{"id":8795,"date":"2021-10-27T09:52:31","date_gmt":"2021-10-27T08:52:31","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8795"},"modified":"2024-04-09T08:31:35","modified_gmt":"2024-04-09T07:31:35","slug":"ishim-te-mire-vete-i-japim-kuptim-kuptimit-dinjitetit-dhe-miresise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8795","title":{"rendered":"Ishim t\u00eb mir\u00eb &#8211; Vet\u00eb i japim kuptim &#8220;kuptimit&#8221;, dinjitetit dhe mir\u00ebsis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #999999;\">sg &#8211; ap, t 21 &#8211; humoresk\u00eb, persiatje humoristike&#8230;<\/span><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>derisa egjiptasit t\u00eb bekuar, pa hile t\u00eb privilegjuar, do ta kishin papirusin si bim\u00eb q\u00eb rritet vet\u00ebm buz\u00eb Nilit, rritej vet\u00ebm p\u00ebr ta, askund dhe p\u00ebr askend tjet\u00ebr, n\u00eb asnj\u00eb cep t\u00eb planetit, imagjino \u00e7far\u00eb privilegji, mesopotam\u00ebt e ngrat\u00eb duhej t\u00eb shkruanin n\u00eb balt\u00eb, me qindra e mij\u00ebra vjet, perandor pas perandorie, duhej t&#8217;i piqnin stelat e tabelat, me pllaka e me kune, duhej t&#8217;i piqnin fjal\u00ebt me gjith\u00eb kuptimin e tyre<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/ishim_te_mire_vete_i_japim_kuptim_miresise.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-8796\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/ishim_te_mire_vete_i_japim_kuptim_miresise.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"624\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/ishim_te_mire_vete_i_japim_kuptim_miresise.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/ishim_te_mire_vete_i_japim_kuptim_miresise-300x208.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/ishim_te_mire_vete_i_japim_kuptim_miresise-1024x709.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/ishim_te_mire_vete_i_japim_kuptim_miresise-768x532.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\n&#8230;&#8221;<strong>s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja t&#8217;jesh shkenc\u00ebtar raketash p\u00ebr t\u00eb ditur se mir\u00ebsia \u00ebsht\u00eb virtyt<\/strong>&#8221; &#8211; ishte kjo th\u00ebnie e astro-fizikanit amerikan, Neil deGrasse Tyson, e th\u00ebn\u00eb nga ai n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e &#8220;z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb PETA&#8221;, di\u00e7 si organiz\u00ebm q\u00eb angazhohet p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb kafsh\u00ebve &#8211; dmth. &#8220;mir\u00ebsia&#8221; si 1 fjal\u00eb e vog\u00ebl dhe e thjesht\u00eb do duhej ta kap\u00ebrthente ndjeshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, dashamir\u00ebsin\u00eb, qasjen xhentileske, \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e karakterit etj. etj, shkurt do ta kap\u00ebrthente gjith\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e kuptim\u00ebsis\u00eb humanistike &#8211; andaj patjet\u00ebr b\u00ebhu i mir\u00eb, (lexues i respektuar) thjesht i MIR\u00cb, n\u00ebse akoma s&#8217;je&#8230; eventualisht, n\u00ebse s&#8217;ke lindur i till\u00eb, njih veten fillimisht dhe transformohu, jo si per\u00ebndit\u00eb e lasht\u00ebsis\u00eb q\u00eb merreshin me antropomorfizma jasht\u00ebsor, me lloj-lloj marifetesh e mashtrimesh vizuale, joooo (thjesht) p\u00ebrdor metamorfoz\u00ebn bazike shpirt\u00ebrore, kthehu n\u00eb nj\u00eb shpirt t\u00eb florinjt\u00eb, jokushtimisht b\u00ebhu i mir\u00eb, trajtoi mir\u00eb kafsh\u00ebt, e madje meq\u00eb ra fjala, trajtoi mir\u00eb dhe njer\u00ebzit&#8230; : )<\/p>\n<p>&#8230;sepse etikat e humanizmit ta imponojn\u00eb t&#8217;jesh i mir\u00eb, nj\u00ebsoj sikur q\u00eb etikat e &#8220;animalizmit&#8221; na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj maceve, mjaulusheve sht\u00ebpiake, b\u00ebhu i mir\u00eb pa asnj\u00eb kusht, kurr\u00eb mos i jep shans lig\u00ebsis\u00eb as zezonave t\u00eb mendjes, pse&#8230; sepse, sepse s&#8217;do mend, mir\u00ebsia \u00ebsht\u00eb thelbi i avancimit t\u00eb super-njeriut, qoft\u00eb atij tyson-ian, qoft\u00eb t\u00eb atij super-njeriut ni\u00e7ean (kuptohet, s&#8217;e kemi fjal\u00ebn p\u00ebr superman-in e Hollivudit), sepse mir\u00ebsia padyshim \u00ebsht\u00eb ila\u00e7i kund\u00ebr dob\u00ebsive, kund\u00ebr gjithe lig\u00ebsive dekadente, nese merresh me spiritualizma&#8230; helbete me ekskursione mendore e shpirt\u00ebrore, kujtohu pak, ndoshta mir\u00ebsia ngelet d\u00ebshmi e vet\u00eb &#8220;grahmave&#8221; hyjnore&#8230; andaj dhe krijimi yn\u00eb, apo jo, andaj dhe kuptimi ekzistencialist, p\u00ebrndryshe s&#8217;do kishte fare kuptim, n\u00eb ak\u00ebcil\u00ebn koh\u00eb \u00e7&#8217;kuptim do kishte past\u00ebrtia &#8220;eterike&#8221;, ajo frym\u00ebmarrja e zotave t\u00eb Olimpit, \u00e7&#8217;kuptim do kishte &#8220;big-bangu&#8221; i modernizmit shkencor, apo dhe tro\u00e7, kujt do i nevojitej krijimi i universit&#8230; anyway, pa mos ta p\u00ebrmendim vet\u00eb krijimin ton\u00eb, vall\u00eb \u00e7&#8217;iu desh\u00ebm per\u00ebndis\u00eb e qen\u00ebsis\u00eb &#8211; s&#8217;e ka kush iden\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;hm, vall\u00eb \u00e7&#8217;na u desh\u00ebn parajsat, p\u00ebrrallat, iluzionet, \u00ebndrrat, metaforat, hurmat, \u00ebmb\u00eblsit\u00eb, &#8220;moll\u00ebt&#8221; e kafshuara, \u00e7apk\u00ebn-izmat e historis\u00eb, prap\u00ebsit\u00eb&#8230; kur ashtu-k\u00ebshtu ishim t\u00eb MIR\u00cb, s&#8217;na duhen tashm\u00eb si kujtes\u00eb as biblio-izmat e pluhurosur, as r\u00ebnie-ngritjet, as lajthitjet dhe as lajthit\u00eb, valle pse t&#8217;vazhdohet me spekulime p\u00ebr rrug\u00ebtimin &#8220;evolutiv&#8221;, p\u00ebr trungun historik, p\u00ebr &#8220;pem\u00eb njohurish&#8221;, pse ende na u dashka mbledhja e kokrrave t\u00eb men\u00e7uris\u00eb, p\u00ebr shekuj e shekuj do digjeshin shpirtrta mendjendriturish, u tret\u00ebn fitilat dhe ato llambat e iluminizmit&#8230; ama n\u00eb thelb, pa qen\u00eb as shkenc\u00ebtar\u00eb as raketolog\u00eb e dim\u00eb se ishim t\u00eb MIR\u00cb &#8211; qysh kaher\u00eb Mozesi qe ngjitur n\u00eb bjeshk\u00eb ta diskutonte MIR\u00cbSIN\u00cb njerezore, kompromisi pati qen\u00eb i leht\u00eb meqe njer\u00ebzimi me asht e me kafk\u00eb ve\u00e7 i kishte ngjeshur plot mir\u00ebsi, dialogu hyjnor qe vulosur si &#8220;ligj universal&#8221;, qe vulosur gur\u00ebrisht e burr\u00ebrisht, profet\u00ebve s&#8217;u duheshin as daltat as diamantet, thjesht me gishtin cullak do i gdhendnin pllakat, dhe voilaaa&#8230; q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb mir\u00ebsia pati qen\u00eb di\u00e7 si kod universal i qytet\u00ebrimeve, madje-madje akoma m\u00eb her\u00ebt qe nisur gjith\u00eb zanafilla, mir\u00ebsia jon\u00eb dokumentohet q\u00eb me tabelat e st\u00ebrlashta t\u00eb Mesopotamis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;meq\u00eb i p\u00ebrmend\u00ebm, me plot t\u00eb drejt\u00eb, me gjith\u00eb plot\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs thuhet se Mesopotamia ishte &#8220;djepi i qytet\u00ebrimit humanist&#8221;, psh. aty do mbarsej drita dhe do t&#8217;lindte vet\u00eb shkrimi, aty do fillonte ruajtja e fjal\u00ebs dhe e historis\u00eb, ok&#8230; krahasuar me t\u00eb tjer\u00ebt rrotull t\u00eb ngrat\u00ebt s&#8217;pat\u00ebn qen\u00eb dhe aq me fat, Hamurabi do t&#8217;i perparonte ligjet por as ai vet\u00eb s&#8217;pati qen\u00eb aq i p\u00ebrkryer dhe as me fat, varet nga cila an\u00eb diskutohet fatmir\u00ebsia, derisa egjiptasit t\u00eb bekuar, pa hile t\u00eb privilegjuar, do ta kishin papirusin si bim\u00eb q\u00eb rritet vet\u00ebm buz\u00eb Nilit, rritej vet\u00ebm p\u00ebr ta, askund dhe p\u00ebr askend tjet\u00ebr, n\u00eb asnj\u00eb cep t\u00eb planetit, imagjino \u00e7far\u00eb privilegji, mesopotam\u00ebt e ngrat\u00eb duhej t\u00eb shkruanin n\u00eb balt\u00eb, me qindra e mij\u00ebra vjet, perandor pas perandorie, duhej t&#8217;i piqnin stelat e tabelat, me pllaka e me kune, duhej t&#8217;i piqnin fjal\u00ebt me gjith\u00eb kuptimin e tyre, p\u00ebrndryshe men\u00e7urit\u00eb dhe kuptimet eventuale zhdukeshin&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;mesopotam\u00ebt kishin sa t\u00eb duash gur\u00eb por kot, s&#8217;dinin t&#8217;i p\u00ebrdornin si egjiptasit, psh. piramidat do q\u00ebndronin p\u00ebrjetsh\u00ebm&#8230; zor t\u00eb shembeshin as pas t\u00ebrmeteve, nd\u00ebrsa pallatet mesopotamike do treteshin, do ktheheshin n\u00eb pluhur e harres\u00eb, odajat madh\u00ebshtore, ziguratet e shenjta, e madje qofshin dhe &#8220;kopshte t\u00eb varura&#8221; babilonike, t\u00eb gjithave varg e varg u takonte harresa, sepse e qart\u00eb, gur\u00ebt jan\u00eb gur\u00eb, e fare di\u00e7 tjet\u00ebr tullat e balt\u00ebs, pa\u00e7ka se t\u00eb pjekura &#8211; pra s&#8217;duhet harruar, shkrimi dhe mir\u00ebsia jan\u00eb t\u00eb lidhura p\u00ebr ta d\u00ebshmuar humanizmin, gjith\u00e7ka para shpikjes s\u00eb shkrimit, nga historian\u00ebt konsiderohet &#8220;koh\u00eb e gurit&#8221;, quaje &#8220;koh\u00eb e re e gurit&#8221;, po deshe epok\u00eb neolitike, mezolitike, analitike, kot&#8230; s&#8217;kishte as shkrim as civilizim, neolitik\u00ebt mund t&#8217;ken\u00eb qen\u00eb dhe t\u00eb mir\u00eb, gur\u00ebror ama t\u00eb mir\u00eb, as t\u00eb eg\u00ebr as barbar\u00eb&#8230; \u00e7&#8217;e do, s&#8217;kemi si ta dim\u00eb, vet\u00ebm pas neolitikave mund t&#8217;flasim, vet\u00ebm pas shkrimit, vet\u00ebm pas shpikjes s\u00eb &#8220;kuneve&#8221; dhe tabelave&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;tek pastaj mund ta dinim n\u00ebse ishim apo s&#8217;ishim t\u00eb mir\u00eb, fjala do ishte &#8220;trash\u00ebgimia&#8221;, e trash\u00ebguam v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb, shkrimi na ndrit\u00ebsoi t\u00eb gjith\u00ebve, fal\u00eb shkrimit, fal\u00eb kronikave e dim\u00eb, t\u00eb gjitha qytet\u00ebrimet e &#8220;djepit&#8230;&#8221;, me sumerian\u00eb e akadian\u00eb, me asirian\u00eb e babilonas, me persian\u00eb&#8230; e madje dhe vet\u00eb Kleopatrat e dinastive t\u00eb vona &#8220;alekso-ptolemaiste&#8221;, rrezatonin mir\u00ebsi dhe humanz\u00ebm, shkurt e tro\u00e7&#8230; padyshim njeriu gjithmon\u00eb do ket\u00eb qen\u00eb i mir\u00eb, s&#8217;e mohon as historia as kronikat e lasht\u00ebsis\u00eb, n\u00eb thelb as viking\u00ebt s&#8217;\u00ebsht\u00eb se ishin barbar\u00eb, tjet\u00ebr q\u00eb duhej t\u00eb triumfonin &#8220;barbarizmat&#8221;, ekspeditat e aty-k\u00ebtushme t\u00eb ushtrive gjat\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve kishin t&#8217;b\u00ebnin me viktor-izmat, gladiatorizmat e romak\u00ebve ishin thjesht &#8220;loj\u00ebra&#8221;, arg\u00ebtim, s&#8217;duhet keqinterpretuar&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;pra tjet\u00ebr q\u00eb ambicjet dhe pangop\u00ebsia e perandor\u00ebve do ta korruptonin njeriun gjat\u00eb ecejakeve ekzistenciale, psh. (p\u00ebr ta rifreskuar sadopak mbamendjen kolektive) jo dhe aq &#8220;larg&#8221; n\u00eb histori kishim madje qasje gjenocidale, shfarosje masive, monstruozitete atomike, tragjedi hiroshimike, apartheid-a, holokoauste, barbarizma, racizma etj etj&#8230; sidoqoft\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb tashm\u00eb t\u00eb gjitha kan\u00eb ngelur di\u00e7 si para-histori, kujtes\u00eb para-historike, p\u00ebr njeriun e ri, p\u00ebr vizionar\u00ebt saganistik, p\u00ebr largpam\u00ebsit neo-tajsonik ka ikur koha e &#8220;pakoh\u00eb&#8221;, koha jon\u00eb \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e florinjt\u00eb, jemi lar\u00eb tashm\u00eb nga llumi i injoranc\u00ebs, kurr\u00eb m\u00eb s&#8217;do ket\u00eb manipulime politike, nd\u00ebrskamca globalistike&#8230; as luftra, ishte se \u00e7&#8217;na ishte, tashm\u00eb astro-fizika dhe shkencat tjera do jen\u00eb mburoja e mbar\u00eb humanizmit&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;thjesht duhet orientuar fondet publike, me mij\u00ebra e mij\u00ebra katedra universitare aneskaj globit s&#8217;jan\u00eb kot, as profesor\u00ebt as shkenc\u00ebtar\u00ebt s&#8217;han\u00eb kasht\u00eb, buka o \u00ebsht\u00eb o duhet t&#8217;jet\u00eb universale, NASA rishtas duhet filluar me djegiet e verdhushkave dhe t\u00eb raketave, duhet rinisur ESA-t e finesat, duhet riqepur strajcat buxhetore p\u00ebr t&#8217;i &#8220;studiuar&#8221; yjet dhe galaktikat, sa p\u00ebr Tok\u00ebn jemi siguruar, MIR\u00cbSIA bashk\u00eb me mir\u00ebqenien tok\u00ebsore e kan\u00eb tashm\u00eb vul\u00ebn shkencore, edhe ca dit\u00eb dhe shkenca na ka siguruar, tutje as viruse, as s\u00ebmundje, as ngat\u00ebrresa, as luftra, dhe pra e thjesht\u00eb, ji i mir\u00eb p\u00ebr kafsh\u00ebt, p\u00ebr shpirtrat e k\u00ebsaj bote sepse&#8230; sepse ] t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb lidhur [ si specie, si qenie t\u00eb gjalla, si &#8220;gjallesa sentien-ike&#8221;, si qenie t\u00eb ndjeshme shpirt\u00ebrore ] ndaj nj\u00ebri-tjetrit [jemi t\u00eb lidhur ] biologjikisht, ndaj tok\u00ebs [ jemi t\u00eb lidhur ] kimikisht, ndaj pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb universit [ jemi t\u00eb lidhur ] atomikisht, [dhe at\u00eb jo se ] universi patjet\u00ebr detyrohet t&#8217;ket\u00eb uptim p\u00ebr ne [ mjaft gjaaaat\u00eb pat\u00ebm harruar, \u00ebsht\u00eb fakt, p\u00ebr afro 2 milion\u00eb vjet, por m\u00eb n\u00eb fund e kemi kuptuar se duhet vet\u00eb t&#8217;i japim kuptim shkenc\u00ebs, iluminizmit, universit, ekzistenc\u00ebs&#8230; gjith\u00e7kaje, madje s&#8217;duhet l\u00ebn\u00eb pa &#8220;kuptim&#8221; as vet\u00eb kuptimin e MIR\u00cbSIS\u00cb, fund dhe pik\u00eb : )<\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">pak sarkaz\u00ebm mb\u00ebshtjellur rreth 2-3 th\u00ebnieve t\u00eb Neil deGrasse Tyson &#8211; di\u00e7 si persiatje-humoresk\u00eb, njelm\u00ebsuar ngapak\u00ebz me &#8220;doz\u00ebn&#8221; sarkastike rreth kontradiktave &#8220;konspirative&#8221; t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb, bie fjala rreth globalizmit dhe panum\u00ebr -izmave n\u00eb aren\u00ebn makro-politike, rreth manipulimeve supra-moderne t\u00eb socio-mediatik\u00ebve, si\u00e7 ishte rasti i shitjes s\u00eb dhjetra-miliona votave dhe i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Fb, rasti i manipulimit t\u00eb demokracis\u00eb me veglat moderne, rasti i Brexit-ist\u00ebve, apo fenomenet e \u00e7uditshme t\u00eb &#8220;suprematizmit trump-ist&#8221;&#8230; (t\u00eb gjitha si fenomene t\u00eb ububushme dhe rrjedhime motivuar politikisht, me goj\u00ebn plot avancime dhe shkenc\u00eb), p\u00ebrfshir\u00eb dhe absurdin e kaotikes universale-mediatike rretherrotull corona-pandemis\u00eb, e cila sikur do e paralizonte gjith\u00eb planetin&#8230; ]<\/span><\/p>\n<p>1 &#8211; &#8220;you don&#8217;t have to be a rocket scientist to know that kindness is a virtue&#8221;<br \/>\n2 &#8211; &#8220;we are all connected; to each other, biologically, to the earth chemically, to the rest of the universe atomically&#8221;<br \/>\n3 &#8211; &#8220;the universe is under no obligation to make sense to you&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>sg &#8211; ap, t 21 &#8211; humoresk\u00eb, persiatje humoristike&#8230; (&#8230;derisa egjiptasit t\u00eb bekuar, pa hile t\u00eb privilegjuar, do ta kishin papirusin si bim\u00eb q\u00eb rritet vet\u00ebm buz\u00eb Nilit, rritej vet\u00ebm p\u00ebr ta, askund dhe p\u00ebr askend tjet\u00ebr, n\u00eb asnj\u00eb cep&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=8795\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-8795","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humoreska"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8795"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8795\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}