{"id":8010,"date":"2021-06-03T09:30:21","date_gmt":"2021-06-03T08:30:21","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8010"},"modified":"2024-04-09T08:44:36","modified_gmt":"2024-04-09T07:44:36","slug":"simbolizmi-mitologjik-privilegjet-e-perbashketa-te-zotave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8010","title":{"rendered":"Simbolizmi Mitologjik &#8211; Privilegjet e &#8220;p\u00ebrbashk\u00ebta&#8221; t\u00eb zotave!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2019<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>p\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb njer\u00ebzimit, toka (stereja) nuk qe ndar\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebsi olimpike, o qe harruar o qe vendosur t\u00eb sundohej &#8220;bashk\u00ebrisht&#8221; nga zotat e Olimpit, dhe ja tani i vuajm\u00eb konsekuencat &#8211; bie fjala, n\u00eb rastin e Poseidonit (zot i hidrosfer\u00ebs) sipas rregullores i takonin cunamit, val\u00ebngrysjet etj etj. jo dhe kompetencat p\u00ebr t\u00ebrmete<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-privilegjet_e_perbashketa_te_zotave_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-8011\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-privilegjet_e_perbashketa_te_zotave_web.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"949\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-privilegjet_e_perbashketa_te_zotave_web.jpg 1138w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-privilegjet_e_perbashketa_te_zotave_web-285x300.jpg 285w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-privilegjet_e_perbashketa_te_zotave_web-971x1024.jpg 971w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-privilegjet_e_perbashketa_te_zotave_web-768x810.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb luft\u00ebs, por dhe pas suksesit t\u00eb \u201cgrushtshtetit\u201d s\u00eb olimpik\u00ebve kund\u00ebr titanik\u00ebve, dmth. pas mposhtjes s\u00eb titan\u00ebve, do ishte Zeusi udh\u00ebheq\u00ebsi i hyjnor\u00ebve fitimtar\u00eb. N\u00eb rregull, kryezotll\u00ebku i pati takuar atij\u2026 tutje duhej ndar\u00eb \u201cmbret\u00ebrit\u00eb, ministrit\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb\u201d. Zeusit i caktohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia e Qiellit, Poseidonit i takuan Uj\u00ebrat, Hadesit iu dha N\u00ebntoka\u2026 (\u201cHadesi\u201d, em\u00ebrtim eponimik, sipas emrit te vet, p\u00ebr mbret\u00ebrin\u00eb e t\u00eb vdekurve \u2013 p\u00ebr \u00e7far\u00eb ai dhe s\u2019do ishte aq i \u201ck\u00ebnaqur\u201d ama s\u2019kishte \u00e7\u2019b\u00ebnte, fati-fat, do ulte kok\u00ebn).<\/p>\n<p>Zeusi do kollitej me kryezotll\u00ebkun, ama s\u2019kishte asgj\u00eb kund\u00ebr q\u00eb dhe v\u00ebllaz\u00ebria, Hadesi e Poseidoni gjithashtu ta ken\u00eb nj\u00eb lloj absolutizmi sundues mbi mbret\u00ebrit\u00eb e tyre.<br \/>\nNd\u00ebrsa p\u00ebr tok\u00ebn (steren)\u2026 hm, kjo o qe harruar o qe vendosur t\u00eb sundohej nga t\u00eb gjith\u00eb. Sipas meje, pik\u00ebrisht ky \u201cdetaj\u201d dhe do t\u2019na lindnin pastaj t\u00eb gjitha detajet e problematik\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb njer\u00ebzimit, toka (stereja) nuk qe ndar\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebsi olimpike, qe vendosur t\u00eb sundohej \u201cbashk\u00ebrisht\u201d nga zotat e Olimpit, dhe ja tani i vuajm\u00eb konsekuencat. Bie fjala, n\u00eb rastin e Poseidonit (zot i hidrosfer\u00ebs) sipas rregullores i takonin cunamit, val\u00ebngrysjet etj etj. Jo dhe kompetencat p\u00ebr t\u00ebrmete, si\u00e7 e dim\u00eb l\u00ebkundjet e t\u00ebrmetet kan\u00eb t\u2019b\u00ebjn\u00eb me \u201cdridhjen\u201d e tok\u00ebs, e jo me \u201cdridhjen\u201d e ujit\u2026<\/p>\n<p>Poseidoni pra zot i ujit, i detrave i oqeaneve\u2026 konsiderohej mbrojt\u00ebs i detar\u00ebve, i peshkatar\u00ebve. Nejse, k\u00ebta t\u00eb fundit dhe s\u2019kishin ndonj\u00eb zor t\u00eb shkonin p\u00ebr peshkim tep\u00ebr thell\u00eb a larg n\u00eb oqean. Mir\u00ebpo kushdo q\u00eb nisej n\u00eb udh\u00ebtim me anije, duhej ta b\u00ebnte s\u00eb paku nj\u00eb sakrific\u00eb p\u00ebr Poseidonin. Shpresohej q\u00eb kjo sakrific\u00eb do t\u2019i p\u00ebrshtatej mir\u00eb, se do t\u2019pranohej nga Poseidoni dhe se udh\u00ebtimi do kishte shansin t\u2019p\u00ebrfundonte pa stuhi e pa ngrysjen e tij. Ishte i njohur p\u00ebr karakterin e rrept\u00eb dhe p\u00ebr tridentin e mpreht\u00eb (tredh\u00ebmb\u00ebshin, di\u00e7 si usht\u00eb magjike me tre dh\u00ebmb\u00eb, q\u00eb ia pat\u00ebn dh\u00ebn\u00eb ciklop\u00ebt, gjigant\u00ebt me nj\u00eb sy).<\/p>\n<p>E dim\u00eb po ashtu q\u00eb Poseidoni e luante rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rreth pjelloris\u00eb s\u00eb tok\u00ebs. Pasi dihet uji \u00ebsht\u00eb vet\u00eb jeta, asgj\u00eb pa ujin. Vet\u00eb ne si vdekatar\u00eb jemi pothuaj t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga uji, vet\u00eb shkencat e mir\u00ebfillta sot na e thon\u00eb q\u00eb \u201cjeta\u201d pati nisur n\u00eb uj\u00eb. Tutje secila bim\u00eb e ndjen etjen dhe k\u00ebrkon uj\u00eb, kur shirat vonojn\u00eb a kur mungojn\u00eb secila p\u00ebll\u00ebmb\u00eb e tok\u00ebs thjesht na e shpalos etjen e vet.<\/p>\n<p>Poseidoni, zot i ujit, i detrave\u2026 u muar vesh, e cek\u00ebm po ashtu q\u00eb t\u00ebrmetet e l\u00ebkundjet kan\u00eb t\u2019b\u00ebjn\u00eb me dridhjen e tok\u00ebs, jo me \u201cdridhjen\u201d e ujit. Ja, menj\u00ebher\u00eb sikur na del n\u00eb pah pafat\u00ebsia dhe padrejt\u00ebsia p\u00ebr njer\u00ebzimin. Ran\u00eb privilegjet e \u201cp\u00ebrbashk\u00ebta\u201d t\u00eb zotave, dhe n\u00eb rastin e Poseidonit, sa her\u00eb t\u00eb ngryset ai nga inati e nga marazi, s\u2019na pret hi\u00e7gj\u00eb e mir\u00eb. \u00c7\u2019e mire mund t\u00eb pritet nga t\u00ebrmetet e nga cunamit! \u00c7\u2019faj kan\u00eb njer\u00ebzia, qoft\u00eb dhe duke u rrezitur n\u00eb plazh, thjesht n\u00eb pik\u00eb t\u00eb dit\u00ebs p\u00ebr pik\u00eb t\u00eb qejfit Poseidoni e shfryn pezmin e vet!<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, edhe Homeri supozonte se p\u00ebrkund\u00ebr termeteve e val\u00ebve cunamike, p\u00ebrkund\u00ebr ngrysjeve t\u00eb tij, duhet t\u2019i jemi madje dhe mir\u00ebnjoh\u00ebs Poseidonit. Bie fjala, sepse ai e mban mbyllur Tartarusin (pjes\u00ebn e tmerrshme t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit). Pik\u00ebrisht Poseidoni i pati krijuar portat gjigante dhe s\u00ebpaku kriminel\u00ebt e tmerrsh\u00ebm s\u2019kan\u00eb qasje n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb. Rrall\u00eb aty-k\u00ebtu ndonj\u00eb di\u00e7 dhe p\u00ebrbirohet. Her\u00eb me daullesh t\u00eb n\u00ebntokes, her\u00eb me trumpetat a me verdhushkat e drog\u00ebs, ndonj\u00eb kriminel dhe b\u00ebn ndopak buj\u00eb.<\/p>\n<p>Her\u00eb tjet\u00ebr ndonj\u00ebri e humb udh\u00ebn e historis\u00eb, aty-k\u00ebtu do t\u2019kemi ndonj\u00eb luft\u00eb, qoft\u00eb m\u00eb madhore, gjysm\u00eb-bot\u00ebrore\u2026 qoft\u00eb aso serioze, super-bot\u00ebrore. Ama p\u00ebr fat, jo aq shpesh\u2026 dikur fort shpesh, tani \u201crrall\u00eb\u201d njeriu merret me luftrat. Gjithsesi, luftrat tona s\u2019jan\u00eb \u201cfaj\u201d i Poseidonit. Ai zem\u00ebrohet, ngryset e do t\u2019i kemi t\u00ebrmetet e cunamit, ama jo luftrat. Ngrysja dhe \u201ckapri\u00e7oziteti\u201d i tij s\u2019duhet ngat\u00ebrruar me luftrat dhe me lig\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs, p\u00ebrpos me karakterin e tij si \u201ckarakter\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Homerit, Poseidoni s\u2019na ishte dhe aq p\u00ebr lavd\u00ebrime sa i p\u00ebrket karakterit. Ishte nj\u00eb per\u00ebndi kapri\u00e7ioze, i rreziksh\u00ebm, i cili q\u00ebllimisht e pati vonuar kthimin e Odiseut p\u00ebr dhjet\u00eb vjet.<br \/>\nPer\u00ebndi kapri\u00e7ioze, zot inat\u00e7or \u2013 hm, edhe zot edhe inat\u00e7or\u2026 Si \u201ckoncept\u201d del mjaft i \u00e7uditsh\u00ebm, por ok, zotave u ka hije edhe jop\u00ebrkryeshm\u00ebria. Pse u dashka nj\u00eb zot t\u00eb paralizohet nga \u201ctemperamenti\u201d i vet? S\u2019e kemi iden\u00eb! Si mund t\u00eb gjykoj\u00eb nj\u00eb per\u00ebndi drejt\u00eb n\u00ebse n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb s\u2019mund ta kontrolloj\u00eb as temperamentin e vet! Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb zot t\u2019mos e ruaj\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e vet!<\/p>\n<p>S\u2019kemi si ta dim\u00eb. S\u2019e dinte as Homeri, edhe ai thjesht i rrudhte krah\u00ebt. Mir\u00ebpo mund t\u2019spekulojm\u00eb, pse jo, nj\u00ebsoj si dhe ai (m\u00eb larg n\u00eb lasht\u00ebsi sesa Homeri s\u2019kemi pse shkojm\u00eb, le t\u2019kapemi p\u00ebr mjekr\u00ebn e tij). P\u00ebr cunamit mund t\u2019themi se Poseidonit i shfaqet n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr Odiseu, andaj zem\u00ebrohet. Qoft\u00eb dhe kot ashtu n\u00eb gjum\u00eb, nga hi\u00e7asgj\u00ebja dhe buuuum. Pasi Odiseu arrogant e pati l\u00ebnduar sa s\u2019ka m\u00eb. Imagjino ta l\u00ebndosh nj\u00eb Zot t\u00eb Olimpit, Odiseu e pati verbuar t\u00eb birin e tij, Polifemin. Polifemi si ciklop, s\u2019i kishte dy syt\u00eb\u2026 por dmth. nj\u00eb sy t\u00eb vet\u00ebm (ciklop\u00ebt nj\u00eb sy e kishin gjithsej), i ngrati Polifem pati ngelur dhe pa t\u00eb.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb baba i dhimbsh\u00ebm, Poseidoni qe hakmarr\u00eb \u2013 dhe pa qen\u00eb fare zot, cilido baba ordiner do hakmerrej, apo jo. P\u00ebr dhjet\u00eb vite e pati sorollatur Odiseun detrave, e pati st\u00ebrmunduar e rraskapitur, e pati b\u00ebr\u00eb t\u00eb vuante, t\u00eb p\u00ebrballej me lloj-lloj rreziqesh, t\u00eb ndeshej me lloj-lloj p\u00ebrbindshash, e pati p\u00ebrballur me lloj-lloj sfidash mashtrimtare e me sirenat. Sipas Homerit, aktet e Poseidonit s\u2019na ishin dhe aq t\u00eb lavd\u00ebrueshme, dmth. meq\u00eb q\u00ebllimisht e pati vonuar kthimin e Odiseut p\u00ebr dhjet\u00eb vjet, duke e l\u00ebn\u00eb dhe Penelop\u00ebn e pafajshme n\u00eb mjerim.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019duhet t\u2019i themi tani Homerit \u2013 vet\u00eb i verb\u00ebr Homer, dhe s\u2019t\u00eb dhimbset ai Polifem, aspak s\u2019t\u00eb dhimbset syri i tij\u2026 apo si?! \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb tani ky lloj \u201cgjykimi\u201d nga ti, si mund ta konsiderosh Poseidonin \u201ckapri\u00e7ioz\u201d! Natyrisht q\u00eb do t\u2019hakmerrej p\u00ebr t\u00eb birin, t\u2019jesh per\u00ebndi dhe t\u2019mos b\u00ebsh asgj\u00eb, t\u00eb rrish duarkryq?! Natyrisht q\u00eb \u201cq\u00ebllimisht\u201d e pati d\u00ebnuar Odiseun. Pastaj gj\u00ebrat pakashum\u00eb dhe kauzale \u2013 p\u00ebr shkak t\u00eb arroganc\u00ebs s\u00eb tij do ta vuante dhe Penelopa, e kuptueshme! Madje p\u00ebr 20 vjet rresht, 10 vjet t\u00eb Troj\u00ebs dhe + 10 vjet t\u00eb \u201codisead\u00ebs\u201d t\u00ebnde, i dashur Homer!<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, as Homeri s\u2019ia \u201chidhte\u201d Poseidonit fajin e luftrave. Nga ai varej n\u00ebse anijet e \u201cTroj\u00ebs\u201d do ta arrinin destinacionin, jo n\u00ebse do t\u2019zhvillohej lufta. Madje dhe Amazonat e egra t\u00eb gjitha fajet ia \u201cveshnin\u201d Aresit (babait t\u00eb tyre, Zotit t\u00eb Luft\u00ebs). Amazonat e dinin, s\u2019mund t\u2019i veshej ndonj\u00eb faj Poseidonit n\u00ebse portat e Tartarusit na e paskan ndonj\u00eb \u201cvrim\u00eb\u201d, n\u00ebse s\u2019na qenkan totalisht t\u00eb pap\u00ebrshkueshme. Portat e tij n\u00eb fakt e ruajn\u00eb njer\u00ebzimin nga monstrat e Tartarusit relativisht mir\u00eb. T\u00ebrmetet e cunamit jan\u00eb di\u00e7 tjet\u00ebr, ama p\u00ebr monstruozitetet e luft\u00ebs Poseidoni s&#8217;ka faj\u2026<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">Fotoja: <\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">n\u00eb pop-kultur\u00ebn dhe n\u00eb mito-grafin\u00eb moderne amerikane, si karakter i strip-librave (libr. t\u00eb vizatuar), Aquaman \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj Poseidoni ose Neptuni i p\u00ebrkryer (anise jo bash Poseidon), origjin\u00ebn e ka nga &#8220;mbret\u00ebria ujore&#8221; Atlantis &#8211; nga furra hollivudeske e kishim dhe filmin &#8220;Aquaman&#8221;, 2018 (roli i qe besuar aktorit gjoksmadh Jason Momoa), p\u00ebr dallim nga Poseidoni i Olimpit (ose ekuivalenti romak, Neptuni), Aquaman s&#8217;\u00ebsht\u00eb bash 100% hyjnor ama me efektet dhe me imagjinat\u00ebn vizuale mito-grafike me asgj\u00eb s&#8217;ngelet mbrapa Poseidonit, Akuamani (Uj\u00ebnjeriu, Njeriu i Ujit) \u00ebsht\u00eb i biri i Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Atlantis, i bukuroshes Atalanta dhe i nj\u00eb tok\u00ebsori, vdekatar ordiner&#8230; andaj do jet\u00eb dhe si &#8220;lidh\u00ebs&#8221; i dy bot\u00ebve, mbrojt\u00ebs i t\u00eb dyjave, i mbret\u00ebris\u00eb ujore + tok\u00ebsore&#8230; fat i mir\u00eb pra p\u00ebr njer\u00ebzimin, pa le q\u00eb Akuamani \u00ebsht\u00eb i &#8220;qet\u00eb&#8221;, pothuaj ngjash\u00ebm si Paq\u00ebsori (Pacifiku), as t\u00ebrmete as val\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuara cunamike&#8230;<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2019 (&#8230;p\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb njer\u00ebzimit, toka (stereja) nuk qe ndar\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebsi olimpike, o qe harruar o qe vendosur t\u00eb sundohej &#8220;bashk\u00ebrisht&#8221; nga zotat e Olimpit, dhe ja tani i vuajm\u00eb konsekuencat&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=8010\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-8010","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8010\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}