{"id":9659,"date":"2018-12-04T11:43:03","date_gmt":"2018-12-04T10:43:03","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9659"},"modified":"2024-08-26T09:35:41","modified_gmt":"2024-08-26T08:35:41","slug":"gjashte-statujat-e-kontinenteve-1878","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9659","title":{"rendered":"Gjasht\u00eb Statujat e Kontinenteve, 1878"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, N 2014 (publikuar dhe n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Rr\u00ebnj\u00ebt&#8221;, Itali)<\/em><\/p>\n<p>&#8230;u desh pothuaj nj\u00eb shekull pas zbulimit t\u00eb kontinentit t\u00eb 4-t\u00eb q\u00eb t\u00eb &#8220;pranohej&#8221; intelektualisht koncepti i ri i bot\u00ebs, gjeografia e re kontinentale. Statujat e kontinenteve (ose t\u00eb cilat i &#8220;prezantojn\u00eb&#8221; figurativisht kontinentet) u blen\u00eb nga shteti francez p\u00ebr World Expo t\u00eb v. 1878 n\u00eb Paris, nga skulptor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Thuhet se m\u00eb par\u00eb skulpturat ishin vendosur n\u00eb kopshtin e pallatit Trocad\u00e9ro, tani ndodhen t\u00eb instaluara para hyrjes s\u00eb Musee d&#8217;Orsay.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/art-gjashte_statujat_kontineteve.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-88\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/art-gjashte_statujat_kontineteve.jpg\" alt=\"Gjasht\u00eb Statujat e Kontinenteve, 1878\" width=\"2048\" height=\"1575\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/art-gjashte_statujat_kontineteve.jpg 2048w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/art-gjashte_statujat_kontineteve-300x231.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/art-gjashte_statujat_kontineteve-768x591.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/art-gjashte_statujat_kontineteve-1024x788.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 2048px) 100vw, 2048px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Statujat e kontinenteve (ose t\u00eb cilat i &#8220;prezantojn\u00eb&#8221; figurativisht kontinentet) u blen\u00eb nga shteti francez p\u00ebr World Expo t\u00eb v. 1878 n\u00eb Paris, nga skulptor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><strong>Pak fjal\u00eb si koment&#8230; me nga ndonj\u00eb kok\u00ebrr gazmore, aty-k\u00ebtu<\/strong> : )<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr emrat e kontinenteve dihet q\u00eb dy prej tyre, Europa dhe Azia erdh\u00ebn sipas emrave t\u00eb mitologjis\u00eb greke. \u00cbsht\u00eb interesante, qoft\u00eb dhe si koin\u00e7idenc\u00eb apo rast\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Europes, emrat e kontinenteve fillojn\u00eb dhe mbarojn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn germ\u00eb. Apo ndoshta dhe nuk \u00ebsht\u00eb aspak &#8220;interesante&#8221;, sepse n\u00eb latinisht (dhe n\u00eb anglisht po ashtu) fillojn\u00eb dhe mbarojn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn germ\u00eb. N\u00eb anglisht vet\u00ebm Europe mbaron me &#8220;e&#8221;, dhe mendohet se kjo pati ngelur nga fr\u00ebngjishtja normane, kur ata e pushtuan Anglin\u00eb n\u00eb vitin 1066. N\u00eb fr\u00ebngjisht t\u00eb gjitha mbarojn\u00eb me &#8220;e-n\u00eb&#8221; e paz\u00ebshme, psh. Amerique, Europe, Afrique, Antarctique.<\/p>\n<p>Por termat, si dhe vet\u00eb emrat gjeografik\u00eb nuk jan\u00eb fuqizuar aq &#8220;leht\u00eb&#8221; p\u00ebr t&#8217;ngelur n\u00eb p\u00ebrdorim pik\u00ebrisht k\u00ebshtu si\u00e7 jan\u00eb sot. Kjo mbase dhe n\u00ebnkuptohet.<br \/>\nSidoqoft\u00eb, n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb New York Times, me titull &#8220;The Myth of Continents &#8211; A Critique of Metageography&#8221; by M. W. Lewis and K. E. Wigen (1977), thuhej se u desh pothuaj nj\u00eb shekull pas zbulimit t\u00eb kontinentit t\u00eb 4-t\u00eb q\u00eb t\u00eb &#8220;pranohej&#8221; intelektualisht koncepti i ri i bot\u00ebs, ose gjeografia e re kontinentale. Thuhej aty se nj\u00eb publikim francez p\u00ebr hesapet gjeografike i vitit 1555 (dmth. edhe pse Amerika qe zbuluar p\u00ebr 50-60 vite tashm\u00eb) akoma e paraqiste bot\u00ebn sipas modelit 3-kontinental, Europa-Afrika-Azia&#8230; ashtu si\u00e7 njihej q\u00eb nga koh\u00ebt e vjetra.<\/p>\n<p>Apo ndoshta dhe s&#8217;kishin faj, aq ishte bota e at\u00ebhershme, ishin 3 gjeo-nj\u00ebsi tok\u00ebsore, her\u00eb si pllakash mbi uj\u00eb, p\u00ebr dikend tjet\u00ebr si ishuj, her\u00eb si gadishuj&#8230; dhe ashtu-k\u00ebshtu, ve\u00e7 ishin t\u00eb lidhura ngusht me historin\u00eb e me mitologjin\u00eb e popujve.<\/p>\n<p>Nga mitologjia greke, Europa ishte nj\u00eb princesh\u00eb e bukur fenikase, vajz\u00eb e Agenorit, mbretit fenikas dhe e mbret\u00ebresh\u00ebs Telefasa (n\u00eb shum\u00eb vende Telefasa referehohet dhe si Argiopa), ose madje ndoshta Europa ishte vajz\u00eb jo e Agenorit, por e Feniksit dhe e Perimedes (Feniksi vet\u00eb ishte i biri i Agenorit)!<br \/>\nNatyrisht, \u00ebsht\u00eb aq e koklavitur mitologjia greke, dhe duke qen\u00eb shum\u00eb versione p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra&#8230; e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet di\u00e7 &#8220;shkenc\u00ebrisht&#8221; : )<\/p>\n<p>Artistikisht, tema e Europes dhe e Zeus Dem-ushit ishte aq e popullarizuar nd\u00ebr artist\u00ebt klasik\u00eb, nd\u00ebr piktor\u00eb e nd\u00ebr skulptor\u00eb evropian\u00eb, ekzistojn\u00eb panum\u00ebr piktura e skulptura n\u00ebp\u00ebr muzeumet e bot\u00ebs, ose nd\u00ebr koleksione private.<br \/>\nGjith\u00e7ka pati filluar kur nj\u00eb dit\u00eb, derisa Europa po lozte me shoqet e veta n\u00eb plazh&#8230; apo diku buz\u00eb detit, qe v\u00ebn\u00eb re nga Zeusi dhe i cili thuhet se pati ngelur fort i mahnitur nga bukuri e saj. Qe befasuar vet\u00eb Zeus Per\u00ebndia, qe mahnitur aq sa, edhe pse hyjnor u dashurua n\u00eb Europen (hehh pa\u00e7ka se Zeusi ishte i martuar madje, vet\u00eb Hera ishte gruaja e tij)<\/p>\n<p>Dhe i ngrati Zeus q\u00eb ta mbante sekret p\u00ebr gruan e vet (dmth. k\u00ebt\u00eb &#8220;marr\u00ebzi&#8221; t\u00eb re t\u00eb zemr\u00ebs &#8211; s&#8217;do mend se ai e donte dhe Her\u00ebn, p\u00ebrndryshe s&#8217;do ishte martuar me t\u00eb, por dhe p\u00ebr t&#8217;mos e trembur me pamjen hyjnore princesh\u00ebn e njom\u00eb Europa, thjesht pati zgjedhur ta merrte form\u00ebn e nj\u00eb demi t\u00eb bardh\u00eb. Ashtu si dem i bukur dhe i k\u00ebndsh\u00ebm i qe afruar dhe pati ruajtur durimin k\u00ebmb\u00ebngult\u00ebsisht derisa Europa qe miq\u00ebsuar me t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund (kur ajo ve\u00e7 e pati fituar besimin e asaj &#8220;kafshe&#8221; t\u00eb bukur, q\u00eb p\u00ebr \u00e7udi nuk largohej) n\u00eb loj\u00eb e sip\u00ebr ashtu si\u00e7 ndodhej hipur n\u00eb qaf\u00ebn e tij, Zeusi u nis dhe e kaloi detin p\u00ebr ta sjellur n\u00eb Kret\u00eb, n\u00eb vendlindjen e tij. Shkurt e tro\u00e7, Dem-Zeusi si nj\u00eb valentinian i dashuruar gjer n\u00eb vesh\u00eb, e pati mashtruar, e pati manipuluar, e pati rr\u00ebmbyer Europen&#8230; dhe sipas tij, gjith\u00e7ka n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb. Por ja q\u00eb s&#8217;ke \u00e7&#8217;b\u00ebn&#8230; n\u00ebse t\u00eb kesh pun\u00eb me vullnetin hyjnor, s&#8217;ke madje as ku ankohesh n\u00ebse t\u00eb rrembejn\u00eb zotat, apo dhe m\u00eb sakt\u00eb, vet\u00eb Kryezoti!<\/p>\n<p>Europa<\/p>\n<p>Pra Europa jon\u00eb bukuroshe, kjo princesh\u00eb moderne e mban emrin e nj\u00eb princeshe t\u00eb bukur mitologjike&#8230; aq e bukur ishte, baraz me bukurin\u00eb hyjnore, mjaftuesh\u00ebm e bukur sa p\u00ebr t&#8217;u dashuruar dhe vet\u00eb per\u00ebndit\u00eb, e pse jo dhe p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb &#8220;xheloze&#8221; per\u00ebndeshat!<\/p>\n<p>Meq\u00eb ra fjala e xhelozis\u00eb, un\u00eb vet\u00eb tani p\u00ebr tani s&#8217;kam argumente n\u00ebse Hera e pati marr\u00eb vesh \u00e7apk\u00ebnll\u00ebkun e Zeusit, apo thjesht pati heshtur nga inati, por mitologjia na ofron madje dhe d\u00ebshmi sa i p\u00ebrket xhelozis\u00eb hyjnore. Vall\u00eb a nuk qe trazuar nga xhelozia Venera (dmth. vet\u00eb Af\u00ebrdita, per\u00ebndesha e dashuris\u00eb dhe e bukuris\u00eb) n\u00eb Psiken bukuroshe t\u00eb Amorit?!<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo edhe sikur Hera ta kishte \u00e7ar\u00eb kok\u00ebn fort p\u00ebr &#8220;problematik\u00ebn zeusiane&#8221; (t\u00eb mosngopjes me dashuri), p\u00ebr Zeusin s&#8217;ishte as hera e par\u00eb as e fundit, dihen t\u00eb gjitha aventurat e tij dhe dashurit\u00eb e shumta&#8230; Psh. Ganimedi bukurosh qe rr\u00ebmbyer po ashtu nga ai, kur Zeusi k\u00ebsaj radhe nuk qe kthyer n\u00eb nj\u00eb dem bardhosh, por n\u00eb nj\u00eb shqiponj\u00eb madh\u00ebshtore. Ai gjithmon\u00eb, sa her\u00eb i rr\u00ebmbente dashurit\u00eb e veta, transformohej n\u00eb di\u00e7 tjet\u00ebr, pra kush na garanton sot neve q\u00eb merremi me mitet e me kronikat se, bie fjala Kazanova i dikursh\u00ebm dhe cilido i s\u00eb sotmes, apo dhe ai Don Zhuani etj. nuk ishin ndokush tjet\u00ebr por vet\u00eb Zeus valentiniani!? Jo pra, s&#8217;kemi asnj\u00ebfar\u00eb garancie.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, sa i p\u00ebrket &#8220;homoseksualizmit zeusian&#8221;, Platonit t\u00eb men\u00e7ur s&#8217;kishte kush t&#8217;ia hiqte nga koka aspektin e mitit t\u00eb Ganimedit bukurosh, t\u00eb gjitha fajet p\u00ebr format e &#8220;paiderast\u00eda-s&#8221; sociale n\u00eb Kret\u00eb, si\u00e7 e quante ai problemin&#8230; ia ngarkonte Zeusit. Nd\u00ebrsa po, n\u00eb rastin e Ganimedit thuhet se Hera qe b\u00ebr\u00eb fort xheloze, vet\u00ebm Hera si e vetmja. Pra k\u00ebsaj radhe i kemi pohimet e drejtp\u00ebrdrejta nga mitologjia, qofshin si spekulime t\u00eb thjeshta apo qofshin dhe si hipoteza t\u00eb avancuara t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, t\u00eb cilat kontribuan pa hile p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebzimin e mitit.<\/p>\n<p>Azia<br \/>\nAzia, bazuar n\u00eb mitologjin\u00eb greke, ishte nj\u00eb vajz\u00eb e hyjnive titanike, e titanit t\u00eb qujtur Oqean dhe e titanid\u00ebs Teti, dhe m\u00eb pastaj Azia qe n\u00ebna e Atlasit, e Prometeut, Epimeteut dhe e Menoteut.<\/p>\n<p>Afrika<br \/>\nAfrika u quajt ashtu nga romak\u00ebt e vjet\u00ebr, sipas popullit q\u00eb jetonte n\u00eb ato treva dhe veten e quanin &#8220;Afri&#8221;, por romak\u00ebt at\u00ebbot\u00eb e kishin fjal\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn veriore afrikane, termi si em\u00ebr p\u00ebr gjith\u00eb Afik\u00ebn e sotme u &#8220;rr\u00ebnj\u00ebzua&#8221; m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Amerika<br \/>\nAmerika u quajt sipas emrit t\u00eb latinizuar &#8220;Americus Vespucius&#8221;, t\u00eb Amerigo Vespucci-t, dhe mir\u00eb&#8230; kjo e qart\u00eb, e leht\u00eb p\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb. Por se p\u00ebrse ky kontinent nuk u quajt bie fjala &#8220;Kolumbia&#8221;, pasi q\u00eb detari i mir\u00ebnjohur Kolumbo ishte atje para Amerigos, sot nga ne mund vet\u00ebm t\u00eb hamend\u00ebsohet, apo dhe t\u00eb spekulohet ndonj\u00eb gj\u00eb.<br \/>\nPsh. duke e ditur q\u00eb i ngrati Kolumbo madje pati dh\u00ebn\u00eb shpirt duke menduar se e kishte zbuluar rut\u00ebn e re &#8220;per\u00ebndimore&#8221; p\u00ebr Indin\u00eb (p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ai ashtu dhe i pati quajtur indigjen\u00ebt apo vendasit atje, &#8220;indian\u00eb&#8221;), at\u00ebher\u00eb mbase Kolumbia e sotme, em\u00ebrtuar sipas emrit t\u00eb tij, dhe \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme si mir\u00ebnjohje e meritokracis\u00eb kolumbiane sa i p\u00ebrket zbulimeve : )<\/p>\n<p>Antarktika<br \/>\nAntarktid\u00ebn e kemi nga fjala greke &#8220;anti&#8221; dhe &#8220;arktikos&#8221;, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb &#8220;e kund\u00ebrta e veriut&#8221;, dhe Arktik nga &#8220;arktos&#8221;, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb &#8220;ariu&#8221;, dhe pasi q\u00eb Arusha e Madhe si plejad\u00eb yjore-qiellore paraqet apo p\u00ebrfaq\u00ebson Veriun.<\/p>\n<p>Australia<br \/>\nAustralin\u00eb e kemi nga fjala e latinishtes &#8220;australis&#8221; q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb &#8220;jugor&#8221;, n\u00eb latinisht emrat gjeografik\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjinin\u00eb fem\u00ebrore, psh. Francia, Scandinavia, Germania, Britannia, Iberia, Persia&#8230; padyshim \u00ebsht\u00eb menduar di\u00e7 si &#8220;kontinenti jugor&#8221;&#8230; po t&#8217;ishte fjala p\u00ebr shqipen, mbase dhe ne do ia thoshim &#8220;Jugoria&#8221;, ose ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>Skulpturat n\u00eb foton e bashk\u00ebngjitur, sipas radh\u00ebs:<br \/>\n1. &#8220;Europa&#8221; &#8211; punuar n\u00eb vitin 1878 nga Alexandre Schoenewerk (1820-1885)<br \/>\n2. &#8220;Amerika Veriore&#8221; &#8211; punuar n\u00eb vitin 1878 nga Ernest-Eug\u00e8ne Hiolle (1834-1886)<br \/>\n3. &#8220;Azia&#8221; &#8211; punuar n\u00eb vitin 1878 nga Alexandre Falgui\u00e8re (1831-1900)<br \/>\n4. &#8220;Afrika&#8221; &#8211; punuar n\u00eb vitin 1878 nga Eug\u00e8ne Delaplanche (1836-1891)<br \/>\n5. &#8220;Amerika Jugore&#8221; &#8211; punuar n\u00eb vitin 1877 nga Aim\u00e9 Millet (1819-1891)<br \/>\n6. &#8220;Oqeania&#8221; &#8211; punuar n\u00eb vitin 1878 nga Mathurin Moreau (1822-1912)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, N 2014 (publikuar dhe n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Rr\u00ebnj\u00ebt&#8221;, Itali) &#8230;u desh pothuaj nj\u00eb shekull pas zbulimit t\u00eb kontinentit t\u00eb 4-t\u00eb q\u00eb t\u00eb &#8220;pranohej&#8221; intelektualisht koncepti i ri i bot\u00ebs, gjeografia e re kontinentale. Statujat e kontinenteve&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=9659\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-9659","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9659"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9659\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}