{"id":8020,"date":"2021-06-03T18:24:26","date_gmt":"2021-06-03T17:24:26","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8020"},"modified":"2026-06-07T16:30:00","modified_gmt":"2026-06-07T15:30:00","slug":"denimi-me-dashuri-shigjetat-e-urrejtjes-amorike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8020","title":{"rendered":"Simbolizmi Mitologjik &#8211; D\u00ebnimi me \u201cDashuri\u201d (Shigjetat e Urrejtjes Amorike)!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Q 2019<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>plani i Erosit n\u00eb thelb ishte i thjesht\u00eb; derisa Apolloni do dashurohej si i marr\u00eb, Dafina do ikte nga dashuria si e \u00e7mendur<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hakmarrja_me_dashuri3_nimfat_e_ujit.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-8021\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hakmarrja_me_dashuri3_nimfat_e_ujit.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"621\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hakmarrja_me_dashuri3_nimfat_e_ujit.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hakmarrja_me_dashuri3_nimfat_e_ujit-300x207.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hakmarrja_me_dashuri3_nimfat_e_ujit-1024x707.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hakmarrja_me_dashuri3_nimfat_e_ujit-768x530.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/hakmarrja_me_dashuri3_nimfat_e_ujit-1536x1060.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Apolloni nuk ishte thjesht nj\u00eb \u201cdikushi\u201d prej hyjnor\u00ebve, p\u00ebrkundrazi, ishte nj\u00ebri nga per\u00ebndit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb komplekse nga panteoni i per\u00ebndive. Ishte i njohur dhe i respektuar si Zot i shigjetaris\u00eb, i profecis\u00eb, i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, i muzik\u00ebs, i vall\u00ebzimit, i sh\u00ebrimit, i drit\u00ebs (diellore), i poezis\u00eb (kujtohu p\u00ebr 9 muzat tek vall\u00ebzojn\u00eb rrotull tij, ato muzat q\u00eb i frym\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjitha artet dhe shkencat e njer\u00ebzimit, nd\u00ebrsa ai frym\u00ebzuesi i vet\u00eb muzave), ishte per\u00ebndia dhe i shum\u00e7kaje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebnimi me dashuri\u201d p\u00ebr Apollonin pati ardhur si hakmarrje. Sepse ky e kishte fyer Erosin p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb (e dob\u00ebta) prej shigjetari\u2026 a hark\u00ebtari. Sipas Apollonit, shigjetat e Erosit na qenkeshin kot. Tani do ta p\u00ebsonte, do ta vuante d\u00ebnimin me zhytje n\u00eb dashuri t\u00eb pakthyeshme.<br \/>\nN\u00eb \u201cMetamorfozat\u201d e veta, Ovidi na thot\u00eb se Dafina m\u00eb par\u00eb donte t\u2019mos \u201cekzistonte\u201d sesa t\u2019b\u00ebhej e Apollonit. Anise ka disa versione, Ovidi padyshim e pati \u201cm\u00ebsuar\u201d mitin nga para-rr\u00ebfenjat greke, psh. nga Partheniusi, i cili po ashtu do e ket\u00eb \u201cm\u00ebsuar\u201d nga pararend\u00ebsit grek\u00eb.<\/p>\n<p>Apolloni qe dashuruar marr\u00ebzisht, dhe e ndiqte gjithandej. P\u00ebr Dafin\u00ebn e ngrat\u00eb nuk mjaftonte vet\u00ebm ta refuzonte, Apolloni thuase ishte \u201c\u00e7mendur\u201d nga dashuria. Dafina duhej t\u00eb ikte sa m\u00eb larg prej tij. Nuk i qe dor\u00ebzuar, ia doli ta ruante virgj\u00ebrin\u00eb, mir\u00ebpo m\u00eb n\u00eb fund ai do ta zinte. Pastaj Dafin\u00ebs i qe plot\u00ebsuar d\u00ebshira \u2013 me ndihm\u00ebn e babait t\u00eb vet qe vet\u00ebsakrifikuar, qe \u201cdrur\u00ebzuar\u201d si pem\u00eb dafine.<\/p>\n<p>Por s\u2019\u00ebsht\u00eb se i kishte t\u00eb gjitha \u201cfajet\u201d Apolloni. Sipas Ovidit, aq sa kishte faj Apolloni p\u00ebr humbjen e \u201czem\u00ebr-mendjes\u201d, po aq ndoshta dhe s\u2019kishte faj. Meq\u00eb n\u00eb fakt qe \u201cd\u00ebnuar\u201d nga vet\u00eb Erosi (i biri i Af\u00ebrdit\u00ebs \u2013 ose sipas versionit ovidian, nga Amori, Kupidoni, i biri i Vener\u00ebs).<\/p>\n<p>Plani hakmarr\u00ebs i Erosit ishte si vijon: me nj\u00eb shigjet\u00eb maj\u00ebflorinjt\u00eb do ta q\u00ebllonte zemr\u00ebn e Apollonit. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, me nj\u00eb shigjet\u00eb t\u00eb plumbt\u00eb t\u00eb urrejtjes do ta q\u00ebllonte zemr\u00ebn e najad\u00ebs s\u00eb virgj\u00ebr, zemr\u00ebn e Dafin\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb donte q\u00eb Apolloni t\u00eb mbushej mend e t\u2019mos e fyente kurr\u00eb. Pra Erosi e pati demonstruar fuqin\u00eb e shigjetave t\u00eb dashuris\u00eb. Shigjeta me maj\u00eb plumbi ishte enkas p\u00ebr efektin e kund\u00ebrt \u2013 do duhej ta kishte efektin e kund\u00ebrt me shigjet\u00ebn e art\u00eb. Dmth. plani i Erosit n\u00eb thelb ishte i thjesht\u00eb; derisa Apolloni do dashurohej si i marr\u00eb, Dafina do ikte nga dashuria si e \u00e7mendur.<\/p>\n<p>P\u00ebr Apollonin do ishte di\u00e7 si \u201cdashuri e papritur\u201d, apo dhe s\u2019do ishte. Ose ishte dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht s\u2019ishte e \u201cpapritur\u201d, q\u00ebkur e dinte se i kishte ardhur nga \u201cplaga\u201d shkaktuar prej shigjet\u00ebs s\u00eb Erosit. Do ankohej se, p\u00ebrkund\u00ebr njohurive mjek\u00ebsore q\u00eb i posedonte (s\u2019duhet harruar, Apolloni ishte per\u00ebndia i Sh\u00ebrimit nga s\u00ebmundjet, dhe ishte babai i vet\u00eb Asklepiusit, per\u00ebndis\u00eb s\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb), \u201cplaga\u201d e Erosit megjithat\u00eb e pash\u00ebrueshme.<\/p>\n<p>Do ta ndiqte vazhdimisht Dafin\u00ebn e frik\u00ebsuar, kot i betohej se nuk ishte q\u00ebllimi i tij ta l\u00ebndonte, thjesht e donte. Ajo sipas \u201cefektit\u201d t\u00eb shigjet\u00ebs, sipas planit t\u00eb Erosit, do rendte si nj\u00eb sorkadhe, kah syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, sa m\u00eb larg bukuris\u00eb hyjnore me emrin Apollon.<\/p>\n<p>Derisa Apolloni nj\u00eb hyjnor i respektuar, Dafina vet\u00eb ishte nj\u00eb najad\u00eb \u201cordinere\u201d. E bukur, natyrisht, nimfat ashtu-k\u00ebshtu ishin t\u00eb bukura &#8211; e bukur dhe e virgj\u00ebr. Nd\u00ebr dhjetra lloje nimfash (qenie nimfatike nga mitologjia, psh. hijadat, plejadat, drijadat, hesperidat, oreadat, nereidat etj), minfat e quajtura \u201cnajada\u201d ishin nj\u00eb lloj nimfash q\u00eb rrinin kryesisht pran\u00eb burimeve, p\u00ebrrenjve etj.<\/p>\n<p>Gjithsesi, m\u00eb n\u00eb fund Apolloni do ta zinte. Dafina tashm\u00eb e z\u00ebn\u00eb ngusht, n\u00eb momentin e fundit i qe lutur babait t\u00eb vet p\u00ebr ndihm\u00eb (babai i najad\u00ebs s\u00eb gjor\u00eb ishte Peneusi, nj\u00eb per\u00ebndi i lumenj\u00ebve). Babai i erdhi n\u00eb \u201cndihm\u00eb me metamorfoz\u00ebn\u201d, duke e kthyer n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb dafine.<\/p>\n<p>Ovidi, pakashum\u00eb k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan \u201cdrur\u00ebzimin\u201d e saj \u201c\u2026nj\u00eb mpirje e r\u00ebnd\u00eb ia pllakosi gjymtyr\u00ebt, l\u00ebvorja e holl\u00eb do mbyllej mbi gjoksin, flok\u00ebt u kthyen n\u00eb gjethe, krah\u00ebt n\u00eb deg\u00eb, k\u00ebmb\u00ebt, m\u00eb par\u00eb aq t\u00eb shpejta, tani kurthuar si rr\u00ebnj\u00eb tek rriten ngadal\u00eb, fytyra e saj u mbulua nga deg\u00ebt, ngeli vet\u00ebm bukuria e saj e ndritshme\u201d\u2026<\/p>\n<p>Faktin e humbjes s\u00eb dashuris\u00eb, dhimbjen e Apollonit do ta \u201cilustrojm\u00eb\u201d sadopak m\u00eb posht\u00eb, por m\u00eb par\u00eb le t\u2019kujtohemi q\u00eb ai ishte nj\u00ebri nga hyjnor\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukur, m\u00eb bukuroshi e sylaroshi. Rrezatonte bukuria e tij, b\u00ebnte drit\u00eb si vet\u00eb Dielli. Askush s\u2019i afrohej p\u00ebr bukuri Apollonit, ishte ideali i bukuris\u00eb rinore. Dhe at\u00eb jo vet\u00ebm bukuri p\u00ebr ca vite a dit\u00eb\u2026 por i bukuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetshme. Sipas grek\u00ebve madje ai na ishte m\u00eb \u201cgreku\u201d nga t\u00eb gjith\u00eb, krenaria e mbar\u00eb Greqis\u00eb, asnj\u00eb per\u00ebndi tjet\u00ebr s\u2019ishte m\u00eb \u201cgrek\u201d sesa Apolloni.<\/p>\n<p>Dhe ja tani ku e katandisi hakmarrja e Erosit, e \u201cplagosi\u201d me dashurin\u00eb vet\u00eb Apollonin e Madh. E qart\u00eb se qe demonstruar fuqia e per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Dashuris\u00eb, qe demonstruar q\u00eb \u00e7\u2019ke me t\u00eb. Per\u00ebndit\u00eb tjera do duhej ta merrnin si \u201cleksion\u201d, s\u2019\u00ebsht\u00eb loj\u00eb me shigjetat \u201cerotike\u201d.<\/p>\n<p>Imagjino pra \u00e7\u2019e kishte gjetur Apollonin e ngrat\u00eb! Ja pse duhet kujdes me zemrat, duhet shum\u00eb kujdes me shigjetat e Erosit, kurr\u00eb s\u2019duhet tallur me dashurin\u00eb. Sa p\u00ebr \u201cfyerje\u201d e p\u00ebr incidente m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda as q\u00eb duhet t\u2019na shkoj\u00eb mendja. P\u00ebrndryshe do ta p\u00ebsonim me dashuri t\u00eb \u201cpakthyeshme\u201d, t\u00eb shp\u00ebrfillshme. Mund ta p\u00ebsonim me keq se Apolloni. N\u00ebse vet\u00eb krye-bukuroshi, m\u00eb i bukuri nga per\u00ebndit\u00eb, vet\u00eb per\u00ebndia i sh\u00ebrimit s\u2019kishte sh\u00ebrim p\u00ebr plag\u00ebn e vet amorike, at\u00ebher\u00eb\u2026 mbase s\u2019\u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb komentohet \u00e7do na gjente neve vdekatar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pra, me ndihm\u00ebn e babait, Dafina ia doli dhe e ruajti betimin, ruajtjen e virgj\u00ebris\u00eb \u2013 e ngrata qe \u201cdrur\u00ebzuar\u201d. Thuase p\u00ebr t\u2019u thelluar \u201cironia\u201d e mitit sadopak, betimi i Dafin\u00ebs ndoshta duhej \u00e7uar n\u00eb \u201cvend\u201d p\u00ebr askend tjet\u00ebr por p\u00ebr motr\u00ebn binjake t\u00eb vet\u00eb Apollonit, p\u00ebr per\u00ebndesh\u00ebn Artemisa. Sidoqoft\u00eb, as Ovidi por as pararend\u00ebsit grek\u00eb s\u2019kan\u00eb \u201cspekuluar\u201d sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Dafina qe drur\u00ebzuar, p\u00ebrjet\u00ebsisht \u201claurus nobilis\u201d. Mir\u00ebpo drur\u00ebzimi i saj s\u2019do ta zbehte dashurin\u00eb apollonike. Apolloni do ta p\u00ebrqafonte Dafin\u00ebn e \u201cdrunjt\u00eb\u201d, ende i ndjente t\u00eb rrahurat e zemr\u00ebs s\u00eb saj. Nuk dim\u00eb n\u00ebse pati derdhur lot, nuk dim\u00eb sa do ket\u00eb zgjatur lamentimi apollonik, por ashtu i pllakosur n\u00eb dhimbjen e vet, do klithte: \u201cmeq\u00eb nusja ime s\u2019mund t\u00eb jesh, s\u00ebpaku Dafin\u00eb e \u00ebmb\u00ebl, do jesh pema ime, do jesh kuror\u00ebzimi i joshjes, i drith\u00ebrim\u00ebs sime, kuror\u00eb n\u00eb flokun tim\u201d.<\/p>\n<p>Dhe po, Defina e \u201cdrur\u00ebzuar\u201d mund ta d\u00ebgjonte (tekefundit sipas Ovidit mund ta d\u00ebgjonte), por as ideja e t\u00eb q\u00ebnit \u201cpema e tij\u201d s\u2019i pati p\u00eblqyer. P\u00ebr fat t\u00eb keq s\u2019kishte si rezistonte tutje mir\u00ebfilli, e gjitha \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebnte ishte t\u2019i \u201cp\u00ebrkulte deg\u00ebt\u201d\u2026<\/p>\n<p>[ In English, AI-translated, 2026 \u2794 <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=20604\">Mythological Symbolism &#8211; The Punishment of &#8220;Love&#8221; (The Arrows of Amoric Hatred)!<\/a> ]<\/p>\n<p>[ <em>fotoja ngjitur: fotografi i panjohur &#8211; &#8220;nj\u00eb nimf\u00eb uji&#8230;&#8221;<\/em> ]<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><strong>Lieke Marsman &#8211; &#8220;Dichter des Vaderlands&#8221; (Poet i Atdheut)<\/strong>, Holand\u00eb<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/lieke_marsman-dichter_des_vaderlands_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-8018 zoooom\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/lieke_marsman-dichter_des_vaderlands_web.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"1120\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/lieke_marsman-dichter_des_vaderlands_web.jpg 964w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/lieke_marsman-dichter_des_vaderlands_web-241x300.jpg 241w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/lieke_marsman-dichter_des_vaderlands_web-823x1024.jpg 823w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/lieke_marsman-dichter_des_vaderlands_web-768x956.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>N\u00eb Greqin\u00eb e lasht\u00eb me deg\u00ebza dafinash (laurus nobilis) thurej nj\u00eb kuror\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn kuror\u00ebzoheshin, nderoheshin poet\u00ebt dhe heronjt\u00eb. Ky zakon qe ber\u00eb tradit\u00eb, bazuar n\u00eb mitin e lasht\u00eb t\u00eb Dafin\u00ebs dhe Apollonit<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, \u201cPoet Laureat\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet i cili nderohet zyrtarisht nga nj\u00eb qeveri (ose nga nj\u00eb institucion akordues i shtetit), dhe nga i cili poet zakonisht pritet t\u00eb shkruaj\u00eb poezi p\u00ebr ngjarje dhe raste t\u00eb ve\u00e7anta lidhur me atdheun e vet.<\/p>\n<p>Nderimi i madh &#8220;Poeta Laureatus&#8221;, n\u00eb Holand\u00eb quhet &#8220;Dichter des Vaderlands&#8221; (Poet i Atdheut), &#8220;laureati&#8221; zgjedhet \u00e7do 2 vite, ky nderim praktikohet q\u00eb nga v. 2000, p\u00ebr periudh\u00ebn 2021-2022 qe zgjedhur poetja Lieke Marsman (para saj ishin poet\u00ebt Tsead Bruinja, Ester Naomi Perquin, Anne Vegter, Ramsey Nasr, Driek van Wissen, Simon Vinkenoog dhe Gerrit Komrij).<\/p>\n<p>Nj\u00eb form\u00eb identike sa i p\u00ebrket funksionit \u201cPoeta Laureatus\u201d e kan\u00eb Britania e Madhe, ShBA dhe shtete t\u00eb tjera. N\u00eb ShBA psh. ky nderim ekziston q\u00eb nga v. 1937, nj\u00eb \u201cpoet laureate\u201d \u00ebsht\u00eb Poet konsulltues p\u00ebr Poezin\u00eb pran\u00eb Bibliotek\u00ebs s\u00eb Kongresit.<br \/>\nN\u00eb Britanin\u00eb e Madhe &#8220;lauretizmi&#8221; e mori statusin zyrtar mbret\u00ebror q\u00eb n\u00eb v. 1668.<\/p>\n<p><em>(Fotoja e poetes Lieke Marsman: Merlijn Doomernik, 2020)<\/em><br \/>\n(sg &#8211; ap, qershor 2021)<\/p>\n<p><strong>Danteja me Laureolen e Nderit \u2013 &#8220;Poeta Laureatus&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>[ termi \u201claureat\u201d n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb moderne pakashum\u00eb n\u00ebnkupton dhe nj\u00eb lloj prestigji akademik, ose tekefundit n\u00ebnkupton njohjen e p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb apo t\u00eb arritjes superiore akademike, shkencore, intelektuale, humaniste etj. (psh nobelist\u00ebt dhe i quajm\u00eb \u201cLaureat i Nobelit\u201d) ]<\/p>\n<p>1 \u2013 Sandro Botticelli (~1445-1510) \u2013 <strong>Dante Alighieri (1265-1321), Portret n\u00eb profil<\/strong>, 1495<br \/>\n2 \u2013 Gian Lorenzo Bernini (1598-1680) \u2013 <strong>Apolloni dhe Dafin<\/strong>a, 1622-25<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Q 2019 (&#8230;plani i Erosit n\u00eb thelb ishte i thjesht\u00eb; derisa Apolloni do dashurohej si i marr\u00eb, Dafina do ikte nga dashuria si e \u00e7mendur&#8230;) Apolloni nuk ishte thjesht nj\u00eb \u201cdikushi\u201d prej hyjnor\u00ebve, p\u00ebrkundrazi, ishte&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=8020\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-8020","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8020","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8020"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8020\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8020"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8020"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8020"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}