{"id":8823,"date":"2021-10-28T21:56:00","date_gmt":"2021-10-28T20:56:00","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8823"},"modified":"2024-04-09T08:30:16","modified_gmt":"2024-04-09T07:30:16","slug":"trojada-odiseada-canis-krenaria-e-argosit-homeri-dhe-saktesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=8823","title":{"rendered":"Trojada, Odiseada, Canis-krenaria e Argosit, Homeri dhe&#8230; sakt\u00ebsia!"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #999999;\"><em>(sguraziu &#8211; ars poetica, t 21 &#8211; di\u00e7 si v\u00ebshtrim, rreth harresave e kujtesave a la homerishte)<\/em><\/span><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/trojada_odiseada_canis-krenaria_e_argosit_homeri_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-8824\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/trojada_odiseada_canis-krenaria_e_argosit_homeri_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"559\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/trojada_odiseada_canis-krenaria_e_argosit_homeri_opt.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/trojada_odiseada_canis-krenaria_e_argosit_homeri_opt-300x186.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/trojada_odiseada_canis-krenaria_e_argosit_homeri_opt-1024x636.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/trojada_odiseada_canis-krenaria_e_argosit_homeri_opt-768x477.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Ka ca shkrime, q\u00eb me fjalin\u00eb e par\u00eb, ia fillojn\u00eb me pyetje (drejtuar lexuesit) &#8211; pse jo, le t&#8217;ia fillojm\u00eb dhe ne. Keni menduar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr qenin e Odiseut, ju ka vajtur mendja?<br \/>\nH\u00ebp\u00ebrh\u00eb, eventualisht, dhe mund ta keni vrar\u00eb mendjen, e ndoshta fare leht\u00eb dhe JO. Sepse&#8230; sepse who cares, kujt i plas p\u00ebr qent\u00eb e mitologjis\u00eb. Sidoqoft\u00eb, jua them se un\u00eb vet\u00eb &#8220;PO&#8221;, kam menduar sot p\u00ebr qenin e tij. Dhe at\u00eb, jo se na qenkam ndonj\u00eb &#8220;ekspert&#8221; i qenve por thjesht ashtu kot, u mora pak me &#8220;sakt\u00ebsit\u00eb&#8221;&#8230; e mitologjis\u00eb : )<\/p>\n<p>Fillimisht, le t&#8217;i sqarojm\u00eb shkurtazi ca detaje t\u00eb vockla, sepse na duhen, q\u00eb ta pastrojm\u00eb sadopak shtegnaj\u00ebn, duhet&#8230; n\u00ebse do ecim ferrishtes mitologjike.<br \/>\nE leht\u00eb ta besoj, ose t\u00eb supozoj se Odiseu do e ket\u00eb patur nj\u00eb qen t\u00eb mir\u00eb, aso fisnik e krenar. Jo ndonj\u00eb hilexhi servil, as ndonj\u00eb kok\u00ebmadh-mendjemadh, por qen p\u00ebrnj\u00ebmend, t\u00eb devotsh\u00ebm e besnik. S&#8217;kam asnj\u00eb arsye t\u00eb mendoj ndryshe, apo ta dyshoj krenarin\u00eb e qenit t\u00eb tij. Un\u00eb vet\u00eb e kam patur nj\u00eb t\u00eb till\u00eb (sipas meje madje super-qen, ishte i bukur, besnik, trimulush e fisnik). N\u00ebse un\u00eb po, n\u00ebse un\u00eb e kisha dikur at\u00eb fat&#8230; at\u00ebher\u00eb pse t&#8217;mos e kishte dhe Odiseu i madh.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr as un\u00eb dhe askush i k\u00ebsaj bote s&#8217;e ka iden\u00eb se \u00e7&#8217;rac\u00eb qeni do ket\u00eb patur Odiseu! Dim\u00eb se quhej Argos, o Argus, ama kaq, mund t\u00eb quhej dhe Genc, Balosh, Murrosh, Bukurosh&#8230; etj etj, emri s&#8217;na thot\u00eb gj\u00eb. Pa le q\u00eb, at\u00ebbot\u00eb, edhe racat e qenve do ken\u00eb qen\u00eb m\u00eb pak, jo n\u00eb num\u00ebr sa jan\u00eb tash. Koha homerike, sikur dhe ajo 4-5-6 shekuj para tij (koh\u00eb q\u00eb, edhe pse &#8220;verb\u00ebrisht&#8221;, pa i patur syt\u00eb, xha Homeri i pati &#8220;rrahur&#8221; aq denj\u00ebsisht n\u00eb epikat e veta), padyshim koh\u00ebt e at\u00ebhershme do ken\u00eb njohur m\u00eb pak raca qensh. Zor t&#8217;ket\u00eb patur sa i kemi sot. E sotmja na mahnit me list\u00ebn mjaft t\u00eb gjat\u00eb, jo si rezultat i vetvetish\u00ebm &#8220;a la canis scientia&#8221;, por i provave dhe i kryq\u00ebzimeve eksperimentale nd\u00ebr shekuj.<\/p>\n<p>Ok, ja i sqaruam ca mini-detaje fakto-logjike q\u00eb na duheshin. Tani le ta shpalosim thelbin e vog\u00ebl tematik t\u00eb shkrimit ton\u00eb.<br \/>\nSi\u00e7 e rrahin komentuesit e letraristik\u00ebs, dmth. sa i p\u00ebrket aspektit letrar t\u00eb epik\u00ebs homerike; pas nj\u00ebzet vjet\u00ebsh t\u00eb st\u00ebrmundimit p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi (10 vjet t\u00eb Troj\u00ebs si luft\u00eb + 10 vjet t\u00eb odisead\u00ebs), Odiseu m\u00eb n\u00eb fund kthehet. Bukur. Problemi \u00ebsht\u00eb se, derisa mungonte (s&#8217;\u00ebsht\u00eb pak t\u00eb mungosh 20 vjet) njer\u00ebzia e kan\u00eb v\u00ebrshuar sht\u00ebpin\u00eb e tij, ia kan\u00eb nxir\u00eb jet\u00ebn Penelop\u00ebs (gruas s\u00eb tij besnike), me shpres\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u martuar me t\u00eb. Penelopa do ket\u00eb qen\u00eb ose ishte tep\u00ebr e bukur, jo mbase e bukur sa Helena&#8230; ajo spartanja, krye-shkaktarja e luftrave, por n\u00ebse gjith\u00eb ata burra e burreca rendnin pas dor\u00ebs s\u00eb Penelop\u00ebs, padyshim as ajo s&#8217;ngelej larg me bukurin\u00eb e me hijeshin\u00eb.<\/p>\n<p>Odiseu maskohet si nj\u00eb varfanjak a lypsar, maskim&#8230; sepse i duhet t\u00eb hyj\u00eb fshehurazi n\u00eb sht\u00ebpi, vet\u00ebm djali i vet, Telemaku e dinte identitetin e tij. I duhej fshehurazi, tin\u00ebzisht&#8230; sepse ka tashm\u00eb nj\u00eb plan, sepse i ngrati s&#8217;e kishte iden\u00eb&#8230; qe vonuar p\u00ebr 20 vjet, at\u00ebher\u00eb s&#8217;kishte as iPhone as SMS, s&#8217;e kishte iden\u00eb p\u00ebr t\u00eb zezat k\u00ebndej, rreth-e-rrotull sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij. Le q\u00eb s&#8217;kishte iPhone por dhe si p\u00ebr inat, askush nga per\u00ebndit\u00eb s&#8217;e pati informuar, siduket vet\u00eb per\u00ebndit\u00eb arg\u00ebtoheshin ngapak\u00ebz me \u00e7apk\u00ebnll\u00ebqet e tyre. Hermesi ashtu-k\u00ebshtu do ket\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr i z\u00ebn\u00eb me bartjen e post\u00ebs hyjnore, as ai s&#8217;mund t\u00eb shqyhej n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt, s&#8217;mund t&#8217;ishte n\u00eb disa vende nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Le ta l\u00ebm\u00eb Hermesin rehat.<\/p>\n<p>Por, bie fjala per\u00ebndesha Athina s&#8217;do harronte ta k\u00ebshillonte dhe ta ndihmonte Odiseun, Athina i shfaqej her\u00eb andej e her\u00eb k\u00ebndej, her\u00eb p\u00ebr ket\u00eb e her\u00eb p\u00ebr at\u00eb, shpesh dhe kot, sa p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebri. Ndonj\u00ebher\u00eb thuase &#8220;ngutej&#8221; t&#8217;ia p\u00ebrkujtonte harkun, shigjetat, mejdanin e sympreht\u00ebsis\u00eb&#8230; do kujdesej p\u00ebr shum\u00e7ka, ama rreth Penelop\u00ebs asgj\u00eb s&#8217;i pati treguar p\u00ebr 20 vjet, e pati l\u00ebn\u00eb p\u00ebr inat n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb dashur o s&#8217;donte, Odiseut tashm\u00eb i qe imponuar nj\u00eb plan, dhe at\u00eb plan fort i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, plan i motivuar, i ngjeshur dashakeq\u00ebsi p\u00ebr ata ambicioz\u00ebt e paskrupullt, q\u00eb ia kishin nxir\u00eb jet\u00ebn gruas&#8230;<\/p>\n<p>Nejse, s&#8217;\u00ebsht\u00eb se na qenkesh aq e v\u00ebshtir\u00eb ta ujdiste nj\u00eb plan. Derisa lypsar-Odiseu i afrohet sht\u00ebpis\u00eb (kujtohu, pas nj\u00ebzet vjet\u00ebsh) e sheh diku aty af\u00ebr Argosin e shtrir\u00eb, i b\u00ebhet e ditur se \u00ebsht\u00eb qeni i vet, i moshuar, i lodhur, duke l\u00ebnguar. Sapo qeni e sheh Odiseun e njeh dhe ai, por s&#8217;ka fuqi, do e tundte pak bishtin, vesh\u00ebt do i moliseshin, s&#8217;i kishte ngelur as &#8220;1 atom&#8221; fuqi t&#8217;i afrohej t\u00eb zotit, i ishin shterruar fuqit\u00eb, energjia komplet, i kishte ngelur vet\u00ebm aq fuqi sa p\u00ebr ta njohur dhe sakaq p\u00ebr t&#8217;dh\u00ebn\u00eb shpirt.<br \/>\nVet\u00eb Homeri, ose fjal\u00ebt autoriale n\u00eb Odisea rreth ikjes s\u00eb Argosit, jan\u00eb si vijon: &#8220;&#8230;Argosi \u200b\u200bkaloi n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e vdekjes, tani q\u00eb e kishte par\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb zotin e vet, pas nj\u00ebzet vjet\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>Imagjino pra sa fat i madh i Odiseut (si detaj), s\u00ebpaku n\u00eb 2-3 grahmat e fundit do e gjente gjall\u00eb qenin e vet, natyrisht burrit do i rridhte nj\u00eb lot i dhimbshuris\u00eb&#8230; dhe do vazhdonte tutje, p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim at\u00eb planin e madh.<br \/>\nS&#8217;jemi duke e mohuar faktin q\u00eb, aty-k\u00ebtu edhe njeriu k\u00ebmb\u00ebngul me jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb, i thyen a i shtyn\u00eb t\u00eb gjitha rekordet, aty-k\u00ebtu ndokush i kalon t\u00eb 130-tat, 140-tat e edhe m\u00eb gjat\u00eb, s&#8217;e kam iden\u00eb sa do jet\u00eb rekordi aktual. N\u00eb t&#8217;nj\u00ebjtin kuptim dhe ndonj\u00eb qen aty-k\u00ebtu padyshim i thyen rekordet. Vet\u00eb &#8220;Guinness World Records&#8221; thot\u00eb se mosha m\u00eb e madhe e regjistruar p\u00ebr nj\u00eb qen \u00ebsht\u00eb 29 vje\u00e7 e 5 muaj (rekordi i takuaka nj\u00eb qeni australian, i quajtur Bluey). Por &#8220;Guinness&#8230;&#8221; vazhdon me sqarimin se shumica e qenve jetojn\u00eb 8-15 vjet, se t\u00eb dh\u00ebnat autentike t\u00eb qenve q\u00eb jetojn\u00eb mbi 20 vjet jan\u00eb t\u00eb rralla dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi fjala do jet\u00eb p\u00ebr racat m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb qenve.<\/p>\n<p>Pra s&#8217;jemi duke e mohuar mund\u00ebsin\u00eb e koin\u00e7idenc\u00ebs q\u00eb pik\u00ebrisht dhe qeni i Odiseut t&#8217;na ishte nj\u00eb aso p\u00ebrjashtimi i rrall\u00eb. Ama imagjino, \u00e7far\u00eb koin\u00e7idence, \u00e7far\u00eb fati, qoft\u00eb dhe enkas i rast\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Odiseun. Fat i madh ta kesh (rast\u00ebsisht) nj\u00eb qen jet\u00ebgjat\u00eb, plus kthehesh dhe e gjen gjall\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb 2-3 grahmat e fundit. Nga ana tjet\u00ebr e dim\u00eb sadopak, ose supozojm\u00eb q\u00eb qeni i tij s&#8217;na ishte ndonj\u00eb aso picimuli, &#8220;Chihuahua&#8221;. Ka r\u00ebnd\u00ebsi ky supozim, meq\u00eb ekpertizat e koh\u00ebve tona, shkencat moderne na thon\u00eb se nj\u00eb &#8220;Chihuahua&#8221; do jetonte deri 17 vjet, dhe k\u00ebshtu do ta kishte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb thyerjen eventuale t\u00eb rekordit.<\/p>\n<p>Sipas atyre q\u00eb i shoshisin letrat, shkrimet, q\u00eb flasin p\u00ebr detajet letraristike, detaji i ngordhjes s\u00eb atyp\u00ebratyshme t\u00eb Argosit \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kuptimin e shtjellimit (letrar, narrativesk), meq\u00eb n\u00ebse Argosi t&#8217;jetonte dhe vet\u00ebm 1 minut\u00eb tutje, ai padyshim do t&#8217;vraponte drejt pronarit, do i p\u00ebrdridhej nd\u00ebr k\u00ebmb\u00ebt, do e tundte bishtin plot g\u00ebzim, do ia thoshte k\u00ebng\u00ebs ashtu pafaj\u00ebsisht&#8230; me t\u00eb lehurat e hareshme &#8211; detaje rrjedhimtare k\u00ebto q\u00eb do e &#8220;cullakosnin&#8221; maskimin e Odiseut, e k\u00ebshtusoj do prishej dhe plani i tij, ai plani i epik dhe &#8220;vrastar&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Meq\u00eb vet\u00eb s&#8217;jam &#8220;ekspert&#8221; i qenve (un\u00eb madje nuk i di as racat e qenve, as sakt\u00eb as varg e varg, mund t&#8217;i njoh 3-4 sosh&#8230; por jo me list\u00eb e me bisht : ) natyrisht do sh\u00ebrbehem me ekspertiz\u00ebn e ndonj\u00eb eksperti, psh. Anna Burke (American Kennel Club) n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb vetin n\u00eb v. 2016 pati shkruar:<br \/>\n&#8220;&#8230;qent\u00eb e vegj\u00ebl jetojn\u00eb m\u00eb gjat\u00eb se ata t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt pse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu &#8211; jet\u00ebgjat\u00ebsia p\u00ebr racat e vogla t\u00eb qenve varion nga 10 deri 15 vjet, e atyre me madh\u00ebsi mesatare 10 deri 13 vjet, jet\u00ebgjat\u00ebsia p\u00ebr racat e m\u00ebdha t\u00eb qenve \u00ebsht\u00eb 8 deri 12 vjet. Ka disa faktor\u00eb q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e qenve, duke p\u00ebrfshir\u00eb madh\u00ebsin\u00eb, rac\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb kafsh\u00ebs&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>Le t&#8217;p\u00ebrs\u00ebritet dhe 1 x, qeni i Odiseut s&#8217;ishte Kerberusi, ai i tmerrshmi me shum\u00eb koka, jo&#8230; ky i takonte Hadesit, Persefon\u00ebs. Qeni i Odiseut ishte Argosi, nj\u00eb qen ordiner, i zakonsh\u00ebm, si k\u00ebta qent\u00eb q\u00eb i njohim sot. Pra qeni i tij s&#8217;kishte asgje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, madje dhe sikur ta kishte l\u00ebn\u00eb Homeri totalisht jasht\u00eb &#8220;sken\u00ebs&#8221; (me ndonj\u00eb truk t\u00eb vock\u00ebl rr\u00ebfimtar) ndoshta mungesa e tij k\u00ebng\u00ebs homerike s&#8217;do i prishte asfare pun\u00eb.<br \/>\nNga nj\u00ebra an\u00eb qen i zakonsh\u00ebm, nga tjetra an\u00eb askush i k\u00ebsaj bote s&#8217;e ka iden\u00eb \u00e7&#8217;rac\u00eb qeni do ket\u00eb patur Odiseu! E gjitha \u00e7far\u00eb dim\u00eb sot \u00ebsht\u00eb se qent\u00eb, edhe n\u00ebse t&#8217;jetonin 20 vjet (p\u00ebr ta pritur dhe njohur Odiseun pas kthimit), at\u00ebher\u00eb vetvetiu nga logjika na shpaloset fakti q\u00eb qeni i tij do duhej t&#8217;ishte madje m\u00eb i vjet\u00ebr se 20 vjet. K\u00ebt\u00eb detaj e kuptojm\u00eb dhe nga vet\u00eb shkrimi i Homerit, edhe ai thot\u00eb se qeni ishte gjall\u00eb, Odiseu e pati l\u00ebn\u00eb qenin e vet n\u00eb sht\u00ebpi kur pati ikur&#8230;<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo qeni thjesht s&#8217;e kishte iden\u00eb se Homeri do ulej e t&#8217;na shkruante p\u00ebr trim\u00ebrit\u00eb greke, p\u00ebr shtegtime, p\u00ebr kthime t&#8217;befasishme, p\u00ebr lloj-lloj surprizash mitologjike. Andaj ka r\u00ebnd\u00ebsi (p\u00ebr neve lexuesit e epikave) q\u00eb Argos-vog\u00eblushi duhej t&#8217;na ishte gjall\u00eb dhe jo bash tep\u00ebr i vog\u00ebl, ca dit\u00eb t\u00eb k\u00eblysh\u00ebris\u00eb thjesht s&#8217;pin\u00eb uj\u00eb. S\u00ebpaku ca jav\u00eb a muaj jet\u00eb duhej t&#8217;i kishte k\u00eblyshi i tij, kur Odiseu t&#8217;nisej, dmth. p\u00ebr ta &#8220;in\u00e7izuar n\u00eb mbamendje&#8221; pronarin e vet. Meq\u00eb ku i dihet, n\u00ebse Homerit helbete i teket dhe shkruan, na thot\u00eb se pas 20 viteve Odiseu megjithat\u00eb kthehet, at\u00ebher\u00eb traka e memories hooop, si shiritat e Hollivudit do rrotullohej dhe ja, do ta njihte t&#8217;zotin e vet.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe procesi i &#8220;njohjes&#8221; nuk funksionon, ose s&#8217;mund t\u00eb quhet &#8220;njohje&#8221;, as me shkencat as me legjendat. Mbamendja biologjike, memoria e t\u00eb gjitha krijesave bio-makinale funksionon n\u00ebse di\u00e7 t&#8217;jet\u00eb stampuar n\u00eb qelizat e trurit t\u00eb kafsh\u00ebs&#8230; kurdoher\u00eb, le t&#8217;jet\u00eb kur t&#8217;na jet\u00eb, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. P\u00ebrndryshe s&#8217;mund t\u00eb flitet p\u00ebr &#8220;njohje&#8221;, ndoshta as me konceptet qen\u00ebrishte. Do ngat\u00ebrroheshim dhe me vet\u00eb canis-logjik\u00ebn, pa mos t&#8217;flitet p\u00ebr logjiken ton\u00eb.<\/p>\n<p>Se Penelopa nuk do e njihte burrin e vet, as me bebzat n\u00eb syt\u00eb&#8230; as me &#8220;dridhjen&#8221; e zemr\u00ebs e t\u00eb ndjenj\u00ebs, ok s&#8217;ka gj\u00eb, s&#8217;ka pse t&#8217;ket\u00eb di\u00e7 &#8220;habitore&#8221;. Se qeni do ishte m\u00eb i zoti se ajo (sa i p\u00ebrket mbamendjes), okidoki&#8230; k\u00ebt\u00eb zot\u00ebsi s&#8217;do ia mohojm\u00eb, padyshim qent\u00eb i &#8220;stampojn\u00eb&#8221; memoriet e veta m\u00eb mir\u00eb. Q\u00ebkur ata, nd\u00ebr t\u00eb tjera, i ruajn\u00eb sakt\u00eb dhe formulat aromatike, organike e ato inorganike, t\u00eb gjitha &#8220;ingredientet&#8221; e fragrancave, me ato t\u00eb djers\u00ebs e me gjith\u00e7ka. Anise pavet\u00ebdijsh\u00ebm, shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb &#8220;shkenc\u00eb&#8221; kimike dhe elemente ndihm\u00ebse do i kishte n\u00eb dispozicion qeni p\u00ebr rikthimin e kujtes\u00ebs, sesa Penelopa. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, prapangelja e Penelop\u00ebs (me &#8220;njohjet&#8221;, krahasuar me qenin) s&#8217;cenon asgj\u00eb, \u00ebsht\u00eb ok.<\/p>\n<p>Ose, ose&#8230; n\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb sa m\u00eb kulmore vlen madje dhe vet\u00eb aspekti qesharak i skepticizmit ton\u00eb; padyshim jet\u00ebgjat\u00ebt, nj\u00ebzet-e-kusur-vje\u00e7ar\u00ebt do ishin di\u00e7 si qen\u00ebr xhufurratik\u00eb, padyshim do i pllakosnin difektet e dementi-zmit, t\u00eb harres\u00ebs, fenomenet e fshirje-kujtes\u00ebs, e k\u00ebso t\u00eb ngjashme. Sepse thjesht \u00ebsht\u00eb e natyrshme, \u00ebsht\u00eb proces natyral. Tekefundit k\u00ebshtu ndodh\u00eb me pleq\u00ebrishten njer\u00ebzore, si pronar\u00eb e kujdestar\u00eb t\u00eb qenve. Fshirja e kujtes\u00ebs ndodh\u00eb realisht, edhe sot e k\u00ebsaj dite, s&#8217;\u00ebsht\u00eb legjend\u00eb, as p\u00ebrrall\u00eb, as mit, por nj\u00ebmend\u00ebsi. Edhe qelizat e trurit thjesht qeliza jan\u00eb, si gjith\u00eb t\u00eb tjerat, s&#8217;jan\u00eb gjoja super-qeliza, s&#8217;jan\u00eb t\u00eb &#8220;pavdekshme&#8221; as rezistente gjoja ndaj vjet\u00ebrsis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Fare di\u00e7 tjet\u00ebr, krejt tjet\u00ebr gj\u00eb&#8230; \u00ebsht\u00eb fakti, natyrisht q\u00eb s&#8217;na vjen mir\u00eb, na dhemb, \u00ebsht\u00eb e dhimbshme, s&#8217;na e ka \u00ebnda ta p\u00ebrmendim. M\u00eb me d\u00ebshir\u00eb i shmangemi gjith\u00eb tem\u00ebs &#8220;pleq\u00ebrishte&#8221;. P\u00ebrve\u00e7 psikolog\u00ebve, mjek\u00ebve e k\u00ebso profesionist\u00ebsh t\u00eb sh\u00ebndetit&#8230; askush s&#8217;merret me problematikat e pleq\u00ebris\u00eb. Madje dhe vet\u00eb antropolog\u00ebt (gjoja si krye-gjeneralizues q\u00eb jan\u00eb) n\u00ebp\u00ebr studimet e veta i anashkalojn\u00eb temat e &#8220;pleq\u00ebrishtes&#8221;. Andaj pse t&#8217;ngat\u00ebrrohemi tutje me harresat e kujtesat a la homerishte.<\/p>\n<p>Jooo, af\u00ebrmendsh, do i shmangemi, m\u00eb mir\u00eb le t&#8217;i p\u00ebrdorim faktet e ekspert\u00ebve si\u00e7 na serviren sot&#8230; ca mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb pas xha Homerit.<br \/>\nM\u00eb posht\u00eb, jet\u00ebgjat\u00ebsia p\u00ebr disa raca qensh t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb m\u00ebdhenj, list\u00eb si\u00e7 e ka p\u00ebrpiluar ekspertja Anna Burke, n\u00ebse s&#8217;keni koh\u00eb ta shihni list\u00ebn detajisht, me shifra e me pik\u00eb&#8230; at\u00ebher\u00eb le ta shkurtojm\u00eb sadopak p\u00ebr lexuesin duke th\u00ebn\u00eb: asnj\u00eb nga racat e canis-krenaris\u00eb s&#8217;e &#8220;shkel\u00eb&#8221; pragun e t\u00eb 20-ave:<\/p>\n<p>[ jet\u00ebgjat\u00ebsia p\u00ebr qent\u00eb e vegj\u00ebl: ]<br \/>\nChihuahua (15-17 v), Chinese Crested (15-17 v), Smooth and Wire Fox Terrier (13-15 v), English Toy Spaniel (13-15 v), Pomeranian (14-16 v), Rat Terrier (13-15 v), Russell Terrier (12-14 v), Lakeland Terrier (12-14 v), Manchester Terrier (12-14 v), Yorkshire Terrier (12-15 v)<\/p>\n<p>[ jet\u00ebgjat\u00ebsia p\u00ebr qent\u00eb me madhesi mesatare: ]<br \/>\nAustralian Shepherd (12-15 v), Chinese Shar-Pei (12-14 v), Cocker Spaniel (13-15 v), Poodle (12-15 v), Whippet (12-15 v), Puli (10-15 v), Welsh Springer Spaniel (13-15 v), Bulldog (10-12 v), Boxer (10-12 v), Chow Chow (11-13 v), Curly-Coated Retriever (11-13 v), French Bulldog (11-13)<\/p>\n<p>[ jet\u00ebgjat\u00ebsia p\u00ebr qent\u00eb e m\u00ebdhenj: ]<br \/>\nGreat Dane (8-10 v), Bernese Dog (7-10 v), Irish Wolfhound (8-10 v), Newfoundland (10-12 v), Giant Schnauzer (10-12 v), Dogue de Bordeaux (9-11 v), Rottweiler (10-12 v), St Bernard (10-12 v), Scottish Deerhound (10-12 v), Flat-Coated Retriever (10-12 v), Akita (11-15 v), Anatolian Shepherd (11-13 v), Irish Setter (12-14 v), Belgian Malinois (14-16 v)<br \/>\n***<\/p>\n<p>[ ngjitur:<br \/>\n<em><span style=\"color: #999999;\">1 &#8211; Theodore van Tulden (1606-1669) &#8211; &#8220;Ulliksi (Odiseu) njihet nga qeni i vet&#8221;, vizatim bazuar n\u00eb krijimin pararend\u00ebs t\u00eb Francesco Primaticcio (1504-1570), tutje ky i fundit bazuar n\u00eb krijimin e Niccolo dell&#8217;Abbate (1509-1571)<\/span><\/em><br \/>\n<em><span style=\"color: #999999;\">2 &#8211; Lawrence Macdonald (1799-1878) &#8211; &#8220;Ulliksi (Odiseu) njihet nga qeni i vet&#8221; (skulptur\u00eb)<\/span><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(sguraziu &#8211; ars poetica, t 21 &#8211; di\u00e7 si v\u00ebshtrim, rreth harresave e kujtesave a la homerishte) Ka ca shkrime, q\u00eb me fjalin\u00eb e par\u00eb, ia fillojn\u00eb me pyetje (drejtuar lexuesit) &#8211; pse jo, le t&#8217;ia fillojm\u00eb dhe ne. Keni&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=8823\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-8823","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8823"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8823\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}