{"id":932,"date":"2019-09-24T12:52:57","date_gmt":"2019-09-24T12:52:57","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=932"},"modified":"2024-08-31T15:38:29","modified_gmt":"2024-08-31T14:38:29","slug":"bajroni-borxhi-i-njerezimit-ndaj-prometeut-eshte-paguar-me-apollonin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=932","title":{"rendered":"Bajroni &#8211; &#8220;Borxhi&#8221; i njer\u00ebzimit ndaj Prometeut \u00ebsht\u00eb paguar me &#8220;Apollonin&#8221;!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, M 2018<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>&#8220;tabuja kulturore rreth homo-erotizmit&#8221; e koh\u00ebs son\u00eb ma kujtoi &#8220;lulushin&#8221; e thyer t\u00eb Apollonit, vall\u00eb a nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;lulushi&#8221; i Apollonit, kurr\u00eb i riparuar dhe n\u00eb panum\u00ebr kopje tjera i mbuluar me &#8220;gjethin e turpit&#8221;, pik\u00ebrisht nj\u00eb element i &#8220;tabu-tem\u00ebs homo-erotike kulturore&#8221; : <\/strong>)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Bajroni-Borxhi-i-njer\u00ebzimit-ndaj-Prometeut-\u00ebsht\u00eb-paguar-me-Apollonin.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-933 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Bajroni-Borxhi-i-njer\u00ebzimit-ndaj-Prometeut-\u00ebsht\u00eb-paguar-me-Apollonin.jpg\" alt=\"\" width=\"921\" height=\"900\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Bajroni-Borxhi-i-njer\u00ebzimit-ndaj-Prometeut-\u00ebsht\u00eb-paguar-me-Apollonin.jpg 921w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Bajroni-Borxhi-i-njer\u00ebzimit-ndaj-Prometeut-\u00ebsht\u00eb-paguar-me-Apollonin-300x293.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Bajroni-Borxhi-i-njer\u00ebzimit-ndaj-Prometeut-\u00ebsht\u00eb-paguar-me-Apollonin-768x750.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Bajroni-Borxhi-i-njer\u00ebzimit-ndaj-Prometeut-\u00ebsht\u00eb-paguar-me-Apollonin-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 921px) 100vw, 921px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Poeti i famsh\u00ebm i Romanticizmit, G. G. Byron, ose si\u00e7 ia themi shkurt Bajroni, n\u00eb &#8220;\u00c7ajld Haroldin&#8221; e vet fliste se si statuja e &#8220;Apollonit&#8221; e ka paguar borxhin e njer\u00ebzimit ndaj Prometeut.<br \/>\nSot ka me qindra, e me mij\u00ebra kopje-skulptura, vizatime, gravura, piktura etj. t\u00eb Apollonit, mir\u00ebpo gjith\u00e7ka sikur pati filluar nga &#8220;Apolloni i Belvedere-s\u00eb&#8221;, kopje skulpturale zbuluar gjat\u00eb Renesans\u00ebs, n\u00eb v. 1489 n\u00eb Itali.<br \/>\nApolloni qe sjellur n\u00eb Paris nga vet\u00eb Napoleoni, pas &#8220;fushat\u00ebs italiane&#8221;, m\u00eb 1796. Q\u00eb nga 1798, gjat\u00eb Perandoris\u00eb s\u00eb Par\u00eb, pati qen\u00eb pjes\u00eb e koleksionit t\u00eb Louvre. Pas r\u00ebnies s\u00eb Napoleonit m\u00eb 1815, Apolloni qe atdhesuar rishtas si &#8220;italian&#8221;, qe kthyer n\u00eb Vatikan, ku ka ngelur dhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Anise Bajroni n\u00eb poem\u00ebn e vet flet vet\u00ebm p\u00ebr dhuraten &#8220;ekstra&#8221; nga Prometeu, vet\u00ebm p\u00ebr zjarrin si &#8220;borxh&#8221;, e q\u00eb dmth. simbolizon zhvillimin, p\u00ebrparimin e njer\u00ebzimit. Bajroni nuk e ka fjal\u00ebn p\u00ebr &#8220;vet\u00eb krijimin argjilor t\u00eb njeriut nga Prometeu&#8221;, si\u00e7 na e thot\u00eb m\u00eb gjer\u00ebsisht mitologjia.<\/p>\n<p>&#8220;<em>Dhe n\u00ebse vjedhur prej Prometeut nga Qielli<\/em><br \/>\n<em>Zjarri q\u00eb e trash\u00ebguam, (tashm\u00eb) \u00ebsht\u00eb paguar<\/em><br \/>\n<em>Nga ai t\u00eb cilit iu dha energjia<\/em><br \/>\n<em>Q\u00eb k\u00ebt\u00eb mermer poetik (statuj\u00eb) ka krijuar<\/em><br \/>\n<em>Me lavdin\u00eb e p\u00ebrjetshme &#8211; dhe q\u00eb, n\u00ebse b\u00ebr\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Nga duart e njeriut, nuk \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzim njer\u00ebzor<\/em>&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Dmth. mbase nj\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri artistike dhe bukuri e till\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb &#8220;frym\u00ebzim hyjnor&#8221;, aludonte Bajroni.<\/p>\n<p>Mua sikur m\u00eb shkon buza n\u00eb gaz lidhur me ndjeshm\u00ebrin\u00eb &#8220;bajroniane&#8221; ndaj figur\u00ebs skulpturale t\u00eb Apollonit, pasi dihet q\u00eb tek Bajroni p\u00ebrve\u00e7 &#8220;dob\u00ebsis\u00eb&#8221; ndaj gjinis\u00eb s\u00eb bukur, kishte dhe &#8220;dob\u00ebsi&#8221; t\u00eb homoseksualizmit.<\/p>\n<p>&#8220;<em>Bajroni ishte seks-simbol mashkullor i shekullit XIX. Bukuria personale sporadike (duke u endur midis plot\u00ebsis\u00eb trupore dhe holl\u00ebsis\u00eb), stili pompoz i jet\u00ebs, aferat reale si dhe ato imagjinare me grat\u00eb, t\u00eb gjitha e kan\u00eb ushqyer imazhin p\u00ebr t\u00eb. Por jeta valentiniane e Bajronit i p\u00ebrfshinte dhe meshkujt. Biseksualiteti i tij ishte i njohur, jo vet\u00ebm brenda nj\u00eb rrethi t\u00eb ngusht\u00eb, por dhe &#8220;n\u00eb rrug\u00eb<\/em>&#8221; &#8211; shkruan John Lauritsen, n\u00eb artikullin &#8220;T\u00eb dashurit e Bajronit&#8221;, duke analizuar librin &#8220;Bajroni dhe Grat\u00eb [dhe Meshkujt]&#8221;, Cambridge Scholars Publishing, 2010, t\u00eb Peter Cochran.<br \/>\nLauritsen thot\u00eb se Cochran njihet si nj\u00eb nga specialist\u00ebt e m\u00ebdhenj &#8220;rreth&#8221; jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Bajronit, dhe (p\u00ebr dallim nga ndonj\u00eb autor tjet\u00ebr) s\u00ebpaku Cochran \u00ebsht\u00eb objektiv ose ka mir\u00ebkuptim p\u00ebr homoseksual\u00ebt.<br \/>\nGjithsesi, &#8220;<em>ka nj\u00eb tabu kulturore kund\u00ebr njohjes s\u00eb homo-erotizmit n\u00eb jet\u00ebn dhe veprat e autor\u00ebve t\u00eb kanonizuar<\/em>&#8230;&#8221; &#8211; vazhdon Lauritsen.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket &#8220;tabu-tem\u00ebs homo-erotike kulturore&#8221; n\u00eb kritik\u00ebn moderne te artit dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb padyshim &#8220;fjal\u00ebt&#8221; m\u00eb adekuate mund t&#8217;na i thot\u00eb vet\u00eb Teoria &#8220;Queer&#8221;, fusha studimore e teoris\u00eb kritike post-strukturaliste. Derisa studimet p\u00ebr homoseksualizmin e lezbianizmin dikur fokusoheshin n\u00eb hetimet e &#8220;natyrores&#8221; dhe t\u00eb &#8220;jonatyrshmes&#8221; s\u00eb sjelljes (homoseksuale), teoria &#8220;Queer&#8221; e zgjeron fokusin e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do lloj aktiviteti seksual, apo t\u00eb gjitha identitetet q\u00eb bien n\u00eb normativin dhe n\u00ebn-kategorit\u00eb deviante.<\/p>\n<p>S&#8217;jam ekspert n\u00eb asnj\u00eb drejtim (kam frik\u00eb), mir\u00ebpo hi\u00e7-asfare s&#8217;kam &#8220;ekspertiz\u00eb&#8221; rreth teoris\u00eb &#8220;Queer&#8221;, k\u00ebt\u00eb e di me sigurin\u00eb e plot\u00eb : )<br \/>\nJa p\u00ebrse gj\u00ebrat q\u00eb &#8220;nd\u00ebrlidhen&#8221; k\u00ebtu n\u00eb komentin tim jan\u00eb thjesht si konkluza rrjedhimore, ose si &#8220;pik\u00ebpyetje&#8221; tematike pa t\u00eb keq. Bie fjala, &#8220;tabuja kulturore rreth homo-erotizmit&#8221; e koh\u00ebs son\u00eb se \u00e7&#8217;ma kujtoi &#8220;lulushin&#8221; e thyer t\u00eb Apollonit, tutje se \u00e7&#8217;ma kujtoi poetin e lasht\u00ebsis\u00eb, Orfeun dhe tragjiken e tij. Ironikisht, pasi t\u00eb gjitha fatkeq\u00ebsit\u00eb e Orfeut po ashtu sikur ishin t\u00eb &#8220;lidhura&#8221;, e madje deri dhe vet\u00eb fundi tragjik i tij.<\/p>\n<p>Ashtu shkurt, dallimi mes Bajronit dhe Orfeut mbase do ishte: Bajroni ishte nj\u00eb fatlum i madh si poet, nd\u00ebrsa Orfeu ishte poet-fatkeqi m\u00eb i madh i mitologjis\u00eb. P\u00ebr Orfeun mund t\u00eb &#8220;spekulojm\u00eb&#8221; duke u bazuar n\u00eb ca &#8220;spekulime&#8221; origjinale t\u00eb Ovidit, nd\u00ebrsa p\u00ebr Bajronin pohimet rreth homoseksualizmit t\u00eb tij (ose m\u00eb sakt\u00eb, rreth biseksualizmit) mund t\u00eb ushqehen me fakte.<br \/>\nOrfeu e pati humbur dashurin\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, gruan e vet t\u00eb bukur, Euridiken. Pas d\u00ebshtimit q\u00eb ta kthente Euridik\u00ebn nga bota e t\u00eb vdekurve, Orfeu pastaj kurr\u00eb nuk deshi t\u00eb zgjedhte nj\u00eb grua tjet\u00ebr. Qen\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohura &#8220;shp\u00ebrfillja&#8221;, q\u00ebndrimi i ftoht\u00eb i tij p\u00ebr femrat tjera, sado t\u00eb bukura t\u00eb ishin ato. Madje nga gra t\u00eb ndryshme konsiderohej si &#8220;tallje&#8221; ose &#8220;posht\u00ebrim&#8221; i bot\u00ebs fem\u00ebrore, m\u00eb t\u00eb zem\u00ebruarat s&#8217;mund ta kap\u00ebrdinin indiferenc\u00ebn e tij ndaj femrave. Vrasja e tij nga menadat e t\u00ebrbuara ishte pik\u00ebrisht rrjedhoj\u00eb e pezmit ndaj &#8220;indiferenc\u00ebs&#8221; s\u00eb tij. Aq shum\u00eb ishin t\u00eb pushtuara nga urrejtja sa menadat e coptuan, jo vet\u00ebm figurativisht, miti na flet se ato v\u00ebrtet e masakruan trupin e tij, e b\u00ebn\u00eb cop\u00eb-cop\u00eb.<\/p>\n<p>Ovidi na tregon se Orfeu kishte abstenuar totalisht nga dashuria p\u00ebr femrat, ose p\u00ebr arsyen q\u00eb gj\u00ebrat p\u00ebrfunduan keq p\u00ebr t\u00eb (vdekja e Euridikes), ose p\u00ebr shkak se ai qe betuar. Megjithat\u00eb, &#8211; vazhdon Ovidi &#8211; shum\u00eb njer\u00ebz kishin d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00eb me poetin, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tij, dhe p\u00ebr secilin refuzim nga ai, ndjeheshin tep\u00ebr t\u00eb hidh\u00ebruar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai ishte i pari i popullit trak q\u00eb e transferoi dashurin\u00eb e tij tek djemt\u00eb dhe rinia, dhe t\u00eb cil\u00ebt t&#8217;i g\u00ebzonin pranverat e tyre t\u00eb shkurtra, lul\u00ebzimin e hersh\u00ebm, si nj\u00eb lloj &#8220;ane&#8221; e burr\u00ebris\u00eb. Pra sipas Ovidit, Orfeu ishte &#8220;mbjell\u00ebsi&#8221; i homoseksualizmit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shih sa shum\u00eb &#8220;guxim poetik-romantik&#8221; kishte Bajroni, vall\u00eb a nuk \u00ebsht\u00eb e st\u00ebrtepruar t\u00eb thuhet q\u00eb nj\u00eb statuj\u00eb e vetme e ka shlyer borxhin e njer\u00ebzimit? T\u00eb konkludosh q\u00eb statuja e &#8220;Apollonit&#8221; e ka paguar borxhin e njer\u00ebzimit ndaj Prometeut&#8230; padyshim \u00ebsht\u00eb guxim i madh poetik.<\/p>\n<p>Vall\u00eb a nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;lulushi&#8221; i thyer i Apollonit, kurr\u00eb i riparuar dhe n\u00eb panum\u00ebr kopje tjera i mbuluar me &#8220;gjethin e turpit&#8221;, pik\u00ebrisht nj\u00eb element i &#8220;tabu-tem\u00ebs homo-erotike kulturore&#8221;? Vall\u00eb pse nuk u riparua kurr\u00eb &#8220;lulushi&#8221; i tij, kur dihet q\u00eb pjesa e poshtme e krahut t\u00eb djatht\u00eb dhe e dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb i mungonin statujes (at\u00ebher\u00eb kur qe zbuluar)? Duart i qen\u00eb rivendosur Apollonit, qen\u00eb ripunuar nga nx\u00ebn\u00ebsi i Mikelanxhelos, nga skulptori Montorsoli, mir\u00ebpo jo dhe &#8220;lulushi&#8221; : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nKuptohet, jo vet\u00ebm Bajroni \u00ebsht\u00eb magjepsur dikur me Apollonin, me shekuj para tij, disa artist\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj gjat\u00eb Renesans\u00ebs e kan\u00eb skicuar, kopjuar&#8230; ose jan\u00eb ndikuar nga skulptura e Apollonit, psh. A. D\u00fcrer (gravura e tij Adami dhe Eva, 1504), ose Mikelanxhelo (psh. figura e Krishtit n\u00eb afreskun e &#8220;Gjykimit&#8230;&#8221;, 1534-41, n\u00eb Capella Sistina), tutje jan\u00eb frym\u00ebzuar dhe mjaft artist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nThuhet se n\u00eb dekadat e para t\u00eb shek. XV gravurat e mrekullueshme t\u00eb Marcantonio Raimondi e p\u00ebr\u00e7uan frym\u00ebn artistike dhe e p\u00ebrcoll\u00ebn imazhin e famsh\u00ebm t\u00eb &#8220;Apollonit&#8221; gjithandej, aneskaj Evrop\u00ebs. M\u00eb von\u00eb, n\u00eb v. 1801, skulptori i Neo-klasicizmit italian, Antonio Canova e pati p\u00ebrshtatur figur\u00ebn e Apollonit p\u00ebr &#8220;Perseun&#8221; e tij triumfal, me kok\u00ebn e Meduzas\u00eb.<br \/>\nN\u00eb fakt, ka me qindra e mij\u00ebra kopje-skulptura, vizatime, gravura, piktura etj. vulosur me zanafill\u00ebn e &#8220;frym\u00ebzimit&#8221; nga Apolloni.<\/p>\n<p>Nga neo-klasicist\u00ebt e zjarrt\u00eb (q\u00eb nga mesi i shek. XVIII) u konsiderua si skulptura m\u00eb e &#8220;madhe&#8221; e lasht\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr shekuj me radh\u00eb, n\u00eb aren\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb artit ishte si nj\u00eb lloj &#8220;epitome&#8221; e p\u00ebrkryer e p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb estetike. Skulptura konsiderohej si nj\u00ebra nga veprat m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb artit n\u00eb bot\u00eb. Sipas historianit t\u00eb artit dhe arkeologut gjerman, Winckelmann, &#8220;Apolloni kishte thjesht\u00ebsin\u00eb fisnike dhe madh\u00ebshtin\u00eb e qet\u00eb&#8230;&#8221;, skulptura konsiderohej si shembulli m\u00eb i mir\u00eb i p\u00ebrsosjes s\u00eb idealit estetik grek. Apolloni qe b\u00ebr\u00eb si nj\u00eb nga dritat kryesore artistike t\u00eb neo-klasicizmit dhe si nj\u00eb ikon\u00eb e Iluminizmit. Qasja e till\u00eb ndaj &#8220;p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb estetike&#8221; neoklasike-iluministe dihet q\u00eb p\u00ebrkrahej dhe nga G\u00ebteja, Shilleri etj.<\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\"><em>Fotot<\/em>:<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">Apolloni i mermert\u00eb, gjetur n\u00eb v. 1489, i cili tani ndodhet n\u00eb muzeumin Pio-Clementine (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kompleksit muzeal t\u00eb Vatikanit), mendohet t\u00eb jet\u00eb kopje romake e periudh\u00ebs Hadrianike (rreth viteve 120-140), kopje e origjinalit t\u00eb humbur prej bronzi, punuar nd\u00ebrmjet 350-325 pes. nga Liokaresi, skulptor grek.<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, M 2018 (&#8230;&#8220;tabuja kulturore rreth homo-erotizmit&#8221; e koh\u00ebs son\u00eb ma kujtoi &#8220;lulushin&#8221; e thyer t\u00eb Apollonit, vall\u00eb a nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;lulushi&#8221; i Apollonit, kurr\u00eb i riparuar dhe n\u00eb panum\u00ebr kopje tjera i mbuluar me &#8220;gjethin&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=932\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,10],"tags":[],"class_list":["post-932","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=932"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/932\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}