{"id":8507,"date":"2021-10-10T01:49:14","date_gmt":"2021-10-10T00:49:14","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8507"},"modified":"2024-04-09T08:34:21","modified_gmt":"2024-04-09T07:34:21","slug":"lulet-e-dashurise-hyjnore-floriadat-dhe-emrat-simpatike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8507","title":{"rendered":"Dianthus &#8211; Lulet e dashuris\u00eb hyjnore, Floriadat dhe emrat simpatik\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>[ <em>sguraziu &#8211; ars poetica, tetor 21<\/em> ]<\/p>\n<p>(&#8230;<strong>nga thirravajet e Orfeut dhe vet\u00eb Hadesi sikur pati shtangur n\u00eb fronin e vet, gruaja e tij, per\u00ebndesha Persefona qe kthyer n\u00eb nj\u00eb qarala\u00e7e t\u00eb papar\u00eb, qe katandisur si mos m\u00eb keq nga sentimentet<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/lulet_e_dashurise_hyjnore_emrat_simpatike.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-8508\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/lulet_e_dashurise_hyjnore_emrat_simpatike.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"642\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/lulet_e_dashurise_hyjnore_emrat_simpatike.jpg 1421w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/lulet_e_dashurise_hyjnore_emrat_simpatike-300x214.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/lulet_e_dashurise_hyjnore_emrat_simpatike-1024x730.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/lulet_e_dashurise_hyjnore_emrat_simpatike-768x547.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Dashuria \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb hyjnore, ashtu ia themi\u2026 apo jo, sikur q\u00eb padyshim jan\u00eb dhe lulet. Tekefundit mitologjia na thot\u00eb se lulet qen\u00eb zbutur e zbukuruar fal\u00eb poetit t\u00eb lasht\u00eb, Orfeut. Fal\u00eb tij qen\u00eb pajisur me aromat, me ngjyr\u00ebsin\u00eb e \u00ebmb\u00eblsin\u00eb\u2026 fal\u00eb z\u00ebrit t\u00eb \u00ebmb\u00ebl t\u00eb tij. Orfeut ia kemi borxh gjith\u00e7ka. Me ta d\u00ebgjuar k\u00ebng\u00ebtimin, pothuaj gjith\u00e7ka e flor\u00ebs dhe faun\u00ebs qe zbutur e p\u00ebrkulur. Elegjit\u00eb e tij ishin tep\u00ebr drith\u00ebruese, gjith\u00e7ka e gjall\u00eb qe zbutur.<\/p>\n<p>Elegjiakja shpirt\u00ebrore orfeiane b\u00ebnte t\u00eb dridhej shpirti e t\u00eb plog\u00ebshtohej zemra, bie fjala syt\u00eb e ciklop\u00ebve dhe titan\u00ebve (t\u00eb burgosur) n\u00eb Tartarus pat\u00ebn shterruar, e d\u00ebgjonin vajin e tij nga p\u00ebrtej grilave, zemrat u qen\u00eb tretur nga dhimbja. Por jo vet\u00ebm titan\u00ebt, qe tretur e p\u00ebrv\u00ebluar dhe vet\u00eb Tantali, e pati harruar etjen, urin\u00eb, pati harruar gjith\u00e7ka, vaji i Orfeut aq i dhimbsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Se mos vet\u00ebm Tantali, edhe Sizifi qe prekur e l\u00ebkundur n\u00eb shpirt. T\u00eb thuhej se nuk i kishte ardhur n\u00eb &#8220;maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs&#8221; me zbritje-ngjitjet, do ishte g\u00ebnjesht\u00ebr e madhe ose shtremb\u00ebrim, fakti i mitologjis\u00eb do na b\u00ebhej shtrembala\u00e7. Vet\u00ebm ca hapa af\u00ebr maj\u00ebs&#8230; dhe qe ndalur, qe ulur mbi gurin ashtu n\u00eb faqen e pjerr\u00ebsir\u00ebs. Jo t\u00eb pushonte por s\u2019mundej tutje, nga thirravajet e Orfeut zemra i qe dob\u00ebsuar sa s&#8217;ka m\u00eb.<\/p>\n<p>Iksioni po ashtu, i pati harruar \u00ebndrrat rreth bukuroshes Hera, i pati harruar t\u00eb gjitha romancat &#8220;platonike&#8221; t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb, s\u2019i shkonte mendja tek asnj\u00eb bukuroshe e bot\u00ebs, e as tek Hera. Dhe at\u00eb jo se nuk e sfidonte mendja, as jo se gjoja na kishte frik\u00eb nga Zeusi, burri i Heras\u00eb (n\u00ebse t&#8217;ia kishte frik\u00ebn, pa\u00e7ka se Kryezot, ai madje s&#8217;do kishte filluar fare me &#8220;platonikat&#8221;). Por thjesht s\u2019mundej tutje n\u00eb rrotullamat e flak\u00ebve t\u00eb dhimbjes. Flak\u00ebt e rrot\u00eb-ngujimit t\u00eb tij nuk fikeshin, as dhimbja e zemr\u00ebs assesi t\u00eb fashitej.<\/p>\n<p>Madje dhe vet\u00eb Hadesi, zoti i bot\u00ebs s\u00eb t\u00eb vdekurve, pati shtangur n\u00eb Hades, n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e vet. Thua se qe gozhduar n\u00eb fron, askush s\u2019ia shihte zemr\u00ebn por ama vet\u00ebm sa s&#8217;i rridhnin lot\u00ebt. Sa p\u00ebr gruan e tij mos pyet, Persefona qe kthyer n\u00eb nj\u00eb qarala\u00e7e t\u00eb papar\u00eb, qe katandisur si mos m\u00eb keq nga sentimentet. Aq sa Kerberusi (ai qeni i llahtarsh\u00ebm me tri koka) i pati harruar t\u00eb gjitha portat e N\u00ebntok\u00ebs, qe hutuar tek k\u00ebmb\u00ebt e saj. Sepse p\u00ebrve\u00e7 dhimbjes p\u00ebr Orfeun, qeni besnik i Hadesit fort mir\u00eb e ndjente dhe dhimbjen e per\u00ebndesh\u00ebs, pik\u00ebllimi ia pati r\u00ebnduar sa zemr\u00ebn po aq dhe t\u00eb trija kokat.<\/p>\n<p>Orfeu k\u00ebndonte e vajtonte, vinte e shkonte, ia niste dhe vazhdonte, aneskaj zgafellave t\u00eb Hadesit z\u00ebri i tij kumbonte. Vet\u00eb uj\u00ebrat e Stiksit e t\u00eb Lethas sikur qanin. Thuase lot\u00ebt derdheshin ashtu si me shtamba nga syt\u00eb e pes\u00ebdhjet\u00eb Danadave vrastare, thuase p\u00ebrve\u00e7 shtambave t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb\u2026 tashm\u00eb shtret\u00ebrit e pes\u00eb lumenj\u00ebve t\u00eb Hadesit duhej t\u2019i p\u00ebrballonin edhe v\u00ebrshimet sentimentale.<\/p>\n<p>Shkurt, me k\u00ebng\u00ebt e veta Orfeu i pati zbutur t\u00eb gjitha zemrat, gjith\u00e7ka t\u00eb Flor\u00ebs e Faun\u00ebs. I ngrati, ishte tretur e rraskapitur, ashtu i p\u00ebrhumbur n\u00eb pafat\u00ebsin\u00eb e tij i dhimbsej tok\u00ebs e n\u00ebntok\u00ebs\u2026 u dhimbsej per\u00ebndive t\u00eb qiellit nj\u00ebsoj sikur dhe Hadesit, k\u00ebng\u00ebtimi i tij ishte lutje ndaj per\u00ebndive q\u00eb t\u2019i kthehej dashuria, lutje q\u00eb t\u2019ringjallej gruaja e vdekur, Euridika fatkeqe.<\/p>\n<p>Dhe s&#8217;duhet mohuar, Hadesit pirolla i qoft\u00eb, qe l\u00ebkundur n\u00eb shpirt si nj\u00eb burr\u00eb-per\u00ebndi i v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00ebsoj si\u00e7 n\u00eb bot\u00ebn e t\u00eb gjall\u00ebve her\u00eb-her\u00eb l\u00ebkunden kryeheronjt\u00eb, trimat e m\u00ebdhenj. Ai Hadesi i madh, i cili q\u00eb nga rr\u00ebmbimi i Persefon\u00ebs (kuptohet, nga dashuria, por me t\u00eb cilin akt i pati sjellur mjaft dhimbje n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, Demetra) sikur qe betuar se kurr\u00eb m\u00eb s&#8217;do t&#8217;i thyente &#8220;principet&#8221; &#8211; ia pati plot\u00ebsuar d\u00ebshir\u00ebn Orfeut. Pirolla i qoft\u00eb, do ishte turp q\u00eb rreth k\u00ebtij m\u00ebshirimi madhor hyjnor, t\u00eb mbulohen nga pluhuri e moskujdesi analet mitologjike.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr q\u00eb, ashtu sikur dhe e dashura Euridika, tashm\u00eb dhe ky do na ishte nj\u00eb fatkeq i madh. N\u00eb fakt, n\u00ebse ta krahasonim bie fjala me Bajronin, ky na ishte nj\u00eb fat-lumturush i madh, m\u00eb i madhi nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb. Fare leht\u00eb do ket\u00eb qen\u00eb poeti m\u00eb fatlum i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave. Nd\u00ebrsa Orfeu i ngrat\u00eb, u muar vesh, poeti m\u00eb fatkeq q\u00eb njeh mitologjia, parahistoria e histori-grafia moderne e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>***<br \/>\nS\u2019\u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjitha lulet e koh\u00ebs son\u00eb jan\u00eb shpikje origjinale, mrekulli natyrale trash\u00ebguar q\u00eb nga epoka e sentimenteve orfeiane. Nuk jan\u00eb mrekulli t\u00eb natyrshme t\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs Flora, as mrekulli t\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs Klorisa (atje diku lulishteve Elisiane).<\/p>\n<p>E qart\u00eb, s\u2019jan\u00eb shpikje origjinale (t\u00eb natyr\u00ebs) mjaft lule t\u00eb Lulandis\u00eb e t\u00eb Francis\u00eb, s\u2019jan\u00eb hyjnore as ato nga serat e Britanis\u00eb. Kuptohet se jan\u00eb kryq\u00ebzime \u2018origjinale\u2019, her\u00eb d\u00ebshtime e her\u00eb suksese shkencore. Q\u00eb nga eksperimentet e prelatit Mendel dikur n\u00eb kopshtin e manastirit, her\u00eb pas here do ia q\u00ebllojm\u00eb pik\u00ebs eksperimentale (me gjenetikat). Meq\u00eb ra fjala, Mendel ishte edhe + edhe + edhe, dmth. kureshtar + shkenc\u00ebtar + klerik i lart\u00eb, sot me t\u00eb drejt\u00eb konsiderohet \u2018babai i gjenetik\u00ebs\u2019. Fal\u00eb studimeve dhe eksperimenteve t\u00eb tij u zbuluan parimet themelore t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb gjenetike.<\/p>\n<p>Apo ndoshta speciet e reja t\u00eb luleve, kryq\u00ebzimet moderne, dhe jan\u00eb \u2018dhurat\u00eb hyjnore\u2019, s\u2019kemi si ta dim\u00eb\u2026 ja q\u00eb s\u2019duhet p\u00ebrjashtuar hipotetikat. Fare leht\u00eb mund t\u2019jen\u00eb frym\u00ebzime nga per\u00ebndeshat e lasht\u00ebsis\u00eb, nga Flora e nga Klorisa.<br \/>\nNgjash\u00ebm si\u00e7, psh. Mnemozina dhe n\u00ebnt\u00eb vajzat e saj, Muzat u p\u00ebshp\u00ebrisin n\u00eb vesh poet\u00ebve, artist\u00ebve, shkrimtar\u00ebve\u2026 Pastaj k\u00ebta mburren me gjenialitetin e tyre poetik, me p\u00ebrrallat novelistike, me paradokset filozofike etj. etj.<br \/>\nApo ehuuu, ve\u00e7 e tham\u00eb, s\u2019kemi si ta dim\u00eb : )<\/p>\n<p>Gjithsesi, si specie hibride lulet e Britanis\u00eb pat\u00ebn lindur fal\u00eb eksperimenteve t\u00eb John Whetman, dhe t\u00eb kopshtar\u00ebve t\u00eb Devonit (Whetman Garden Plants). Termit &#8220;Dianthus&#8221; (si em\u00ebrtim i nj\u00eb gjinie bim\u00ebsh \u2013 nga greqishjtja, \u2018dios\u2019 = hyjnore, dhe \u2018anthos\u2019 = lule) them se i jan\u00eb ngjitur n\u00eb bisht emra fort simpatik\u00eb. Sipas meje bukur e kap\u00ebrthejn\u00eb gjith\u00eb ciklin amoresk. Mbase \u2018dianthus\u2019 duhet ta shohim si vul\u00eb t\u00eb em\u00ebrtimit p\u00ebr floriadat artifi\u00e7a.<\/p>\n<p>M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje p\u00ebrkujdesja rreth zgjedhjes s\u00eb emrave \u2013 pothuaj nj\u00ebsoj si piktor\u00ebt, poet\u00ebt e artist\u00ebt kur m\u00ebtojn\u00eb ta ujdisin ndonj\u00eb tabllo sa m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb amoristike, psh. \u2018dashuria e par\u00eb\u2019, \u2018romanca e par\u00eb\u2019, \u2018pasioni\u2019\u2026 n\u00eb fund dihet, do na ngelin vet\u00ebm \u2018kujtimet\u2019, p\u00ebrputhet gjith\u00e7ka : )<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>*<br \/>\nDianthus \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjini prej rreth 300 llojeve t\u00eb bim\u00ebve lul\u00ebzuese, familja Caryophyllaceae. Termi Dianthus vjen nga fjal\u00ebt greke &#8216;dios&#8217; q\u00eb do t&#8217;thot\u00eb hyjnore, dhe &#8216;anthos&#8217; q\u00eb do t&#8217;thot\u00eb lule. Bim\u00ebt e gjinis\u00eb Dianthus jan\u00eb barishtore shum\u00ebvje\u00e7are me tufa t\u00eb lirshme, me lule aromatike, shpesh t\u00eb dyfishta. Shumica e kultivar\u00ebve jan\u00eb kryq\u00ebzime mes tre llojeve: Dianthus caryophyllus, Dianthus gratianopolitanus dhe Dianthus plumarius. Ka me mij\u00ebra kultivar\u00eb (kryq\u00ebzime) q\u00eb jan\u00eb zhvilluar me kalimin e koh\u00ebs. Mbar\u00ebshtimi i gjer\u00eb ka sjellur kultivar\u00eb n\u00eb pothuajse \u00e7do nuanc\u00eb roz\u00eb, vjollc\u00eb, t\u00eb kuqe, portokalli, t\u00eb verdh\u00eb dhe t\u00eb bardh\u00eb.<\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\"><em>ngjitur: piktur\u00eb e Evelyn de Morgan &#8211; Klorisa (Flora), 1880-2, dhe lulet me emrat rreth dashuris\u00eb<\/em><\/span> ]<\/p>\n<p><strong>Dianthus &#8216;Dashuria e Par\u00eb&#8217; (First Love)<\/strong><\/p>\n<p>&#8216;Dashuria e Par\u00eb&#8217; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lule hibride tuf\u00ebzuese q\u00eb dallohet p\u00ebr ndryshimin e ngjyrave t\u00eb petaleve. Lulet e &#8216;Dashuris\u00eb&#8230;&#8217; dalin t\u00eb bardha duke ndryshuar n\u00eb roz\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb roz\u00eb-livando (n\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb shfaqen t\u00eb gjitha ngjyrat nj\u00ebkoh\u00ebsisht). Gjethi \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjelb\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, atraksion p\u00ebr kopshtin dim\u00ebror. &#8216;Dashuria&#8230;&#8217; mund t&#8217;lul\u00ebzoj\u00eb vazhdimisht nga pranvera e deri n\u00eb acar. Thuhest se n\u00eb klimat e ngrohta dim\u00ebrore kultivari mund t&#8217;lul\u00ebzoj\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit.<br \/>\n&#8216;Dashuria&#8230;&#8217; rritet leht\u00eb n\u00eb toka me lag\u00ebshti mesatare, t\u00eb kullueshme dhe me diellosje t\u00eb plot\u00eb. P\u00ebr lule m\u00eb t\u00eb mira bima k\u00ebrkon shum\u00eb diell, por i preferon dhe temperaturat e &#8216;fresk\u00ebta&#8217; t\u00eb ver\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, m\u00eb e suksesshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb tokat e pasura organike, t\u00eb shkrif\u00ebta, neutrale. Kullimi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor, por p\u00ebrfshirja e gjetheve si dhe materialeve t\u00eb tjera organike n\u00eb dheun e ndihmon ruajtjen e lag\u00ebshtir\u00ebs gjat\u00eb verave t\u00eb nxehta.<\/p>\n<p><strong>Dianthus &#8216;Romanca e Par\u00eb&#8217; (First Romance)<\/strong><\/p>\n<p>&#8216;Romanca e Par\u00eb&#8217;, natyrisht&#8230; romantike do jet\u00eb sipas d\u00ebshir\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bim\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are simpatike me gjelb\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, me petale aromatike. N\u00eb pranver\u00ebn e von\u00eb u jep kopshteve nj\u00eb shfaqje t\u00eb bukur roz\u00eb dhe i mbush plot arom\u00eb.<br \/>\n&#8216;Romanca&#8230;&#8217; \u00ebsht\u00eb lule kompakte n\u00eb natyr\u00ebn e vet, por jo e varf\u00ebr sa i p\u00ebrket lul\u00ebzimit, ashtu-k\u00ebshtu bim\u00ebt Dianthus jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr sezonin e gjat\u00eb t\u00eb lul\u00ebzimit, si dhe p\u00ebr arom\u00ebn e tyre t\u00eb fort\u00eb.<br \/>\n&#8216;Romanca&#8230;&#8217; rritet deri n\u00eb 20-25 cm lart\u00ebsi e gjer\u00ebsi, preferon diell t\u00eb plot\u00eb dhe tok\u00eb neutrale t\u00eb kullueshme. Jasht\u00ebzakonisht bim\u00eb e p\u00ebrshtatshme, me gjelb\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, i t\u00ebrheq blet\u00ebt dhe fluturat, lulet e saj shp\u00ebrndajn\u00eb arom\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl.<\/p>\n<p><strong>Dianthus &#8216;Pasioni&#8217; (Passion)<\/strong><\/p>\n<p>Dianthus &#8216;Pasioni&#8217; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lule simpatike shum\u00ebvje\u00e7are me gjelb\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, me gjethe t\u00eb ngushta dhe lule t\u00eb m\u00ebdha, aromatike. &#8216;Pasioni&#8217; me eleganc\u00ebn e vet lul\u00ebzon n\u00eb fund t\u00eb pranver\u00ebs, por lul\u00ebzimi mund t\u00eb vazhdoj\u00eb sporadikisht gjat\u00eb gjith\u00eb ver\u00ebs. E leht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u kultivuar, thuhet se lulja \u00ebsht\u00eb mjaft tolerante ndaj that\u00ebsir\u00ebs dhe nxeht\u00ebsis\u00eb. Rritet deri n\u00eb 20-25 cm lart\u00ebsi e gjer\u00ebsi, preferon diellin e plot\u00eb dhe tok\u00ebn neutrale, t\u00eb kullueshme.<br \/>\n&#8216;Pasioni&#8217; i p\u00ebrket seris\u00eb s\u00eb par\u00eb Scent First\u00ae, lule t\u00eb cilat shquhen p\u00ebr arom\u00ebn e tyre t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebr kompakt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr sezonin e gjat\u00eb t\u00eb lul\u00ebzimit. I njohur si &#8216;dianthus xhuxh&#8217;, ky &#8216;Pasion&#8217; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kultivar hibrid (kryq\u00ebzim mes 2 llojeve Dianthus), qe zhvilluar n\u00eb v. 2003 n\u00eb nj\u00eb ser\u00eb (Devon, Britani e Madhe) nga shpik\u00ebsi John Whetman.<\/p>\n<p><strong>Dianthus &#8216;Kujtimet&#8217; (Memories)<\/strong><\/p>\n<p>Dianthus &#8216;Kujtimet&#8217; \u00ebsht\u00eb lule shum\u00ebvje\u00e7are me gjelb\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, me petale t\u00eb bardha dhe t\u00eb pastra. Lul\u00ebzon nga fundi i pranver\u00ebs e deri n\u00eb ver\u00eb. Kjo lule \u00ebsht\u00eb version modern dhe i p\u00ebrmir\u00ebsuar i lules s\u00eb vjet\u00ebr &#8216;Znj Sinkins&#8217; (prezantuar n\u00eb v. 1863). Versioni &#8216;Kujtimet&#8217; i p\u00ebrket seris\u00eb &#8220;Scent First\u00ae&#8221; kultivuar nga John Whetman (Devon, Britani e Madhe), e cila seri shquhet p\u00ebr lulet me arom\u00eb t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebr kompakt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr sezonin e gjat\u00eb t\u00eb lul\u00ebzimit.<br \/>\n&#8216;Kujtimet&#8217; rritet deri 25-30 cm lart\u00ebsi e gjer\u00ebsi, bim\u00eb q\u00eb p\u00ebrshtatet jasht\u00ebzakonisht, preferon diellin e plot\u00eb, llojin e tok\u00ebs neutrale dhe t\u00eb kullueshme. Bima i t\u00ebrheq blet\u00ebt dhe fluturat, por psh. injorohet nga dreri e lepuri, e leht\u00eb p\u00ebr ta kultivuar, e p\u00ebrkryer p\u00ebr t&#8217;ia shtuar freskin\u00eb ngjyrave t\u00eb kopshtit &#8211; thon\u00eb kopshtaret e Devon.<\/p>\n<p>[ <em>sguraziu &#8211; ars poetica, tetor 21<\/em> ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ sguraziu &#8211; ars poetica, tetor 21 ] (&#8230;nga thirravajet e Orfeut dhe vet\u00eb Hadesi sikur pati shtangur n\u00eb fronin e vet, gruaja e tij, per\u00ebndesha Persefona qe kthyer n\u00eb nj\u00eb qarala\u00e7e t\u00eb papar\u00eb, qe katandisur si mos m\u00eb keq&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=8507\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-8507","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8507\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}