz aksionar\u00ebsh, 51% kuvend i popullit, 49% i politikan\u00ebve, me nj\u00eb mbules\u00eb t\u00eb madhe pan-evropiane dhe globalistike padyshim do ia kalonte dhe &#8220;Comedy Central&#8221;, do ishte di\u00e7 si parajs\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare, do vileshin miliarda prej verdhushkash, p\u00ebrndryshe si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tani&#8230; d\u00ebm i madh, komedit\u00eb e tyre dhe seancat &#8220;debatik-eske&#8221; gjithkush mund t&#8217;i p\u00ebrcjell pa pages\u00eb, n\u00eb Youtube e gjithandej \ud83d\ude41<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/parlamentet_shqiptare_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-7801 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/parlamentet_shqiptare_web.jpg\" alt=\"\" width=\"1015\" height=\"993\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/parlamentet_shqiptare_web.jpg 1015w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/parlamentet_shqiptare_web-300x293.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/parlamentet_shqiptare_web-768x751.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/parlamentet_shqiptare_web-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 1015px) 100vw, 1015px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; AP, Maj 2021 &#8211; Lajmet (edicion special) (&#8230;Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb do ia kalonte dhe &#8220;Comedy Central&#8221;, andaj m\u00eb e dobishme do ishte t\u00eb transformohej&#8230;) Seanca kuvendore kosovare solli sadopak dhe &#8220;leht\u00ebsim&#8221;, s\u00ebpaku tutje Kosova s&#8217;ka pse brengoset,&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=7800\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-7800","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7800","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7800"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7800\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7800"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7800"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7800"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}