{"id":8003,"date":"2021-06-02T18:12:04","date_gmt":"2021-06-02T17:12:04","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8003"},"modified":"2024-04-09T08:44:53","modified_gmt":"2024-04-09T07:44:53","slug":"simbolizmi-mitologjik-amazonizmi-dhe-infanticidi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8003","title":{"rendered":"Simbolizmi Mitologjik \u2013 Amazonat vrastare, Amazonizmi, Infanticidi!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2019<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>vet\u00eb Zeusi q\u00eb t\u2019mos e \u201ckullufiste\u201d babai i vet, qe fshehur n\u00eb Kret\u00eb dhe do rritej me qum\u00ebshtin e Amaltea, i vetmi ai si foshnje pati \u201cshp\u00ebtuar\u201d. Dhe shih, vet\u00eb Kryezoti i m\u00ebshiruar dikur, rritet dhe pastaj s\u2019e kupton sa \u201cjonjer\u00ebzore\u201d \u00ebsht\u00eb vrasja e foshnjave<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hipolita-krye-trimeresha-e_amazonave_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-8004\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hipolita-krye-trimeresha-e_amazonave_web.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"506\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hipolita-krye-trimeresha-e_amazonave_web.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hipolita-krye-trimeresha-e_amazonave_web-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hipolita-krye-trimeresha-e_amazonave_web-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hipolita-krye-trimeresha-e_amazonave_web-768x432.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hipolita-krye-trimeresha-e_amazonave_web-1536x864.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nSi\u00e7 e dim\u00eb (apo si\u00e7 na &#8220;sugjeron&#8221; mitologjia), preokupimi kryesor i Amazonave ishte lufta, asgj\u00eb tjet\u00ebr! Lufta, lufta dhe vet\u00ebm lufta! Ishin aq brutale, aq agresive, i vrisnin madje dhe vet\u00eb foshnjat e veta (n\u00ebse ato t\u2019mos lindnin \u00e7upa). Amazonat ishin vajzat e Aresit, vajzat e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Problemi im me Amazonat \u00ebsht\u00eb pakashum\u00eb i ngjash\u00ebm me \u201cproblemin\u201d Palepatusit dikur. N\u00ebse vet\u00eb nj\u00eb grek (q\u00eb n\u00eb shek. III ose IV pes.) e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i kuptonte Amazonat, at\u00ebher\u00eb pse t\u2019mos jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe p\u00ebr mua sot\u2026 2500 vjet m\u00eb von\u00eb : )<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb n\u00ebna e tyre t\u2019na ishte psh. Erisa (apo Diskordia e romak\u00ebve, sepse ashtu dhe do ishin t\u00eb qarta \u201cgjenet e agresivitetit\u201d, gjith\u00e7ka do t\u2019p\u00ebrputhej, koncepti do t\u2019kishte sadopak kuptim), mitologjia insiston dhe na thot\u00eb se n\u00ebna e tyre ishte askush tjet\u00ebr por Harmonia (ajo pra\u2026 vet\u00eb Per\u00ebndesha e Harmonis\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetshme dhe e Pajtimit, ose dmth. le ta p\u00ebrmendim dhe ekuivalentin e romak\u00ebve, Konkordia)!<\/p>\n<p>Shih pra \u00e7udin\u00eb, kontradiktoren, absurdin e kulluar! Palepatusi i kishte arsyet e veta t\u00eb \u201cv\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb\u201d, mua nd\u00ebr t\u00eb tjera m\u00eb brengos bie fjala mosp\u00ebrputhja me \u201cligjin e probabilitetit\u201d. Amazonat t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn vrastare, agresive dhe t\u00eb &#8220;egra&#8221;, vall\u00eb si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb asnj\u00ebra prej tyre s\u2019i pati ngjar\u00eb \u201cmamit\u201d?! Asnj\u00eb trim\u00ebresh\u00eb-amazonesh\u00eb s\u2019e pati trash\u00ebguar as dhe 1 kromozom t\u00eb Harmonis\u00eb?! Di\u00e7 nuk shkon, di\u00e7 \u00ebsht\u00eb ngat\u00ebrruar keq &#8211; m\u00eb vjen keq Hipolita, mjaft i dyshimt\u00eb i gjith\u00eb \u201ckoncepti\u201d!<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb jet\u00ebn merresh vet\u00ebm me luftrat e me vrasjet, dhe ta akuzosh babain p\u00ebr sherret e p\u00ebr luftrat! Apo dhe n\u00eb rregull, e kuptoj pezmin dhe akuz\u00ebn tuaj &#8211; e prap\u00eb, \u00e7\u2019faj na pask\u00ebsh babai kur tekefundit detyra e tij kryesore ishte t\u00eb q\u00ebnit \u201cZot i Luft\u00ebs\u201d!<br \/>\nM\u00eb vjen keq Hipolita, pra si\u00e7 shihet s&#8217;kam probleme ta kuptoj &#8220;konceptin e luft\u00ebs&#8221;, andaj t\u00eb ngush\u00eblloj p\u00ebr motr\u00ebn q\u00eb Akili e vrau n\u00eb Troj\u00eb. Natyrisht, \u00ebsht\u00eb aq fisnike t\u2019i ndihmosh t\u00eb pafajshmit, ajo pati zgjedhur an\u00ebn e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ja q\u00eb s\u2019duhej t\u2019ishte p\u00ebrballur me Akilin. Sepse ky nj\u00eb arrogant i tmerrsh\u00ebm, e pat\u00ebn paralajm\u00ebruar, edhe n\u00ebna e vet e edhe orakujt, e dinte se do vdiste, e prap\u00eb nj\u00eb \u201cmakin\u00eb vrastare\u201d e pandalshme. Si\u00e7 dhe ti vet\u00eb e di, krenohej dhe Aresi (babai juaj) me Akilin.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo insistoj, dikush nga ju, s\u00eb paku nj\u00eb (1-ra) Amazon\u00eb duhej t\u2019i kishte ngjar\u00eb sadopak \u201cmamit\u201d : ) Ndonj\u00ebra nga ju do duhej ta trash\u00ebgonte s\u00ebpaku nj\u00eb (1) kromozom t\u00eb Harmonis\u00eb. Sorry\u2026 Hipolita, k\u00ebshtu e k\u00ebrkon ligji i \u201cprobabilitetit\u201d universal.<br \/>\nN\u00eb rregull trim\u00ebria, bukuria, lavdia luftarake dhe gjith\u00e7ka, ama si mund t\u2019i vrisni foshnjat! Si mund t\u00eb pranohet (nga per\u00ebndit\u00eb) ideja e n\u00ebnave vrastare t\u00eb vet\u00eb foshnjave t\u00eb tyre?! Si mund t\u00eb akseptohet \u201ckoncepti i eg\u00ebrsis\u00eb s\u00eb hipopotamesh\u00ebs, vrasja e vegj\u00eblis\u00eb nga luaneshat\u201d?! Si t\u00eb pajtohet mendja e sh\u00ebndosh\u00eb me konceptin q\u00eb per\u00ebndit\u00eb dhe vajzat e per\u00ebndive i vrasin foshnjat!<\/p>\n<p>E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pajtohem me \u201ckonceptin\u201d, padyshim do jet\u00eb ndonj\u00eb ngat\u00ebrrim. Si \u00ebsht\u00eb e mundur Hipolita q\u00eb nj\u00eb per\u00ebndi ta konsideroj\u00eb gjenocidin, apo dhe vet\u00ebm iden\u00eb filicidale?! E di, ama s\u2019m\u00eb interesojn\u00eb Saturnat e Kronusat. Krahasuar me olimpik\u00ebt\u2026 titanik\u00ebt ishin zotrash \u201cbarbar\u00eb\u201d. Ende s\u2019e pat\u00ebn krijuar njer\u00ebzimin, s\u2019b\u00ebnin asnj\u00eb sherr ndaj njeriut q\u00ebkur njerezimi as nuk ekzistonte. Olimpik\u00ebt shtireshin aq modern\u00eb, aq t\u00eb avancuar, andaj si \u00ebsht\u00eb e mundur Hipolita\u2026 nj\u00eb per\u00ebndesh\u00eb ta konsideroj\u00eb gjenocidin, feticidin, filicidin!?<\/p>\n<p>E di q\u00eb njer\u00ebzit e b\u00ebjn\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq ende s&#8217;jemi p\u00ebrkryer. Po ashtu e di q\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb shtazore \u00ebsht\u00eb di\u00e7 fare e \u201czakonshme\u201d. Psh. luan\u00ebt jan\u00eb mbret\u00ebr t\u00eb animalistikave por kot prestigji e krenaria e tyre, as ata nuk hezitojn\u00eb t\u2019i vrasin k\u00eblysh\u00ebt e vet. Dhe aq shum\u00eb specie tjera; hippopotami ngryset e demonizohet, s&#8217;e vret &#8220;mendjen, thjesht i vret t\u00eb vegjlit e vet.<\/p>\n<p>Nga ne njer\u00ebzit vrasja e foshnjave \u00ebsht\u00eb praktikuar ndoshta q\u00eb nga zanafilla e njer\u00ebzimit (jemi thjesht vdekatar\u00eb, larg p\u00ebrkryerjes, kemi dhe shum\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u2019b\u00ebr\u00eb, s\u2019jemi \u201chyjnor\u00eb\u201d Hipolita). Ama si ta kuptojm\u00eb kur dhe hyjnor\u00ebt nj\u00ebsoj!?<br \/>\nVet\u00eb Zeusi q\u00eb t\u2019mos e \u201ckullufiste\u201d babai i vet, qe fshehur n\u00eb Kret\u00eb dhe do rritej me qum\u00ebshtin e Amaltea, i vetmi ai si foshnje pati \u201cshp\u00ebtuar\u201d. Dhe shih, vet\u00eb Kryezoti i m\u00ebshiruar dikur, rritet dhe pastaj s\u2019e kupton sa \u201cjonjer\u00ebzore\u201d \u00ebsht\u00eb vrasja e foshnjave!<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb kafsh\u00eb instikti vrastar s\u2019\u00ebsht\u00eb di\u00e7 \u201ce ve\u00e7ant\u00eb\u201d. P\u00ebr ne njer\u00ebzit ting\u00ebllon aq \u201cjonjer\u00ebzore\u201d \u2013 ta them Hipolita, vet\u00ebm n\u00eb ShBA \u00e7do vit s\u00eb paku 450 foshnja vriten nga n\u00ebnat e tyre, k\u00ebshtu thon\u00eb raportet e FBI. Mir\u00ebpo, natyrisht, jan\u00eb raste aty-k\u00ebtu, rastet tona jan\u00eb \u201ct\u00eb izoluara\u201d, gjenet tona jan\u00eb duke u \u201cpastruar\u201d (shpresoj). S&#8217;\u00ebsht\u00eb se ato n\u00ebna t\u00eb s\u00ebmura a t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara na qenkan duke ndjekur ndonj\u00eb ritual \u201camazonash\u201d.<\/p>\n<p>Praktikat \u201ctribaliste\u201d amazonike jan\u00eb po ashtu di\u00e7 tjet\u00ebr (anise p\u00ebr \u201ckanibalizmat\u201d e xhunglave kemi m\u00eb pak fakte e t\u00eb dh\u00ebna, sesa kemi p\u00ebr foshnjat n\u00eb ShBA &#8211; meq\u00eb si shembull&#8230; kuptohet cilado Amazoni e planetit do jet\u00eb m\u00eb e prapangelur me &#8220;urbanizmin e me modernizmin&#8221;, n\u00eb xhung\u00ebl ende s&#8217;kujdeset kush p\u00ebr statistikat).<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq Hipolita, koncepti &#8220;amazonik\u201d, i vet\u00eb vajzave t\u00eb Harmonis\u00eb p\u00ebr t\u2019i vrar\u00eb foshnjat ndeshet me disa rregulla bazike (qoft\u00eb dhe n\u00ebse p\u00ebr hir t\u00eb simbolizmit t\u00eb merreshin \u201cok\u201d). Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm, koncepti ndeshet me vet\u00eb ligjin bazik t\u00eb \u201cprobabilitetit\u201d kozmik. Luani, hipopotami dhe mjaft shtaz\u00eb t\u00eb tjera i vrasin t\u00eb vegjlit e vet, e sakt\u00eb. Por n\u00ebna e Hipo-s nuk ishte Harmonia. S\u2019ka shans\u2026 madje as Sethi (si armiku i p\u00ebrbetuar i njer\u00ebzores) s\u2019ishte \u201cbabai\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb fal Hipolita, asgj\u00eb \u201cpersonale\u201d, respekti im ndaj teje si trim\u00ebresh\u00eb e mbret\u00ebresh\u00eb ngelet i pal\u00ebkundur, por m\u00eb shum\u00eb i besoj racionaliteteit t\u00eb Palepatusit. M\u00eb shum\u00eb i besoj \u201clogjik\u00ebs\u201d s\u00eb nj\u00eb Palepatusi si pseudo-em\u00ebr, sesa imagjinat\u00ebs s\u00eb Ovidit dhe gjith\u00eb kronist\u00ebve t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb mitologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Palepatusi shkruante se meq\u00eb Amazonat nuk ekzistonin gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij (shek. 4 \u2013 3, pes.), ndoshta ato s\u2019kan\u00eb ekzistuar as kurr\u00eb. Ndoshta Amazonat ishin burra, por armiqt\u00eb e tyre do i ken\u00eb ngat\u00ebrruar p\u00ebr gra. Sepse do jen\u00eb veshur me rroba t\u00eb gjata e fustanellash, do i ken\u00eb mbajtur flok\u00ebt e gjat\u00eb (mbase ndonj\u00ebher\u00eb lidhur, \u201cmaskuar\u201d disi n\u00eb kok\u00eb), dhe me mjekrat e rruara xham.<\/p>\n<p>Q\u00eb para mitologjis\u00eb greke, mitologjia egjiptase na flet p\u00ebr per\u00ebndesh\u00ebn Taueret, e cila konsiderohej \u201cPer\u00ebndesh\u00eb e Lindjes dhe e Pjelloris\u00eb\u201d. Vet\u00eb emri i saj, si dometh\u00ebnie \u201ce Madhja\u201d, \u201cMadh\u00ebshtorja\u201d, ose \u201ce Madh\u00ebrishmja\u201d na thot\u00eb se ishte di\u00e7 si atribut \u201cpaq\u00ebsor\u201d p\u00ebr hyjnit\u00eb e rrezikshme. Per\u00ebndesha Taueret p\u00ebrshkruhej si nj\u00eb hipopotam me atribute felinistike e krokodileske. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, si nj\u00eb \u201chipo-pel\u00eb e Nilit me dy k\u00ebmb\u00eb, e kryq\u00ebzuar me tipare t\u00eb maceve t\u00eb m\u00ebdha (mbase t\u00eb panter\u00ebs, t\u00eb luanesh\u00ebs, tigresh\u00ebs), me gjinjt\u00eb e nj\u00eb gruaje, si dhe me shpin\u00ebn e krokodilit t\u00eb Nilit (padyshim &#8220;shpina&#8221; n\u00ebnkuptonte dhe bishtin krokodilesk).<\/p>\n<p>Grek\u00ebt do flisnin p\u00ebr per\u00ebndesh\u00ebn Torisa &#8211; ashtu njihej per\u00ebndesha pararend\u00ebse, Taueret. Shih pra Hipolita, a nuk t\u00eb duket e tmerrshme, hipopotami i bot\u00ebs shtazore i vret t\u00eb vegjlit e vet, nd\u00ebrsa per\u00ebndesha e Pjelloris\u00eb dhe e Lindjes njer\u00ebzore i ka atributet e tij! Per\u00ebndesha e Am\u00ebsis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit na p\u00ebrshkruhet m\u00eb monstruoze sesa vet\u00eb Kimera e tmerrshme e Homerit!<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq Hipolita, nisur nga mir\u00ebkuptimi p\u00ebr \u201ckromozomet\u201d e babait (Aresit), konceptin \u201camazonik\u201d dhe do ta kuptoja disi. Ama vet\u00eb vajzat e Harmonis\u00eb t\u2019i vrasin foshnjat\u2026 hm, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb koncept aq i pakuptimt\u00eb. Fal\u00eb Harmonis\u00eb dhe vet\u00eb yjet e qiellit xix\u00ebllojn\u00eb n\u00eb paqe, p\u00ebrjet\u00ebsisht. Nd\u00ebrsa ne, pothuaj si ca \u201cthnegla\u201d t\u00eb ekzistenc\u00ebs kozmike duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb me monstruozitete, nj\u00ebsoj si ju Amazoneshat, nj\u00ebsoj si ju trim\u00ebreshat&#8230; \u201cluaneshat e mitologjis\u00eb\u201d, nj\u00ebsoj si Kronusi i titanik\u00ebve, si babai i vet\u00eb Zeusit\u2026 m\u00eb vjen keq : )<\/p>\n<p><em>(fotot)<\/em><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\"><strong>Kryetrim\u00ebresha e Amazonave, Hipolita<\/strong> \u2013 n\u00eb pop-kultur\u00ebn dhe n\u00eb mito-grafin\u00eb moderne amerikane, si karakter i strip-librave (libr. t\u00eb vizatuar), Diana \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si nj\u00eb \u201csuper-grua magjike\u201d, duke qen\u00eb gjoja vajza e Hipolitas\u00eb dhe e Zeusit, ajo ka fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb hyjnor\u00ebve, n\u00ebse nevoja mund t\u00eb p\u00ebrballet dhe me vet\u00eb Aresin (per\u00ebndi e Luft\u00ebs n\u00eb mit. greke \u2013 p\u00ebrndryshe i biri i Zeusit dhe i Heras\u00eb \u2013 ekuivalenti romak i Aresit ishte Marsi), nga furra hollivudeske do na vinte dhe \u201cWonder Woman\u201d, 2017, Hipolita thjesht e \u201cluan\u201d rolin e vet mitologjik, dmth. si Mbret\u00ebresh\u00eb e Amazonave (karakter i luajtur nga aktorja daneze Connie Nielsen), nd\u00ebrsa Diana, vajza e saj \u00ebsht\u00eb gjoja duke u \u201crritur\u201d dhe duke u trajnuar si luft\u00ebtare me cil\u00ebsit\u00eb amazoneske, fuqit\u00eb e veta mbinjer\u00ebzore (trash\u00ebguar nga babai Zeusi) ajo do t\u2019i zbuloj\u00eb pastaj vet\u00eb, gjat\u00eb sfidave dhe aventurave tutje si \u201cWonder Woman\u201d\u2026<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2019 (&#8230;vet\u00eb Zeusi q\u00eb t\u2019mos e \u201ckullufiste\u201d babai i vet, qe fshehur n\u00eb Kret\u00eb dhe do rritej me qum\u00ebshtin e Amaltea, i vetmi ai si foshnje pati \u201cshp\u00ebtuar\u201d. Dhe shih, vet\u00eb Kryezoti i m\u00ebshiruar&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=8003\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-8003","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8003","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8003"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8003\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8003"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8003"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8003"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}