{"id":8809,"date":"2021-10-27T10:45:54","date_gmt":"2021-10-27T09:45:54","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8809"},"modified":"2025-02-22T11:58:48","modified_gmt":"2025-02-22T10:58:48","slug":"safoja-legjenda-dhe-simbolizmi-i-dashurise-se-deshtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8809","title":{"rendered":"Safoja &#8211; Legjenda, dhe simbolizmi i &#8220;dashuris\u00eb s\u00eb d\u00ebshtuar&#8221;!"},"content":{"rendered":"<p>[ <em>s. guraziu &#8211; ars poetica, t 2021, 2024 \u2013 koment<\/em> ]<\/p>\n<p>[ ngjitur, kolazh: L. Alma-Tadema (1836-1912) &#8211; Safoja dhe Alkeusi, 1881 \/ Rafaeli &#8211; &#8220;Parnasi (detaj i afreskut), 1511) \/ Ernst Stueckelberg (1831-1903) &#8211; Safoja, 1897 ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/arspo_safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/arspo_safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1472\" class=\"alignnone size-full wp-image-16936\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/arspo_safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/arspo_safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt-300x276.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/arspo_safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt-1024x942.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/arspo_safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt-768x707.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/arspo_safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt-1536x1413.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb piktur\u00ebn e Alma-Tadema, djathtas ulur e shohim Alkeusin, poetin nga Mitilena, qytet kryesor i ishullit Lesbos (q\u00eb pati jetuar rreth v. ~625 \u2013 ~580 pes). Dmth. ishte nj\u00eb poet nga ishulli grek Lesbos, nj\u00ebsoj sikur dhe Safoja. Alkeusit i atribuohet shpikja e \u201cstrof\u00ebs alkaike\u201d (ose alkeike). Nd\u00ebrsa majtas e shohim poetesh\u00ebn Safo, duke e d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje. Alkeusi ishte bashk\u00ebkoh\u00ebs i Safos \u2013 nuk dihet pothuaj asgj\u00eb\u2026 por mendohet se me Safon\u00eb ai dhe mund t\u2019ket\u00eb shk\u00ebmbyer poezi. N\u00eb rastin ton\u00eb piktural, t\u00eb piktorit holandez-britanik, Alma-Tadema, ata paraqiten gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb till\u00eb poetike.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, derisa n\u00eb piktur\u00ebn e Alma-Tadema, Safoja na paraqitet m\u00eb \u201caf\u00ebr\u201d tem\u00ebs poetike, m\u00eb af\u00ebr \u201cqet\u00ebsis\u00eb\u201d, m\u00eb af\u00ebr kuptimit dhe t\u00eb jet\u00ebs, m\u00eb af\u00ebr \u201clumturis\u00eb\u201d, n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb piktura t\u00eb artist\u00ebve poetja e famshme shpesh paraqitet pak \u00e7aste para se t\u2019k\u00ebrcente dhe t\u2019i jepte fund jet\u00ebs s\u00eb vet.<br \/>\nSafoja do k\u00ebrcente sepse (sepse\u2026 s\u2019e ka kush iden\u00eb p\u00ebrse \u2013 por le t\u2019hamend\u00ebsojm\u00eb, s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00ebkat) nganj\u00ebher\u00eb pik\u00ebllimi, d\u00ebshp\u00ebrimi sikur s\u2019kan\u00eb kufij. Ndoshta jeta e saj tutje s\u2019ishte \u201clajtmotiv\u201d, ndoshta tutje s\u2019kishte as kuptim as motiv; me gjas\u00eb Safoja ia pati falur zemr\u00ebn dikujt, o falur o zemra dhe mund t\u2019i jet\u00eb \u2018vjedhur\u2019, s\u2019kemi si ta dim\u00eb, por sidoqoft\u00eb e donte dikend tep\u00ebr shum\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr fat t\u00eb keq, dashuria e saj qe refuzuar, nuk i qe &#8220;kthyer&#8221;!<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr pikturat e artist\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm Safoja gjithmon\u00eb p\u00ebrshfaqet e bukur, sepse dhe padyshim do ket\u00eb qen\u00eb e bukur. Pothuaj gjithmon\u00eb paraqitet me lir\u00ebn n\u00eb duart (qoft\u00eb dhe vet\u00ebm si \u201csimbol\u201d \u2013 ashtu si dhe Orfeu dikur, poeti i pafat i lasht\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilit ia kemi borxh jo vet\u00ebm \u201cpoezin\u00eb\u201d por madje dhe 1 milion specie-lulet e \u201czbutura\u201d me aromat e tyre, Orfeut ia kemi borxh shum\u00e7ka, mir\u00ebpo dhe at\u00eb e pati goditur pafat\u00ebsia, e pati pushtuar dhimbja dhe pik\u00ebllimi pas humbjes s\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb vet, pas humbjes s\u00eb gruas tep\u00ebr t\u00eb dashur, sapo kuror\u00ebzuar si dashuri e madhe, t\u00eb bukuroshes Euridika).<\/p>\n<p>Pra paraqitja e Safos\u00eb me lir\u00ebn, e p\u00ebrhumbur nga dhimbja, artistikisht \u00ebsht\u00eb \u201cparaqitje identike\u201d me rastin pararend\u00ebs t\u00eb Orfeut. E bukur dhe nj\u00eb poete e mrekullueshme, gjithandej nd\u00ebr pikturat kurmi piktural i Safos\u00eb b\u00ebn drit\u00eb. Mir\u00ebpo kuptohet ajo do ket\u00eb qen\u00eb e thyer shpirt\u00ebrisht, arti piktural nuk na e mund\u00ebson ta shohim \u201cbrend\u00ebsin\u00eb\u2026 shpirt\u00ebroren\u201d ashtu si\u00e7 do duhej. Shpirtin, t\u00eb &#8220;brendshmen&#8221; e qenies do mund ta pikasnim m\u00eb bukur, bie fjala me artin poetik, me \u201cbrushat\u201d e fjal\u00ebve. Temat e pikturave t\u00eb tilla rreth Safos na flasin se dhe pak\u2026 dhe tragjedia e pashmangshme, Safoja e ngrat\u00eb do afrohet buz\u00eb shk\u00ebmbit p\u00ebr t\u2019u hedhur andej n\u00eb amshim, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund jet\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u \u2018\u00e7liruar\u2019 nga dhimbja.<\/p>\n<p>Pothuaj p\u00ebrher\u00eb brushat e piktor\u00ebve tem\u00ebn e \u201crrahin\u201d denj\u00ebsisht, psh. rrall\u00ebkush ose dhe askush nga piktor\u00ebt s\u2019e harron kuror\u00ebn me dafina. Ashtu nderoheshin poet\u00ebt e lasht\u00ebsis\u00eb, kurora qe b\u00ebr\u00eb tradit\u00eb pas refuzimit \u201cnga Dafina t\u00eb dashuris\u00eb\u2026 s\u00eb Apollonit\u201d. Pra, edhe ky detaj p\u00ebrputhet me pafat\u00ebsin\u00eb e Safos\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket dhimbje-d\u00ebshtimit rreth dashuris\u00eb rasti mjaft i ngjash\u00ebm, anise kuptohet ka dhe \u201cdallim\u201d, meq\u00eb shikuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt Apolloni s\u00ebpaku e pati \u201cz\u00ebn\u00eb\u201d Dafin\u00ebn. Ajo do ta refuzonte me k\u00ebmb\u00ebngulje dhe qe drur\u00ebzuar, qe vet\u00ebsakrifikuar, m\u00eb par\u00eb s&#8217;do ekzistonte sesa t\u2019ia falte virgj\u00ebrin\u00eb Apollonit, e megjithat\u00eb simbolikisht do b\u00ebhej kuror\u00eb dafineske n\u00eb flokun e tij.<\/p>\n<p>Edhe \u201cdafinizimi\u201d do ishte totalisht pa vullnetin e saj (Apolloni qe b\u00ebr\u00eb shkaktari, ai i kishte t\u00eb gjitha fajet). Mir\u00ebpo s\u2019kishte \u00e7\u2019b\u00ebnte e ngrata, pas drur\u00ebzimit s\u2019kishte si rezistonte m\u00eb. Fisnik\u00ebria e saj ndoshta e pati mahnitur dhe vet\u00eb Apollonin (besnik\u00ebria, respekti, devotshm\u00ebria ndaj per\u00ebndesh\u00ebs Artemisa \u2013 motr\u00ebs s\u00eb Apollonit \u2013 p\u00ebr ta ruajtur virgj\u00ebrin\u00eb me \u00e7do kusht).<br \/>\nSipas \u201ckanonit\u201d mitologjik, ta refuzosh nj\u00eb hyjnor s\u2019ishte pak, ajo vet\u00eb ishte nj\u00eb nimf\u00eb por Apolloni s\u2019ishte nj\u00eb askushi \u2013 p\u00ebrkundrazi, ishte nj\u00eb hyjnor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i bukur si vet\u00eb Dielli. Gjithsesi, me d\u00ebg\u00ebt e saj (tashm\u00eb e drur\u00ebzuar) Apolloni do e thurte nj\u00eb kuror\u00eb \u201cdafinash\u201d, kujtimin p\u00ebr t\u00eb do ta b\u00ebnte t\u00eb pavdeksh\u00ebm. Sipas Apollonit, p\u00ebr fat t\u00eb keq Dafina s\u2019do b\u00ebhej nusja e tij, m\u00eb par\u00eb do vdiste sesa t\u2019b\u00ebhej e tij, por pas metamorfoz\u00ebs, pas drur\u00ebzimit do b\u00ebhej nga ai di\u00e7 si \u201claurus nobilis\u201d e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLaurus\u201d do ishte dashuria e tij e p\u00ebrjetshme, dashuria e pakusht\u00ebzuar hyjnore, q\u00eb ia pati dhuruar asaj. Apolloni i \u201cfrym\u00ebzonte\u201d t\u00eb gjitha muzat, edhe muz\u00ebn e poezis\u00eb lirike, Erata, edhe muz\u00ebn e poezis\u00eb epike Kaliopa, t\u00eb gjitha. Andaj dhe simbolika e kuror\u00ebs p\u00ebr poet\u00ebt aq e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, edhe Rafaeli (1483-1520) n\u00eb afreskun \u201cParnasi\u201d (Pallati Apostolik, Vatikan) e pati paraqitur poetesh\u00ebn Safo, si poete e madhe, s\u00eb bashku me muzat dhe me poet\u00ebt e m\u00ebdhenj. As Rafaeli s\u2019pati \u201charruar\u201d kuror\u00ebn e dafinave. Safoja n\u00eb \u201cParnasi\u201d do ishte si poetja e vetme, e vetmja fem\u00ebr-poetesh\u00eb : ) e identifikuar qart\u00eb dhe me emrin, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb e pati shkruar emrin e saj \u201cSAPPHO\u201d, q\u00eb t\u00eb dallohej, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019mos ngat\u00ebrrohej me ndonj\u00ebr\u00ebn nga muzat (thuhet se figura e Safos\u00eb qe shtuar m\u00eb von\u00eb n\u00eb afresk).<\/p>\n<p>Afresket e Rafaelit m\u00ebtonin t\u2019jen\u00eb alegori artistike\u2026 t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb tri kategorit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shpirtit njer\u00ebzor: V\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb, Drejt\u00ebsin\u00eb (Mir\u00ebsin\u00eb) dhe Bukurin\u00eb \u2013 \u201cParnasi\u201d e p\u00ebrfaq\u00ebson Poezin\u00eb, e cila i kap\u00ebrthen t\u00eb gjitha; edhe t\u00eb bukur\u00ebn, edhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, edhe t\u00eb drejt\u00ebn\u2026 gjith\u00e7ka.<br \/>\nPiktor\u00ebt nuk e \u201charrojn\u00eb\u201d kuror\u00ebn me dafina p\u00ebr Safon\u00eb, dhe detaj fort i bukur ky, u lumt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb piktor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj bote, sepse Safoja dhe safizmi na mahnit madje dhe sot e k\u00ebsaj dite, pa le dikur ata t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb, no comment \u2013 si\u00e7 ia thuhet.<\/p>\n<p>Gjithsesi, rreth Safos \u00ebsht\u00eb spekuluar mjaft, si me brusha si me fjal\u00eb. Ndoshta dhe \u00ebsht\u00eb tepruar, sidomos materia qe ngjeshur gjat\u00eb shek. XIX. Realisht s\u2019\u00ebsht\u00eb se dihet shum\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe p\u00ebr vepr\u00ebn e saj. Edhe fjal\u00ebt edhe brushat i ndiqnin mitet e legjendat, nga ata q\u00eb shkruanin gj\u00ebrat shpesh interpretoheshin sipas hamend\u00ebsis\u00eb e kureshtis\u00eb. Thuase p\u00ebr t\u2019i \u201cpasqyruar\u201d ashtusoj preferencat e tyre, p\u00eblqimet e tyre rreth figur\u00ebs, rreth personalitetit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas legjend\u00ebs Safoja qe vet\u00ebvrar\u00eb, e d\u00ebshp\u00ebruar nga dashuria (e pakthyer) p\u00ebr Faonin, ose m\u00eb mir\u00eb e th\u00ebn\u00eb \u201ce l\u00ebnduar skajshm\u00ebrisht nga refuzimi i tij\u201d, do vet\u00ebvritej duke u hedhur nga shk\u00ebmbinjt\u00eb diku n\u00eb ishullin Lefkada (si\u00e7 ishulli quhet tani n\u00eb Greqin\u00eb e sotme). Besohet q\u00eb poetja t\u2019ket\u00eb vdekur rreth v. 570 pes., sidoqoft\u00eb se Safoja i ka marr\u00eb jet\u00ebn vetes duke u hedhur nga shk\u00ebmbinjt\u00eb\u2026 ngelet n\u00eb suazat e legjendes. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjetur, qoft\u00eb dhe di\u00e7 indirekte a shenj\u00eb e flashk\u00ebt, p\u00ebr ta \u201cmb\u00ebshtetur\u201d sadopak legjend\u00ebn.<\/p>\n<p>Sikur q\u00eb dhe, p\u00ebr fat t\u00eb keq, shum\u00eb pak nga shkrimet e saj kan\u00eb mbijetuar t\u00eb plota. N\u00eb fakt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ka mbijetuar vet\u00ebm 1 poezi, 1 poezi\u2026 e vetme \u2013 krijimi prej 28 vargjeve q\u00eb njihet si \u201cHimn p\u00ebr Af\u00ebrdit\u00ebn\u201d (dmth. p\u00ebr per\u00ebndesh\u00ebn e dashuris\u00eb dhe t\u00eb bukuris\u00eb, Af\u00ebrdita).<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-8810\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"667\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt-300x222.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt-1024x759.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt-768x569.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/safoja_legjenda_dhe_simbolizmi_i_dashurise_se_deshtuar_opt-1536x1139.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>(pikturat m\u00eb lart)<\/em><br \/>\n1 &#8211; Ernst Stueckelberg (1831-1903) &#8211; Safoja, 1897<br \/>\n2 &#8211; Pierre-Narcisse Guerin (1774-1833) &#8211; Safoja n\u00eb shk\u00ebmbin Leukadian<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ s. guraziu &#8211; ars poetica, t 2021, 2024 \u2013 koment ] [ ngjitur, kolazh: L. Alma-Tadema (1836-1912) &#8211; Safoja dhe Alkeusi, 1881 \/ Rafaeli &#8211; &#8220;Parnasi (detaj i afreskut), 1511) \/ Ernst Stueckelberg (1831-1903) &#8211; Safoja, 1897 ] N\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=8809\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-8809","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8809","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8809"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8809\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8809"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8809"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8809"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}