{"id":8029,"date":"2021-06-06T12:35:05","date_gmt":"2021-06-06T11:35:05","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8029"},"modified":"2026-06-07T17:47:35","modified_gmt":"2026-06-07T16:47:35","slug":"simbolizmi-mitologjik-zeusi-si-metamorfogon-dhe-kalistoja-e-virgjer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8029","title":{"rendered":"Simbolizmi Mitologjik &#8211; Zeusi si metamorfogon, dhe Kalistoja e Virgj\u00ebr!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2019<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>metamorfoza e Zeusit do t\u2019i kalonte gjith\u00eb kufijt e mundsh\u00ebm t\u00eb \u201cmarr\u00ebzis\u00eb\u201d &#8211; ose dhe n\u00eb rregull transformimi, sot pajtohemi madje dhe me \u201ctransformer\u00ebt\u201d prej llamarine t\u00eb Hollivudit, mir\u00ebpo k\u00ebsaj radhe siduket vet\u00ebm nj\u00eb detaj na pask\u00ebsh harruar ta \u201ctransformonte\u201d<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-zeusi_si_metamorfogon_dhe_kalistoja_e_virgjer_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-8030 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-zeusi_si_metamorfogon_dhe_kalistoja_e_virgjer_web.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1059\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-zeusi_si_metamorfogon_dhe_kalistoja_e_virgjer_web.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-zeusi_si_metamorfogon_dhe_kalistoja_e_virgjer_web-300x199.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-zeusi_si_metamorfogon_dhe_kalistoja_e_virgjer_web-1024x678.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-zeusi_si_metamorfogon_dhe_kalistoja_e_virgjer_web-768x508.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/simbolizmi_mitologjik-zeusi_si_metamorfogon_dhe_kalistoja_e_virgjer_web-1536x1017.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Mitologjia s\u2019e pati kurr\u00eb as t\u00eb sakt\u00eb dhe as t\u00eb qart\u00eb n\u00ebse Kalistoja na ishte nj\u00eb nimf\u00eb apo vajz\u00eb e ndonj\u00eb mbreti (e Likaonit psh.). Sidoqoft\u00eb, Ovidi na i la \u201cMetamorfozat\u201d e veta. S\u00ebpaku virgj\u00ebresha e pafat tani \u00ebsht\u00eb nderuar p\u00ebrjetsh\u00ebm mes yjeve (Kalistoja \u00ebsht\u00eb ajo \u201cArusha e Madhe\u201d e qiellit &#8211; Ursa Major). Pse pik\u00ebrisht \u201cArush\u00eb\u2026\u201d? Sepse\u2026 sepse padyshim mitologjia kishte t\u2019b\u00ebnte di\u00e7 me arushat.<\/p>\n<p>Apo sepse ishte e dashura e Kryezot Zeusit (duke e mashtruar, manipuluar) dhe pastaj nga inati Hera (gruaja e Zeusit) e pati kthyer n\u00eb nj\u00eb arush\u00eb. Apo sepse e ngrata thjesht pati qen\u00eb e pafat, Palepatusi dikur pati shkruar se Kalistoja mund t\u2019ket\u00eb qen\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb ariu t\u00eb uritur, pastaj Zeusit i qe dhimbsur, do ia falte pavdeksin\u00eb qiellore.<\/p>\n<p>Kalistoja ishte nj\u00eb pasuese e motr\u00ebs s\u00eb Apollonit, e per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb gjuetis\u00eb Artemisa (ose Diana, si\u00e7 quhet e nj\u00ebjta, per\u00ebndesha romake). T\u00eb ishe pasuese e per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb virgj\u00ebr Artemisa n\u00ebnkuptonte ta kishe dhe vet\u00eb, shpirt\u00ebrisht e fizikisht, past\u00ebrtin\u00eb e virgj\u00ebrin\u00eb. Duhej t\u2019ishe 100% e past\u00ebr. P\u00ebrndryshe nuk shitej, zor t\u2019ua hedh\u00ebsh per\u00ebndeshave. Kalistoja s\u2019kishte ndonj\u00eb problem me \u201crregulloren\u201d, i kishte t\u00eb gjitha, me virgj\u00ebri e past\u00ebrti, devotshm\u00ebria e saj s\u2019ishte n\u00eb pyetje. Mir\u00ebpo problemi do vinte sepse, meq\u00eb jasht\u00ebzakonisht e bukur, do t\u2019i p\u00eblqente fort Zeusit. E ky s\u2019na ishte \u201ckushdo\u201d, na ishte Zeusi.<\/p>\n<p>Burri i bot\u00ebs\u2026 na qenk\u00ebsh dashuruar marr\u00ebzisht (jo \u201cburri\u201d, se u ngat\u00ebrruam, zot-burri : ) aq sa i duhej ta shpikte nj\u00eb plan, i duhej ta mashtronte disi. Mir\u00ebpo dhe aq e leht\u00eb s\u2019ishte, edhe vet\u00eb kryezotit i duheshin dredhira e plane. N\u00eb fakt gj\u00ebrat ishin mjaft t\u00eb koklavitura dhe p\u00ebr vet\u00eb Zeusin. Pasi jo ndokush tjet\u00ebr por ai vet\u00eb ishte babai i per\u00ebndesh\u00ebs Artemisa. Pastaj kishte dhe detaje tjera q\u00eb ia v\u00ebshtir\u00ebsonin pun\u00ebt, psh. ishte i martuar.<\/p>\n<p>T\u2019jesh i martuar me gjas\u00eb as p\u00ebr zotat s\u2019ishte \u201cpak\u201d penges\u00eb. Gruaja e tij s\u2019ishte kushdo por vet\u00eb motra e tij Hera, nj\u00ebra nga dymb\u00ebdhjet\u00eb hyjnor\u00ebt e Olimpit. Anise Hera s\u2019do ishte \u201cgruaja e vetme\u201d (Zeusi do t\u2019i kishte disa gra legjitime q\u00eb i \u201cnjeh\u201d mitologjia), gjithsesi n\u00eb koh\u00ebn kur Kalistoja b\u00ebhet pjes\u00eb e tragjedis\u00eb, ishte Hera. N\u00ebse ajo ta merrte vesh tradhtin\u00eb e tij, padyshim do t\u2019ia punonte disi, do ta \u201cvriste\u201d nga inati, do ta \u201cmbyste\u201d\u2026 si\u00e7 ia themi ne sot.<\/p>\n<p>N\u00ebse hi\u00e7asgj\u00eb, tekefundit do t\u2019b\u00ebhej gazi i bot\u00ebs, madje i dy bot\u00ebve, i bot\u00ebs s\u00eb vdekatar\u00ebve, dhe i asaj t\u00eb hyjnor\u00ebve. Ishte n\u00eb pyetje vet\u00eb prestigji hyjnor, zotat n\u00eb Olimp do t\u2019mahniteshin me fyerjen e me skuqjen e Kryezotit. Meq\u00eb ata padyshim dhe mund ta p\u00ebrcillnin spektaklin, s\u2019kishin Netflix\u2026 por mund ta shihnin mbase n\u00eb syprin\u00ebn e ujit, si n\u00eb pasqyr\u00eb. I kishin dhe ata \u201cteknikat\u201d e veta.<\/p>\n<p>Zeusi pra do duhej t\u2019shkilte 2-3 her\u00eb \u201cferrishtes s\u00eb m\u00ebkatit\u201d. Gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb, me nj\u00eb hap t\u00eb vet\u00ebm do t\u2019i kryente 2-3 mashtrime. Fillimisht ndaj vajz\u00ebs s\u00eb vet, Artemisa. Pastaj ndaj gruas legjitime, Heras\u00eb. Dhe s\u00ebfundi ndaj vet\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, ndaj t\u00eb pafajshmes Kalisto.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr burr\u00ebrin\u00eb, asgj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb Zeus, durimi i tij do t\u2019mbaronte nj\u00eb dit\u00eb dhe thjesht do shnd\u00ebrrohej n\u00eb figur\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb vet. Do ta merrte pra pamjen e per\u00ebndesh\u00ebs Artemisa. Metamorfogonizmi i tij k\u00ebshtusoj do t\u2019i kalonte gjith\u00eb kufijt e mundsh\u00ebm t\u00eb \u201cmarr\u00ebzis\u00eb\u201d. Shih pra, zot-burri i bot\u00ebs\u2026 aq ul\u00ebt mund t\u00eb zhytej, Cili burr\u00eb ordiner i lasht\u00ebsis\u00eb do ta b\u00ebnte nj\u00eb mashtrim kaq t\u00eb pafalsh\u00ebm! Cili vdekatar do ta b\u00ebnte, askush \u2013 jo pra, vet\u00ebm zotat : )<\/p>\n<p>S\u2019\u00ebsht\u00eb se e pati v\u00ebn\u00eb thjesht nj\u00eb \u201cmask\u00eb\u201d fytyr\u00ebs\u2026 jo, t\u00ebr\u00ebsisht e pati marr\u00eb form\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb vet. Kalistoja e ngrat\u00eb tashm\u00eb s\u2019kishte asnj\u00eb shans t\u2019i rezistonte vardisjes s\u00eb \u201cper\u00ebndesh\u00ebs Artemisa\u201d, t\u00eb cil\u00ebn ajo e adhuronte. Pa le ta refuzonte nj\u00eb bukuroshe q\u00eb shk\u00eblqente si vet\u00eb H\u00ebna. Padyshim do ket\u00eb qen\u00eb e pamundur t\u00eb refuzohej nj\u00eb virgj\u00ebresh\u00eb si\u00e7 ishte Artemisa.<\/p>\n<p>Mitologjia tutje i komplikon gj\u00ebrat bukur shum\u00eb duke na th\u00ebn\u00eb se Kalistoja pati ngelur shtatz\u00ebn\u00eb! N\u00eb rregull, por ndoshta \u201cngelet\u201d dhe ky detaj me nj\u00eb pik\u00eb\u00e7udit\u00ebse n\u00eb bisht! Q\u00ebkur Artemisa e v\u00ebrtet\u00eb si per\u00ebndesh\u00eb ishte e virgj\u00ebr. Edhe sikur t\u2019mos ishte e virgj\u00ebr, prap\u00ebseprap\u00eb i mungonte di\u00e7 e r\u00ebnd\u00ebsishme\u2026 si detaj p\u00ebr shtatzanin\u00eb. I mungonte sepse ishte vajz\u00eb. Mitologjia askund s\u2019thot\u00eb ndryshe, as p\u00ebr vajz\u00ebrin\u00eb as p\u00ebr parregullsin\u00eb eventuale t\u00eb hormoneve. As p\u00ebr Artemisen dhe, apo as p\u00ebr Dianen e romak\u00ebve si analogji, mitologjia s\u2019e p\u00ebrmend kund, s\u2019flitet kurr\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb shenj\u00eb \u201chermafroditeske\u201d.<\/p>\n<p>Dhe tashm\u00eb Zeusi thjesht na transformohet n\u00eb \u201cArtemisa\u201d \u2013 qe b\u00ebr\u00eb vajza e vet, qe kthyer n\u00eb nj\u00eb virgj\u00ebresh\u00eb. Hm, vet\u00eb zoti i bot\u00ebs lozte me t\u00eb tilla kartash mashtrimtare! N\u00eb rregull transformimi, s\u2019e kemi problem k\u00ebt\u00eb, sot pajtohemi madje dhe me \u201ctransformer\u00ebt\u201d prej llamarine t\u00eb Hollivudit. Dihet se ai ishte zot suprem, nj\u00ebkoh\u00ebsisht Kryezot, zot i madh mashtrimtar dhe metamorfogon i papar\u00eb. Her\u00eb kthehej n\u00eb ndonj\u00eb dem, her\u00eb n\u00eb di\u00e7 si skifter, mir\u00ebpo k\u00ebsaj radhe siduket vet\u00ebm nj\u00eb detaj na pask\u00ebsh harruar ta \u201ctransformonte\u201d : )<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pafajshm\u00ebn Kalisto do t\u2019pasonte tregjedia, gjith\u00e7ka pastaj do rr\u00ebnohej e do t\u2019merrte fund. Duke e njohur pafat\u00ebsin\u00eb e saj Kalistoja do na dhimbset q\u00eb nga lasht\u00ebsia e deri n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Kur per\u00ebndesha Artemisa p\u00ebrfundimisht e zbuloi shtatzanin\u00eb e saj, Kalistoja qe p\u00ebrjashtuar aty p\u00ebr aty. S\u2019mund as t\u2019i afrohej per\u00ebndesh\u00ebs, e kishte \u201ctradhtuar\u201d gjith\u00eb rendin. Pastaj do vinte pezmi i Heras\u00eb s\u00eb furishme, i gruas s\u00eb Zeusit.<\/p>\n<p>Siduket Hera duke mos patur \u00e7\u2019t\u2019i b\u00ebnte \u201cgomarit\u2026 i m\u00ebshonte gjith\u00e7kaje q\u00eb i dilte n\u00eb rrug\u00eb\u201d, e shnd\u00ebrroi Kaliston n\u00eb nj\u00eb arush\u00eb. M\u00eb von\u00eb, pafat\u00ebsia e saj do ta arrinte kulmin, duke mos e njohur (ashtu me pamjen \u201carushore\u201d) p\u00ebr pak e ta vriste vet\u00eb djali i saj, gjer\u00ebsa n\u00eb gjueti. Por jo, meq\u00eb ishte vet\u00eb f\u00ebmija i \u201cArtemisa-Zeusit\u201d (dmth. i transformer Zeusit), per\u00ebndit\u00eb e pat\u00ebn m\u00ebshiruar. Thjesht e pat\u00ebn fiksuar lart n\u00eb yll\u00ebsin\u00eb, ku do t\u2019shndriste p\u00ebrjetsh\u00ebm si \u201cArush\u00eb e Madhe\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebraf\u00ebrsisht (ashtu me fjal\u00eb t\u00eb mia tani) Palepatusi pati shkruar si vijon:<br \/>\n\u201cmiti p\u00ebr Kaliston na flet se gjoja gjat\u00eb gjuetis\u00eb ajo u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb arush\u00eb. N\u00eb rregull, por si e kuptoj un\u00eb, gjat\u00eb gjuetis\u00eb Kalistoja e gjeti rrug\u00ebn n\u00eb nj\u00eb shkurishte ku, fatkeq\u00ebsia e saj q\u00eblloi t\u2019na ishte ndonj\u00eb ari i uritur i cili e kullufiti. Ajo qe par\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb shkurishte por s\u2019dilte nga aty, pati dalur vet\u00ebm ariu i ngopur dhe i cili tashm\u00eb pati vajtur i qet\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb vet. D\u00ebshmitar\u00ebt okular\u00eb do ta interpretonin pastaj se vajza qe kthyer n\u00eb nj\u00eb arush\u00eb\u201d\u2026<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb dikush para dy-tre mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve mund t\u2019shkruante kaq \u201cqet\u00eb\u201d, kaq thjesht\u00eb dhe kaq af\u00ebr nj\u00ebmend\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore, at\u00ebher\u00eb do ishte absurd q\u00eb ne sot t\u2019i interpretonim gj\u00ebrat \u201cndryshe\u201d. Natyrisht m\u00eb e bukur fantazia, imagjinata\u2026 !<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>Ngjitur:<br \/>\n1 &#8211; Soa Le &#8211; &#8220;<strong>Hera, Mbret\u00ebresha e Per\u00ebndive t\u00eb Olimpit<\/strong>&#8221; (Art Digjital)<br \/>\n2 &#8211; Gaetano Gandolfi (1734-1802) &#8211; <strong>Diana (Artemisa) dhe Kalisto<\/strong>, ~1780 (<em>n\u00eb piktur\u00ebn e Gandolfi na paraqitet pik\u00ebrisht momenti i &#8220;zbulimit&#8221; t\u00eb shtatzanis\u00eb s\u00eb Kalistos\u00eb nga per\u00ebndesha Artemisa, dhe dmth. i p\u00ebrz\u00ebnies<\/em>&#8230;)<\/p>\n<p>[ In English, AI-translated, 2026 \u2794 <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=20606\">Mythological Symbolism &#8211; Zeus as a Metamorphogon, and the Virgin Callisto!<\/a> ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Prill 2019 (&#8230;metamorfoza e Zeusit do t\u2019i kalonte gjith\u00eb kufijt e mundsh\u00ebm t\u00eb \u201cmarr\u00ebzis\u00eb\u201d &#8211; ose dhe n\u00eb rregull transformimi, sot pajtohemi madje dhe me \u201ctransformer\u00ebt\u201d prej llamarine t\u00eb Hollivudit, mir\u00ebpo k\u00ebsaj radhe siduket vet\u00ebm&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=8029\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[17,13],"tags":[],"class_list":["post-8029","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-digital","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8029\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}