{"id":796,"date":"2019-09-23T16:14:06","date_gmt":"2019-09-23T16:14:06","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=796"},"modified":"2026-04-09T02:18:28","modified_gmt":"2026-04-09T01:18:28","slug":"balzaku-do-tbehej-gaz-me-gjethin-e-davidit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=796","title":{"rendered":"Balzaku do t&#8217;b\u00ebhej gaz me &#8220;Gjethin&#8221; e Davidit!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, P 2014<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>Balzaku e dinte, at\u00eb q\u00eb duhej ta dinte: m\u00eb mir\u00eb ta djeg\u00ebsh vet\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde, sesa t\u00eb ta djegin librashit\u00ebsit dhe lexuesit e st\u00ebrholl\u00eb diku atje n\u00ebp\u00ebr odajat aristokratike t\u00eb Parisit. Ec e bjerju n\u00eb fije demimondave dhe nazeve t\u00eb tyre&#8230; do ishte vet\u00ebvrasje dhe nj\u00eb lloj tragjedie karieriste p\u00ebr at\u00eb Balzakun e madh ta n\u00ebnvler\u00ebsonte shijen e st\u00ebrholl\u00eb t\u00eb demimondave parisiene<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Balzaku-do-tb\u00ebhej-gaz-me-Gjethin-e-Davidit.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-797 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Balzaku-do-tb\u00ebhej-gaz-me-Gjethin-e-Davidit.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"768\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Balzaku-do-tb\u00ebhej-gaz-me-Gjethin-e-Davidit.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Balzaku-do-tb\u00ebhej-gaz-me-Gjethin-e-Davidit-300x225.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Balzaku-do-tb\u00ebhej-gaz-me-Gjethin-e-Davidit-768x576.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Gjithsecili lexues i k\u00ebsaj bote e di, i njohur \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Balzaku, si lakadredhues i pashoq i pen\u00ebs q\u00eb ishte, dhe vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebputjen e nj\u00eb gjethi fatkeq, p\u00ebr r\u00ebnien e nj\u00eb gjethi t\u00eb vet\u00ebm, mund t&#8217;i mbushte shtat\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb faqesh. Dhe at\u00eb pa luajtur fare vendit, as pa u shtangur (n\u00eb form\u00ebn mjaft problematike t\u00eb shtangies s\u00eb shkrimtar\u00ebve, t\u00eb shkronj\u00ebs Z)! Nd\u00ebrsa lexuesi vet\u00eb le ta imagjinoj\u00eb sa gjethe mund t&#8217;i ket\u00eb nj\u00eb lis i t\u00ebr\u00eb, nj\u00eb rrap shekullor me kuror\u00ebn marramend\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, thua se mos vet\u00ebm ai, e ditur \u00ebsht\u00eb q\u00eb shumkush ka aft\u00ebsi t\u00eb tilla lakadredhuese. Dhe rishtas, shikuar holl-e-holl ndoshta t\u00eb gjith\u00eb shkronj\u00ebsit e koh\u00ebve moderne e kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e till\u00eb. N\u00ebse jo, at\u00ebher\u00eb mund\u00ebsia e importimit ngelet si gjithmon\u00eb ai ngush\u00ebllimi final. Psh. Prishtina na i paska frym\u00ebzimet dhe talentet balzakiane, na i paska majat e lart\u00ebsive letraristike, vall\u00eb a nuk u v\u00ebrtetua q\u00eb dhe Tirana i mir\u00ebpret &#8220;albatrosat&#8221; e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb suksesit. Jo t\u00eb gjith\u00eb por Tirana i mir\u00ebpret ata q\u00eb i ka zgjedhur vet\u00eb, me kokall\u00eb. Pa\u00e7ka se Tirana i ka dhe shqiponjat e veta q\u00eb fluturojn\u00eb lart. Madje Tirana i kishte q\u00eb ngaher\u00eb. Ndoshta zogjt\u00eb e till\u00eb aspirant\u00eb i thyejn\u00eb kufijt\u00eb nd\u00ebrkulturor q\u00eb atje lart n\u00eb qiell me dashurin\u00eb reciproke grabitqare. Zogjve t\u00eb &#8220;majave&#8221;, skifter\u00ebve e shqiponjave s&#8217;ua fal kush as dashurin\u00eb as lirin\u00eb. Ato vet\u00eb i grabisin t\u00eb gjitha, e edhe suksesin. Qoft\u00eb andej, qoft\u00eb k\u00ebndej kufirit. Ehu, thua se shqiponjat na i njihkan kufijt\u00eb e barrierat! E thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb, si thjesht\u00ebsia pa bishta, si nj\u00eb ameb\u00eb q\u00eb s&#8217;ka fare bishta.<\/p>\n<p>Ndoshta mjaft shkrimtar\u00eb t\u00eb kalibrit &#8220;albatros&#8221; nuk jan\u00eb zgjuar akoma. Jan\u00eb thjesht aso &#8220;sleepers&#8221;, t\u00eb strukur thell\u00eb brenda g\u00ebzhojes s\u00eb gjumit e t\u00eb pritjes. I presin pes\u00eb minutat e vet. Dallimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai faktori i motivimit dhe eventualisht, plus ata shtyt\u00ebsit e tjer\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb aspiratat bazike, kompenzimet reale etj. Njeriut i duhet ndonj\u00eb shtyt\u00ebs, qoft\u00eb nga e brendshmja, qoft\u00eb nga e jashtmja. Qoft\u00eb nga k\u00ebndej, qoft\u00eb nga andej gardhit t\u00eb suksesit. Dihet, nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb p\u00ebrshkruhet tani dallimi, do ishte lodhje kot. Kur ndoshta dhe fare s&#8217;ka dallim. E kaluara na foli me shembujt e vet. Si andej gardhit kosovar si k\u00ebndej&#8230; lexuesit na paskan qen\u00eb t\u00eb uritur nj\u00ebsoj, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn bucel\u00eb afariste u shua &#8220;etja roz\u00eb&#8221; kulturologjike e lexuesve t\u00eb dy shteteve &#8220;albatrosiane&#8221;! Ajme, shumkush do ta fuste dor\u00ebn n\u00eb zjarr q\u00eb Tirana mbahej m\u00eb e &#8220;ngritur&#8221; p\u00ebr nga shijet, m\u00eb e avancuar. Se do ta hante Tirana hallven albatrosiane si e bab\u00ebzitur&#8230; jo gjithkush e pati besuar!<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, nd\u00ebrmarrje t\u00eb tilla shtat\u00ebdhjet-e-shtat\u00eb faq\u00ebshe p\u00ebr &#8220;gjethin&#8221; e kalamendur balzakian shpesh kthehen n\u00eb aventurash tarzaneske t\u00eb xhungles germatike. E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe kjo. Duhet mjaft kujdes, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkruhet p\u00ebr &#8220;gjethin e turpit&#8221; t\u00eb Davidit (prapa tij s\u00eb paku fshihet di\u00e7ka), sesa t\u00eb merret njeriu me gjethin e Balzakut. Nuk paguan kush sot as dhe nj\u00eb cent p\u00ebr aventurash dekadente. Ja p\u00ebrse shumkujt i vyshken filizat e aspiratave akoma pa ia nisur. Me disa lexues aty-k\u00ebtu humbellave t\u00eb paskajshme t\u00eb Facebook s&#8217;ia del dot njeriu ta ngroh as vendimmarrjen p\u00ebr di\u00e7 serioze, pa le t&#8217;i hedh n\u00eb drit\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb-e-shtat\u00eb faqet e famshme balzakiane.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa dy-tri faqesh mund dhe t&#8217;i sakrifikoj\u00eb njeriu, s&#8217;shembet bota! P\u00ebr cilindo gjeth q\u00eb ia ka m\u00ebsyer tok\u00ebs, p\u00ebr cilindo verdhucak vjeshturak, qoft\u00eb aso i rrudhur qoft\u00eb miturak&#8230; tek e ka humbur rrug\u00ebn e vet ajrit t\u00eb mbarsur me kureshtjen. Nuk i dhimbsen kujt dy-tri faqesh!<\/p>\n<p>Por jo gjithkush mund t\u00eb shkruaj\u00eb p\u00ebr gjethin e Davidit, jo t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb shkruajn\u00eb romanesh &#8220;roz\u00eb&#8221;. As vet\u00eb Balzak xhufurraku klasik s&#8217;do ia dilte, do b\u00ebhej gazi i bot\u00ebs. Ai mund t&#8217;i varg\u00ebzonte shtat\u00ebdhjet\u00eb-e-shtat\u00eb faqe p\u00ebr nj\u00eb gjeth t\u00eb k\u00ebputur, por do ngelej pyk\u00eb bie fjala me cik\u00ebrrimat e dashuri\u00e7kave albatrosiane. Balzaku do t&#8217;ngelej pyk\u00eb me &#8220;gjethin e turpit&#8221; t\u00eb Davidit. Do ishte ngjash\u00ebm sikur t&#8217;k\u00ebrkonte q\u00eb fillikat t\u00eb nisej me fluturaken e pensionuar &#8220;Atlantis&#8221; n\u00eb H\u00ebn\u00eb. Parisi e dinte dikur p\u00ebr Balzakun, e di dhe sot e k\u00ebsaj dite. E di luga \u00e7far\u00eb ka vegshi! &#8211; thot\u00eb ajo urt\u00ebsia kosovare. N\u00ebse Parisi e ditka, at\u00ebher\u00eb sigurisht t\u00eb nj\u00ebjten men\u00e7uri t\u00eb vegshit e di dhe Prishtina!<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket shtytjes a frym\u00ebzimit lakadredhues, dallimi mes Balzakut klasik dhe ndonj\u00eb Balzaku modern nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq i madh. Por n\u00ebse duam vet\u00eb, mund ta rrisim dallimin, jo duke i shtuar shtojc\u00ebs gj\u00ebra nga e sotmja, m\u00eb mir\u00eb nga e at\u00ebhershmja. Psh. faktin q\u00eb at\u00ebbot\u00eb Balzakun s&#8217;e linte rehat ai p\u00ebrbind\u00ebshi i zi i famozitetit. Si ndonj\u00eb lokomotiv\u00eb monstruoze e fam\u00ebs ia prishte gjumin vet\u00ebm atij. I ishte qepur Balzakut dhe s&#8217;i shqitej, si p\u00ebr inat. Ty-ty-tyyy&#8230; ia b\u00ebnte t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn skaj dritares s\u00eb tij. Gjith\u00eb ata kuaj t\u00eb hekurt, aso kuaj turfullues e t\u00eb zhurmsh\u00ebm t\u00eb Neptunit t\u00eb hing\u00ebllijn\u00eb \u00e7do nat\u00eb pran\u00eb dritares suaj, imagjino&#8230; \u00e7menduria vet\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj m\u00eb dhimbset ai Balzaku i ngrat\u00eb, pik\u00ebllohem sa her\u00eb m\u00eb kujtohet. Dhe duhet, jam krenar p\u00ebr zemr\u00ebn, dhimbshuria \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb fisnike. E si t&#8217;mos i dhimbset njeriut nj\u00eb shpirt i till\u00eb, nj\u00eb shpirt i p\u00ebv\u00ebluar nga ethet fam\u00ebs e t\u00eb suksesit. I pushtuar nga ca monstra t\u00eb padusksh\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn kur s&#8217;kishte as Interneta, n\u00eb koh\u00ebn kur s&#8217;kishte kaq shum\u00eb lexues (si\u00e7 i ka sot koha e bujshme, albatrosiane). At\u00ebher\u00eb kur s&#8217;kishte &#8220;masa lexuesish&#8221; as fansa p\u00ebr albatrosat internetik\u00eb. N\u00eb krahasim me t\u00eb sotmen ishin nj\u00eb grusht lexuesish nazelinj. At\u00ebher\u00eb kur ekzemplar\u00ebt e romaneve balzakiane s&#8217;mund t&#8217;i ngopnin as dhe demimondat parisiene, pa le pastaj dhe ato londoneze! S&#8217;ia vlen as t\u00eb p\u00ebrmendet ngopja me lexim e demimondave t\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebs, t\u00eb Rusis\u00eb apo dhe e atyre t\u00eb Amerikes, kujtohu pastaj p\u00ebr ato t\u00eb Kin\u00ebs, larg qoft\u00eb e v\u00ebrteta, as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb! Se si m\u00eb b\u00ebhet q\u00eb demimondat e let\u00ebrsis\u00eb kineze pat\u00ebn d\u00ebgjuar p\u00ebr Balzakun vet\u00ebm dy shekuj m\u00eb pas.<\/p>\n<p>T\u00eb ngratit Balzak, p\u00ebr ta zbrampsur p\u00ebrbind\u00ebshin e tmerrsh\u00ebm brenda vetes i duhej t\u00eb pinte kafe me bokall. Me mij\u00ebra e mij\u00ebra faqesh, askush nuk di sakt\u00eb sa romanesh e aventurash i pati shoshitur letrarisht. Nuk dihet sakt\u00eb, e them me mjaft siguri, meq\u00eb fare leht\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn vep\u00ebr t\u00eb vet mund ta ket\u00eb zhdukur. S&#8217;mund t\u00eb flitet p\u00ebr sakt\u00ebsi reale balzakiane, n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb mund t\u00eb flitet vet\u00ebm p\u00ebr konkluzione t\u00eb detyrueshme. Sepse na duhet nj\u00eb lloj sakt\u00ebsie, qoft\u00eb dhe aso sakt\u00ebsie hipotetike. S&#8217;mund t\u00eb flitet p\u00ebr sakt\u00ebsi as n\u00eb termat e albatros\u00ebve p\u00ebr statistikat e tyre. Asnj\u00eb sht\u00ebpi botuese kosovare nuk ofron info statistikore t\u00eb besueshme lidhur me publikimet e tyre, lidhur me tirazhet. Sepse me gjas\u00eb Kosova ende nuk \u00ebsht\u00eb shtet i mir\u00ebfillt\u00eb si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb. E gjitha \u00e7far\u00eb mund t\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb referenca n\u00eb Bibliotek\u00ebn Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr deponimin e kopjeve. Si mund t\u00eb flitet pra p\u00ebr sakt\u00ebsi t\u00eb koh\u00ebve balzakiane kur Prishtina e shekullit XXI tallet sot e gjith\u00eb diten me vet\u00eb sakt\u00ebsin\u00eb e vet?! Kur dihet q\u00eb gjysma e vet\u00eb Parisit t\u00eb koh\u00ebs balzakiane ishin rrug\u00ebsh t\u00eb baltosura, t\u00eb pista e t\u00eb err\u00ebta! S&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb flitet p\u00ebr balt\u00ebn provincilale t\u00eb Franc\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme dhe as t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb paskajshme.<\/p>\n<p>Zhdukjen ose shfarosjen e ndonj\u00eb vepre t\u00eb vet, Balzaku mund ta ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nga pak\u00ebnaq\u00ebsia sa i p\u00ebrket kualitetit artistik. Ndonj\u00eb sosh mund ta ket\u00eb fluturuar zhglluuum\u00eb e n\u00eb fund t\u00eb lumit. Ndonj\u00eb sosh bazuar n\u00eb parandjenj\u00ebn mund t&#8217;mos e ket\u00eb nisur fare, dometh\u00ebn\u00eb nga inati. Ose n\u00eb kulmin e zhg\u00ebnjimit artistik mund t&#8217;i ket\u00eb hedhur n\u00eb zjarr panum\u00ebr faqesh. Ndonj\u00ebher\u00eb ndoshta vet\u00ebm dy-tri faqesh duheshin t\u00eb kryhej, disa rreshta t\u00eb vet\u00ebm para p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb grand-romani dhe&#8230; fijuuuuu drejt e n\u00eb oxhakun e sallonit plot bubullim\u00eb.<br \/>\nNuk them vet\u00ebm un\u00eb k\u00ebshtu, as nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ndonj\u00eb spekulim historiografik. Ekspert\u00ebt dhe biograf\u00ebt anemban\u00eb e din\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb don\u00eb ta din\u00eb, secilikush me arsyen e vet t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e di. Aspak nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia p\u00ebr ndonj\u00eb skenar t\u00eb till\u00eb, mjaft t\u00eb ngjash\u00ebm, n\u00eb mos dhe fare ekzakt\u00ebsisht t\u00eb ngjash\u00ebm, t\u00eb zhg\u00ebnjimit balzakian.<\/p>\n<p>Sepse ai e dinte, at\u00eb q\u00eb duhej ta dinte: m\u00eb mir\u00eb ta djeg\u00ebsh vet\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde, sesa t\u00eb ta djegin librashit\u00ebsit dhe lexuesit e st\u00ebrholl\u00eb diku atje n\u00ebp\u00ebr odajat aristokratike t\u00eb Parisit. Ec e bjerju n\u00eb fije demimondave dhe nazeve t\u00eb tyre. Nuk di si \u00ebsht\u00eb puna me demimondat prishtinase as ato tiranase, por do ishte vet\u00ebvrasje dhe nj\u00eb lloj tragjedie karieriste p\u00ebr at\u00eb Balzakun e madh ta n\u00ebnvler\u00ebsonte shijen e st\u00ebrholl\u00eb t\u00eb demimondave parisiene! Ja p\u00ebrse ai as pes\u00eb groshe nuk i jepte kur e griste nj\u00eb roman t\u00eb t\u00ebr\u00eb, p\u00ebr t&#8217;ia nisur rishtas q\u00eb nga rreshti i par\u00eb. Harlisja e kuajve t\u00eb Neptunit p\u00ebrskaj xhamit ishte e tmerrshme. I ngrati Balzak, sikur ta kishte pritur s\u00eb paku xhamin internetik. Sikur t&#8217;i kishte s\u00eb paku gjysm\u00ebn e lajkave t\u00eb demimondave albatrosiane. Ashtu mbase dhe s&#8217;do m\u00eb dhimbsej aspak.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, P 2014 (&#8230;Balzaku e dinte, at\u00eb q\u00eb duhej ta dinte: m\u00eb mir\u00eb ta djeg\u00ebsh vet\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde, sesa t\u00eb ta djegin librashit\u00ebsit dhe lexuesit e st\u00ebrholl\u00eb diku atje n\u00ebp\u00ebr odajat aristokratike t\u00eb Parisit. Ec e&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=796\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,10],"tags":[],"class_list":["post-796","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=796"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/796\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}