{"id":9540,"date":"2021-11-22T11:04:40","date_gmt":"2021-11-22T10:04:40","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9540"},"modified":"2025-08-03T23:50:16","modified_gmt":"2025-08-03T22:50:16","slug":"nje-burre-e-nje-grua-nmes-te-parajses-dhe-smerren-vesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9540","title":{"rendered":"Nj\u00eb burr\u00eb e nj\u00eb grua, n&#8217;mes t\u00eb Parajs\u00ebs, dhe s&#8217;merren vesh!"},"content":{"rendered":"<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/nje_burre_e_nje_grua_ne_mes_te_parajses_s_merren_vesh.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-9541 zoooom\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/nje_burre_e_nje_grua_ne_mes_te_parajses_s_merren_vesh.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"758\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/nje_burre_e_nje_grua_ne_mes_te_parajses_s_merren_vesh.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/nje_burre_e_nje_grua_ne_mes_te_parajses_s_merren_vesh-300x253.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/nje_burre_e_nje_grua_ne_mes_te_parajses_s_merren_vesh-1024x862.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/nje_burre_e_nje_grua_ne_mes_te_parajses_s_merren_vesh-768x647.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a> 1 &#8211; John Collier &#8211; Lilita, 1887 (majtas), 2 &#8211; Richard Westall &#8211; &#8220;Fausti dhe Lilita&#8221;, 1831<\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\n1 &#8211; <strong>&#8220;Pashprehshm\u00ebria e Zotit&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Kuptohet, p\u00ebr besimtar\u00ebt Zoti s\u2019rri \u201cfshehur\u201d diku prapa reve, mir\u00ebpo duke qen\u00eb trans-universal, p\u00ebr njeriun \u00ebsht\u00eb i pakapsh\u00ebm, i paduksh\u00ebm, i pakap\u00ebrthyesh\u00ebm. Si ilustrim (na duhen shembujt) le t&#8217;ia fillojm\u00eb me ndonj\u00eb shembull &#8211; psh., sipas besimtar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb, Zoti ve\u00e7 e ka \u201czbuluar veten si trinitet\u201d, si nje trio personash. Mir\u00ebpo Zoti mund t\u00eb &#8220;shihet&#8221; vet\u00ebm me p\u00ebrvoj\u00ebn shpirt\u00ebrore, n\u00ebse kihet a ndjehet nevoja t\u00eb shihet, n\u00ebp\u00ebrmjet &#8220;dritareve metafizike&#8221;. Universi shpirt\u00ebror \u00ebsht\u00eb univers n\u00eb vete, sikur dhe universi fizik q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb univers m\u00eb tep\u00ebr i Multiversit. Anise, as vet\u00eb &#8220;string-teoricien\u00ebt&#8221; s&#8217;e kan\u00eb iden\u00eb sa universe mund t&#8217;i ket\u00eb Multiversi&#8230;<\/p>\n<p>Sipas besimtar\u00ebve, &#8220;pashprehshm\u00ebria e Zotit&#8221; lidhet me paaft\u00ebsin\u00eb e njeriut si qenie (dmth. pafaj\u00ebsisht) p\u00ebr ta kuptuar madh\u00ebshtin\u00eb hyjnore, jo vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb arsyes, por dhe me an\u00eb t\u00eb \u201czbules\u00ebs\u201d (e madje dhe qoft\u00eb me an\u00eb t\u00eb \u201czbules\u00ebs\u201d shkencore a filozofike). Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Zoti e zbulon veten (dhe k\u00ebshtusoj sa m\u00eb shum\u00eb njeriu e njeh) aq m\u00eb i \u201cpashprehur\u201d b\u00ebhet (dtth. si rrjedhoj\u00eb, aq m\u00eb pak mund t\u00eb kap\u00ebrthehet madh\u00ebshtia e tij \u2013 psh. mund t&#8217;flitet p\u00ebr omnipotenc\u00ebn n\u00eb termat e imagjinates, por realisht me mendje s&#8217;mund t\u00eb kap\u00ebrthehet \u201comnipotenca hyjnore\u201d\u2026 etj etj).<\/p>\n<p>2 &#8211; <strong>Dikur&#8230; , fare n\u00eb bisht t\u00eb koh\u00eblinj\u00ebs historike<\/strong><\/p>\n<p>Lilita, gruaja e par\u00eb e Adamit (q\u00eb para Ev\u00ebs, dhe ndryshe nga Eva) ishte krijuar nga e nj\u00ebjta l\u00ebnd\u00eb (materie) zanafillore sikur dhe homologu i saj, Adami. Gjat\u00eb nj\u00eb shetie l\u00ebndinave-lulishteve t\u00eb Edenit (at\u00ebher\u00eb pra, gjat\u00eb vet\u00eb \u201cpara-koh\u00ebs\u201d) Lilita do takohej me Luciferin dhe do ta kishin nj\u00eb bised\u00eb mjaft miq\u00ebsore. Luciferi (&#8220;Ylli i M\u00ebngjesit&#8221;) n\u00eb at\u00eb pik\u00eb s&#8217;i kishte pun\u00ebt dhe aq mir\u00eb me Zotin (takimi pati ndodhur pasi Zoti e kishte &#8220;paralajm\u00ebruar&#8221; &#8211; Krijuesi ia pati t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen Luciferit q\u00eb t\u2019rrinte urt, q\u00eb t&#8217;mblidhte mendjen, q\u00eb t\u2019mos lig\u00ebsohej).<br \/>\nGjat\u00eb bised\u00ebs e sip\u00ebr Luciferi do ta bindte p\u00ebr iden\u00eb e problematik\u00ebs, Lilita do t\u2019i besonte. Ai pati argumentuar se, duke qen\u00eb e krijuar nga balta nj\u00ebsoj sikur dhe Adami, ajo ishte e barabart\u00eb me t\u00eb, andaj s&#8217;duhej t&#8217;rrinte &#8220;n\u00ebn&#8221; t\u00eb, as e &#8220;n\u00ebn-shtruar&#8221;, as e &#8220;n\u00ebn-privilegjuar&#8221;, assesi nj\u00eb marionet\u00eb e burrit dhe as e lidhur me fijesh t\u00eb \u201cburracak\u00ebve\u201d. Af\u00ebrmendsh, Lilita do ndri\u00e7ohej nga fjal\u00ebt e \u201cYllit M\u00ebngjesor\u201d dhe do k\u00ebndellej.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas kthimit n\u00eb &#8220;sht\u00ebpi&#8221;, Lilita dhe Adami do ia fillonin me z\u00ebnkat e me grindjet. Pastaj, her\u00ebt a m\u00eb von\u00eb do vinte koha e \u00ebmb\u00eblsirave, ajo thjesht do refuzonte t\u00eb shtrihej \u201cn\u00ebn\u201d t\u00eb (gj\u00eb q\u00eb kurr\u00eb s\u2019kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb). Sipas saj edhe Adami duhej ndonj\u00ebher\u00eb &#8220;p\u00ebrfundi&#8221;. Adami do i kund\u00ebrvihej, sipas tij ai duhej &#8220;sip\u00ebr&#8221;, meq\u00eb burri ishte superior. Lilita do ta kund\u00ebrshtonte duke i th\u00ebn\u00eb se t\u00eb dy qen\u00eb krijuar t\u00eb barabart\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Ndoshta grindja do ket\u00eb zgjatur t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn, ndoshta t\u00ebr\u00eb jav\u00ebn\u2026 s\u2019ka t\u00eb dh\u00ebna, specifikat m\u00eb t\u00eb \u201choll\u00ebsishme\u201d rreth detajeve t\u00eb k\u00ebsaj z\u00ebnke mungojn\u00eb. Gjithsesi, e qart\u00eb se Adami na pati ngelur me gishta n&#8217;goj\u00eb, asgj\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl at\u00eb nat\u00eb. N\u00eb thelb Lilita e ngrat\u00eb thjesht po ia k\u00ebrkonte at\u00eb \u201cbarazin\u00eb bazike\u201d. N\u00ebse ai na qenk\u00ebsh \u201cmbret\u201d, at\u00ebher\u00eb dhe ajo qe supozuar t\u2019na ishte \u201cmbret\u00ebresh\u00eb\u201d, s\u2019\u00ebsht\u00eb se po i k\u00ebrkonte kushedi \u00e7far\u00eb. Burri i par\u00eb i bot\u00ebs assesi t\u2019i pranonte \u201cxhentilesat\u201d, assesi t\u00eb kulturohej nj\u00eb grim\u00eb, si superior ndjehej i \u201cfyer\u201d q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb dhe gruaja t\u2019na ishte \u201csip\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Pra duke d\u00ebshtuar ta fitonte barazin\u00eb legjitime t\u00eb \u201cposht\u00eb-lart-pozit\u00ebs\u201d, n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim e sip\u00ebr Lilita do ta klithte \u201cEmrin e Pashprehsh\u00ebm\u201d t\u00eb Zotit dhe do ta linte Adamin ashtu t\u00eb zem\u00ebruar, qyqe fillikat. Pas ikjes s\u00eb saj, Adami e pati par\u00eb t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb ankohej tek Zoti, ankesa ishte e thjesht\u00eb: \u201cgruaja kishte ikur, e kishte braktisur\u201d. Padyshim Zoti at\u00ebbot\u00eb do jet\u00eb prekur sa s\u2019ka m\u00eb, 1 burr\u00eb e 1 grua n&#8217;mes t\u00eb Parajs\u00ebs dhe t\u2019mos merren vesh\u2026 ehuuu. Apo mbase, natyrisht disa gj\u00ebra dhe i kishte parallogaritur, kuptohet i gjith\u00eb skenari \u201ckush posht\u00eb e kush lart\u201d Zotit i ishte i paranjohur.<\/p>\n<p>Pa humbur koh\u00eb tre engj\u00ebj drit\u00ebbardh\u00eb qen\u00eb ngarkuar me detyr\u00ebn t\u2019ia kthenin gruan rishtas n\u00eb \u201csht\u00ebpi\u201d. Gruan e ikur engj\u00ebjt do e gjenin diku buz\u00eb Detit t\u00eb Kuq, e leht\u00eb p\u00ebr engj\u00ebjt ta gjenin mir\u00ebpo problemi do p\u00ebrkeq\u00ebsohej, ajo thjesht s\u2019donte t\u00eb kthehej. Lilita kishte vendosur t\u00eb lahej e rrezitej aty n\u00eb plazh, m\u00eb mir\u00eb ta mbyste m\u00ebrzin\u00eb n\u00eb vetmi sesa t\u2019i kthehej atij derdimenit\u2026 pa asnj\u00eb \u201cfije\u201d kultur\u00eb, madje na mbahej gjoja si burr\u00eb \u201csuperior\u201d, superioriteti i tij donte vet\u00ebm \u201clart\u201d, kurr\u00eb \u201cposht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, edhe engj\u00ebt ishin n\u00ebn urdhrat dhe instruksionet specifike, do ta k\u00ebrc\u00ebnonin me humbjen e 100 f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj \u00e7dosecil\u00ebn dit\u00eb, n\u00ebse t\u2019mos i kthehej Adamit. Lilita do k\u00ebmb\u00ebngulte n\u00eb refuzimin &#8211; k\u00ebrc\u00ebnimi i engj\u00ebjve dhe vendimi i Zotit do ishte fundimtar, si rezultat do nd\u00ebshkohej me vdekjen e gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj.<br \/>\nDhe k\u00ebshtu, Lilita e gjor\u00eb do p\u00ebrjashtohej p\u00ebrgjithmon\u00eb nga Kopshti i Edenit, e zhytur n\u00eb mjerim e dhimbje, e braktisur nga \u00e7do mir\u00ebsi e bot\u00ebs rrotull.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb (nj\u00ebsoj si\u00e7 e pati takuar Luciferin) do ta takonte Samaelin. Edhe ky na ishte skajshm\u00ebrisht i l\u00ebnduar sepse i d\u00ebbuar nga \u201csfera hyjnore\u201d. Dhimbja e tij ishte e pakufijshme, vet\u00ebm Krye-engj\u00ebjt e din\u00eb (t\u2019jesh \u201cengj\u00ebll i rr\u00ebzuar\u201d a i d\u00ebbuar\u2026 mbase s\u2019\u00ebsht\u00eb asfare e leht\u00eb). Zoti e pati d\u00ebbuar p\u00ebr shkak t\u00eb urrejtjes dhe t\u00eb pik\u00ebpamjeve mizantropike q\u00eb kishte p\u00ebr njer\u00ebzimin. Shih pra, edhe Krye-engj\u00ebll i Zotit, dhe s\u2019i donte njer\u00ebzit, arroganc\u00eb q\u00eb \u00e7\u2019ke me t\u00eb, arroganc\u00eb engj\u00ebllore!<\/p>\n<p>Meq\u00eb Lilita ishte \u201cnjer\u00ebzore\u201d, fillimisht Krye-engj\u00eblli s\u2019do ta p\u00ebrfillte, e mbase do ishte dhe armiq\u00ebsor ndaj saj. U muar vesh, asgj\u00eb e \u201cnjer\u00ebzores\u201d s\u2019i p\u00eblqente\u2026 Mir\u00ebpo Lilita do e kishte v\u00ebmendjen e tij duke deklaruar se ideja e ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u2019qen\u00eb e n\u00ebnshtruara e Adamit s\u2019pinte \u201cuj\u00eb\u201d, roli i caktuar nga Krijuesi thjesht si \u201ce n\u00ebshtruar e Adamit\u201d padyshim ishte di\u00e7 si \u201cp\u00eblhur\u00eb p\u00ebr syt\u00eb e saj\u201d, p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb \u201cverb\u00ebr\u201d nga gjetja e nj\u00eb q\u00ebllimi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ekzistencial. K\u00ebshtu q\u00eb s\u2019donte t\u2019ishte pjes\u00eb e \u201chesapeve njer\u00ebzore\u201d, as grua e n\u00ebn-shtruar e Adamit. M\u00eb me d\u00ebshir\u00eb do ishte \u201csip\u00ebr njer\u00ebzve, sip\u00ebr Adamave&#8230; sesa posht\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Lilita gjithashtu do ia b\u00ebnte me dije se tashm\u00eb edhe ajo kishte t\u2019nj\u00ebjt\u00ebn pik\u00ebpamje sa i p\u00ebrket \u201cnatyr\u00ebs njer\u00ebzore\u201d. M\u00eb n\u00eb fund do ta bindte Krye-engj\u00ebllin se ishte aleate e tij, se ia vlente t\u2019kishte besim tek ajo. N\u00eb fund t\u00eb fundit edhe Krye-engj\u00eblli thjesht nj\u00eb i d\u00ebbuar, nj\u00eb i l\u00ebnduar. Lilita e njihte mjaft mir\u00eb dhimbjen e tij, do dinte dhe t\u00eb \u201cp\u00ebrkujdesej\u201d p\u00ebr gjendjen e p\u00ebr l\u00ebndimin e tij.<\/p>\n<p>3 &#8211; <strong>Tani, e sotmja, fare n\u00eb fill t\u00eb koh\u00eblinj\u00ebs<\/strong>&#8230;<\/p>\n<p>Prap\u00eb si shembull, t\u00eb krishter\u00ebt nuk besojn\u00eb n\u00eb 3 per\u00ebndi por n\u00eb 1 (n\u00ebse t\u2019na ishin 3 per\u00ebndi\u2026 at\u00ebher\u00eb mbase besimi i tyre do quhej Triteiz\u00ebm). Nga ana tjet\u00ebr, jo t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt besojn\u00eb se Ati, Biri dhe Fryma&#8230; Shpirti i Shenjt\u00eb jan\u00eb 3 \u201cforma\u201d t\u00eb Zotit (di\u00e7 si, avulli, uji, akulli, di\u00e7 si analogji&#8230; si 3 modalitete molekulare t\u00eb materies). Psh. pik\u00ebrisht k\u00ebshtu besonin modalist\u00ebt e &#8220;lasht\u00ebsis\u00eb&#8221; (sa her\u00eb t\u2019jet\u00eb m\u00eb gjat\u00eb se 1 mij\u00ebvjecar, un\u00eb thjesht ia them \u201clasht\u00ebsi\u201d : ) Q\u00eb nga lasht\u00ebsia dhe ende sot e k\u00ebsaj dite nj\u00ebsoj besojn\u00eb dhe modalist\u00ebt modern\u00eb &#8211; kjo form\u00eb e besimit quhet Modaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Triniteti\u2026 ose doktrina e krishter\u00eb e Trinitetit, per\u00ebndin\u00eb e p\u00ebrkufizon si 1 Zot i vet\u00ebm ekzistent n\u00eb 3 persona t\u00eb barabart\u00eb, pra si nj\u00eb trini bashk\u00ebthelb\u00ebsore: Zot-Ati, Zot-Biri dhe Zot-Shpirti i Shenjt\u00eb. Sipas logjik\u00ebs pritet ta kuptojm\u00eb se fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tre persona t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb e ndajn\u00eb nj\u00eb thelb (t\u00eb qen\u00ebsis\u00eb). 3-Zot-personat p\u00ebrcaktojn\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb 1-Zoti, nd\u00ebrsa nj\u00eb thelb i vet\u00ebm p\u00ebrcakton se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Zoti (thelb\u00ebsisht).<\/p>\n<p>Kjo doktrin\u00eb njihet si Trinitariz\u00ebm, nd\u00ebrsa e kund\u00ebrta si Anti-trinitariz\u00ebm. E fundit i ka disa \u201cnuanca\u201d t\u00eb mospajtimit me Trinitarizmin, nuancat jan\u00eb mjaft &#8220;origjinale&#8221; sa i p\u00ebrket dallimit, p\u00ebrfshijn\u00eb Unitarizmin, Binitarizmin dhe Modalizmin.<\/p>\n<p>Dhe s\u2019e mohon kush, Trinitarizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb doktrin\u00eb mjaft e \u201ckoklavitur\u201d por dhe tem\u00eb simpatike, e nxeht\u00eb, mjaft e disku-rrahur. Madje as vet\u00eb kryeqendrat kishtare t\u00eb Per\u00ebndimit e t\u00eb Lindjes nuk pajtohen sa i p\u00ebrket Trinitarizmit, \u201csqarimi teorik\u201d m\u00eb i zakonsh\u00ebm i per\u00ebndimor\u00ebve zor se do pranohej nga lindor\u00ebt, sikur q\u00eb vlen dhe anasjell\u00ebza.<br \/>\nHm, n\u00ebse 1 burr\u00eb e 1 grua dikur, q\u00eb nga zanafilla, n&#8217;mes t\u00eb Parajs\u00ebs&#8230; dhe s&#8217;do merreshin vesh, n\u00ebse vet\u00eb Zotit i qe imponuar t\u00eb &#8220;intervenonte&#8221;, at\u00ebher\u00eb mbase s&#8217;kemi pse \u00e7uditemi as me &#8220;mosmarr\u00ebveshjet&#8221; Lindore-Per\u00ebndimore t\u00eb s\u00eb tashmes. Zoti e dinte at\u00ebher\u00eb n\u00eb fill t\u00eb vet\u00eb zanafill\u00ebs, sikur q\u00eb Zoti e di dhe tani&#8230;<\/p>\n<p>Natyrisht, ka disa teori rreth Trinitetit, teori t\u00eb kolorizuara, mjaft t\u00eb \u201cpolarizuara\u201d. Disa prej teorive (kuptohet, sipas njoh\u00ebsve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb besimit) jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gabuara, aq t\u00eb gabuara sa rrjedha s\u2019kishte si rridhte ndryshe, por jan\u00eb shpallur \u201cteori heretike\u201d. Prap\u00eb, s\u2019duhet rrudhje vetullash \u201chabitore\u201d, edhe teorit\u00eb moderne mund t\u2019jen\u00eb \u201cheretike\u201d, nj\u00ebsoj si dikur n\u00eb Mesjet\u00eb nj\u00ebsoj dhe sot e k\u00ebsaj dite\u2026<\/p>\n<p>Dhe pra si t\u2019ngelet njeriu i kthjell\u00ebt me buz\u00ebqeshjen, kur dhe k\u00ebta t\u00eb akuzuarit p\u00ebr \u201cherezi\u201d thjesht besimtar\u00eb, t\u00eb devotsh\u00ebm e krenar\u00eb. Krijohet p\u00ebrshtypja sikur besimtar\u00ebt e taborreve moderniste na dilkan n\u00eb oborr p\u00ebr t\u2019i akuzuar besimtar\u00ebt e taborreve tjera p\u00ebr \u201cheretizma\u201d, per t\u2019i refuzuar teorit\u00eb e tyre. Ngat\u00ebrrimi vet\u00ebm sa shkon e thellohet, i degjojm\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019thon\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt, mirepo s\u2019vonon dhe e pashmangshme, logjika na b\u00ebhet l\u00ebmsh. Ja pse dhe teolog\u00ebt thon\u00eb se shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb VET\u00cb e pranojn\u00eb q\u00eb NUK e kuptojn\u00eb \u201ctrinitetin\u201d, sikur dhe po aq shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb realisht s\u2019e kuptojn\u00eb\u2026 ama pandehin se e kuptojn\u00eb.<\/p>\n<p>Tekefundit triniteti i t\u00eb krishtereve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 1-ri nga sa t\u00eb duash \u201ctrinitete\u201d t\u00eb k\u00ebsaj bote, psh. Hindu-panteoni p\u00ebrb\u00ebhet jo nga 1\u2026 por nga 2 trinitete (pse vet\u00ebm 1 n\u00ebse mund t\u2019i kesh 2), pse jo nj\u00eb trini per\u00ebndish dhe nj\u00eb trini tjet\u00ebr per\u00ebndeshash, trinia \u201cTrimurti\u201d p\u00ebrb\u00ebhet nga tre per\u00ebndit\u00eb kryesore, e q\u00eb jan\u00eb Brahma (Krijues), Vishnu (Ruajt\u00ebs) dhe Shiva (Shkat\u00ebrrues), trinia \u201cTrimurti\u201d ekuivalentohet (barazohet) dhe kontrastohet me trinin\u00eb \u201cTridevi\u201d t\u00eb per\u00ebndeshave, e q\u00eb jan\u00eb 3 per\u00ebndeshat kryesore t\u00eb panteonit; Sarasvati (Krijuese), Lakshmi (Ruajt\u00ebse) dhe Kali (Parvati \u2013 Shkat\u00ebrruese).<\/p>\n<p>Gjithsesi, e qart\u00eb, Trinitarizmi \u00ebsht\u00eb doktrin\u00eb themelore, doktrin\u00eb thelb\u00ebsore e Krishterimit, ashtu me \u201cpaqart\u00ebsin\u00eb\u201d e vet sikur na e thot\u00eb q\u00eb s\u2019mund t\u00eb kuptohet logjikisht. Zoti s\u2019rri \u201cfshehur\u201d prapa reve, \u00ebsht\u00eb shfaqur si uni-zot-trinitar, por mund t\u00eb \u201cshihet\u201d vet\u00ebm si p\u00ebrvoj\u00eb shpirt\u00ebrore. Triniteti nuk \u201cp\u00ebrputhet\u201d me logjik\u00ebn, dhe prandaj as q\u00eb mund t\u00eb kuptohet me an\u00eb t\u00eb logjik\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 si p\u00ebrjetim shpirt\u00ebror. Po ashtu, e qart\u00eb se \u201cp\u00ebrjetimi shpirt\u00ebror\u201d s\u2019ka si ndryshe por totalisht di\u00e7 si &#8220;p\u00ebrvoj\u00eb subjektive&#8221;. Shpirtrat, ashtu n\u00eb natyr\u00ebn e vet t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, mbase mjaft \u201ckureshtar\u00eb\u201d, mund t\u2019kap\u00ebn p\u00ebr ak\u00ebcil\u00ebn teori kashtologjike, secili shpirt e ndjek \u201cteorin\u00eb\u201d e vet, sipas ndjenj\u00ebs dhe p\u00ebrvojes s\u00eb vet. Dhe bota kurr\u00eb s&#8217;ka qen\u00eb m\u00eb e mbushur me shpirtra e frymor\u00eb, e di Zoti si &#8220;qeverisen&#8221; bot\u00ebt&#8230; s&#8217;jemi duke iu p\u00ebrzier ama&#8230; hm! Dikur vetem 2 shpirtra, sot panum\u00ebr shpirtra&#8230;<\/p>\n<p>N\u00ebse thuhet se Zoti \u00ebsht\u00eb 1 + 1 + 1 = 1, ekuacioni na kalamendet dhe e qart\u00eb se alogjik, mir\u00ebpo duke patur besimin ja q\u00eb mund t\u2019ket\u00eb dhe \u201clogjik\u00eb shpirt\u00ebrore\u201d. Logjika e arsyes jo, por ama ajo shpirt\u00ebrorja mund t\u00eb ushqehet me besimin se Zoti \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht 3 = 1. \u00cbsht\u00eb sepse thjesht mund t\u2019jet\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb i pakufizuar dhe omni-potent, sepse trinitarist\u00ebt besojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb, sepse ashtu-k\u00ebshtu mister i pakap\u00ebrthyesh\u00ebm, sepse Zoti s\u2019\u00ebsht\u00eb \u201cnjer\u00ebzor\u201d por hyjnor, sepse madh\u00ebshtia e Zotit \u00ebsht\u00eb trans-universale (s\u2019\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gjoja \u201cuniversalitet tok\u00ebsor\u201d), sepse Zoti \u00ebsht\u00eb pafund\u00ebsisht\u2026 gjith\u00e7ka, sepse, sepse, panum\u00ebr sepse.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht 3 dhe 1 \u2013 ky pohim si \u201cdirektiv\u00eb\u201d doktrinare, si zgjidhje e enigm\u00ebs \u201calogjike\u201d \u00ebsht\u00eb pakashum\u00eb thelbi i Trinitetit, \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si shp\u00ebtim, n\u00eb fakt.<br \/>\nE qart\u00eb se njeriu e ka \u201cgjuh\u00ebn\u201d t\u00eb vog\u00ebl (rishtas e qart\u00eb \u2013 p\u00ebr arsyet q\u00eb i jan\u00eb t\u00eb njohura per\u00ebndis\u00eb), njeriu s\u2019ka ndonj\u00eb \u201cgjuh\u00eb\u201d tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar nj\u00eb di\u00e7 si koncept q\u00eb s\u2019kap\u00ebrthehet. Por njeriu ka nevoj\u00ebn shpirt\u00ebrore, arsyen filozofike p\u00ebr ta kuptuar veten, un-in e vet, shpirtin e vet\u2026 n\u00eb relacion me madh\u00ebshtin\u00eb hyjnore.<\/p>\n<p>Andaj n\u00ebse \u201cekuacioni alogjik\u201d 1 + 1 + 1 = 1, n\u00ebse paqart\u00ebsia e mistershme\u201d e Trinitetit na qenka mjaftuesh\u00ebm satisfaksionale, at\u00ebher\u00eb s\u2019kan\u00eb pse \u201cskuqen\u201d as Per\u00ebndimi as Lindja p\u00ebr mospajtimet rreth teorive. Kushedi, nes\u00ebr mund t\u2019i shkrep dhe Jugut p\u00ebr mospajtim, Per\u00ebndimoret e Lindoret ngelin t\u00eb \u201cmospajtuar\u201d por ama dhe Jugor\u00ebve u lind d\u00ebshira t\u2019i ndjekin konformizmat rreth ideve t\u00eb reja. Ndoshta dhe Verioreve thjesht u shkrepin tjera teori e risi, kurr\u00eb s\u2019duhet th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb. Sa \u00e7arjet, sa deg\u00ebt e n\u00ebndeg\u00ebt, sa rrembat e sa gjembat i njohi e kaluara yyyyyyy\u2026 dhe vet\u00ebm Lisi i \u201cfraksioneve\u201d t\u00eb Amerik\u00ebs si shembull, ashtu si nj\u00eb rrap disa-shekullor me kuror\u00ebn madh\u00ebshtore, do na trulloste me marramendjen.<\/p>\n<p>Triniteti mbase \u00ebsht\u00eb po aq dhe nj\u00ebfar\u00eblloj \u201cqet\u00ebsie e arsyes\u201d, jo vet\u00ebm qet\u00ebsi satisfaksionale e shpirt\u00ebrores, p\u00ebr sa koh\u00eb e v\u00ebrteta e natyr\u00ebs hyjnore ngelet e panjohur, p\u00ebrtej njeriut (dmth. prore andej, diku n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb \u201cmisteriozitetit\u201d). T\u00eb k\u00ebndejm\u00ebn e misterit t\u00eb krishter\u00ebt e besojn\u00eb si\u00e7 ata besojn\u00eb se duhet ta besojn\u00eb; her\u00eb me trinitarizmat e her\u00eb me anti-t, her\u00eb me unitarizmat, her\u00eb me modalizmat, binitarizmat, triteizmat, parcializmat, monarkionizmat, adoptionizmat, arianizmat\u2026<\/p>\n<p>Padyshim, t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet dhe teorit\u00eb e besimtar\u00ebve justifikohen nga v\u00ebrtet\u00ebsia (q\u00ebkur Zoti mund t\u00eb \u201cshihet\u201d vet\u00ebm me p\u00ebrvoj\u00ebn shpirt\u00ebrore, q\u00ebkur p\u00ebrvoja shpirt\u00ebrore ashtu-k\u00ebshtu subjektive, q\u00ebkur besimi ashtu-k\u00ebshtu e justifikon veten, andaj dhe ndodhin \u201cfraksionet\u201d, mospajtimet, deg\u00ebt etj.) \u2013 Zoti thjesht vazhdon i mistersh\u00ebm, ishte dhe akoma ngeli ai fantomiku i mistersh\u00ebm, nj\u00eb mister i \u201cmadh\u201d.<\/p>\n<p>[ pikturat: 1 &#8211; John Collier &#8211; <strong>Lilita<\/strong>, 1887 (majtas), 2 &#8211; Richard Westall &#8211; &#8220;<strong>Fausti dhe Lilita<\/strong>&#8220;, 1831 ]<\/p>\n<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, N 2021<\/em><\/p>\n<p><em>shtojc\u00eb:<\/em><\/p>\n<p>[ <strong>mit. hebraike &#8211; per\u00ebndesha nokturnale ( di\u00e7 si &#8220;vizitkart\u00eb mitologjike&#8221; )<\/strong> ]<\/p>\n<p>&#8230;nj\u00eb dikush dje m&#8217;kishte shkruar mesazh (fb), nd\u00ebr t\u00eb tjera se &#8220;gruaja&#8221; e Adamit p\u00ebr te cil\u00ebn kam folur \u00ebsht\u00eb &#8220;&#8230;non-kanonike, s&#8217;duhet p\u00ebrzier me figurat biblike&#8221;&#8230;<br \/>\n&#8230;pak\u00ebz i habitur ia ktheva: s&#8217;kuptoj sinqerisht, s&#8217;e kam prekur fare k\u00ebt\u00eb hesap, natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashta &#8220;kanonit&#8221;, askund s&#8217;kam th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb &#8220;brenda&#8221;, le q\u00eb s&#8217;kam &#8220;p\u00ebrzier gj\u00eb&#8221; por s&#8217;e kam p\u00ebrmendur madje as biblen, s&#8217;e kam prekur as &#8220;\u00e7\u00ebshtjen pse \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kanonit&#8221;, me sa di un\u00eb s&#8217;e kam p\u00ebrmendur as biblen, as kanonin as non-kanonizmin&#8230;<br \/>\n&#8230;dhe ngjitas ia nisa k\u00ebt\u00eb &#8220;vizitkart\u00ebn&#8221;, s\u00eb bashku me pjes\u00ebn n\u00eb Testamentin e vjet\u00ebr, anglisht (Isaiah 34:14), si dhe nj\u00eb citat shkurt (Genesis 2:18) &#8211; nga dje heshtje&#8230; s&#8217;ma ktheu as mir\u00ebkuptimin e shkurt\u00ebr as gj\u00eb, ku di&#8230; mbase do e ket\u00eb kuptuar &#8220;si i shoh un\u00eb gj\u00ebrat rreth miteve e legjendave, absolutisht pa t\u00eb keq : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/perendesha_nokturnale_lilita_vkarta_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-9558 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/perendesha_nokturnale_lilita_vkarta_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1446\" height=\"855\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/perendesha_nokturnale_lilita_vkarta_opt.jpg 1446w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/perendesha_nokturnale_lilita_vkarta_opt-300x177.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/perendesha_nokturnale_lilita_vkarta_opt-1024x605.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/perendesha_nokturnale_lilita_vkarta_opt-768x454.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1446px) 100vw, 1446px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1 &#8211; John Collier &#8211; Lilita, 1887 (majtas), 2 &#8211; Richard Westall &#8211; &#8220;Fausti dhe Lilita&#8221;, 1831 &nbsp; 1 &#8211; &#8220;Pashprehshm\u00ebria e Zotit&#8221; Kuptohet, p\u00ebr besimtar\u00ebt Zoti s\u2019rri \u201cfshehur\u201d diku prapa reve, mir\u00ebpo duke qen\u00eb trans-universal, p\u00ebr njeriun \u00ebsht\u00eb i&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=9540\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-9540","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9540"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9540\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}