{"id":790,"date":"2019-09-23T16:03:16","date_gmt":"2019-09-23T16:03:16","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=790"},"modified":"2026-04-09T02:41:18","modified_gmt":"2026-04-09T01:41:18","slug":"miriade-yjesh-dhe-buzeqeshjesh-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=790","title":{"rendered":"Miriad\u00eb Yjesh dhe Buz\u00ebqeshjesh (2)"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu, Ars Poetica, J 2015<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>disa gj\u00ebra, qofshin n\u00eb shkall\u00eb nanoskopike qofshin mega-problematike (psh. si vrim\u00ebzezat e Hawking : ) un\u00eb i katalogoj n\u00eb mbamendje jo si terma kompleks as si formulacione definitive, por thjesht si &#8220;buz\u00ebqeshje&#8221; t\u00eb \u00ebmbla. Cilado buz\u00ebqeshje, qoft\u00eb ajnshtaniane qoft\u00eb e lindur n\u00eb kokat tona, mbase na ndihmon ta shohim bot\u00ebn m\u00eb t\u00eb diellosur, m\u00eb t\u00eb arsyeshme, m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, m\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb buz\u00ebqeshja<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Miriad\u00eb-Yjesh-dhe-Buz\u00ebqeshjesh-2.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-791 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Miriad\u00eb-Yjesh-dhe-Buz\u00ebqeshjesh-2.jpg\" alt=\"\" width=\"1000\" height=\"500\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Miriad\u00eb-Yjesh-dhe-Buz\u00ebqeshjesh-2.jpg 1000w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Miriad\u00eb-Yjesh-dhe-Buz\u00ebqeshjesh-2-300x150.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Miriad\u00eb-Yjesh-dhe-Buz\u00ebqeshjesh-2-768x384.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1000px) 100vw, 1000px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nK\u00ebsaj radhe pak\u00ebz p\u00ebr mrekullin\u00eb e buz\u00ebqeshjeve t\u00eb Hawking, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr fizikanin dhe kozmologun e mir\u00ebnjohur britanik Stephen Hawking.<br \/>\nP\u00ebrkund\u00ebr faktit t\u00eb hidhur dhe tragjikes q\u00eb jeta fizike e kufizuar pothuaj vet\u00ebm si &#8220;kujtim&#8221; &#8211; i paralizuar gradualisht p\u00ebrgjat\u00eb dekadash nga nj\u00eb s\u00ebmundje e rrall\u00eb neuronesh, e ashtuquajtur skleroz\u00eb amitropike laterale, ai kurr\u00eb nuk u ndal s\u00eb buz\u00ebqeshuri. M\u00eb kujtohet, para shum\u00eb viteve, ndoshta nj\u00eb dekad\u00eb ka kaluar tashm\u00eb, derisa po p\u00ebrcillja nj\u00eb debat forumistik n\u00eb platform\u00ebn at\u00ebher\u00eb t\u00eb saponisur t\u00eb Yahoo &#8220;Ask, Answer, Discover&#8221;, n\u00eb nj\u00eb pyetje t\u00eb dikujt pati mjaft replikash e reagimesh, sepse ishte pyetje me &#8220;sens&#8221; dhe interesante. Kur papritmas, n\u00eb nj\u00eb moment nj\u00eb reagim i dikujt me &#8220;Hawking&#8221; si em\u00ebr apo nofk\u00eb.<br \/>\nNuk ishte p\u00ebr t&#8217;u habitur q\u00eb dhe vet\u00eb Hawking at\u00ebbot\u00eb pra ishte duke p\u00ebrcjellur forumin e Yahoo. K\u00ebt\u00eb detaj, ne p\u00ebrcjell\u00ebsit pasiv t\u00eb shkenc\u00ebs, ne q\u00eb s&#8217;ishim shkenc\u00ebtar\u00eb por q\u00eb i kishim arsyet tona lidhur me shkenc\u00ebn, e m\u00ebsuam si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb vet\u00ebm pak minuta m\u00eb von\u00eb, kur dikush nga moderator\u00ebt e konfirmoi: &#8220;&#8230;\u00ebsht\u00eb nder p\u00ebr forumin ton\u00eb q\u00eb vet\u00eb z. Hawking merr pjes\u00eb dhe na p\u00ebrcjell&#8221;.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb &#8220;buz\u00ebqeshjet&#8221; e Hawking q\u00eb mua pandalsh\u00ebm ma ngjallin buz\u00ebqeshjen? Jan\u00eb shum\u00eb sosh, por m\u00eb kryesorja k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendet p\u00eblhura prej kambriku me t\u00eb cil\u00ebn ai e mb\u00ebshtjell men\u00e7urin\u00eb e vet. Lexuesi tani do ishte mir\u00eb t\u00eb buz\u00ebqesh sadopak, sepse me &#8220;p\u00eblhur\u00ebn e kambrikut&#8221; n\u00ebnkuptoj &#8220;Zotin&#8221; shkencor t\u00eb Hawking&#8230; dhe hoooop pastaj pendimin dhe kthimin n\u00eb &#8220;Ateizmin&#8221; shkencor. Tutje me &#8220;p\u00eblhur\u00ebn e kambrikut&#8221; n\u00ebnkuptoj ikjen e tij diku sa m\u00eb larg, p\u00ebr t\u00eb buz\u00ebqeshur. Ikjen atje ku s&#8217;ka ku m\u00eb larg, n\u00eb territoret e tejskajshme t\u00eb shkenc\u00ebs, n\u00eb humbellat e zeza dhe zgafellat shkencore t\u00eb &#8220;event horizon&#8221; &#8230; q\u00eb akoma s&#8217;jan\u00eb &#8220;terra-formuar&#8221; si shkenc\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb, pa le t\u00eb shkilen.<\/p>\n<p>Pse them &#8220;ikje larg&#8221;? Sepse s&#8217;kam harruar as buz\u00ebqeshjen e dikurshme t\u00eb Platonit, ai pati th\u00ebn\u00eb q\u00eb &#8220;shkenca s&#8217;\u00ebsht\u00eb di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb por p\u00ebrceptim&#8221;. K\u00ebshtu, n\u00eb vend q\u00eb Hawking t&#8217;na e sqaronte ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb af\u00ebrt shkencore, ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs tok\u00ebsore &#8211; ka aq shum\u00eb problemesh t\u00eb vockla, pothuaj t\u00eb panum\u00ebrta, q\u00eb shkenca nuk i di (psh. t\u00eb tilla q\u00eb pyeste dhe vet\u00eb Ajnshtajni &#8220;vall\u00eb si funksionon dashuria e par\u00eb&#8221;)&#8230; &#8211; ai shkon dhe na flet p\u00ebr &#8220;rrezatimin e vrimave t\u00eb zeza&#8221;! Ec e mos buz\u00ebqesh.<\/p>\n<p>Ja pra ai velo i bardh\u00eb prej kambriku. Shih sa i men\u00e7ur \u00ebsht\u00eb Hawking, na flet p\u00ebr di\u00e7 q\u00eb as vet\u00eb Zoti s&#8217;mund ta v\u00ebrtetoj\u00eb, sepse ndoshta atij as q\u00eb i intereson. Vrim\u00ebzezat fare leht\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb gj\u00ebra t\u00eb &#8220;shport\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mbeturinave&#8221;. Pse them k\u00ebshtu, \u00e7far\u00eb na duhet nj\u00eb &#8220;shport\u00eb mbeturinash&#8221; p\u00ebr Zotin e &#8220;tradhtuar&#8221; nga Hawking, ose e shtruar pyetja m\u00eb mir\u00eb ndoshta do ishte: \u00e7far\u00eb i duhet vet\u00eb Zotit nj\u00eb &#8220;shport\u00eb mbeturinash&#8221;?<br \/>\nNatyrisht, asgj\u00eb, por thjesht sa p\u00ebr nj\u00eb buz\u00ebqeshje eventuale t\u00eb lexuesit&#8230; lidhur me buzeqeshjen e &#8220;larg\u00ebt&#8221; t\u00eb Hawking.<\/p>\n<p>Hawking na flet p\u00ebr &#8220;vrimat e zeza&#8221; kozmike q\u00eb jan\u00eb thjesht nj\u00eb supozim i definuar matematikisht i &#8220;koh\u00eb-hap\u00ebsir\u00ebs&#8221; ajnshtaniane. &#8220;Vrima&#8221; t\u00eb armatosura me fusha aq t\u00eb forta gravitacionale, aq sa&#8230; ak\u00ebcila grimc\u00eb e materies s\u00eb universit q\u00eb e njohim s&#8217;mund t&#8217;i shp\u00ebtoj\u00eb, asgj\u00eb s&#8217;mund t\u00eb shmanget pa u kullufitur nga ajo. Jo vet\u00ebm as vet\u00eb &#8220;gravitoni&#8221; hipotetik, kurr\u00eb i zbuluar ( i cili pra shkakton vet\u00eb gravitacionin e k\u00ebsaj vrim\u00ebzeze p\u00ebr t\u00eb cilin po flasim, dhe sipas meje pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb &#8220;absurdi&#8221;), por kuptohet as grimcat sub-atomike &#8220;standarde&#8221;; t\u00eb gjitha nuancat e kuarkeve, t\u00eb gjitha tipet leptonike q\u00eb nga elektroni i pafajsh\u00ebm, grimcat neutrino, muonet&#8230; dhe tutje t\u00eb gjitha &#8220;krijesat&#8221; bosonike, inkluzivisht fotoni i pafajsh\u00ebm i drit\u00ebs, e madje dhe grimca m\u00eb foshnjarake, grimca m\u00eb &#8220;newborn&#8221; e shkenc\u00ebs sub-atomike, bosoni i Higgs, i zbuluar vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb tunelet hadronike t\u00eb LHC (Cern)!<\/p>\n<p>E v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Teoria e P\u00ebrgjithshme e Relativitetit parashikon q\u00eb nj\u00eb mas\u00eb jasht\u00ebzakonisht e dendur-kompakte mund ta shtremb\u00ebroj\u00eb at\u00eb &#8220;space-time&#8221; ajnshtajniane&#8230; dhe ku pastaj formohet nj\u00eb vrim\u00eb e zez\u00eb. Sipas teoris\u00eb kjo ndodh\u00eb kur nj\u00eb yll masiv vdes, ylli vdekatar e l\u00eb pas nj\u00eb mbeturin\u00eb prej b\u00ebrthame t\u00eb superngjeshur. N\u00ebse masa e k\u00ebsaj b\u00ebrthame \u00ebsht\u00eb rreth tre her\u00eb m\u00eb e madhe se masa e Diellit ton\u00eb, ekuacionet e Ajnshtajnit tregojn\u00eb matematikisht se forca e gravitetit i pushton-okupon t\u00eb gjitha forcat e tjera dhe hooooop lind nj\u00eb &#8220;vrim\u00eb e zez\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb relativisht n\u00eb rregull, por realisht s&#8217;jan\u00eb di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb sesa teori, dhe at\u00eb teori &#8220;relative&#8221;. Asgj\u00eb s&#8217;kemi v\u00ebrtetuar, madje akoma s&#8217;e kemi zbuluar as &#8220;gravitonin&#8221;&#8230; Ne jemi duke spekuluar p\u00ebr gravitacionin q\u00eb nga&#8230; Njutni e deri dhe sot e k\u00ebsaj dite&#8230; tek Hawking. N\u00eb fakt, s&#8217;\u00ebsht\u00eb aspak e tepruar t\u00eb thuhet, shkenca as iden\u00eb nuk e ka se p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala.<br \/>\nN\u00ebse t\u00eb duhej sa m\u00eb shkurt e tro\u00e7, at\u00ebher\u00eb sikur do t&#8217;na imponohej konkluzioni: e gjitha \u00e7far\u00eb dim\u00eb p\u00ebr gravitacionin \u00ebsht\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb &#8220;t\u00ebrheq\u00ebs&#8221;, kaq : ) Gravitacionit i fal\u00ebnderohemi q\u00eb moll\u00ebt bien n\u00eb tok\u00eb, e nuk na ikin n\u00eb stratosfer\u00eb, i fal\u00ebnderohemi q\u00eb Sistemi yn\u00eb Diellor funsksionon dhe ne jemi k\u00ebtu ku jemi. Dhe tutje planetet e yjet brenda nj\u00eb galaktike rrin\u00eb urt e v\u00ebrtiten aty ku iu takon, nuk bredhin pa bisht e pa kok\u00eb sipas zig-zageve kaotike etj. I gjith\u00eb kozmosi k\u00ebshtu funksionon.<\/p>\n<p>Me gjuh\u00ebn e &#8220;vog\u00ebl&#8221; t\u00eb faktit lirisht mund t\u00eb thuhet: s&#8217;ka shkenc\u00ebtar t\u00eb k\u00ebsaj bote q\u00eb di di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb se kaq p\u00ebr Gravitacionin&#8230; T\u00eb kuptohemi, nuk thash\u00eb q\u00eb nuk ka teori e ide, i kemi me miliona sosh&#8230; panum\u00ebr teori, supozime, spekulime etj. Bie fjala, spekulohet se t\u00eb gjitha fajet p\u00ebr &#8220;t\u00ebrheqjen&#8221; i ka grimca sub-atomike q\u00eb akoma nuk e kemi zbuluar, por ama emrin ia kemi b\u00ebr\u00eb gati, Graviton!<br \/>\nBuz\u00ebqeshje pra&#8230; sepse do hynim n\u00eb hak t\u00eb nj\u00eb grimce tjet\u00ebr, bosoni i Higgs-it s&#8217;kishte fare em\u00ebr, mjaft gjat\u00eb e kemi pritur dhe zbulimin e k\u00ebsaj grimce, sa q\u00eb kur e zbuluam&#8230; i tham\u00eb thjesht ti je boson i &#8220;paem\u00ebr&#8221; por ama ti je grimca e Higgs, t\u00eb duam&#8230; dhe gjith\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj bote u p\u00ebrloten nga mall\u00ebngjimi, njer\u00ebzia renden p\u00ebr ta p\u00ebrqafuar e p\u00ebr t&#8217;ia gudulisur gush\u00ebn foshnjore grimc\u00ebs &#8220;newborn&#8221;.<\/p>\n<p>Aq shum\u00eb dim\u00eb p\u00ebr &#8220;vrim\u00ebzezat&#8221;, sa lexuesi le ta merr me mend dhe vet\u00eb, megjithat\u00eb ja dhe pak\u00ebz ndihm\u00eb. Jo m\u00eb larg por vet\u00ebm disa muaj m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb artikull i publikuar n\u00eb &#8220;science.nasa.gov&#8221; ia fillonte k\u00ebshtu:<br \/>\n&#8220;Mos lejoni q\u00eb emri t&#8217;ju mashtroj\u00eb, q\u00eb gjoja nj\u00eb vrim\u00eb e zez\u00eb \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb boshe, e zbraz\u00ebt (dmth. sepse kur themi &#8220;vrim\u00eb&#8221; at\u00ebher\u00eb pra vrim\u00eb, di\u00e7 e zbraz\u00ebt duhet t\u00eb jet\u00eb, k\u00ebshtu e k\u00ebrkon logjika &#8211; sq. i imi). P\u00ebrkundrazi, vazhdonte artikulli &#8211; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sasi jasht\u00ebzakonisht e madhe e materies, ngjeshur n\u00eb nj\u00eb pako shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl &#8211; imagjino nj\u00eb yll dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb masiv se Dielli, i ndrydhur n\u00eb nj\u00eb sfer\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht me diamet\u00ebr sa New York City&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb diej&#8230; mrekullia vet\u00eb, kur dihet q\u00eb shkenca t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm duke spekuluar p\u00ebr Diellin, thua se shkenca ditka aq shum\u00eb p\u00ebr Diellin!<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb koment timin, nj\u00eb apo dy vite m\u00eb par\u00eb, pata shkruar: &#8220;&#8230;shkenca \u00ebsht\u00eb e mrekullueshme, na magjeps\u00eb, na mahnit, na huton, na b\u00ebn\u00eb t\u00eb qeshim e ndonj\u00ebher\u00eb ndoshta na b\u00ebn\u00eb dhe &#8220;qesharak\u00eb&#8221;. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrspektivash mbase&#8230; Bie fjala, thua se njeriu ishte aty af\u00ebr si nj\u00eb Atlas muskuloz dhe e ka matur n\u00eb peshore Diellin (ndonj\u00eb peshore me sakt\u00ebsi t\u00eb or\u00ebs atomike duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb). P.sh. shkenca thot\u00eb: ylli yn\u00eb Dielli &#8220;leht\u00ebsohet&#8221; gjat\u00eb nj\u00eb sekonde t\u00eb vetme p\u00ebr rreth 4 miliard\u00eb kilogram. Uaaaaa, vet\u00eb N\u00ebna e Sakt\u00ebsive t\u00eb Universit, prej nga nj\u00eb sakt\u00ebsi aq precize p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb aq marramend\u00ebse, t\u00eb pakap\u00ebrthyeshme &#8211; e cila mas\u00eb thjesht e &#8220;\u00e7orodit&#8221; secilin instrument t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebve, qoft\u00eb dhe di\u00e7 grandioze si instrument me p\u00ebrmasat e nj\u00eb planeti. Masat yjore sikur do ta \u00e7orodisnin \u00e7do gj\u00eb, secilin instrument tok\u00ebsor p\u00ebrve\u00e7 atij t\u00eb arsyes!<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse bota shkencore di aq shum\u00eb p\u00ebr &#8220;vrim\u00ebzezat&#8221; pse pra &#8220;Science-NASA&#8221; t\u00eb brengoset se shkenc\u00ebtar\u00ebt mund t\u00eb ngat\u00ebrrohen dhe t&#8217;i marrin si &#8220;vrima boshe&#8221;! Hm.<\/p>\n<p>Dhe dmth. ec e mos buz\u00ebqesh me buz\u00ebqeshjet e Hawking, me ikjen e tij aq laaaarg p\u00ebr t\u00eb buz\u00ebqeshur, thua se s&#8217;kishte ku m\u00eb af\u00ebr!<br \/>\nNj\u00eb buz\u00ebqeshje tjet\u00ebr simpatike e tij \u00ebsht\u00eb dhe ajo rreth &#8220;vertikales&#8221; s\u00eb diagramit t\u00eb Koh\u00ebs. Pra te k\u00ebsaj koh\u00ebs (q\u00eb nuk e kemi iden\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8211; por q\u00eb e shoh se duhet ta mbyll k\u00ebt\u00eb shkrim : ) dhe asaj koh\u00ebs q\u00eb psh. Ajnshtajni e konsideron si &#8220;dimension&#8221;, dhe e lidh me dimensionin tjet\u00ebr, hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb patur &#8220;koh\u00eb-hap\u00ebsir\u00ebn&#8221;&#8230; Hawking ia shton kohes dhe nj\u00eb ekstra-dimension, sipas tij koha nuk rrjedh vet\u00ebm, ta z\u00ebm\u00eb &#8220;majtas-djathtas&#8221; por edhe &#8220;posht\u00eb-lart (ose lart-posht\u00eb)&#8230;<\/p>\n<p>Ngush\u00ebllimi i vet\u00ebm mbase mund t\u00eb jet\u00eb q\u00eb Hawking megjithat\u00eb kohen e la &#8220;2-dimensionale&#8221; (si vizatimi &#8220;vitruvian&#8221; i da Vin\u00e7it) nuk e b\u00ebri 3-d. P\u00ebrndryshe, sot padyshim do ta kisha shpikur dhe patentuar nj\u00eb giroskop kohor 3-dimensional&#8230; nj\u00eb &#8220;time machine&#8221; p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb, e jo vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u v\u00ebrtitur n\u00eb vend&#8230; brenda kupol\u00ebs observatorike.<br \/>\nAshtu, mbase n\u00eb cil\u00ebndo dat\u00eb historike personale do ikja tani, ku di un\u00eb&#8230; ndoshta n\u00eb datat djaloshare, n\u00eb dat\u00ebn e &#8220;puthjes s\u00eb par\u00eb&#8221;, apo t\u00eb &#8220;p\u00ebrqafimit&#8230;&#8221; e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj disa gj\u00ebra, qofshin n\u00eb shkall\u00eb nanoskopike qofshin mega-problematie (psh. si vrim\u00ebzezat e Hawking : ) un\u00eb i katalogoj n\u00eb mbamendje jo si terma kompleks as si formulacione definitive, por thjesht si &#8220;buz\u00ebqeshje&#8221; t\u00eb \u00ebmbla. Cilado buz\u00ebqeshje, qoft\u00eb ajnshtaniane qoft\u00eb e lindur n\u00eb kokat tona, mbase na ndihmon ta shohim bot\u00ebn m\u00eb t\u00eb diellosur, m\u00eb t\u00eb arsyeshme, m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, m\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb buz\u00ebqeshja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu, Ars Poetica, J 2015 (&#8230;disa gj\u00ebra, qofshin n\u00eb shkall\u00eb nanoskopike qofshin mega-problematike (psh. si vrim\u00ebzezat e Hawking : ) un\u00eb i katalogoj n\u00eb mbamendje jo si terma kompleks as si formulacione definitive, por thjesht si &#8220;buz\u00ebqeshje&#8221; t\u00eb \u00ebmbla.&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=790\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-790","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/790\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}