{"id":9716,"date":"2021-12-24T20:08:31","date_gmt":"2021-12-24T19:08:31","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9716"},"modified":"2024-04-09T08:19:27","modified_gmt":"2024-04-09T07:19:27","slug":"ballkani-i-hapur-dhe-objektivat-dinamike-te-strategjise-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9716","title":{"rendered":"Ballkani i Hapur, dhe objektivat dinamike t\u00eb strategjis\u00eb serbe!"},"content":{"rendered":"<div dir=\"ltr\">&#8230;un\u00eb v\u00ebrtet totalisht apolitik, fjala-fjal\u00eb, m\u00eb e sinqerta&#8230; e pionierit, ja q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb politikan\u00ebt sikur m\u00eb &#8220;detyrojn\u00eb t&#8217;i kritikoj&#8221; dhe ata &#8211; gjithsesi, s&#8217;ka si m\u00eb mir\u00eb sesa t&#8217;na nd\u00ebrrohen motet me &#8220;mospajtime&#8221; e me opinione politike, apo jo, madje shum\u00eb njer\u00ebz dalin dhe n\u00ebp\u00ebr sheshe protestojn\u00eb, sidomos shqiptar\u00ebt din\u00eb t&#8217;jen\u00eb aq t\u00eb larmish\u00ebm, kontrastet e tyre din\u00eb ta mahnitin gjith\u00eb bot\u00ebn me t\u00eb papritura e me origjinalitete, nga nj\u00ebra an\u00eb me mysafir\u00eb t\u00eb &#8220;r\u00ebnd\u00eb&#8221; han\u00eb peshk t\u00eb shijsh\u00ebm, nga tjetra an\u00eb djegin flamuj, protestojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, me fjalime, patriotizma e mospajtime, n\u00eb fund gjith\u00e7ka e p\u00ebrmbyllin me euro-muzikat e me zemrat muzikale &#8220;final countdown&#8221;, kontraste evidente, apo jo &#8211; anise sheshet e bulevardet e kane buj\u00ebn e vet, kuptohet apolitik\u00ebve s&#8217;iu ka &#8220;hije&#8221; n\u00ebp\u00ebr sheshe politike (p\u00ebrndryshe s&#8217;do ishin apolitik\u00eb hehh), kjo s&#8217;do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb ata s&#8217;mund t&#8217;merren me ndonj\u00eb &#8220;mur kinez prej opinionesh&#8221;\u00a0 \ud83d\ude42<\/div>\n<div dir=\"ltr\">\n<p>shkurt&#8230; desha t\u00eb them Urimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzemerta p\u00ebr Festat e fundvitit!<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/urime_festat_2022.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-9717 zoooom\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/urime_festat_2022.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"600\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/urime_festat_2022.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/urime_festat_2022-300x200.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/urime_festat_2022-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/urime_festat_2022-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, D 2021 &#8211; Opinion, v\u00ebshtrim rreth politikave dhe rreth &#8220;Ballkanit t\u00eb Hapur&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>(&#8230;<strong>e ardhmja mund t&#8217;i &#8220;amortizoj\u00eb&#8221; vetiu t\u00eb gjitha lajthitjet (eventuale) t\u00eb Ram\u00ebs. E ardhmja kosovare dhe shqiptare mund t&#8217;ken\u00eb rrethana t\u00eb favorshme historike, qoft\u00eb dhe fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb palodhshme t\u00eb rast\u00ebsis\u00eb. Mir\u00ebpo Rama kurr\u00eb s&#8217;do duhej ta l\u00ebshonte &#8220;kart\u00ebn e njohjes&#8221; s\u00eb Kosov\u00ebs, kurr\u00eb s&#8217;do duhej t&#8217;n\u00ebnshkruante &#8220;hapje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221; p\u00ebr Serbin\u00eb &#8211; jo pa njohjen e Kosov\u00ebs fillimisht<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p>***<br \/>\nSi\u00e7 e pam\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb aktivitetit politik prej ca koh\u00ebsh tashm\u00eb (nj\u00eb lloj impenjimi trilateral), n\u00eb em\u00ebr t\u00eb &#8220;Ballkanit t\u00eb Hapur&#8221;, Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ia arrit\u00ebn t&#8217;i sinkronizojn\u00eb vizionet, protokolet dhe tavolinat e negociatave, s\u00ebfundi mes tyre u n\u00ebnshkruan 5 marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Sipas lidershipit serb dhe atij shqiptar, shum\u00eb politikan\u00ebve n\u00eb rajonin ballkanik u ka ngecur &#8220;ora e historis\u00eb&#8221; n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, sikur ende sorollaten si politikan\u00eb dekadent\u00eb e konfliktuoz. Sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb me populizmat, sepse ashtu &#8220;fjalimet&#8221; shiten m\u00eb leht\u00eb. Si n\u00eb sheshe, si n\u00eb Kuvend, e kudo. P\u00ebr fat t\u00eb keq, \u00ebsht\u00eb populizmi q\u00eb ende vazhdon me t&#8217;nj\u00ebjtin avaz si dikur, si para 2-3 dekadave.<\/p>\n<p>Dhe dmth. ka njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt i t\u00ebrheq forca dhe inercioni i s\u00eb kaluar\u00ebs, elementet e &#8220;prapangelura&#8221; t\u00eb politik\u00ebs, elementet reaksionare, t\u00eb prapavajtjes etj. Sikur q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, ka dhe aso q\u00eb i t\u00ebrheqin forcat progresiste, vizionar\u00ebt e mir\u00ebqenies ekonomike-politike t\u00eb s\u00eb ardhm\u00ebs. Sipas Rama-Vu\u00e7iq, ata vet\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb progresizmit ballkanik. Marr\u00ebveshjet e arritura trilaterale jan\u00eb d\u00ebshmia, si p\u00ebr popujt e Ballkanit e po ashtu dhe p\u00ebr Brukselin, e p\u00ebrtejoqeanin.<\/p>\n<p>Le ta z\u00ebm\u00eb se jan\u00eb vizionar\u00eb, largpam\u00ebs, po aq dhe progresist\u00eb. At\u00ebher\u00eb vall\u00eb si duhet kuptuar bllokimi i njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs, mosnjohja e Kosov\u00ebs dhe &#8220;loja me djathin e miut&#8221; e ma\u00e7o-politikan\u00ebve. Vall\u00eb a nuk qenka politik\u00eb &#8220;retrogradiste&#8221; e Beogradit, verb\u00ebri kryek\u00ebput reaksionar\u00ebsh, e assesi progresiz\u00ebm! P\u00ebrndryshe fillimisht do ishte njohur Kosova nga Serbia, do i ishte k\u00ebrkuar falje p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn&#8230; e tek pastaj, dmth. n\u00eb k\u00ebt\u00eb fundvitin e bujsh\u00ebm, do na ishin n\u00ebnshkruar sukseset e progresizmit.<\/p>\n<p>Tekfundit bazuar n\u00eb progresizmin, ne k\u00ebshtu i shohim gj\u00ebrat. Anise nuk mohohet as toleranca e tyre reciproke, as takti politik, as simpatia e nd\u00ebrsjell dhe as sharmi etj. Psh. kur digjen flamujt shqiptar\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb largpam\u00ebsis\u00eb Rama qe treguar aq i matur, p\u00ebrparimtar dhe tolerant n\u00eb Beograd. Po aq tolerant, i qet\u00eb dhe Vu\u00e7iq sapo na digjet flamuri serb n\u00eb Tiran\u00eb. Ky i fundit madje i lavd\u00ebron polic\u00ebt shqiptar\u00eb, p\u00ebr urdhrat e shpejta dhe p\u00ebr intervenimin pakashum\u00eb nj\u00ebsoj si t&#8217;na ishin SWAT-komando, dmth. super-shpejt e rrufesh\u00ebm.<\/p>\n<p>***<br \/>\nSipas kabinetit qeveritar serb, shqiptar dhe atij verio-maqedonas, bashkimi modern i shteteve (qoft\u00eb dhe ai evropian, BE-ja) s&#8217;\u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr por bashkim i oportunizmave tregtar-afarist\u00eb n\u00ebn ombrell\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes, t\u00eb qarkullimit dhe t\u00eb konkurrenc\u00ebs. Liri e garantuar me korniz\u00ebn e &#8220;kontratave politike&#8221; (dmth. n\u00eb form\u00ebn e marr\u00ebveshjeve, pajtimeve reciproke, n\u00ebnshkrimeve). Ne jemi aq sa jemi t\u00eb &#8220;bashkuar&#8221;, ose gradualisht synojm\u00eb t&#8217;jemi t\u00eb bashkuar, nga liria e l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve, kapitalit, parave, sh\u00ebrbimeve etj. &#8211; thon\u00eb ata.<\/p>\n<p>Tre shtetet jan\u00eb akorduar q\u00eb kontrolli kufitar mes tyre t\u00eb shfuqizohet nga 1 Janari i v. 2023. Po ashtu impenjimi i tyre p\u00ebrfshin planifikimin q\u00eb gradualisht t\u00eb krijohet nj\u00eb treg i p\u00ebrbashk\u00ebt, me kushtet e konditat e nj\u00ebllojta me ato t\u00eb BE. Thuhet se k\u00ebshtusoj do krijohet nj\u00eb treg i p\u00ebrbashk\u00ebt dhe konkurrenc\u00eb e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb p\u00ebr 12 milion\u00eb banor\u00eb t\u00eb 3 vendeve.<\/p>\n<p>Sipas BE, Zona e Tregtis\u00eb s\u00eb Lir\u00eb e E. Qendrore&#8230; (ose CEFTA) qe supozuar p\u00ebr leht\u00ebsimin e tregtis\u00eb dhe l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb mallrave mes 6-7 vendeve ballkanike, derisa ato t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoheshin n\u00eb BE. Sipas Rama-Vu\u00e7iq, \u00e7&#8217;t\u00eb keqe na paska nj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb tep\u00ebr, aft\u00ebsia p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb vesh pa ndihm\u00ebn e BE a t\u00eb ndokuj tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e pjekuris\u00eb. &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; le q\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb di\u00e7 kund\u00ebr synimeve t\u00eb BE-s\u00eb, s&#8217;\u00ebsht\u00eb as ndonj\u00eb pompozitet vet\u00ebngush\u00ebllues, as vet\u00ebk\u00ebnaqje me alternativat ballkanike, por \u00ebsht\u00eb konstruktivitet plot\u00ebsues i rajonit, n\u00eb linj\u00eb me hapat e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, dihet se &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; erdhi pjes\u00ebrisht si rezultat i zhg\u00ebnjimit me d\u00ebshtimin evropian p\u00ebr t&#8217;ofruar nj\u00eb &#8220;shteg&#8221; sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Tani me dy kornizat, n\u00ebse jo t\u00eb 6 shtetet e Ballkanit, at\u00ebher\u00eb s\u00ebpaku 3 nga shtetet do ken\u00eb liri t\u00eb dyfishta sa i p\u00ebrket tregtis\u00eb dhe qarkullimeve.<\/p>\n<p>Tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe 4 lirit\u00eb (e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb), dmth. synimin e till\u00eb me &#8220;Ballkanin e Hapur&#8221;, shumkush e quan dhe si &#8220;imitim jorealistik&#8221;, pasi q\u00eb praktikisht s&#8217;mund t&#8217;jet\u00eb mir\u00ebfilli realistik. Dihet se as BE-ja brenda 2-3 viteve s&#8217;na ishte aty ku \u00ebsht\u00eb sot. BE-s\u00eb i qen\u00eb nevojitur pothuaj dekada q\u00eb gjith\u00e7ka e &#8220;mozaikut&#8221; ligjor, e atij politik, si dhe realiteti praktik t\u00eb akordoheshin me funksionalizmin.<\/p>\n<p>Cilido lloj organizmi tregtar-afarist mes shteteve nuk \u00ebsht\u00eb i mundur pa nj\u00eb reciprocitet t\u00eb vullnetit politik, pa nj\u00eb lloj paralelizimi sinkronik t\u00eb aparaturave politike nd\u00ebshtet\u00ebrore. Si amerikan\u00ebt, si evropian\u00ebt e pat\u00ebn th\u00ebn\u00eb aq thjesht\u00eb e qart\u00eb &#8220;mesazhin&#8221; e tyre &#8211; cilado marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur dhe ia vlen n\u00ebse v\u00ebrtet t&#8217;jet\u00eb marr\u00ebveshje e arritur nga t\u00eb gjith\u00eb. Gjith\u00e7ka e ujdisur &#8220;pjes\u00ebrisht&#8221; pothuaj vet\u00ebm sa e ndan\u00eb kok\u00ebdhimbjen ekzistente n\u00eb dysh, n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;fashitej e gjith\u00eb dhimbja ndonj\u00eb grim\u00eb.<\/p>\n<p>Thuase aq e leht\u00eb na qenka p\u00ebr BE-n\u00eb, dhe mbase do ishte (relativisht e leht\u00eb)&#8230; n\u00ebse t&#8217;mos kishte deri dje mosmarr\u00ebveshje greko-maqedonase, sot kemi mosmarr\u00ebveshje bullgaro-maqedonase, mosmarr\u00ebveshje serbo-kosovare, kemi mosmarr\u00ebveshje, jostabilitet dhe kok\u00ebdhimbjen e Bosnjes, nes\u00ebr mund t&#8217;ket\u00eb mosmarr\u00ebveshje shqiptaro-greke etj. N\u00ebse BE e sheh kompakt\u00ebsin\u00eb ballkanike (6 shtetet) si nj\u00eb fokusim aktual ashtu-k\u00ebshtu kompleks, n\u00eb t\u00eb ardhmen, eventualisht vet\u00ebm sa do komplikohej akoma m\u00eb tep\u00ebr me derivacionet, me marr\u00ebveshjet &#8220;gjysmake&#8221; e me temperamentet politike.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb thuase &#8220;thjesht\u00ebsia&#8221; e dashamir\u00ebsis\u00eb evro-amerikane s&#8217;i hyri kujt as n\u00eb vesh\u00eb as n\u00eb pun\u00eb. Tekefundit &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; do t&#8217;ofroj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, thon\u00eb politikan\u00ebt e marr\u00ebveshjes. Madje Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb &#8220;lodhur&#8221; nga pyetjet e sqarimet, sipas tij s&#8217;ia vlejn\u00eb aq sqarimet dhe &#8220;as nuk nevojitet k\u00ebrkimfalja ndaj atyre q\u00eb s&#8217;na kuptojn\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina deri m\u00eb tani kan\u00eb &#8220;refuzuar&#8221; t\u00eb marrin pjes\u00eb. Ndoshta sepse disa gj\u00ebra tep\u00ebr t\u00eb qarta, b\u00ebhet aq shum\u00eb buj\u00eb p\u00ebr to, reklamohen gjithandej me surlash mediatike (aq sa sikur nisin e duken t\u00eb &#8220;dyshimta&#8221;). Nd\u00ebrsa mjaft gj\u00ebra tjera relevante lihen aq t\u00eb paqarta, aq t\u00eb &#8220;maskuara&#8221;, thjesht u ipet shk\u00eblqim me retorikat e hijshme.<\/p>\n<p>Af\u00ebrmendsh, secili shtet do i ket\u00eb arsyet e veta t\u00eb mospjes\u00ebmarrjes.<br \/>\nMali i Zi mbase e sheh si nj\u00eb shp\u00ebrqendrim t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb hapave drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, sikur q\u00eb s&#8217;duhet mohuar as p\u00ebrzierjen e &#8220;mash\u00ebs&#8221; serbe n\u00eb destabilizimin e Malit t\u00eb Zi me elemente aq t\u00eb ndjeshme (t\u00eb religjionit psh). Gj\u00ebra q\u00eb malazez\u00ebt i kan\u00eb &#8220;shijuar&#8221; s\u00ebfundi dhe jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr &#8220;dor\u00ebn&#8221; prapa skenar\u00ebve t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Bosnja dhe Hercegovina tryez\u00ebn e &#8220;hapjes&#8230;&#8221; padyshim e sheh si nj\u00eb nism\u00eb kryek\u00ebput t\u00eb dominuar nga &#8220;largpam\u00ebsia&#8221; dhe nga strategjia serbe, largpam\u00ebsi e motivuar dmth. nga vizionet &#8220;hegjemoniste&#8221; t\u00eb tyre. Madje dhe problemet e fundit boshnjake ndoshta jan\u00eb pjes\u00eb e &#8220;largpam\u00ebsis\u00eb&#8221;, thjesht objektiva dinamike t\u00eb strategjis\u00eb serbe, dhe q\u00eb i jan\u00eb t\u00eb njohura mbar\u00eb Ballkanit, Evrop\u00ebs e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kosova heziton me pjes\u00ebmarrjen q\u00ebkur s&#8217;do ishte pjes\u00ebmarrje si\u00e7 i ka hije, por as si\u00e7 e k\u00ebrkojn\u00eb konditat e &#8220;vullnetit t\u00eb mir\u00eb&#8221;, t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb e t\u00eb stabilitetit p\u00ebr t\u00eb ardhm\u00ebn. Dmth. t\u00eb negocionte si nj\u00eb shtet sovran, i njohur dhe legjitimisht i barabart\u00eb. Q\u00ebkur shtet i panjohur nga vet\u00eb krye-pala negociatore e &#8220;Ballkanit&#8230;&#8221;, at\u00ebher\u00eb situata sikur bie ndesh me cil\u00ebndo &#8220;logjik\u00eb politike&#8221;, qoft\u00eb logjik\u00eb ballkanike qoft\u00eb logjik\u00eb euro-atlantike. Sipas Vu\u00e7iq e Ram\u00ebs, thuase as BE-ja as Amerika s&#8217;ditkan gj\u00eb, s&#8217;e ditkan k\u00ebt\u00eb detaj t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb palakmueshme kosovare&#8230;<\/p>\n<p>Apo mbase pjes\u00ebmarrja kosovare s&#8217;do shihej si alogjike me &#8220;logjik\u00ebn e ma\u00e7ok\u00ebve&#8221; dhe me djathin e miush\u00ebve. Digjen flamujt por ama ngelet temperamenti prej ma\u00e7ok\u00ebsh t\u00eb &#8220;urt\u00eb&#8221;. Reagojn\u00eb but\u00ebsisht e urt\u00ebsisht, qeverit\u00eb e tyre m\u00eb shembulloret, s&#8217;kan\u00eb as kriminalitet, as narko-trafik, as korrupsion as mend\u00ebsi t\u00eb &#8220;korruptuarish&#8221;. Jeni t\u00eb mir\u00ebpritur, &#8220;djathi&#8221; ekonomik ju mir\u00ebpret, s&#8217;kemi pse ju sqarojm\u00eb, jemi lodhur me sqarimet, e gjith\u00eb bota jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, vet\u00eb v\u00ebllai juaj \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia dhe garancia, e keni dhe v\u00ebllain n\u00eb tryez\u00eb, s&#8217;ka as kurthe as nd\u00ebrskamca.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, p\u00ebr kosovar\u00ebt, hapi i Ram\u00ebs madje mund t&#8217;shihet thjesht si nj\u00eb hap n\u00eb &#8220;baltakun e verb\u00ebris\u00eb&#8221; v\u00ebllaz\u00ebrore. Kosovar\u00ebt padyshim dhe e shohin ashtu (p\u00ebrve\u00e7 aty-k\u00ebtu ndoshta t\u00eb biz-oportunist\u00ebve, p\u00ebr shumkend biz-xhunglat dhe liria jan\u00eb ideale, qoft\u00eb dhe pa shtet\u00ebsi fare).<br \/>\nP\u00ebrndryshe &#8220;as karta e Salihut&#8221; dhe momentumi i tij i shfryt\u00ebzuar n\u00eb Bulevardin e D\u00ebshmor\u00ebve, s&#8217;do i shitej popullit shqiptar si miting &#8220;komb\u00ebtar e patriotik&#8221;. Ja q\u00eb momentumi i Doktorit mund t&#8217;merret si d\u00ebshmi serioze e inercionit.<\/p>\n<p>Gjithsesi, &#8220;baltakut dhe hapit&#8221; mbase i kthehemi rishtas me dy-tri fjal\u00eb, pasi ta kemi kuptuar sadopak dhe &#8220;motivin&#8221; e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb mediat shqiptare m\u00eb pati r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy dhe &#8220;v\u00ebrejtja&#8221; se gj\u00ebrat u n\u00ebnshkruan, por s&#8217;kishte tranparenc\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb l\u00ebndes se \u00e7far\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb marr\u00ebveshjet ekzakt\u00ebsisht. Jo se njer\u00ebzve s&#8217;u \u00ebsht\u00eb e njohur tashm\u00eb buja e kakofonia &#8211; ama mungon qart\u00ebsia, thelbi i kristalizuar p\u00ebr disa gj\u00ebra.<br \/>\nInteneti (ta z\u00ebm\u00eb Youtube) dhe televizionet shqiptare jan\u00eb aq t\u00eb sinkronizuara, pothuaj t\u00eb nj\u00ebsuara. P\u00ebrdit\u00ebsohen dyan\u00ebshm\u00ebrisht, platformat sikur e ndjekin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn deri n\u00eb detaje. Populli i sheh videot sa n\u00eb TV sa n\u00eb Youtube, i sheh firmosjet, skenat tek shk\u00ebmbehen buz\u00ebqeshjet, politikan\u00ebt e funksionar\u00ebt e qeverive duke i shtr\u00ebnguar dor\u00ebn nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Ok, populli eventualisht d\u00ebgjon e sheh po ashtu se politikan\u00ebt na paskan vajtur n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb Sarand\u00eb a Elbasan t\u00eb han\u00eb dark\u00eb &#8220;solemne&#8221;. Ndonj\u00eb foto veturash t\u00eb &#8220;zeza&#8221;, ndonj\u00eb qilim i kuq, ndonj\u00eb shkreptim\u00eb huq, ndonj\u00eb foto zyrtar\u00ebsh me kravat\u00ebn e qeshur pas peshkut t\u00eb shijsh\u00ebm etj. etj. k\u00ebso detajesh.<br \/>\nBukur, pse jo, q\u00ebkur dhe ata i merr uria e duhet t\u00eb han\u00eb.<\/p>\n<p>S&#8217;di sa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb materia e marr\u00ebveshjeve transparente p\u00ebr masat, sa \u00ebsht\u00eb thjesht\u00ebsuar e qart\u00ebsuar p\u00ebr popullin p\u00ebrmbajtja. Sa p\u00ebr ekspert\u00ebt e p\u00ebr politikan\u00ebt dihet, gj\u00ebrat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryera, mund t&#8217;lihen dhe si\u00e7 jan\u00eb, q\u00ebkur ata vet\u00eb i kan\u00eb shpikur, negociuar e n\u00ebnshkruar.<br \/>\nAma dihet se p\u00ebr popullin shum\u00eb gj\u00ebra duhet &#8220;p\u00ebrkthyer&#8221; n\u00eb gjuh\u00ebn e popullit, n\u00eb gjuh\u00ebn sa m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Duhet peshuar nj\u00eb milion e nj\u00eb detaje n\u00eb peshoren e arsyes dhe t\u00eb logjik\u00ebs s\u00eb sovranit. Duhet par\u00eb me lup\u00ebn e past\u00ebr t\u00eb gjitha nuancat e &#8220;spektrit&#8221;, duhet qart\u00ebsuar gjith\u00e7ka me prizmin e popullit.<\/p>\n<p>Po ashtu dihet se, p\u00ebr politikan\u00ebt secila marr\u00ebveshje konsiderohet sukses. Qoft\u00eb jo aq i madh, qoft i madh e ndonj\u00ebher\u00eb dhe gala-sukses. Synimi i tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb t&#8217;merren vesh mes vete, t\u00eb darkojn\u00eb s\u00eb bashku dhe t&#8217;akordohen p\u00ebr tregtin\u00eb e p\u00ebr bizneset e shteteve. K\u00ebsaj radhe fjala \u00ebsht\u00eb madje p\u00ebr akordim trilateral. S&#8217;\u00ebsht\u00eb pak, p\u00ebrkundrazi, sukses i madh. E sidomos s&#8217;\u00ebsht\u00eb pak si arritje p\u00ebr rrethanat e Ballkanit (do shtonin mbase skeptik\u00ebt, njoh\u00ebsit e politikave ballkanike).<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm n\u00eb politikat, por dhe n\u00eb kopshtijet ballkanike ca domate nisin e skuqen, ca kalben, ca ende t\u00eb verdha, ca ende t\u00eb gjelbra. Laryshi gjithandej, n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, e edhe n\u00eb at\u00eb politike. Ndonj\u00ebher\u00eb ende pa u pjekur kushtet mir\u00ebfilli, politikan\u00ebve thjesht iu shkrep q\u00eb t&#8217;merren vesh p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb. Marr\u00ebveshjet nd\u00ebr-ballkanike, as p\u00ebr amerikan\u00ebt dhe as p\u00ebr evropian\u00ebt s&#8217;jan\u00eb supriza, ne shek. XXI s&#8217;ka z\u00ebnie &#8220;galu\u00e7&#8221;, as befasi. N\u00eb kushtet e sotme ballkanike \u00ebsht\u00eb supozuar q\u00eb politikan\u00ebt e atjesh\u00ebm dhe mund t&#8217;merren vesh. Q\u00ebkur ata nes\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb do jen\u00eb pjes\u00eb e BE.<\/p>\n<p>Por ama eu-amerikan\u00ebt nuk hezitojn\u00eb ta shpalosin as skepticizmin e tyre. Sepse po ashtu e din\u00eb q\u00eb ballkanik\u00ebt shpesh nguten me &#8220;temperamentin politik&#8221;. N\u00ebse ta shihnim nga p\u00ebrspektiva strategjike, jo Vu\u00e7ic dhe as t\u00eb tjer\u00ebt&#8230; por mendoj se Rama me gjith\u00eb &#8220;k\u00ebshilltar\u00ebt&#8221; e vet jan\u00eb ngutur. Rama pandeh se \u00ebsht\u00eb &#8220;strateg&#8221; i madh dhe largpam\u00ebs, mbase si Sk\u00ebnderbeu dikur (apo si Qemali i Madh, si krahasim m\u00eb i p\u00ebraf\u00ebrt).<\/p>\n<p>Le t&#8217;pandeh ai, madje sipas demokracis\u00eb i bie se i besojn\u00eb dhe gjysma e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00ebkur ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn. T\u00eb gjitha n\u00eb rregull. E megjithat\u00eb, kam frik\u00eb se Rama dhe kabinetar\u00ebt e tij jan\u00eb &#8220;strateg\u00eb&#8221; t\u00eb dob\u00ebt, madje e d\u00ebshmoi dhe vet\u00eb, pa e lutur askush. Thjesht s&#8217;mund t\u00eb shtyhet me strateg\u00ebt euro-atlantik\u00eb, me ata t\u00eb Dum\u00ebs ruse as hi\u00e7 se hi\u00e7.<\/p>\n<p>***<br \/>\nM\u00eb me d\u00ebshir\u00eb do i shkruaja nj\u00eb let\u00ebr vet\u00ebm atij, por ehuuu ku ka koh\u00eb Kryeministri t&#8217;i lexoj\u00eb letrat e bot\u00ebs. P\u00ebrndryshe s&#8217;do na ishte b\u00ebr\u00eb fare Kryeminist\u00ebr. Sidoqoft\u00eb, le t&#8217;shtiret lexuesi p\u00ebr pak koh\u00eb sikur gjoja &#8220;Rama&#8221;.<\/p>\n<p>I nderuar z. Kryeminist\u00ebr (si t&#8217;ju p\u00eblqej\u00eb m\u00eb shum\u00eb &#8211; p\u00ebr mua nj\u00ebsoj, po desh\u00ebt e shkurtoj &#8220;informalisht&#8221;, ose e zgjas me formalizmat e me titujt, ose them thjesht Ramush, anise del m\u00eb gjat\u00eb se Ram\u00eb&#8230; madje do ting\u00ebllonte pothuaj kosovar\u00e7e, q\u00ebkur dhe ata e kan\u00eb nj\u00eb Ramush \ud83d\ude42 &#8211; ta quani &#8220;t\u00eb verb\u00ebr&#8221; nj\u00eb Ramush kosovar (si shembull), apo nj\u00eb Albin aktual, apo dhe cilindokend n\u00eb Prishtin\u00eb, asgj\u00eb s&#8217;prish pun\u00eb, s&#8217;do shembej as bota. Tekefundit dhe vet\u00eb Ramushi i atjesh\u00ebm, me goj\u00ebn e vet mund t&#8217;ju quaj\u00eb juve &#8220;i verb\u00ebr&#8221;. Rishtas asgj\u00eb, ju nuk hidh\u00ebroheni, i bie fifty=fifty, baraz.<\/p>\n<p>Por ta injoroni gjith\u00eb Kosov\u00ebn, gjysm\u00ebn e kombit t\u00eb p\u00ebrvuajtur, me justifikimin e tiketave tuaja t\u00eb &#8220;verb\u00ebris\u00eb dhe prapangeljes&#8221;, vall\u00eb a nuk ju duket pak\u00ebz e tepruar. Tekefundit, vizionin tuaj politik dhe largpam\u00ebsin\u00eb, ashtu jozyrtarisht e keni &#8220;borxh&#8221; t&#8217;ia sqaroni sadopak dhe popullit kosovar. Sepse thjesht \u00ebsht\u00eb gjysma e kombit shqiptar, dhe sepse edhe ju jeni shqiptar, jeni &#8220;bir i popullit tuaj&#8221; &#8211; do thoshte ai shkrimtari F. Cakaj, n\u00ebse s&#8217;gabohem me mbamendjen. Ia sqaroni Shqip\u00ebris\u00eb, e k\u00ebso gj\u00ebrash t\u00eb m\u00ebdha mbase dhe Kosov\u00ebs, tek pastaj t&#8217;i hedhni hapat tuaj t\u00eb largpam\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb hani dark\u00eb me Vu\u00e7iqat, t\u00eb merreni me prekje pulsi, me mprehje vizionesh, aty-k\u00ebtu me taktizime politike e diplomatikash, t\u00eb negocioni p\u00ebr blerje drithrash, p\u00ebr shitje domatesh, p\u00ebr shitje hekurash a blerje elektrikash&#8230; \u00ebsht\u00eb fare di\u00e7 tjet\u00ebr. T\u00eb gjitha k\u00ebto ve\u00e7 i kishit, s&#8217;ju duhej as buj\u00eb as rrokopuj\u00eb, e gjith\u00eb bota mbar\u00eb e di se pas Italis\u00eb, Serbia \u00ebsht\u00eb partneri i 2-t\u00eb ekonomik i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Se ku jan\u00eb serb\u00ebt me zot\u00ebsin\u00eb, na e shpalosin dhe sukseset e tyre. Bie fjala statistikat serbe mburren se sektori i teknologjive t\u00eb informacionit dhe komunikimit (ICT) \u00ebsht\u00eb dega m\u00eb e madhe e eksportit t\u00eb Serbis\u00eb, duke ia kaluar madje dhe sektorit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr sasin\u00eb e eksporteve. Serbia thot\u00eb se n\u00eb fund t\u00eb Tetorit 2021, vlera e eksporteve t\u00eb ICT-sektorit ishte 1 miliard e 470 milion\u00eb euro. Fuqi marramend\u00ebse p\u00ebr termat e atjesh\u00ebm, apo jo, e gatshme ta &#8220;absorboj\u00eb&#8221; gjith\u00eb fuqin\u00eb e ngelur ballkanike.<\/p>\n<p>Par\u00eb &#8220;me gjuh\u00ebn e pazarit&#8221;, pas Italis\u00eb Serbia \u00ebsht\u00eb partneri m\u00eb i lev\u00ebrdish\u00ebm ekonomik i Shqip\u00ebris\u00eb. Italia \u00ebsht\u00eb &#8220;krahu i djatht\u00eb me gjith\u00eb gjoksin&#8221; ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Serbia \u00ebsht\u00eb &#8220;krahu i majt\u00eb. Italia Nr 1, Serbia Nr 2 p\u00ebr buk\u00ebmjaltin shqiptar.<\/p>\n<p>Andaj e leht\u00eb t\u00eb kuptohen &#8220;n\u00ebnshkrimet&#8221; tuaja z. Kryeminist\u00ebr, sidomos ato p\u00ebr &#8220;elektronikat&#8221; e p\u00ebr roaming, p\u00ebr beneficione nd\u00ebrshtet\u00ebrore. Gjithmon\u00eb do i keni serb\u00ebt aty ku i keni, aty ku dhe i kishit &#8211; sepse t\u00eb q\u00ebnit aty ku jan\u00eb \u00ebsht\u00eb interes i Serbis\u00eb fillimisht dhe kryesisht, jo vet\u00ebm interes-momentum i ekonomis\u00eb shqiptare. Fqinj\u00ebsia e mir\u00eb dhe bashk\u00ebpunimi optimal gjithmon\u00eb inkurajohen e n\u00ebnkuptohen.<\/p>\n<p>Ju, z. Kryeminist\u00ebr, duke i njohur &#8220;fasulet tuaja&#8221; (nj\u00ebsoj sikur dhe pala serbe q\u00eb i di fasulet e veta), sipas jush dhe sipas indikator\u00ebve ekonomik\u00eb \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshje &#8220;a la shengenike-ballkanike&#8221; do ishte vet\u00ebm di\u00e7 e mir\u00eb, assesi keq! Kuptohet, &#8220;indikator\u00ebt&#8221; askush s&#8217;i ka m\u00eb t\u00eb qarte sesa Ju vet\u00eb. E di luga \u00e7far\u00eb ka vegshi \u2013 thot\u00eb ajo urt\u00ebsia kosovare.<\/p>\n<p>Statistikat fringo t\u00eb reja m\u00eb se miri i dini Ju z. Kryeminist\u00ebr, un\u00eb po sh\u00ebrbehem me ato t\u00eb para 2-3 viteve, meqe s&#8217;kam te reja. Gjat\u00eb 2018, Shqip\u00ebria ka eksportuar n\u00eb Serbi 325.43 Milion\u00eb (prej tyre Hekur e \u00c7elik, 103.53 M) \u2013 nd\u00ebrsa ka importuar 283.83 M (\u00ebsht\u00eb pak\u00ebz &#8220;interesante&#8221; q\u00eb gj\u00ebrat kryesore t\u00eb blera nga Serbia jan\u00eb energjia elektrike 55.88 M, dhe drithrat 37.25 M, apo ndoshta asfare interesante).<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq ekonomia kosovare pothuaj s&#8217;\u00ebsht\u00eb askund p\u00ebr ta zbutur sadopak &#8220;oreksin&#8221; e momentumit shqiptar. Joshjes dhe tundimit serb kosovar\u00ebt as q\u00eb mund t&#8217;i afrohen. E dim\u00eb k\u00ebt\u00eb (madje dhe un\u00eb, pa qen\u00eb fare Kryeminist\u00ebr), e din\u00eb edhe shifrat, edhe statistikat. Ndoshta vet\u00ebm serb\u00ebt s&#8217;ditkan gj\u00eb, kapaciteti ekonomik i Kosov\u00ebs p\u00ebr Serbin\u00eb i panjohur&#8230;<\/p>\n<p>E kuptoj motivin tuaj, e di po ashtu se &#8220;inteligencia&#8221; shqiptare e ka p\u00ebr zem\u00ebr t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqet me ego-sintonin\u00eb (e tipit spartako-nxheliane) se ashtu-k\u00ebshtu shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb fituar, se ia kan\u00eb &#8220;marr\u00eb Serbis\u00eb nj\u00eb shtet&#8230; &#8220;. Andaj s&#8217;ka pse humbet koh\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjet me Serbin\u00eb kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr interesat ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por e v\u00ebrteta e dhimbshme \u00ebsht\u00eb se ju hi\u00e7 se hi\u00e7, e madje as vet\u00eb Kosova s&#8217;e ka \u00e7liruar vetveten. E gjith\u00eb bota mbar\u00eb e di se \u00e7lirimin dhe lirin\u00eb e Kosov\u00ebs e solli NATO-aleanca, dmth. Amerika dhe Evropa. Hapat e &#8220;ballkanizmave ekonomik&#8221; me Serbin\u00eb s&#8217;jan\u00eb dhe kushedi \u00e7far\u00eb lajthitjeje, q\u00ebkur as ju vet\u00eb dhe as Serbia s&#8217;e dini n\u00ebse do d\u00ebshtoj\u00eb apo do ket\u00eb suksesin sic palet parapresin.<\/p>\n<p>Tryeza juaj e rrumbullak\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb dukej mjaft e &#8220;rrumbullak\u00ebt&#8221;, si e kalors\u00ebve arturian\u00eb ballkanik, ama ku di, historia e ka nj\u00ebfar\u00eblloj d\u00ebshmie se me serb\u00ebt askush s&#8217;ia ka dal\u00eb &#8220;barabart\u00eb&#8221;, as kroat\u00ebt, as malazez\u00ebt, as v\u00ebllez\u00ebrit&#8230; e madje as ata slloven\u00ebt e urt\u00eb. Ishte thjesht nj\u00eb Tito q\u00eb do ta shtynte pak\u00ebz m\u00eb gjat\u00eb, ama dhe ai sepse e pati merituar nj\u00ebfar\u00eb autoriteti prej mareshali partizanesk, pastaj sepse qe &#8220;b\u00ebr\u00eb dh\u00ebnd\u00ebrr serb&#8221;, dhe e gjente disi udh\u00ebn t&#8217;ua shtypte kok\u00ebn qep\u00ebve a la rankovi\u00e7iste.<\/p>\n<p>Gjithsesi, hapat shqiptar\u00eb pa e p\u00ebrfillur mir\u00ebfilli &#8220;mesazhin&#8221; e thjesht\u00eb euro-atlantik (o t\u00eb gjitha shtetet, o t\u00eb 6-at&#8230; p\u00ebrndryshe s&#8217;\u00ebsht\u00eb ide e mir\u00eb) shp\u00ebrfillja juaj mendoj se ishte thjesht nj\u00eb lloj arrogance qesharake. Gjoja p\u00ebr &#8220;inat t\u00eb BE ne dim\u00eb t&#8217;jemi dhe kryene\u00e7&#8221;. Athua vall\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb, apo p\u00ebr t&#8217;ia d\u00ebshmuar bot\u00ebs se dhe ju na qenkeshit t\u00eb &#8220;mir\u00eb e konstruktiv&#8221;.<\/p>\n<p>Arroganc\u00eb t\u00eb cil\u00ebn bota e ka hetuar aq shum\u00eb her\u00eb n\u00eb debatet tuaja me pal\u00ebn evropiane. Thuase bota v\u00ebrtet menduakan q\u00eb ballkanik\u00ebt s&#8217;jan\u00eb konstruktiv\u00eb, thuase aq e v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;merren vesh me ju. Andaj ju nguteni me shp\u00ebrfilljen euro-atlantike, dhe ja tashm\u00eb e kryer. Tashm\u00eb thuase v\u00ebrtet i hodh\u00ebt n\u00eb shesh t\u00eb gjitha &#8220;hilet evropiane&#8221; dhe zvarritjen e politikave t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Nga ndokush, &#8220;hapi&#8221; i Shqip\u00ebris\u00eb me l\u00ebshuarjen &#8220;pe&#8221; ndaj Serbis\u00eb, mund t\u00eb interpretohet si motivues, si hap inkurajues p\u00ebr Serbin\u00eb, si sinjal i vullnetit t\u00eb mir\u00eb, dhe se ata shpejt\u00eb mund ta kthejn\u00eb me t\u00eb &#8220;nj\u00ebjt\u00ebn doz\u00eb&#8221; t\u00eb vullnetit, psh. me njohjen e Kosov\u00ebs. Por k\u00ebto ne s&#8217;mund t&#8217;i dim\u00eb, q\u00ebkur s&#8217;i din\u00eb as vet\u00eb serb\u00ebt&#8230; klasa e tashme e politikan\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb ashtu-k\u00ebshtu do binte n\u00eb kund\u00ebrshti me vet\u00eb deklaratat dhe pompozitetin e kund\u00ebrshtis\u00eb s\u00eb tyre gjat\u00eb viteve&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\nKa mbi nj\u00eb shekull, z. Kryeminist\u00ebr, shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do b\u00ebhej fakt, anise nj\u00eb &#8220;shtet-bebe&#8221; (ose shtet infantil, si\u00e7 e quante Londra e asaj kohe), gjithsesi edhe Porta e Lart\u00eb do ta njihte autonomin\u00eb e &#8220;Vilajetit&#8221; Shqiptar.<\/p>\n<p>Ismail Qemalit t\u00eb madh at\u00ebbot\u00eb i qe imponuar t\u00eb &#8220;ngutej&#8221; me ngritjen e flamurit, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb ambicjeve t\u00eb Serbis\u00eb. Vlora si &#8220;zgjedhje&#8221; pati qen\u00eb thjesht nj\u00eb strategji sekrete, q\u00eb duhej mbajtur sekret p\u00ebr Port\u00ebn&#8230; p\u00ebrndryshe i gjith\u00eb organizimi mbase dhe mund t\u00eb d\u00ebshtonte. Kushedi pastaj si do na ishte v\u00ebrtitur historia.<\/p>\n<p>Ardhja e armadave t\u00eb Serbis\u00eb, shkelja e tokave shqiptare, sipas largpam\u00ebsis\u00eb s\u00eb Qemalit, duhej ta gjente &#8220;flamurin&#8221; si AKT t\u00eb kryer. Pavar\u00ebsia qe shpallur, mir\u00ebpo historia na thot\u00eb se Serbia ashtu-k\u00ebshtu do ta b\u00ebnte t\u00eb veten, i duhej ta b\u00ebnte turpin e vet. Sipas raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare (psh. &#8220;Report of the International Commission\u2026 on the Balkan War&#8221;, 1914), sipas llogarive t\u00eb asaj kohe, rreth 20.000 deri 25.000 shqiptar\u00eb qen\u00eb masakruar nga Serbia. Dhe at\u00eb pothuaj n\u00eb sy t\u00eb Evrop\u00ebs, sikur q\u00eb ndodhi dhe n\u00eb luft\u00ebn e fundit&#8230; nga paramilitar\u00ebt e Millosheviqit. Historia dhe populli shqiptar do i jen\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm mir\u00ebnjoh\u00ebs z. William Walker, p\u00ebr humanizmin e tij dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb ia p\u00ebrcolli bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Si &#8220;krahasim&#8221; i masakrave serbe t\u00eb para 1 shekulli, me viktimat e luft\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb Kosov\u00ebs, sipas raportit t\u00eb publikuar n\u00eb v. 2014, &#8220;BalkanSight &#8211; List of Kosovo War Victims&#8221;, thuhej tashm\u00eb se qen\u00eb vrar\u00eb gjithsej 10.415 shqiptar\u00eb. Pra si shif\u00ebr viktimash, z. Kryeminist\u00ebr, p\u00ebraf\u00ebrsisht sa &#8220;gjysma&#8221; e viktimave t\u00eb at\u00ebhershme, para 100 e kusur vitesh.<\/p>\n<p>Pse i p\u00ebrmend\u00ebm k\u00ebto (kur dihet se historian\u00ebt do ta shkapurisnin madje akoma m\u00eb mir\u00eb se ne historin\u00eb). Epo, thjesht sa p\u00ebr ta rifreskuar faktin q\u00eb Serbia ishte armik shekullor i shqiptar\u00ebve, dhe kurr\u00eb s&#8217;ka k\u00ebrkuar falje p\u00ebr viktimat, p\u00ebr pastrimet etnike, p\u00ebr zullumet sistematike, p\u00ebr asgj\u00eb. Gjysma e kosovar\u00ebve t\u00eb s\u00eb dikurshmes sot jan\u00eb o t\u00eb asimiluar, o n\u00eb asimilim e sip\u00ebr diku n\u00ebp\u00ebr djerrinat e Anadollit, si fakte ende t\u00eb gjalla t\u00eb makineris\u00eb politike serbe. Pse s&#8217;i telefononi mikut tuaj z. Erdogan, thjesht sa t&#8217;i hapte pak\u00ebz arkivat e vjetra, b\u00ebjani t\u00eb qart\u00eb tro\u00e7 &#8220;jam kureshtar p\u00ebr arkivat e diplomatikave t\u00eb dikurshme turko-serbe, s&#8217;keni pse ia mbani rrotull as ju turqit as serb\u00ebt&#8221;.<\/p>\n<p>T\u00eb anashkalohet fakti (nga vet\u00eb politikat e Shqip\u00ebris\u00eb londineze) se Serbia ishte armiku shekullor i shqiptar\u00ebve, dhe kurr\u00eb s&#8217;k\u00ebrkoi falje p\u00ebr asgje, vall\u00eb pse duhet! Respekti ndaj historis\u00eb komb\u00ebtare do duhej ta ndizte s\u00ebpaku ndonj\u00eb llamb\u00eb tuneleve t\u00eb nd\u00ebrgjegjes politike. Respekt do ishte tekefundit duke mos u ngutur, duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb peshore mir\u00eb e mir\u00eb disa fakte, tekefundit sa t&#8217;mos perbuzej dhimbja e Kosoves (madje ende e fresk\u00ebt).<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb s&#8217;jua ka k\u00ebrkuar as BE-ja as kush. Kosovar\u00ebt hi\u00e7 se hi\u00e7, mendja ma thot\u00eb askush i k\u00ebsaj bote.<br \/>\nDhe pra s&#8217;\u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr politikan\u00eb me &#8220;or\u00ebn e ngecur t\u00eb historis\u00eb&#8221;, as p\u00ebr politikan\u00eb reaksionar\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, as p\u00ebr politikan\u00eb konfliktuoz. Jo, un\u00eb them se m\u00eb par\u00eb fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ca politikan\u00eb ngutulush\u00eb, t\u00eb verbuar nga momentumi ekonomik dhe deliri i metelik\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb faktit m\u00eb lart (t\u00eb turpit serb), ma lejoni ta marr nj\u00eb shembull sa m\u00eb tro\u00e7 e shkurt. Edhe holandez\u00ebt, edhe gjerman\u00ebt sot jan\u00eb n\u00eb BE, dhe jan\u00eb fqinj\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb njeh e tashmja evropiane. Qoft\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik, qoft\u00eb ushtarak, qofte p\u00ebr politikat e p\u00ebr gjith\u00e7ka. Interesat e tyre jan\u00eb aq t\u00eb lidhura e t\u00eb g\u00ebrshetuara sa s&#8217;kapet me imagjinat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ndryshe. N\u00ebse pandehni se holandez\u00ebt jan\u00eb &#8220;pak&#8221;, jua them se jan\u00eb 17 milion\u00eb (5 milion\u00eb m\u00eb shum\u00eb se &#8220;Ballkani i Hapur&#8221; aktual prej 3 shteteve).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo as pas 7-8 dekadash, Holanda kurr\u00eb s&#8217;ka harruar dhe nuk i harron b\u00ebmat e Gjermanis\u00eb naziste. Vit p\u00ebr vit ua p\u00ebrkujton holandezve e gjerman\u00ebve, me lloj-lloj rifreksime t\u00eb mbamendjes, madje dhe n\u00eb nivel lagjesh. Nd\u00ebrsa dihet, Gjermania n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre i ka &#8220;k\u00ebrkuar falje&#8221; gjith\u00eb bot\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Ky pra \u00ebsht\u00eb dallimi. z. Kryeminist\u00ebr, mes serb\u00ebve, kosovar\u00ebve, shqiptar\u00ebve dhe nga ana tjet\u00ebr mes holandezve e gjerman\u00ebve. Vet\u00eb z. Klinton, ish-Presidenti i ShBA, kur e pati vizituar Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, n\u00ebse ju kujtohet u pati th\u00ebn\u00eb kosovar\u00ebve: &#8220;&#8230;duhet falur, por s&#8217;duhet harruar kurr\u00eb, e leht\u00eb t\u00eb falni (n\u00ebse vjen k\u00ebrkesa&#8230; k\u00ebrkimfalja e sinqert\u00eb) por ju s&#8217;do harroni kurr\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Sepse, e si u harruaka vall\u00eb historia dhe dhimbja e popullit! Sepse z.Klinton e dinte q\u00eb historia s&#8217;duhet &#8220;harruar&#8221;. I madhi z.Klinton e dinte q\u00eb serb\u00ebve her\u00ebdokur u takon t\u00eb &#8220;k\u00ebrkojn\u00eb falje&#8221;. Asgj\u00eb m\u00eb ndryshe s&#8217;kan\u00eb th\u00ebn\u00eb as kosovar\u00ebt, kurr\u00eb. Sepse nj\u00ebsoj si\u00e7 e dinte z. Klinton, nj\u00ebsoj si\u00e7 e din\u00eb holandez\u00ebt e gjerman\u00ebt, edhe kosovar\u00ebt e din\u00eb q\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb mund &#8220;t\u00eb fal\u00ebsh&#8221; kur t&#8217;piqen kushtet, por t\u00eb harrohet historia \u00ebsht\u00eb e pafalshme.<\/p>\n<p>Mendoj se nuk ishte nevoja t\u00eb nguteshit z. Kryeminist\u00ebr, historia s&#8217;ka &#8220;z\u00eb&#8221; si\u00e7 kan\u00eb pagandat dhe politikat tuaja, por fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e kombit. Madje ndoshta as xhaxhi-Hoxha i komunizmit tuaj, n\u00ebse t&#8217;ia prishnin rehatin\u00eb e varrit&#8230; ashtu me nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh kohor, me dekada e dekada pa ditur gj\u00eb p\u00ebr politikat aktuale ballkanike, me kafk\u00ebn zbraz\u00ebt, s&#8217;do ishte lajthitur z. Kryeminist\u00ebr. N\u00eb rregull, Kosov\u00ebn ia pat\u00ebn marr\u00eb t\u00eb &#8220;fortit&#8221; (i forti t&#8217;ban lesh, e ti s&#8217;guxon as lot as me kesh\u00eb &#8211; do thoshte mbase Ramushi i Kosov\u00ebs).<\/p>\n<p>Bie fjala, historia e &#8220;di&#8221; sa diplomat i madh ishte Titoja, i papar\u00eb p\u00ebr dinak\u00ebri e largpam\u00ebsi, ia pati treguar b\u00ebrrylin dhe vet\u00eb Stalinit, madje dhe tallej me t\u00eb, p\u00ebr dekada me radh\u00eb i pati hequr p\u00ebr &#8220;hunde&#8221; sa Per\u00ebndimin sa Sovjetik\u00ebt, merr k\u00ebndej hurma e napolona, merr andej llokume e medaljona, e madje dhe bot\u00ebs s\u00eb &#8220;tret\u00eb&#8230; gjoja pa inkuadrime&#8221; filloi dhe atyre ua trazonte lug\u00ebt n\u00eb kroshne &#8211; por ama xhaxhi i juaj sikur i pati &#8220;lexuar&#8221; t\u00eb gjitha dredhirat e tij, s&#8217;ia doli ta mashtronte as n\u00eb Brionet as askund, xhaxhi thjesht ia tregonte b\u00ebrrylin, ia b\u00ebnte &#8220;mac&#8221;, s&#8217;ma hedh dot.<\/p>\n<p>***<br \/>\nKur lidhet &#8220;gjysma&#8221; e fatit t\u00eb popullit me popuj t\u00eb tjer\u00eb, kur mund t&#8217;jen\u00eb n\u00eb pyetje lajthitjet, rr\u00ebshqitjet, ngutjet, l\u00ebshimet eventuale strategjike, populli s&#8217;mund t\u00eb t&#8217;lihet vet\u00ebm me retorikat mediatike t\u00eb shek. XXI. Pa le q\u00eb pjesa d\u00ebrrmuese e popullit sot informohet nga &#8220;mediatik\u00ebt e celular\u00ebve&#8221;, nga mediat sociale, nga zyrat partiake dhe \u00e7up\u00ebrlinat &#8220;informative&#8221;, nga gazetar\u00ebt mobilistik\u00eb, dmth. edhe nga burimet internetike gjat\u00eb vrapit me pizza n\u00eb dor\u00eb e me goj\u00ebn plot.<\/p>\n<p>Madje dhe lajmet e Fb (si platform\u00eb thashethemesh) sot duken mjaftuesh\u00ebm t\u00eb verifikuara e t\u00eb besueshme, p\u00ebr shumkend q\u00eb s&#8217;ka koh\u00eb, p\u00ebr secilin duke ngarendur pas mbijetes\u00ebs e halleve t\u00eb veta. P\u00ebrndryshe as Rama, as Vu\u00e7iq s&#8217;do t&#8217;i postonin fotot e darkave n\u00eb Fb, p\u00ebrndryshe asnj\u00eb politikan s&#8217;do cic\u00ebronte me 3 rreshtat e Twitter&#8230; kahdo q\u00eb rrotullohej e b\u00ebnte madje dhe &#8220;Kingu&#8221; i Twitter, z. Trump, apo jo, sepse aq e leht\u00eb. Nj\u00eb buz\u00ebqeshje, nj\u00eb &#8220;ciu&#8221; dhe voila, me miliona fansa mbrapa me &#8220;lajkat&#8221;!<\/p>\n<p>Gjithsesi, kuptohet se marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkrimet duhet ratifikuar dhe nga Kuvendi shqiptar. P\u00ebrndryshe s&#8217;do duhej t\u00eb kishin ndonj\u00ebfar\u00eb fuqie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Lajthitja e Ram\u00ebs dhe d\u00ebshtimi i tij me &#8220;peshoren strategjike&#8221; \u00ebsht\u00eb evident, anise s&#8217;\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb di\u00e7 aq tragjike. E ardhmja mund t&#8217;jet\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt qoft\u00eb dhe fal\u00eb fatit. E ardhmja mund t&#8217;i &#8220;amortizoj\u00eb&#8221; vetiu t\u00eb gjitha lajthitjet (eventuale) t\u00eb Ram\u00ebs. E ardhmja kosovare dhe shqiptare mund t&#8217;ket\u00eb rrethana shume t\u00eb favorshme historike, qoft\u00eb dhe vetem fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb palodhshme t\u00eb rast\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Kryeministri Rama kurr\u00eb s&#8217;do duhej ta l\u00ebshonte &#8220;kart\u00ebn e njohjes&#8221; s\u00eb Kosov\u00ebs, kurr\u00eb s&#8217;do duhej t&#8217;n\u00ebnshkruante &#8220;hapje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221; p\u00ebr Serbin\u00eb &#8211; jo pa njohjen e Kosov\u00ebs fillimisht. S&#8217;ia ka k\u00ebrkuar as Evropa, as Amerika&#8230; kurr\u00eb, asnj\u00eb lloj hi\u00e7gj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Sepse s&#8217;pi uj\u00eb, sepse do ishte nonsens, sepse bie n\u00eb kund\u00ebrshti dhe me vet\u00eb fijet m\u00eb bazike t\u00eb strategjis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse interesat monetare, shifrat dhe momentumi ekonomik ta kan\u00eb mjegulluar arsyen si tep\u00ebr. Por as at\u00ebher\u00eb shkelja e interesave strategjike t\u00eb kombit nuk justifikohet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8230;un\u00eb v\u00ebrtet totalisht apolitik, fjala-fjal\u00eb, m\u00eb e sinqerta&#8230; e pionierit, ja q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb politikan\u00ebt sikur m\u00eb &#8220;detyrojn\u00eb t&#8217;i kritikoj&#8221; dhe ata &#8211; gjithsesi, s&#8217;ka si m\u00eb mir\u00eb sesa t&#8217;na nd\u00ebrrohen motet me &#8220;mospajtime&#8221; e me opinione politike, apo jo, madje&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=9716\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-9716","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9716","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9716"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9716\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}