{"id":8792,"date":"2022-08-30T15:21:59","date_gmt":"2022-08-30T14:21:59","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8792"},"modified":"2024-04-09T07:13:21","modified_gmt":"2024-04-09T06:13:21","slug":"galileo-galilei-1564-1642-dialogo-1632","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8792","title":{"rendered":"Lindja e Shkenc\u00ebs &#8211; Galileo patjeter duhej t&#8217;i &#8220;hante fjal\u00ebt&#8221; e veta!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; AP, T 2021<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>burrat duhet t&#8217;i han\u00eb fjal\u00ebt e veta &#8211; n\u00ebse &#8220;fjal\u00ebngr\u00ebnia&#8221; n\u00ebnkupton arritjen eventualisht tek e v\u00ebrteta, n\u00eb rastin e Galileos problemi ishte se fjal\u00ebt s&#8217;hahen vet\u00ebm me fjal\u00eb, zor se hahen fjal\u00ebt me fjal\u00eb bosh e hipotezash, i duheshin aso fjal\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundshme<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/sg-lindja_e_shkences_galileo1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-10629\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/sg-lindja_e_shkences_galileo1.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"799\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/sg-lindja_e_shkences_galileo1.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/sg-lindja_e_shkences_galileo1-300x187.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/sg-lindja_e_shkences_galileo1-1024x639.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/sg-lindja_e_shkences_galileo1-768x479.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00ebse t&#8217;kishte ndonj\u00eb gar\u00eb a kontest se cili na qenka shkenc\u00ebtari m\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb i sinqert\u00eb i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, padyshim do fitonte Galileo. Pse? Sepse &#8220;standardi i dyfisht\u00eb&#8221; i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb tij ashtu-k\u00ebshtu s&#8217;do ket\u00eb shans t\u00eb tejkalohet me ndonj\u00eb &#8220;standard&#8221; tjet\u00ebr ndonj\u00ebher\u00eb. E leht\u00eb s&#8217;do ishte, natyrisht, nj\u00ebsoj si ideja e zgjedhjes s\u00eb &#8220;videos m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb&#8221;, bota do ta kishte jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. E megjithat\u00eb, n\u00ebse t&#8217;ishte e mundur, padyshim do fitonte ajo videoja e shqiptar\u00ebve, e keni parasysh&#8230; fjal\u00ebn e kemi p\u00ebr video-lamentimin e tyre kur na pati vdekur xhaxhi-Hoxha. Pse? Sepse n\u00eb asnj\u00eb video tjet\u00ebr t\u00eb historis\u00eb s&#8217;ka ndodhur t\u00eb dokumentohet &#8220;standardi i dyfytyr\u00ebsis\u00eb&#8221;, parimi i v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyfisht\u00eb, m\u00eb bukur e bindsh\u00ebm se aty.<\/p>\n<p>Si fillim, le ta ngrohim kujtes\u00ebn sadopak me nj\u00eb ekskursion t\u00eb vog\u00ebl. Jo vet\u00ebm Mesjeta e &#8220;err\u00ebt&#8221;, p\u00ebr shkenc\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb i bie sikur erresir\u00eb me shekuj e shekuj, amulli e mendjes. Bie fjala p\u00ebr shkencat e matematik\u00ebs amulli pothuaj q\u00eb nga koha e Hipatis\u00eb s\u00eb Aleksandris\u00eb. Pastaj hooop na i doli gjumi, u zgjua Njutni i madh (me gjas\u00eb vet\u00eb muza Urania ia pati prishur gjumin).<\/p>\n<p>Thuase &#8220;zgjimi&#8221; nga qielli do i vinte, o do k\u00ebputej ndonj\u00eb moll\u00eb, Njutnit i &#8220;shkrepi&#8221; se gravitacioni k\u00ebshtu e k\u00ebshtu funksionon. Jo vet\u00ebm fjal\u00eb e pandehma por i shpiku nga zeroja me kalkulusa e me formula, ia sqaroi mbar\u00eb njer\u00ebzimit &#8220;rregullat&#8221; e sistemit diellor. Pati ngecur vetem p\u00ebr nj\u00ebrin planet, sepse orbita e k\u00ebtij planeti dilte paksa jasht\u00eb &#8220;standardeve&#8221; rrotulluese, rrotullimi ishte fort i \u00e7uditsh\u00ebm. Do kalonin ca shekuj tutje dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb &#8220;ngecurin&#8221; do ta zgjidhte Ajnshtajni, kuptohet sapo t&#8217;i dilte gjumi dhe k\u00ebtij.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb pati sqaruar Njutni, njer\u00ebzimi sikur i z\u00ebn\u00eb n\u00eb &#8220;surpriz\u00eb&#8221;, t&#8217;i pat\u00ebn zgurdulluar syt\u00eb, \u00e7&#8217;ne ky jermatiku me k\u00ebto shkencat! Kaluan gjith\u00eb ata shekuj, askush s&#8217;na u shtir i ditur, \u00e7&#8217;pati ky tani! Ndoshta sepse ec e merri vesh formulat e shkarravinat e tij, jo gjithkush na ishte shkenc\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ky si p\u00ebr inat, psh. kur e pati shkruar &#8220;Principia&#8221;, pati b\u00ebr\u00eb \u00e7mos q\u00eb ta komplikonte sa m\u00eb shum\u00eb. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb pati shkruar e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb dilte sa m\u00eb komplekse e mundur, thjesht q\u00eb t\u00eb dukej sa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb si &#8220;shkenc\u00eb&#8221;. Me gjas\u00eb Njutni tin\u00ebz e aspironte nofk\u00ebn &#8220;Shekspiri i Shkenc\u00ebs&#8221; &#8211; pata b\u00ebr\u00eb shaka nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Fb. Andaj propozoj q\u00eb problematika e &#8220;koklavitjes s\u00eb q\u00ebllimshme&#8221; shkencore (ose ky ves i shkenc\u00ebtar\u00ebve), tutje nga bota akademike t\u00eb njihet si &#8220;Sindromi i Njutnit&#8221;! Shakaja ime s&#8217;ishte dhe aq pa vend&#8230;<\/p>\n<p>Sot e gjith\u00eb bota mbar\u00eb e din\u00eb, i madh e i vog\u00ebl, pa Njutnin s&#8217;do ishim askund. Qoft\u00eb dhe duke pir\u00eb kafen\u00eb atje lart n\u00eb orbit\u00eb, duke par\u00eb Token e brisht\u00eb nga dritaret e ISS, secilin m\u00ebngjes kozmonautet e Amerikes, Evropes, Rusise, Japonis\u00eb\u2026 madje dhe eskimez\u00ebt me gjith\u00eb kinez\u00ebt, s\u00eb bashku me shkenc\u00ebtar\u00ebt e universiteteve t\u00eb mbar\u00eb rruzullit ia heqin kapel\u00ebn Njutnit.<\/p>\n<p>Pa Njutnin asnj\u00eb raket\u00eb s\u2019do arrinte n\u00eb ISS, pa le q\u00eb ISS s&#8217;do ekzistonte. Q\u00ebkur p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar na duheshin raketat fillimisht, p\u00ebr t&#8217;i bartur pla\u00e7kat atje lart. Pa Njutnin as raketat e avancuara t\u00eb Elon Musk a t\u00eb SpaceX s&#8217;do arrinin askund, do ishin fantazi t\u00eb kulluara. Idet\u00eb e tij p\u00ebr ta arritur Marsin, pastaj terraformimi, kolonizimi, minierat e asteroid\u00ebve, minierat e Marsit, ato t\u00eb H\u00ebn\u00ebs etj. do ishin \u00ebndrra kot, zbavitje, arg\u00ebtim fanta-shkencor, di\u00e7 si Star Trek. Assesi shpres\u00eb reale, e bazuar, e destinuar p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb realitet ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, as Njutni s&#8217;do kishte si ta mahniste bot\u00ebn me mrekullira e \u00ebmb\u00eblsira pa ndonj\u00eb frym\u00ebzim paraprak t\u00eb ndokujt, bie fjala pa ndihm\u00ebn e Galileos. Ky do ikte n\u00eb v. 1642, i verbuar nga &#8220;dielli&#8221; dhe i trajtuar aq keq nga Kisha. Si mrekulli, t\u00eb nj\u00ebjtin vit do lindte Njutni, p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb me aq shum\u00eb probleme t\u00eb shkenc\u00ebs. Psh. me pun\u00ebn rreth &#8220;l\u00ebvizjes s\u00eb trupave&#8221; do i \u00e7onte p\u00ebrpara idet\u00eb e dikurshme t\u00eb Galileos. P\u00ebr shum\u00eb arsye Galileo do quhej &#8220;babai i shkenc\u00ebs moderne&#8221;, por bie fjala Ligji i Par\u00eb i Njutnit qe bazuar n\u00eb formulimin e konceptit t\u00eb inercionit nga Galileo.<\/p>\n<p>Se desh harruam, akoma pa ia nisur kronik\u00ebs, le t&#8217;ua heqim kapel\u00ebn burr\u00ebrisht k\u00ebtyre kolos\u00ebve t\u00eb paarritsh\u00ebm t\u00eb shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>***<br \/>\nDuke menduar rreth madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb Galileos, thuase prirem dhe t\u00eb hamend\u00ebsoj mos vall\u00eb &#8220;leksioni&#8221; disashekullor i ecejakeve shkencore dhe i dijeve (ose historia e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve) na e dikton nj\u00ebfar\u00eb ligji t\u00eb pashkruar &#8211; &#8220;p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, n\u00ebse nevoja burrat do duhej t&#8217;i hanin dhe fjal\u00ebt e veta&#8221;. Siduket ashtu pritet nga burrat, sepse ashtu pati b\u00ebr\u00eb Galileo, burr\u00ebrisht i pati h\u00ebng\u00ebr fjal\u00ebt e veta. Kuptohet, ligjin e pashkruar ne sapo e &#8220;zbuluam&#8221; k\u00ebtu, p\u00ebrndryshe s&#8217;ka si lexohet, do ngelej i paduksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb Galileo konsiderohet &#8220;babai i shkenc\u00ebs&#8221; edhe p\u00ebr faktin q\u00eb n\u00ebse t&#8217;mos i hante fjal\u00ebt e veta, s&#8217;do kishte lindur as shkenca. Vet\u00eb Njutni i madh p\u00ebr t&#8217;par\u00eb pak m\u00eb larg &#8220;pati hipur mbi supin e tij&#8221;. N\u00ebse ta pyesnin Ajnshtajnin &#8220;cili \u00ebsht\u00eb shkenc\u00ebtari yt favorit&#8221;, p\u00ebrgjigjia askush tjet\u00ebr por Galileo. Sepse e qart\u00eb, \u00e7do burr\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb ashtu do ia b\u00ebnte, tamam si Galileo. Sepse duhej t\u00eb lindte shkenca. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb burrat e kuptojn\u00eb : )<\/p>\n<p>Ja, akoma s&#8217;na shqitet pandehma e &#8220;burr\u00ebris\u00eb&#8221;. Sepse padyshim dhe jemi &#8211; rroft\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsia. Duke qen\u00eb kjo pun\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, le t&#8217;i varg\u00ebzojm\u00eb ca fjal\u00eb rreth burr\u00ebris\u00eb s\u00eb Galileos. Ashtu-k\u00ebshtu vet\u00ebm me fjal\u00eb mund t\u00eb sqarohet burr\u00ebria.<\/p>\n<p>Pra Galileo &#8220;fjal\u00ebngr\u00ebn\u00ebs&#8221;, burr\u00ebrisht i pati h\u00ebng\u00ebr fjal\u00ebt e veta, por vall\u00eb \u00e7&#8217;zor na pati? Qe detyruar t&#8217;i &#8220;hante&#8221; sepse pik\u00ebs\u00ebpari n\u00eb pyetje ishte Liria e Fjal\u00ebs. Fjal\u00ebt e tij s&#8217;ishin pollavra, nj\u00eb fjal\u00eb e vetme mjaftonte q\u00eb liria e fjal\u00ebs t&#8217;i kusht\u00ebzohej. Psh. nj\u00eb nga fjal\u00ebt e tilla ishte &#8220;heliocentrizmi&#8221;.<\/p>\n<p>Do i jepej liria e fjal\u00ebs vet\u00ebm me kusht q\u00eb n\u00eb shkrimet e veta t&#8217;mos merrej me \u00e7\u00ebshtjet e burr\u00ebris\u00eb. Mund t&#8217;shkruante p\u00ebr shkencat me kusht q\u00eb t&#8217;na shtirej sikur dhe ai na ishte gjoja burrec, assesi burr\u00eb. N\u00ebse patjet\u00ebr do t&#8217;shruante, i k\u00ebrkohej q\u00eb (duke e anashkaluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn) ta p\u00ebrkrahte t\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebn. E kjo ishte tep\u00ebr si k\u00ebrkes\u00eb, i kalonte kufijt\u00eb, madje dhe burrecat e dinin se ashtu shkileshin t\u00eb gjitha ligjet e burr\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e tij nuk i p\u00eblqenin dhe aq Kish\u00ebs, ose dhe asfare. Do kalonte ca koh\u00eb dhe Kisha do ia fillonte me \u00ebmb\u00eblsirat taktike, do t&#8217;i p\u00ebrdorte hujet e politik\u00ebs, hiret e diplomatik\u00ebs e k\u00ebso&#8230; p\u00ebr ta arritur nj\u00ebfar\u00eblloj &#8220;kompromisi&#8221;. Me t&#8217;nj\u00ebjt\u00ebn monedh\u00eb do i b\u00ebnte pazaret dhe Galileo, do ta p\u00ebrdorte dhe ky &#8220;diplomacin\u00eb&#8221; p\u00ebr t&#8217;i bindur se gjoja na ishte &#8220;bindur&#8221;.<\/p>\n<p>Kishte patur mjaft koh\u00eb q\u00eb t&#8217;i shoshiste &#8220;diplomatikat&#8221;. Pakashum\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb burgosurit, n\u00ebse ve\u00e7 mbyllur me vite e vite duke medituar, patjet\u00ebr se dhe ata i m\u00ebsojn\u00eb ca detaje t\u00eb &#8220;diplomatikave&#8221;. N\u00eb v. 1623 miku dhe mb\u00ebshtet\u00ebsi i Galileos, Maffeo Barberini do zgjedhej Papa Urban VIII. Kjo ishte di\u00e7 si buz\u00ebqeshje e fatit, n\u00ebse t&#8217;i jepnin pak\u00ebz liri supozimit se ideja e &#8220;kompromisit&#8221; do ket\u00eb qen\u00eb di\u00e7 si vullnet i mir\u00eb i Pap\u00ebs. B\u00ebn t\u00eb supozojm\u00eb se miku i tij ia donte t\u00eb mir\u00ebn dhe s&#8217;kishte asgj\u00eb kund\u00ebr q\u00eb t&#8217;i ndihmonte, me kushtin q\u00eb dhe ky do pajtohej p\u00ebr nj\u00eb kompromis t\u00eb &#8220;vog\u00ebl&#8221;.<\/p>\n<p>Galileo qe pajtuar, anise e dinte &#8211; e pamundur. Her\u00ebt o m\u00eb von\u00eb do b\u00ebhej &#8220;fjal\u00ebngr\u00ebn\u00ebs&#8221;. E dinte se duke i &#8220;ngr\u00ebn\u00eb fjal\u00ebt&#8221; ishte nj\u00eb lloj lufte p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ve\u00e7 e tham\u00eb se burrat duhet t&#8217;i han\u00eb fjal\u00ebt e veta &#8211; n\u00ebse &#8220;fjal\u00ebngr\u00ebnia&#8221; n\u00ebnkupton arritjen eventualisht tek e v\u00ebrteta. N\u00eb rastin e Galileos, puna ishte mjaft komplekse, fillimisht i duhej Liria e Fjal\u00ebs (ja pse dhe &#8220;diplomacia&#8221;), e tek pastaj mund t&#8217;i hante fjal\u00ebt e veta.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, as fjal\u00ebt s&#8217;mund t&#8217;i hante vet\u00ebm me fjal\u00eb. Zor se hahen fjal\u00ebt me fjal\u00eb bosh e hipotezash, i duheshin aso fjal\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundshme. Mund t&#8217;besonte n\u00eb lloj-lloj idesh, t\u00eb pandehte se idet\u00eb e veta ishin t\u00eb sakta. Pa nj\u00eb lloj sigurie &#8220;shkencore&#8221; fjal\u00ebt e tij ndoshta s&#8217;do pinin uj\u00eb, dmth. s&#8217;do mund t&#8217;i hante as fjal\u00ebt. E gjith\u00eb &#8220;fjal\u00ebngr\u00ebnia&#8221; do shkonte huq.<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb v. 1543 Koperniku do i mbronte postulatet e tij t\u00eb heliocentrizmit. Mir\u00ebpo heliocentrizmin s&#8217;e pati &#8220;shpikur Koperniku. Heliocentrizmi si ide ekzistonte q\u00eb nga koha e Aristarkut (rreth v. 270 pes), thuhet se Aristarku pati qen\u00eb i pari ta propozonte sistemin heliocentrik. Pa\u00e7ka se dhe ai thjesht i pati vazhduar idet\u00eb pararend\u00ebse t\u00eb Eratostenit.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, deri n\u00eb koh\u00ebn e Kopernikut, heliocentrizmin e pat\u00ebn b\u00ebrrylosur bukur mir\u00eb. Q\u00eb nga shek. II modeli dominant do ishte gjeocentrizmi. Dihet se para Ptolemeut, edhe Aristoteli e pati mbrojtur gjeocentrizmin, mir\u00ebpo do ishte Klaudius Ptolemeu n\u00eb shek. II t\u00eb &#8220;k\u00ebmb\u00ebngulte&#8221; se Toka ishte qendra e universit. Askush s&#8217;e &#8220;harron&#8221; Aristotelin gjeocentrik, por Ptolemeu do ngelej n\u00eb histori si p\u00ebrforcuesi i teoris\u00eb &#8220;tok\u00ebsore&#8221;, i qendr\u00ebs universale.<\/p>\n<p>Gjeocentrizmi do mbizot\u00ebronte p\u00ebr nja 14-15 shekuj, deri n\u00eb shek. XVI, dmth deri tek Koperniku. Ndoshta sepse pati q\u00eblluar &#8220;opsioni&#8221; m\u00eb optimal, p\u00ebrshtatej m\u00eb s\u00eb bukuri me \u00e7\u00ebshtjet e religjionit. Gjeocentrizmi do mbrohej rrept\u00ebsisht nga Kisha, sepse p\u00ebrshtatej m\u00eb s\u00eb miri me Bibl\u00ebn.<\/p>\n<p>Dmth. gjeocentrizmi pati mbizot\u00ebruar p\u00ebr aq gjat\u00eb, Toka do ishte &#8220;qendra&#8221; e universit p\u00ebr 14-15 shekuj. Qoft\u00eb dhe n\u00ebse t&#8217;jet\u00eb &#8220;sfiduar&#8221; me teori tjera e alternativa&#8230; asgj\u00eb, i shtypej koka gjith\u00e7kaje, pushteti dhe autoriteti i Kish\u00ebs ishte i madh. N\u00ebse teoria jote s&#8217;ishte ndonj\u00eb &#8220;shkenc\u00eb&#8221; q\u00eb i p\u00ebrshtatej Kish\u00ebs, s&#8217;ia vlente, q\u00ebkur s&#8217;i p\u00ebrshtatej as per\u00ebndis\u00eb. Psh. edhe n\u00eb koh\u00ebn e Galileos (sapo ky t&#8217;i hante fjal\u00ebt e veta), &#8220;Dialogun&#8221; e tij Kisha e pati ndaluar p\u00ebr rrumbullak nja 200 vjet.<\/p>\n<p>Sa e sa teorit\u00eb mund t&#8217;jen\u00eb &#8220;shurdhuar&#8221;, s&#8217;e ka kush iden\u00eb. P\u00ebrndryshe mund t\u00eb shtrohet dhe pyetja, vall\u00eb si \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr 14-15 shekuj gjith\u00eb ajo amulli e mendjes! Mos vall\u00eb ishte &#8220;rast\u00ebsi&#8221;!<\/p>\n<p>***<br \/>\nU muar vesh, para &#8220;kompromisit&#8221;, i detyruar nga autoriteti i kishes, Galileo duhej t\u2019i v\u00ebnte kapak goj\u00ebs. Goj\u00ebmbyllja dmth. kishte t&#8217;b\u00ebnte me postulatet e Kopernikut, assesi s&#8217;duhej ta lavd\u00ebronte men\u00e7urin\u00eb e tij. I qe ndaluar ta promovonte heliocentrizmin (dhe dmth. ta shpaloste akordimin e tij me heliocentrizmin). Pas nj\u00eb dekade t\u00eb &#8220;goj\u00ebmbylljes&#8221; p\u00ebr lirin\u00eb e fjal\u00ebs do arrihej nj\u00ebfar\u00eb kompromisi.<\/p>\n<p>Kisha e kund\u00ebrshtonte cil\u00ebndo teori q\u00eb e mb\u00ebshteste heliocentrizmin. Galileo s&#8217;kishte \u00e7&#8217;t\u00eb bente, ndoshta ia pati b\u00ebr\u00eb mjaft bukur, gjoja me parimin e &#8220;t\u00eb v\u00ebrtetes s\u00eb dyfisht\u00eb&#8221;. S&#8217;kam \u00e7&#8217;b\u00ebj, p\u00ebr bot\u00ebn do jet\u00eb di\u00e7 tjet\u00ebr, e fare di\u00e7 tjet\u00ebr brenda kafk\u00ebs. Publikisht do t&#8217;i mohoj bindjet e mia, ama privatisht tjet\u00ebr k\u00ebng\u00eb. Parimi i &#8220;dyfisht\u00eb&#8221; s&#8217;pinte uj\u00eb, s&#8217;ka t\u00eb v\u00ebrteta dyfytyr\u00ebshe, t\u00eb v\u00ebrtetat s&#8217;kan\u00eb si t&#8217;na jen\u00eb t\u00eb dyfishta. Ende s&#8217;dinte gj\u00eb kush p\u00ebr &#8220;dyfytyr\u00ebsin\u00eb&#8221; kuantike.<\/p>\n<p>Le t&#8217;i lidhim disa nga p\u00ebrsiatjet e tij n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb vetme :<br \/>\n&#8220;nuk ndjehem i detyruar t\u00eb besoj se i nj\u00ebjti Zot q\u00eb na ka pajisur me kuptim, arsye dhe intelekt ka synuar q\u00eb ta shmangim p\u00ebrdorimin e tyre | ( p\u00ebrndryshe s&#8217;do na i dhuronte fare, m\u00eb e leht\u00eb do ishte dhe p\u00ebr Zotin, e sidomos n\u00ebse) mendimi \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia m\u00eb e k\u00ebndshme q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzimit | (ja pse) t\u00eb gjitha t\u00eb v\u00ebrtetat jan\u00eb aq t\u00eb lehta p\u00ebr t&#8217;u kuptuar sapo t\u00eb zbulohen; \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb t\u00eb zbulohen | (\u00ebsht\u00eb fat i madh q\u00eb) n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e shkenc\u00ebs, autoriteti i nj\u00eb mij\u00eb vetave nuk vlen sa arsyetimi i p\u00ebrulur i nj\u00eb individi t\u00eb vet\u00ebm&#8221;. (shtojcat brenda kllapave i shtova un\u00eb)<\/p>\n<p>Vall\u00eb si mund t&#8217;jet\u00eb p\u00ebrult\u00ebsia e gjeniut m\u00eb grandioze!<\/p>\n<p>Pra, i detyruar, pati heshtur, pap\u00ebt e vjet\u00ebr pat\u00ebn qen\u00eb m\u00eb t\u00eb &#8220;rrept\u00eb&#8221;. Mir\u00ebpo do zgjedhej nj\u00eb tjet\u00ebr, dhe k\u00ebshtu le t&#8217;themi se i pati trokitur fati si trumcak n\u00eb xham. Papa i ri madje ishte miku dhe mbrojt\u00ebsi i tij. Nga Papa i radh\u00ebs do i jepej leja t\u00eb shkruante rreth tem\u00ebs s\u00eb &#8220;heliocentrizmit&#8221;, pse jo.<\/p>\n<p>Pse t&#8217;mos shkruante, ama me kushtin q\u00eb teorit\u00eb e Kopernikut t\u2019i shqyrtonte si &#8220;hipoteza&#8221;. Ose s\u00ebpaku teorit\u00eb ekzistente gjeocentrike-ptolemaike dhe ato (t\u00eb reja) heliocentrike, t\u00eb &#8220;rraheshin&#8221; baraz dhe paanshm\u00ebrisht. Thuase Papa thjesht po ia &#8220;k\u00ebrkonte&#8221; nj\u00eb lloj respekti rreth men\u00e7urive aristoteliane-ptolemaike. Sipas Pap\u00ebs men\u00e7urit\u00eb e vjetra &#8220;tok\u00ebsore&#8221; dhe t\u00eb rejat &#8220;diellore&#8221; duhej rrahur jo-arbitrarisht dhe nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>Do ishte aq e pahijshme q\u00eb gjeocentrizmat e 14-15 shekujve t\u2019na mbaronin n\u00eb &#8220;shport\u00eb&#8221; brenda nat\u00ebs. S&#8217;e meritonin t\u00eb turp\u00ebroheshin ashtu nga studimet dhe siguria e Kopernikut. Do ishte dhe m\u00ebkat, q\u00ebkur toka pati funksionuar si &#8220;qend\u00ebr&#8221; e universit p\u00ebr gjith\u00eb ata shekuj.<\/p>\n<p>Madje pati funksionuar fort mir\u00eb, asnj\u00eb meteor a komet\u00eb s\u2019e pati humbur udh\u00ebn. Dielli i printe valles dhe planetet rrotulloheshin varg e varg rreth ego-centrizmit tok\u00ebsor, ndoshta dhe rreth &#8220;k\u00ebrthiz\u00ebs s\u00eb Mona Liz\u00ebs&#8221;. P\u00ebr shekuj e shekuj gjith\u00e7ka pati vajtur aq mbar\u00eb, qofshin mbar\u00ebsi filozofike a kishtare. Err\u00ebsir\u00eb po, amulli e mendjes, ama s\u00ebpaku pati qen\u00eb err\u00ebsir\u00eb e mbar\u00eb. Pse duhej tashm\u00eb t\u2019i prishej terezia gjeocentrizmit, pse duhej prishur harmonia e mbar\u00ebsis\u00eb, pse duhej kryene\u00e7\u00ebsia me &#8220;kopernikizma&#8221; etj etj.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, Galileos i nevojitej liria e fjal\u00ebs, qe akorduar, do i thoshte po &#8220;kompromisit&#8221;, i qe dh\u00ebn\u00eb liria e fjal\u00ebs me kusht q\u00eb ta mbante fjal\u00ebn. Me kusht q\u00eb t\u2019i lavd\u00ebronte t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet nj\u00ebsoj. S\u2019duhej t\u00eb anonte, duhej paansh\u00ebm, qofshin shkenca a pseudo-shkenca. Diktati kishtar ashtu e k\u00ebrkonte, marr\u00ebveshja thoshte assesi &#8220;fjal\u00ebngr\u00ebnie&#8221;.<\/p>\n<p>Mbase Papa mund t&#8217;ket\u00eb qen\u00eb dhe skeptik se megjithat\u00eb ky s&#8217;do ia dilte ta mbante fjal\u00ebn, pasi do tundohej, aq e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i injorosh \u00ebmb\u00eblsirat e v\u00ebrteta. Supozimi yn\u00eb ngelet supozim. Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr Galileon problemi ishte (si\u00e7 e cek\u00ebm m\u00eb lart) se as fjal\u00ebt e veta s&#8217;mund t&#8217;i hante vet\u00ebm me fjal\u00eb. P\u00ebr t&#8217;i h\u00ebng\u00ebr fjal\u00ebt o do i hante shkenc\u00ebrisht, o fare. Mir\u00ebpo fillimisht i duhej Liria e Fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>***<br \/>\nPara se &#8220;fjal\u00ebngr\u00ebnia&#8221; t\u00eb ndodhte, me gjas\u00eb ishte e paracaktuar q\u00eb fillimisht t\u00eb frym\u00ebzohej nga holandez\u00ebt. Po, pik\u00ebrisht nga ata holandez\u00ebt me &#8220;syze&#8221;. Sepse gjithkush frym\u00ebzohet nga di\u00e7 o nga dikush. Psh. as Njutni s&#8217;do dinte si varg\u00ebzohen men\u00e7urit\u00eb pa ndonj\u00eb frym\u00ebzim t\u00eb Galileos.<\/p>\n<p>Teleskopi i par\u00eb si shpikje u takon holandezve, k\u00ebshtu thot\u00eb historia. Para Galileos, syzolog\u00ebt holandez\u00eb mund t&#8217;i ket\u00eb frym\u00ebzuar ndonj\u00eb muz\u00eb e largpam\u00ebsis\u00eb, s&#8217;e kemi iden\u00eb. Do kalonte nj\u00eb vit pas shpikjes holandeze dhe Galileo ende s&#8217;dinte gj\u00eb. S&#8217;e kishte as iden\u00eb e &#8220;teleskopave&#8221;. Akoma s&#8217;pati lindur as Graham Bel, gj\u00ebrat d\u00ebgjoheshin aq &#8220;ngadal\u00eb&#8221;. S&#8217;kishte as eBay as Fb, sa p\u00ebr ta bler\u00eb a porositur n\u00eb Amazon as hi\u00e7 se hi\u00e7.<\/p>\n<p>Do mjaftonte vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjonte s\u00ebpaku, thjesht nj\u00eb p\u00ebshp\u00ebrim\u00eb e shurdh\u00ebr si lajm, do ishte i k\u00ebnaqur me aq. Dhe ja nj\u00eb dit\u00eb do ndodhte, m\u00eb n\u00eb fund lajmi do i kumbonte n\u00eb vesh\u00ebt. Me gjas\u00eb vet\u00eb Muza e pati marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e &#8220;korrierit&#8221;, ama e kishte humbur udh\u00ebn, lajmi do vonohej nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>Me t\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr &#8220;syzet&#8221; holandeze, pa nj\u00eb pa dy Galileo do i p\u00ebrvilte m\u00ebng\u00ebt dhe do ta ujdiste vet\u00eb nj\u00eb teleskop. Pothuaj si mrekulli, thuase lajmin v\u00ebrtet ia pati sjellur Muza, askush tjet\u00ebr. Mrekulli, sepse s&#8217;kishte par\u00eb kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e vet teleskop, thjesht ashtu i pati shkrepur e gjith\u00eb &#8220;imagjinata&#8221;. S&#8217;ke si t&#8217;mos e quash mrekulli.<\/p>\n<p>Me teleskopin e par\u00eb s&#8217;do ishte dhe aq i k\u00ebnaqur, mund t&#8217;i &#8220;afronte&#8221; gj\u00ebrat vet\u00ebm nja 8 her\u00eb. Shih, thuase asgj\u00eb, gjenialitet e prap\u00eb i pak\u00ebnaqur. Ne as sot e k\u00ebsaj dite s&#8217;dim\u00eb si b\u00ebhet as 2 her\u00eb &#8220;zoom&#8221;, pa le 8 her\u00eb! Do i b\u00ebnte ca p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb &#8220;magjis\u00eb&#8221; larg\u00ebpam\u00ebse, dhe gj\u00ebrat pastaj do b\u00ebheshin jo m\u00eb pak por nja 20 her\u00eb &#8220;zoom&#8221;.<\/p>\n<p>Emri &#8220;teleskop&#8221; p\u00ebr instrumentin e vet nuk qe &#8220;shpikur&#8221; nga Galileo, termi qe farkuar nga matematikani grek Demisiani n\u00eb v. 1611. P\u00ebr fat t\u00eb keq, vet\u00eb s&#8217;i kam par\u00eb as teleskopin e holandezve, as at\u00eb t\u00eb Galileos, kuptohet se do doja, e si jo. Sipas meje rishtas \u00ebsht\u00eb mrekulli q\u00eb teleskopi i Galileos ka mbijetuar dhe pas 400 vjet\u00ebsh. Thuhet se n\u00eb nj\u00eb muzeum n\u00eb Itali ka dy sosh projektuar dikur nga Galileo.<\/p>\n<p>Ashtu krenar e gjenial, do ia paraqiste Senatit t\u00eb Venedikut mrekullin\u00eb teleskopike. Galileo ua pati sqaruar dhe kishte demonstruar si nj\u00eb maestro i v\u00ebrtet\u00eb. Burrat qen\u00eb mahnitur varg e varg. P\u00ebr mrekullin\u00eb dhe p\u00ebr gjenialitetin, Senati do ta shp\u00ebrblente duke e em\u00ebruar lektor (Universiteti n\u00eb Padova), madje duke ia dyfishuar pag\u00ebn.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb le t&#8217;i shkapurisim ca gj\u00ebra simpatike t\u00eb &#8220;profesorll\u00ebkut&#8221; t\u00eb tij. Dikur si ri, n\u00eb fakt pati menduar t\u00eb b\u00ebhej prift, e kishte me gjith\u00eb mend dhe seriozisht. Mir\u00ebpo e pati &#8220;privuar&#8221; babai me planet e veta, ky donte q\u00eb i biri t\u00eb studionte mjek\u00ebsi n\u00eb Piza. N\u00eb rregull, do regjistrohej por s&#8217;do ta p\u00ebrfundonte kurr\u00eb. N\u00eb v. 1585 do largohej nga universiteti p\u00ebr &#8220;shkak&#8221; t\u00eb financave si justifikim. Jo se e pati mbaruar, s&#8217;\u00ebsht\u00eb se i pat\u00ebn dh\u00ebn\u00eb diplom\u00eb.<\/p>\n<p>Dy-tre vite m\u00eb pastaj, n\u00eb v. 1588 do aplikonte p\u00ebr nj\u00eb post profesori n\u00eb Bolonj\u00eb. Natyrisht do refuzohej (ndoshta sepse aplikant pa diplom\u00eb, ende s&#8217;e pati mbaruar shkoll\u00ebn). E megjithat\u00eb, n\u00eb v. 1589 (me ca favore e ndihma nga dikush) do rikthehej n\u00eb universitetin e Piza, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin universitet nga ku pati ikur si student &#8211; tashm\u00eb si Profesor : )<br \/>\nKishte ikur ca vite m\u00eb par\u00eb, ama s&#8217;e pati \u00e7uar koh\u00ebn kot, e pati studiuar privatisht matematik\u00ebn. Dhe ja tani lektor matematike n\u00eb Piza. Diploma s&#8217;i duhej dhe aq, kok\u00ebn e kishte plot.<\/p>\n<p>Ndoshta ashtu shkonin pun\u00ebt &#8220;universitare&#8221; at\u00ebbot\u00eb. Ja q\u00eb rishtas thuase kot, pa sukses, s&#8217;do i vazhdohej kontrata sepse me gjas\u00eb Galileo ishte mos pyet, e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb punohej me t\u00eb. Ndoshta s&#8217;do jet\u00eb sjell mir\u00eb, do ket\u00eb qen\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr student\u00ebt, ec e merre vesh. Sa p\u00ebr dijet e njohurit\u00eb natyrisht se e meritonte profesorll\u00ebkun.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo rasti i tij s&#8217;ishte i ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb &#8220;katstrof\u00ebs&#8221; s\u00eb da Vin\u00e7it (le ta sjellim, p\u00ebr hir t\u00eb shembullit). Da Vin\u00e7i e pati shkaktuar nj\u00eb lloj &#8220;zhg\u00ebnjimi katastrofal&#8221; p\u00ebr profesorin e vet t\u00eb vizatimit. N\u00eb nj\u00eb moment, ia pati k\u00ebrkuar q\u00eb ky ta vizatonte nj\u00eb engj\u00ebll. Dhe n\u00ebse ta k\u00ebrkon profesori, natyrisht q\u00eb do t&#8217;i shpalos\u00ebsh t\u00eb gjitha aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb i mban fshehur diku n\u00ebp\u00ebr xhepat. Njeriu i hedh t\u00eb gjitha n\u00eb shesh, me goma e me lapsa. Secili student, gjithkush mundohet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb mundet.<\/p>\n<p>Dhe dmth. da Vin\u00e7i na i qe p\u00ebrveshur vizatimit, do vizatonte e do ta p\u00ebrfundonte. Vet\u00ebm se profesori s&#8217;e kishte llogaritur as pritur nj\u00eb befasi t\u00eb till\u00eb. Tekefundit jo aq &#8220;katastrofale&#8221;. Tani thuase na pati shtangur, kishte ngelur syhapur e pa fjal\u00ebt. Engj\u00eblli ishte vizatuar aq bukur, aq sa profesori pati vendosur kurr\u00eb t&#8217;mos vizatonte m\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e vet. I pati th\u00ebn\u00eb lamtumir\u00eb lapsit.<\/p>\n<p>Jo pra, rasti i Galileos n\u00eb Piza s&#8217;ishte i &#8220;ngjash\u00ebm&#8221; me rastin e profesorit t\u00eb da Vin\u00e7it. Rasti i tij s&#8217;e kishte befasin\u00eb davin\u00e7iane. S&#8217;pati ngelur asnj\u00eb profesor pa &#8220;pun\u00eb&#8221; &#8211; por Galileo vet\u00eb. Sidoqoft\u00eb, mbase desh\u00ebm t\u00eb vijm\u00eb tek fakti q\u00eb lektorll\u00ebku n\u00eb Padova dhe paga e dyfishuar si lajm lexuesve do u vjen m\u00eb tep\u00ebr sesa vet\u00ebm lajm simpatik. Me mrekullin\u00eb e &#8220;largpam\u00ebsis\u00eb&#8221; do i takonin t\u00eb gjitha diplomat e meritat e mundshme. Gj\u00ebra t\u00eb cilat ashtu-k\u00ebshtu bindsh\u00ebm do i d\u00ebshmonte, dhe do t&#8217;i vuloste me &#8220;fjal\u00ebngr\u00ebnien&#8221;.<\/p>\n<p>***<br \/>\nU muar vesh se Galileo e pati p\u00ebrmir\u00ebsuar teleskopin, p\u00ebrmir\u00ebsim se jo shaka, 20 x &#8220;zoom&#8221;. Tani duke e patur &#8220;largpam\u00ebsin\u00eb&#8221;, e gjitha \u00e7far\u00eb kishte ngelur ishte q\u00eb t&#8217;ia drejtonte qiellit. Teleskopi i tij ishte fort largpam\u00ebs, m\u00eb i avancuari, Le t&#8217;merren holandez\u00ebt me studimin e horizontit t\u00eb oqeanit, ata le t&#8217;i zbulojn\u00eb anijet e pirat\u00ebve, q\u00ebkur teleskopi i tyre aq kapacitet ka. Un\u00eb do studioj qiellin, do ia drejtoj qiellit, e madje dhe Diellit. Anise, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit i ngrati do ta &#8220;paguante&#8221;. N\u00eb koh\u00ebn e tij ende s&#8217;dinin se me v\u00ebshrimin e diellit ashtu mund t\u00eb d\u00ebmtoheshin syt\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu do b\u00ebhej i pari i njer\u00ebzimit q\u00eb do ta studionte qiellin i p\u00ebrgatitur me nj\u00eb intrument t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, me nj\u00eb teleskop. Tamam si nj\u00eb shkenc\u00ebtar i v\u00ebrtet\u00eb. Mendohet t\u00eb jet\u00eb shkenc\u00ebtari i par\u00eb &#8220;i v\u00ebrtet\u00eb&#8221; eksperimental. Pa instrumentet as shkenca e sotme s&#8217;ia del dot. Shkenca e sotme krenare ama edhe tani na duhen Hubble-teleskopat, dhe panum\u00ebr instrumente. Galileo do ta studionte H\u00ebn\u00ebn, do t&#8217;i zbulonte h\u00ebnat e Jupiterit, do i zbulonte fazat e Vener\u00ebs, unazat e Saturnit, do t&#8217;i zbulonte dhe &#8220;njollat \u200b\u200be diellit&#8221;. P\u00ebr fat t\u00eb keq, si\u00e7 tham\u00eb &#8220;njollat diellore&#8221; dhe do ia d\u00ebmtonin syt\u00eb.<\/p>\n<p>Duke i studiuar k\u00ebto Galileo do ta kishte sigurin\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr t&#8217;i &#8220;h\u00ebng\u00ebr fjal\u00ebt&#8221;. Do i hante sa m\u00eb bindsh\u00ebm, sa burr\u00ebrisht po aq dhe shkenc\u00ebrisht, jo vet\u00ebm me fjal\u00eb bosh. K\u00ebshtu q\u00eb do lindte dhe shkenca nga burr\u00ebria e tij. Fal\u00eb teleskopit e pati kuptuar mjaftuesh\u00ebm se nuk ishte Toka &#8220;qendra e universit&#8221;. T\u00eb dh\u00ebnat sugjeronin Dielli ishte qendra e universit. Men\u00e7urit\u00eb gjeocentrike pra ishin gabim. Nd\u00ebrsa kushdo q\u00eb mendon si Aristarku i lasht\u00ebsis\u00eb, apo si Koperniku modern, inkluzivisht dhe un\u00eb vet\u00eb, do kemi t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Par\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimet teologjike, dhe vet\u00ebm v\u00ebzhgimet e tij t\u00eb H\u00ebn\u00ebs ishin &#8220;problematike&#8221;. Pasi H\u00ebna, nj\u00eb planet i past\u00ebr, pllak\u00eb e p\u00ebrkryer, a disk i l\u00ebmuar e pa t\u00eb meta (si\u00e7 shihej at\u00ebher\u00eb), simbolizonte ose ishte p\u00ebrfaq\u00ebsim i past\u00ebrtis\u00eb, i virgj\u00ebris\u00eb s\u00eb Maris\u00eb. Duke v\u00ebzhguar e duke skicuar, duke i p\u00ebrshkruar topografikat e terrenit h\u00ebnor, Galileo thjesht e pati p\u00ebrmbysur tez\u00ebn se sip\u00ebrfaqja e H\u00ebn\u00ebs ishte e l\u00ebmuar, si\u00e7 besohej. Skicat e tij publikuar n\u00eb &#8220;Sidereus Nuncius&#8221; (Lajm\u00ebtari Yjor) do u vinin pastaj n\u00eb ndihm\u00eb astronom\u00ebve dhe sa e sa brezave t\u00eb artist\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e H\u00ebn\u00ebs kishte lloj-lloj imagjinat\u00ebsh. Psh. n\u00eb &#8220;Codex Leicester&#8221; jo ndokush tjet\u00ebr por vet\u00eb da Vin\u00e7i nd\u00ebr t\u00eb tjera pati spekuluar se &#8220;&#8230;sip\u00ebrfaqja e H\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb e mbuluar me uj\u00eb, prandaj shk\u00eblqimi, prandaj reflektimi i rrezeve t\u00eb Diellit&#8230;&#8221;. Padyshim da Vin\u00e7i pandehte se ia kishte q\u00eblluar pik\u00ebs, ja pse reflektoheshin rrezet, ja pse ishte aq e ndritshme, ja pse shkenc\u00eb e p\u00ebrtej shkence.<\/p>\n<p>Sorry Leonardo, i pate shpikur panum\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb men\u00e7ura, madje dhe glida e kopter\u00eb, ose dhe vet\u00ebm p\u00ebr &#8220;&#8230;Liz\u00ebn&#8221; pirolla t\u00eb qoft\u00eb (s&#8217;prish pun\u00eb q\u00eb ua fale francez\u00ebve, le ta mbajn\u00eb, le t&#8217;krenohen dhe ata me gjenialitetin t\u00ebnd). Por ja q\u00eb un\u00eb kam shpikur teleskopin largpam\u00ebs, disa her\u00eb m\u00eb t&#8217;mir\u00eb se t&#8217;lulandez\u00ebve, dhe mund ta shoh, mund ta skicoj terrenin e H\u00ebn\u00ebs, s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb spekuloj.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, do ulej Galileo e do ta q\u00ebndiste vepr\u00ebn dialogjike &#8220;Dialogo&#8221;, gjoja si dialog mes nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsi t\u00eb &#8220;kryene\u00e7\u00ebsis\u00eb&#8221; kopernikase, dhe nj\u00eb tjetri t\u00eb fanatizmit ptolemaik, dmth. t\u00eb &#8220;kryene\u00e7\u00ebsis\u00eb&#8221; gjeocentrike. Larg nga paanshm\u00ebria (q\u00eb e k\u00ebrkonte &#8220;kompromisi&#8221; me Pap\u00ebn) do t\u2019i hante fjal\u00ebt e veta njami-njami. Pena e tij do ta lavd\u00ebronte krenarisht shkenc\u00ebn e re t\u00eb Kopernikut.<\/p>\n<p>Natyrisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arbitraritet dhe trim\u00ebri t\u00eb &#8220;fjal\u00ebngr\u00ebnies&#8221; do ta humbte p\u00ebrkrahjen dhe miq\u00ebsin\u00eb e Pap\u00ebs. Do thirrej n\u00eb Rom\u00eb, i duhej t&#8217;b\u00ebhej gati p\u00ebr gjykim nga Inkuizicioni. Dyshimi p\u00ebr &#8220;herezi&#8221; at\u00ebbot\u00eb s\u2019ishte nevoja t&#8217;v\u00ebrtetohej dhe aq, s&#8217;kishte si t\u00eb &#8220;v\u00ebrtetohej&#8221; as me arsyen as me faktet. Tribunali dhe shkencat juridike t\u00eb koh\u00ebs l\u00ebkundeshin ndoshta po aq sa dhe shkencat gjeocentrike.<\/p>\n<p>Libri i Galileos do ndalohej p\u00ebr nja 200 vjet, deri n\u00eb v. 1835. N\u00eb koh\u00ebn kur Galileo pati lindur (v. 1564) as q\u00eb mund t\u00eb konsiderohej se di\u00e7 e till\u00eb si &#8220;shkenc\u00eb&#8221; ekzistonte &#8211; thon\u00eb shkollar\u00ebt. Ja q\u00eb me &#8220;fjal\u00ebngr\u00ebnien&#8221; e tij burr\u00ebrore, nga p\u00ebrspektiva e sotme mund t&#8217;thuhet se pati ardhur n\u00eb jet\u00eb foshnja krenaris\u00eb moderne e quajtur &#8220;shkenc\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb v. 1632 (pas botimit t\u00eb &#8220;Dialogo&#8221;) Galileo qe urdh\u00ebruar t\u00eb paraqitej n\u00eb Rom\u00eb. Duke qen\u00eb mjaft i s\u00ebmur\u00eb, n\u00eb Janar t\u00eb v. 1633 qe detyruar p\u00ebr udh\u00ebtimin e mundimsh\u00ebm drejt Rom\u00ebs. Do priste e do priste n\u00eb ankth, do kalonin muaj t\u00eb procesit. Duke filluar nga Prilli do t&#8217;thirrej kat\u00ebr her\u00eb n\u00eb seancat, e fundit do ishte m\u00eb 21 Qershor. T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 22 Qershor 1633, Galileo u d\u00ebrgua n\u00eb kish\u00ebn e Santa Maria sopra Minerva, duhej t\u00eb gjunj\u00ebzohej nd\u00ebrsa lexohej d\u00ebnimi i tij. Nga Inkuizicioni qe shpallur fajtor, faji ishte &#8220;dyshim p\u00ebr herezi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb&#8221;, qe detyruar t\u00eb recitonte si dhe ta n\u00ebnshkruante pendes\u00ebn zyrtare, heqjen dor\u00eb nga besimet heretike:<\/p>\n<p>&#8220;Jam gjykuar si i dyshuar p\u00ebr herezi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, dmth. se kam pohuar e besuar se Dielli \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb universit dhe i pal\u00ebvizsh\u00ebm, se Toka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb universit, dhe se ajo l\u00ebviz. Megjithat\u00eb, duke dashur t\u00eb largoj nga mendjet e Eminencave tuaja dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve besnik\u00eb, k\u00ebt\u00eb dyshim p\u00ebr herezi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb konceptuar me arsye kund\u00ebr meje, me zemr\u00ebn e sinqert\u00eb heq dor\u00eb nga ky besim i pahijsh\u00ebm, i mallkoj dhe i urrej gabimet dhe herezit\u00eb e p\u00ebrmendura, dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb gjitha gabimet dhe \u00e7do gabim, herezi dhe ofendim n\u00eb kund\u00ebrshti me Kish\u00ebn e Shenjt\u00eb Katolike&#8221; &#8211; (<em>Shea &amp; Artigas, 2003<\/em>)<\/p>\n<p>Shkollar\u00ebt thon\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb fakt historik, anise tradicionalisht thuhet se Galileo n\u00eb fund pati m\u00ebrm\u00ebritur &#8220;eppur si muove (e megjithat\u00eb l\u00ebviz). Do d\u00ebnohej me &#8220;burgim formal&#8221;, mir\u00ebpo p\u00ebr fat d\u00ebnimi do ndryshohej pastaj n\u00eb arrest sht\u00ebpiak.<br \/>\nTek n\u00eb v. 1992 nga Kisha pati ardhur \u201cnj\u00eb lloj apologjie\u201d (n\u00ebse mund t\u00eb konsiderohet &#8220;apologji&#8221; &#8211; siduket ca apologjetizma vijn\u00eb 4-5 shekuj me vones\u00eb, apo ndoshta megjithat\u00eb m\u00eb mir\u00eb von\u00eb sesa kurr\u00eb. Thuhet se Papa Piu s XII, por dhe Gjon Pali II kan\u00eb dalur me deklarata zyrtare duke shprehur keqardhjen p\u00ebr trajtimin e Galileos.<\/p>\n<p><em>ngjitur:<\/em><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">1 &#8211; Galileo Galilei &#8211; Skica t\u00eb fazave h\u00ebnore nga &#8220;Sidereus Nuncius&#8221; (Lajm\u00ebtari Yjor), 1609<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">2 &#8211; Giuseppe Bertini &#8211; Galileo duke demonstruar p\u00ebr Dozhin e Venedikut si duhet p\u00ebrdorur teleskopi, 1858 (Vila Andrea Ponti, Varese, Itali)<\/span><\/p>\n<p>Galileo Galilei (1564-1642) &#8211; <strong>Dialogo<\/strong>, 1632<\/p>\n<p>&#8230;&#8221;Dialogo&#8221;, edicioni i par\u00eb i &#8220;mbrojtjes s\u00eb heliocentrizmit t\u00eb Kopernikut&#8221;, lib\u00ebr q\u00eb do ishte shkaku i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i gjykimit dhe i burgimit t\u00eb tij, sepse fjala e lir\u00eb e tij pati qen\u00eb e kusht\u00ebzuar&#8230;<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/galileo_galilei_-_dialogo_1632_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-8793\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/galileo_galilei_-_dialogo_1632_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1454\" height=\"999\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/galileo_galilei_-_dialogo_1632_opt.jpg 1454w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/galileo_galilei_-_dialogo_1632_opt-300x206.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/galileo_galilei_-_dialogo_1632_opt-1024x704.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/galileo_galilei_-_dialogo_1632_opt-768x528.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1454px) 100vw, 1454px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; AP, T 2021 (&#8230;burrat duhet t&#8217;i han\u00eb fjal\u00ebt e veta &#8211; n\u00ebse &#8220;fjal\u00ebngr\u00ebnia&#8221; n\u00ebnkupton arritjen eventualisht tek e v\u00ebrteta, n\u00eb rastin e Galileos problemi ishte se fjal\u00ebt s&#8217;hahen vet\u00ebm me fjal\u00eb, zor se hahen fjal\u00ebt me fjal\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=8792\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-8792","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8792"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8792\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}