{"id":9674,"date":"2021-12-18T23:14:40","date_gmt":"2021-12-18T22:14:40","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9674"},"modified":"2024-04-09T08:21:10","modified_gmt":"2024-04-09T07:21:10","slug":"miriade-yjesh-dhe-buzeqeshjesh-7","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9674","title":{"rendered":"Miriad\u00eb Yjesh dhe Buz\u00ebqeshjesh (7)"},"content":{"rendered":"<p><em>(sguraziu &#8211; ars poetica, shkurt 2019 &#8211; Entuziasmi shkencor dhe Quanta-lajmet madh\u00ebshtore !)<\/em><\/p>\n<p>[&#8230;<strong>n\u00ebse t&#8217;v\u00ebrtetohej se jemi krijesa simulative, holograme biologjike, &#8220;simulacione&#8221; t\u00eb ndokujt, mbase tutje s&#8217;do na nevojiteshin as dijet as shkencat, do \u00e7oroditej ai kodi virtual i \u00ebndrrave tona, do shembej i gjith\u00eb qielli holografik, do ishte di\u00e7 si &#8220;p\u00ebrmbysje zhg\u00ebnjimtare&#8221; e universit humanist, andaj larg qoft\u00eb<\/strong>&#8230; ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/miriade_yjesh_e_buzeqeshjesh_7_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-9675 zoooom\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/miriade_yjesh_e_buzeqeshjesh_7_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"613\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/miriade_yjesh_e_buzeqeshjesh_7_opt.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/miriade_yjesh_e_buzeqeshjesh_7_opt-300x204.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/miriade_yjesh_e_buzeqeshjesh_7_opt-1024x697.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/miriade_yjesh_e_buzeqeshjesh_7_opt-768x523.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/miriade_yjesh_e_buzeqeshjesh_7_opt-1536x1045.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211; &#8211; &#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\nVet\u00eb Ajnshtajni, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb v. 1938, i referohej Teoris\u00eb Kuantike si &#8220;kund\u00ebrshti me shkenc\u00ebn moderne&#8230; si tendenc\u00eb kah pik\u00ebpamja mistike&#8221; &#8211; &#8220;<em>Aktualisht ekziston nj\u00eb tendenc\u00eb e caktuar p\u00ebr pik\u00ebpamje mistike, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u publikuar n\u00eb literatur\u00ebn e popullarizuar shkencore<\/em>.&#8221; &#8211; pati shkruar.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb lajthitjen e tij p\u00ebr &#8220;kuantikat&#8221;, me citatin sikur desha ta theksoj sadopak se Ajnshtajni nuk ishte aq i k\u00ebnaqur me &#8220;literatur\u00ebn e popullarizuar shkencore&#8221; t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb vet. Para nj\u00eb shekulli ishte se \u00e7&#8217;na ishte, p\u00ebr fat t\u00eb keq ndoshta dhe e sotmja i ka ca gj\u00ebra t\u00eb \u00e7uditshme. Koha jon\u00eb sikur ngulfatet nga nj\u00eb lloj entuziasmi i \u00e7uditsh\u00ebm, entuzias\u00ebm i tep\u00ebruar &#8220;shkencor&#8221;.<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb them mbase dhe vet\u00eb Carl Sagan, ai pionieri i popullarizimit t\u00eb shkenc\u00ebs, si nj\u00eb komunikator i madh, si nj\u00eb avokat i madh i shkenc\u00ebs, do ngelej i habitur me entuziasmin marramend\u00ebs t\u00eb s\u00eb sotm\u00ebs. S&#8217;\u00ebsht\u00eb e mir\u00eb asgj\u00eb kur teprohet. E sidomos interpretuesit e shkencave (t\u00eb revistave), shkenco-gazetar\u00ebt shpesh na mahnitin. Thua se don\u00eb t&#8217;shtyhen me popullarizuesit e shkenc\u00ebs, thuase n\u00eb gar\u00ebn e &#8220;gul\u00ebshimit&#8221;, thuase dojn\u00eb t&#8217;ia kalojn\u00eb dhe vet\u00eb &#8220;kampionit t\u00eb entuziasmit shkencor&#8221;, Neil deGrasse Tyson.<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb &#8220;Quanta&#8221;, 21 Shkurt 2019, autorja Natalie Wolchover shkruante se fizikan\u00ebt ia kan\u00eb dal\u00eb ta ujdisin nj\u00eb model holografik t\u00eb &#8220;de Sitter-universit&#8221;, dhe se kjo eventualisht mund t&#8217;i ndihmoj\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr ta &#8220;kuptuar&#8221; nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb origjin\u00ebn e hap\u00ebsir\u00ebs dhe t\u00eb koh\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Lajm i madh ky po se po, n\u00eb dukje aq i thjesht\u00eb, nuk ting\u00ebllon si di\u00e7 &#8220;pompoze&#8221;, as bombastike. Megjithat\u00eb kujtohu pak se \u00e7&#8217;thon\u00eb ato fjal\u00eb (sikur po thosha m\u00ebvete), mendo pak\u00ebz. Teksti i Quanta ose fjal\u00ebt e Wolchover na flasin thuase kemi arritur a shkuar aq &#8220;larg&#8221; (do befasohej mbase dhe vet\u00eb &#8220;Zoti i Hawking&#8221;, sa larg paskemi vajtur me shkencat e me holografikat).<\/p>\n<p>Quanta-revista sikur i thot\u00eb lexuesit se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe, duke p\u00ebrdorur &#8220;de Sitter-holografiken&#8221;, duke i p\u00ebrdorur spekulimet dhe formulat matematikore do t&#8217;i zb\u00ebrthejm\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb problematikat e tilla kozmike si &#8220;koha&#8221;, &#8220;hap\u00ebsira&#8221;! E dim\u00eb se pothuaj mbaroi dhe dekada e dyt\u00eb e shek. XXI, artikujt e revistave tashm\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt, si qiell i mbushur&#8230; prush, miriad\u00eb yjesh e buz\u00ebqeshjesh, fjal\u00ebt dhe idet\u00eb ashtu-k\u00ebshtu t\u00eb pashterrshme.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb &#8220;de Sitter-universi&#8221;?<br \/>\nKuptohet ne joshkenc\u00ebtar\u00ebt s&#8217;mund ta dim\u00eb aq mir\u00eb si\u00e7 e din\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt, ata q\u00eb e p\u00ebrdorin (dmth. shkenc\u00ebtar\u00ebt) thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i universit matematikor, \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si model i shesht\u00eb dhe i thjesht\u00eb hap\u00ebsinor (kozmik), pa materien dhe pa asgj\u00eb (le q\u00eb i shesht\u00eb, di\u00e7 si qilimi i Aladinit, por dmth. as bota jon\u00eb, as pluhuri, as yjet&#8230; nuk ekzistojn\u00eb). Ama dinamika e k\u00ebtij &#8220;universi matematikor&#8221; dominohet nga konstanta kozmologjike, e q\u00eb kjo &#8220;konstant\u00eb&#8221; mendohet (dmth. duhet t&#8217;kihet parasysh, &#8220;mendohet&#8221;) se korrespondon me &#8220;energjin\u00eb e err\u00ebt&#8221; t\u00eb universit ton\u00eb real (prap\u00eb duhet t&#8217;kihet parasysh se shkenca nuk di bash hi\u00e7asgj\u00eb p\u00ebr &#8220;energjin\u00eb e err\u00ebt&#8221;, thjesht ia mvesh modelit matematikor nj\u00eb term imagjinar).<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, nj\u00eb model i till\u00eb i universit matematikor, thon\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt, ashtu i shesht\u00eb dhe pa materien, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb thuash nj\u00eb &#8220;koh\u00eb-hap\u00ebsir\u00eb&#8221; ajnshtajniane (dmth. sepse iu duhet p\u00ebr t&#8217;i k\u00ebnaqur sadopak formulat matematikore t\u00eb fush\u00ebs ajnshtajniane &#8211; Relativiteti i P).<\/p>\n<p>Shtohet dhe se modeli \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje (teorike) me &#8220;zgjerimin p\u00ebrshpejtues&#8221; t\u00eb universit (real, dmth. t\u00eb k\u00ebtij universit p\u00ebrnj\u00ebmend, fizik &#8211; e q\u00eb rishtas dmth. p\u00ebr ta besuar &#8220;zgjerimin&#8221; e universit real njeriu do duhej fillimisht ta besonte dhe Big-Bangun &#8211; q\u00ebkur ne joshkenc\u00ebtar\u00ebt s&#8217;kemi si ta v\u00ebrtetojm\u00eb as zgjerimin kozmik as Big-bangun, q\u00ebkur lexuesi do e ket\u00eb kuptuar tashm\u00eb pakashum\u00eb sa &#8220;ingrediente imagjinare&#8221; i p\u00ebrmban modeli n\u00eb fjal\u00eb, at\u00ebher\u00eb thjesht do e mbyllim k\u00ebtu sqarimin p\u00ebr &#8220;de Sitter-universin&#8221;).<\/p>\n<p>Ne joshkenc\u00ebtar\u00ebt s&#8217;e dim\u00eb madje \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb as universi yn\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, pa le ndonj\u00eb univers imagjinar. Gjithsesi, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre supozojm\u00eb q\u00eb koha dhe hap\u00ebsira jan\u00eb ai &#8220;shtrati&#8221; i madh universal. Aty fle ndoshta gjith\u00e7ka e universit, me materien &#8220;ordinere&#8221;, me at\u00eb t\u00eb &#8220;zez\u00ebn&#8221;, me diej, me yje, me volumin energjitik, me galaktikat, me &#8220;vrim\u00ebzezat&#8221; e me gjith\u00e7ka t\u00eb njohur e t\u00eb panjohur.<\/p>\n<p>Andaj lajmi i Quanta natyrisht q\u00eb i bukur dhe lajm i madh, madh\u00ebshtor. N\u00ebse ta kemi &#8220;sqaruar&#8221; nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e universit dhe koh\u00ebn, at\u00ebher\u00eb tutje padyshim &#8220;hologrami i de Sitter-universit&#8221; do na i sqaroj\u00eb dhe ca gj\u00ebra tjera (sepse gj\u00ebrat e universit t\u00eb lidhura zinxhir).<\/p>\n<p>Urojm\u00eb q\u00eb &#8220;hologrami i de Sitter&#8221; t&#8217;na e sqaroj\u00eb jo vetem koh\u00eb-hapesir\u00ebn, por madje dhe ato &#8220;gj\u00ebrat q\u00eb kemi frik\u00eb t&#8217;i dim\u00eb&#8221;*. Fillimisht &#8220;koh\u00eb-hapesir\u00ebn&#8221; (imagjino, Ajnshtajni padyshim do ishte ngjallur nga g\u00ebzimi, qoft\u00eb dhe thjesht sa p\u00ebr ta festuar, pastaj rishtas t\u00eb ikte, meq\u00eb ai i meriton t\u00eb gjitha fajet) pastaj kjo do n\u00ebnkuptonte se e kemi sqaruar dhe &#8220;thelbin&#8221; e universit, n\u00ebse jo de facto, s\u00ebpaku mjaft af\u00ebr pakashum\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj pak ngelet&#8230; \u00e7far\u00eb ngelet, q\u00ebkur p\u00ebr materien dim\u00eb pothuaj gjith\u00e7ka (ok, me p\u00ebrjashtim t\u00eb s\u00eb &#8220;zez\u00ebs&#8221;, p\u00ebrve\u00e7 asaj t\u00eb errt\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn universi, p\u00ebr nevojat e veta &#8220;materiale&#8221; sh\u00ebrbehet p\u00ebr rreth 85-90 %). Atehere dmth. e &#8220;kaluam Drinin e shkenc\u00ebs&#8221;, t\u00eb tjerat pothuaj ve\u00e7 i dim\u00eb. N\u00eb rregull, ngelet dhe ndonj\u00eb di\u00e7 tjet\u00ebr e universit, si psh. &#8220;graviteti&#8221;, &#8220;vrim\u00ebzezat&#8221; e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Ama duke e sqaruar koh\u00eb-hapesir\u00ebn do jemi aq af\u00ebr, mbase do e kapim dhe gravitein p\u00ebr &#8220;bishti&#8221;. Q\u00ebkur koh\u00eb-hapesira ajnshtajniane ka kuptim vet\u00ebm si e lidhur me misterin e gravitetit. Q\u00ebkur s&#8217;mund t&#8217;ket\u00eb as &#8220;vrim\u00ebzeza&#8221; pa gravitetin, q\u00ebkur ky i dyti \u00ebsht\u00eb shkaktari i t\u00eb par\u00ebs. E kape bishtin dtth. e ke kapur dhe dhelpr\u00ebn. Graviteti mbase s&#8217;ka ndonj\u00eb mantel-kamuflazh, di\u00e7 si &#8220;stealth cloak&#8221;, mantel i paduksh\u00ebm (ndoshta si Manteli i Lorien, punuar me magjin\u00eb e Galadriel). Pse t&#8217;mos ruhet entuziasmi i quanta-gazetar\u00ebve t\u00eb shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Le t&#8217;shkojm\u00eb dhe pak m\u00eb tej me ekskurzionet entuziaste. Psh. Google q\u00eb tani mburret p\u00ebr &#8220;kompjuterat kuantik\u00eb&#8221; (kan\u00eb publikuar madje &#8220;ese shkencore&#8221; rreth kuantikave). Le t&#8217;ia nisim me Google, sepse na duhet si shembull ndonj\u00eb Google, sepse na duhen kompjutera t\u00eb fuqish\u00ebm (mund\u00ebsisht aso &#8220;quantum&#8221;). Prap\u00eb sepse pa kuantat e fuqishme pothuaj asgj\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb s&#8217;mund t\u00eb simulohet. P\u00ebrndryshe sikur t&#8217;ishte e mundur me nj\u00eb &#8220;abakus&#8221; t\u00eb thjesht\u00eb, ashtu mbase teorit\u00eb e veta do t&#8217;i kishte v\u00ebrtetuar q\u00ebmoti dhe vet\u00eb Ajnshtajni.<\/p>\n<p>Realisht kuantum-kompjuterizmi i mir\u00ebfillt\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb as af\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs por n\u00eb rregull, le t&#8217;themi se \u00ebsht\u00eb, sepse d\u00ebshp\u00ebrimisht na duhet. Tekefundit e dim\u00eb se, psh. gjith\u00eb materien internetike ata t\u00eb Google e &#8220;shoshisin si elbin n\u00eb shosh\u00eb&#8221;. Qoft\u00eb me kompjutera klasik\u00eb qoft\u00eb me aso kuantik\u00eb, p\u00ebr neve joshkenc\u00ebtar\u00ebt nj\u00ebsoj \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Dmth. bazuar n\u00eb mburrjet e Google i bie ta besojm\u00eb se i paskemi n\u00eb xhep me kuantika e me kuantum-\u00e7ipa. Qofshin dhe n\u00eb pelena, le t&#8217;jen\u00eb, s&#8217;ka r\u00ebnd\u00ebsi, gjith\u00e7ka q\u00eb sot n\u00eb pelena nes\u00ebr pritet se do jet\u00eb me brekushe, duke u rritur e zhvilluar tutje. K\u00ebshtu na e thot\u00eb logjika, k\u00ebshtu na e thon\u00eb dhe ecejaket shkencore t\u00eb deritashme, vet\u00eb historia e Google ashtu pati vajtur.<\/p>\n<p>Pra n\u00ebse Google q\u00eb tani &#8220;mburret&#8221; me supremacin\u00eb kuantike e me super-kuantikat e veta, n\u00ebse Quanta na thot\u00eb se qenka simuluar modeli holografik i &#8220;de Sitter space&#8221; dhe s\u00ebshpejti do sqarohet koh\u00eb-hap\u00ebsira ajnshtaniane&#8230; ateher\u00eb pra, mos vall\u00eb edhe ai i &#8220;krisuri&#8221; Philip K. Dick thjesht na paska patur t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb, duke simuluar me kompjuterat dhe duke i v\u00ebrtetuar shkencat, ndodh\u00eb ta zbulojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e simulacioneve kompjuterike t\u00eb &#8220;ndokujt tjet\u00ebr&#8221;. N\u00ebse mund t&#8217;i simulojm\u00eb kushtet e universit laboratorik-matematik dhe ta sqarojm\u00eb origjin\u00ebn kohore-hap\u00ebsinore, \u00e7far\u00eb n\u00ebse dhe &#8220;ndokush tjet\u00ebr&#8221; mundet, \u00e7far\u00eb n\u00ebse q\u00ebmoti \u00ebsht\u00eb duke u marr\u00eb me neve + me simulacionet &#8211; do pyeste Philip K. Dick!<\/p>\n<p>Meq\u00eb ai ishte, Philip K. Dick dikur e pati shpalosur iden\u00eb se realiteti yn\u00eb n\u00eb fakt mund t&#8217;jet\u00eb nj\u00eb simulim i parallogaritur dhe i mir\u00ebllogaritur, nj\u00eb &#8220;matric\u00eb&#8221; e dirigjuar nga jasht\u00eb, di\u00e7 ngjash\u00ebm me &#8220;matric\u00ebn&#8221; kompjterike (si\u00e7 e kemi sot, mund\u00ebsuar me gjenialitetin e njeriut). At\u00ebbot\u00eb, n\u00eb vitin 1959 askush ose fare pak kush mund ta ket\u00eb marr\u00eb seriozisht hipotez\u00ebn e tij. M\u00eb von\u00eb, n\u00eb v. 1977 qe &#8220;p\u00ebrqeshur&#8221; diku n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb rastit, kur rishtas qe shprehur &#8220;&#8230;ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb programuar, gjith\u00e7ka e bot\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simulacion kompjterik i dikujt&#8230;&#8221;!<\/p>\n<p>Sot aq shum\u00eb shkenc\u00ebtar\u00eb merren seriozisht me k\u00ebt\u00eb &#8220;hipotez\u00eb&#8221;. Dikur talleshin me ideatorin, por sot shkenc\u00ebtar\u00ebt thon\u00eb se &#8220;hipoteza e simulacionit&#8221; madje dhe mund t\u00eb testohet. N\u00eb v. 2015 m\u00eb qe nevojitur ta p\u00ebrmend rr\u00ebshqitazi di\u00e7 rreth skepticizmit etik t\u00eb &#8220;Discovery Magazine&#8221; (p\u00ebr testimet rreth hipotez\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb) &#8211; meq\u00eb, n\u00ebse t\u00eb d\u00ebshmohej si e mundshme&#8230; at\u00ebher\u00eb (sipas &#8220;frik\u00ebs&#8221; s\u00eb Discovery) do n\u00ebnkuptohej se dhe ne vet\u00eb qenkemi &#8220;krijesa holografike&#8221;, simulacione kompjuterike, krijesa t\u00eb nj\u00eb &#8220;super-kompjuteri universal&#8221;, pik\u00ebrisht si\u00e7 ngulte k\u00ebmb\u00eb dikur ai i &#8220;krisuri&#8221; Philip K. Dick : )<\/p>\n<p>&#8220;<strong>Shkenca e ka mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta v\u00ebrtetuar hipotez\u00ebn e &#8216;simulacionit&#8217;, por shtrohet pyetja n\u00ebse v\u00ebrtet kemi d\u00ebshir\u00eb ta dim\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn apo jo?<\/strong>&#8221; (Discovery Magazine, 2013). *<\/p>\n<p>Natyrisht, &#8220;pyetja&#8221; e Discovery aq e arsyeshme &#8211; le ta shtrojm\u00eb rishtas arsyen, duam, apo s&#8217;duam ta dim\u00eb?<br \/>\nE nj\u00ebjta pyetje \u00ebsht\u00eb dhe &#8220;frik\u00eb&#8221;, Discovery na thot\u00eb se shkenca e paska mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr &#8220;v\u00ebrtetim&#8221; ama q\u00ebllimisht u anashkaluaka v\u00ebrtetimi. Shkenc\u00ebtar\u00ebt i shmangen q\u00ebllimisht &#8220;v\u00ebrtetimit&#8221;, madje dhe heshtin, as g\u00ebk as m\u00ebk, thjesht nuk duan &#8220;v\u00ebrtetime&#8221;. Thuase don\u00eb t&#8217;na thon\u00eb: m\u00eb mir\u00eb hipoteza e nj\u00eb Dick-u t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs t\u00eb ngelet &#8220;marr\u00ebzi&#8221;, sesa t&#8217;na shembet realja si\u00e7 e njohim, bota e shkencave dhe ajo e imagjinat\u00ebs.<\/p>\n<p>Me &#8220;pyetjen&#8221; Discovery sikur na sugjeron q\u00eb disa gj\u00ebra m\u00eb mir\u00eb t&#8217;mos i dim\u00eb kurr\u00eb. Ndoshta thjesht sa m\u00eb shum\u00eb teori, sa m\u00eb shum\u00eb hipoteza, sa m\u00eb shum\u00eb artikuj e revistash shkencore, nj\u00eb oqean teorik, dhe sa m\u00eb shum\u00eb entuzias\u00ebm. Por jo v\u00ebrtetime, as testime idesh t\u00eb krisura. P\u00ebrndryshe, n\u00ebse t&#8217;v\u00ebrtetohej se jemi krijesa simulative, holograme biologjike, &#8220;simulacione&#8221; t\u00eb ndokujt, mbase tutje s&#8217;do na nevojiteshin as dijet as shkencat, do \u00e7oroditej ai kodi virtual i \u00ebndrrave tona, do shembej i gjith\u00eb qielli holografik, do ishte di\u00e7 si &#8220;p\u00ebrmbysje zhg\u00ebnjimtare&#8221; e universit humanist, andaj larg qoft\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, bazuar n\u00eb entuziasmin e Quanta, sikur na imponohet t\u00eb zgjedhim mes 2 &#8220;p\u00ebrfundimeve&#8221; konkluzive. 1) o duhet pranuar se teoria e Philip K. Dick paska qen\u00eb (dhe dmth. ende \u00ebsht\u00eb) mund\u00ebsi e v\u00ebrtet\u00eb, e mundshme, fare leht\u00eb t\u00eb vuloset me shkenc\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb. 2) o e qart\u00eb se &#8220;entuziasmi shkencor&#8221; sot p\u00ebr sot \u00ebsht\u00eb duke na u rritur e zgjeruar jasht\u00eb mase, ndoshta m\u00eb &#8220;gjer\u00ebsisht&#8221; se zgjerimi i vet\u00eb universit.<\/p>\n<p>S&#8217;e mohon kush q\u00eb na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bjeshk\u00eb teorit\u00eb e hipotezat, aq sa vet\u00eb shkenca sikur bie n\u00eb kontradikta qesharake me vetveten, sikur vet\u00eb shkenc\u00ebs i &#8220;merret mendja&#8221; nga teorit\u00eb entuziaste. Aq shum\u00eb ide e teori&#8230; aq shum\u00eb entuzias\u00ebm shkencor, aq shum\u00eb terma imagjinar (supozime), aq sa krijohet p\u00ebrshtypja shkenca thjesht s&#8217;ka &#8220;kapacitet&#8221; tutje p\u00ebr ta kap\u00ebrthyer veten denj\u00ebsisht, tekefundit jo pa u \u00e7oroditur ajo &#8220;konstanta&#8221; e logjikes. E megjithat\u00eb, ja q\u00eb kemi shkuar aq &#8220;larg&#8221;, nj\u00eb simulacion kompjuterik dhe voila, do ta zb\u00ebrthejm\u00eb &#8220;koh\u00ebn&#8221; dhe &#8220;hap\u00ebsir\u00ebn&#8221;, qoft\u00eb ndaras a qoft\u00eb s\u00eb bashku, si &#8220;model&#8221; ajnshtajnian.<\/p>\n<p>Natyrisht, si opsion na ngelet dhe buz\u00ebqeshja. Sepse ashtu-k\u00ebshtu gj\u00ebrat t\u00eb lidhura, realisht s&#8217;duhet rrudhje vetullash. Thjesht mund t&#8217;presim, si\u00e7 kemi pritur me shekuj, secilin hap n\u00eb koh\u00ebn e vet, hap pas hapi. Pa entuziasmin ndoshta as revistat s&#8217;do dukeshin aq ultra-moderne, as t\u00eb avancuara, do dukeshin dekadente, nj\u00ebsoj si ato t\u00eb koh\u00ebs ajnshtaniane. As revistat s&#8217;do &#8220;shiteshin&#8221; n\u00ebse t&#8217;mos ishte audienca e kalibruar, lexuesit t\u00eb sinkronizuar. \u00cbsht\u00eb di\u00e7 e nd\u00ebrsjell\u00eb, simbiotike, revistat e shkencave moderne s&#8217;mund t\u00eb mbijetojn\u00eb pa fuqin\u00eb &#8220;bler\u00ebse&#8221; adekuate. Askush s&#8217;do merrej me entuziasma n\u00ebse bota t&#8217;na ishte e varf\u00ebr me lexues besnik\u00eb. Sepse gj\u00ebrat t\u00eb &#8220;lidhura&#8221;, t\u00eb nd\u00ebrsjella&#8230;<\/p>\n<p>Psh. as Olldrini dikur s&#8217;mund ta hedhte at\u00eb hapin e &#8220;vog\u00ebl&#8221; pa njer\u00ebzimin, sikur q\u00eb as njer\u00ebzimi s&#8217;kishte si ta hidhte hapin e &#8220;madh&#8221; pa Olldrinin (n\u00eb rregull, Armstrongu &#8220;komandanti&#8221;, por thjesht sepse Olldrini\/Njer\u00ebzimi na u rimua bukur). N\u00eb fakt, p\u00ebr n\u00eb H\u00ebn\u00eb qen\u00eb nisur 3 astro-lunatik\u00eb, ja q\u00eb nj\u00ebri prej tyre i detyruar t\u00eb rrinte n\u00eb orbit\u00eb, s&#8217;i takonin hapash atje posht\u00eb. Ama misioni dhe &#8220;hapi&#8230; qoft\u00eb i vogli qoft\u00eb ai i madhi&#8221; do ishte i pamundur pa prezenc\u00ebn, pa kontributin e tij n\u00eb orbit\u00eb. Sepse gj\u00ebrat t\u00eb &#8220;lidhura&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Ose psh. Ajnshtajni nuk besonte n\u00eb kuantikat (ankohej p\u00ebr revistat dhe p\u00ebr literaturat shkencore t\u00eb koh\u00ebs), sa p\u00ebr kuantikat qe lajthitur bukur &#8220;mjaft&#8221;, megjithat\u00eb dhe ashtu i gabuar e hodhi &#8220;hapin&#8221; aq larg, tep\u00ebr larg. Dhe at\u00eb i ka 1 shekull kjo pun\u00eb, para plot 100 viteve. Na nxori telashe q\u00eb \u00e7&#8217;ke me t\u00eb, ky hyri e ku s&#8217;na doli &#8211; sot pa &#8220;kuantat&#8221; (e Google, a t\u00eb ndokujt tjet\u00ebr) s&#8217;ka si sqarohet koh\u00eb-hap\u00ebsira e tij, na duhen simulacione t\u00eb fuqishme. Sepse gj\u00ebrat t\u00eb &#8220;lidhura&#8221;, nj\u00ebsoj si gravitacioni dhe vrim\u00ebzezat.<\/p>\n<p>Ama urojm\u00eb t&#8217;mos i zbulojm\u00eb ato q\u00eb s&#8217;na duhen, ato q\u00eb &#8220;kemi frik\u00eb&#8221;!<br \/>\nShkurt, si fillim i p\u00ebrmbylljes, pritet ta sqarojm\u00eb &#8220;koh\u00eb-hap\u00ebsir\u00ebn&#8221; ajnshtajniane, jo se na ngutet me entuziasmin por sepse kaloi nj\u00eb shekull nga profecia e plakut. Pastaj pak ngelet, t\u00eb tjerat pothuaj vetiu do qart\u00ebsohen, sepse gj\u00ebrat t\u00eb &#8220;lidhura&#8221;. Fillimisht &#8220;bishtin&#8221; e dhelpr\u00ebs dinake&#8230; pastaj e leht\u00eb, pa bishtin as kometat as vrim\u00ebzezat s&#8217;na e hedhin dot, pastaj b\u00ebjm\u00eb, b\u00ebjm\u00eb, shohim dhe b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211; <em>sg &#8211; ars poetica, 2019<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(sguraziu &#8211; ars poetica, shkurt 2019 &#8211; Entuziasmi shkencor dhe Quanta-lajmet madh\u00ebshtore !) [&#8230;n\u00ebse t&#8217;v\u00ebrtetohej se jemi krijesa simulative, holograme biologjike, &#8220;simulacione&#8221; t\u00eb ndokujt, mbase tutje s&#8217;do na nevojiteshin as dijet as shkencat, do \u00e7oroditej ai kodi virtual i \u00ebndrrave&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=9674\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-9674","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9674","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9674"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9674\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}