{"id":9719,"date":"2021-12-30T07:46:55","date_gmt":"2021-12-30T06:46:55","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9719"},"modified":"2024-04-09T08:19:14","modified_gmt":"2024-04-09T07:19:14","slug":"craig-s-perez-dashuri-ne-kohen-e-ndryshimeve-klimatike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9719","title":{"rendered":"Craig S. Perez &#8211; Dashuri n\u00eb koh\u00ebn e ndryshimeve klimatike"},"content":{"rendered":"<p>DASHURI N\u00cb KOH\u00cbN E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE<br \/>\nCraig Santos Perez [ 1980, ShBA ]<\/p>\n<p><em>(duke ricikluar &#8220;Sonetin XVII&#8221; t\u00eb Nerudas\u00eb)<\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb s&#8217;t\u00eb dua sikur t&#8217;ishe metalet e rralla t\u00eb tok\u00ebs,<br \/>\ndiamante konfliktesh ose rezerva t\u00eb bruto-naft\u00ebs<br \/>\nq\u00eb shkaktojn\u00eb luft\u00eb. T\u00eb dua si\u00e7<br \/>\ndikush i do speciet m\u00eb t\u00eb cenueshme:<br \/>\nurgjentisht, mes habitatit dhe humbjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>T\u00eb dua si\u00e7 dikush e do far\u00ebn e fundit ruajtur<br \/>\nn\u00eb kasafort\u00eb, shtatz\u00ebn\u00eb me trash\u00ebgimin\u00eb e rr\u00ebnj\u00ebve<br \/>\ntona dhe fal\u00eb trupit t\u00ebnd, shija q\u00eb piqet nga frutat<br \/>\ne saj n\u00eb gjuh\u00ebn time ende \u00ebmb\u00ebl gjallon.<\/p>\n<p>T\u00eb dua pa e ditur si, dhe as kur kjo bot\u00eb<br \/>\ndo t&#8217;p\u00ebrfundoj\u00eb. T\u00eb dua organikisht, pa pesticide.<br \/>\nT\u00eb dua k\u00ebshtu, sepse do mbijetojm\u00eb vet\u00ebm<\/p>\n<p>n\u00eb kompostin e pasur me azot t\u00eb p\u00ebrqafimit ton\u00eb,<br \/>\naq af\u00ebr sa emetimet tua t\u00eb karbonit jan\u00eb t\u00eb miat,<br \/>\naq af\u00ebr sa dhe niveli i detit rritet me nxeht\u00ebsin\u00eb time.<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\n<span style=\"color: #999999;\"><em>\u00a9 C. S. Perez &#8211; Burimi: &#8220;Habitat Threshold&#8221; (Omnidawn Publishing, 2020), via Poetry Foundation, ShBA <\/em><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\"><em>\u00a9 p\u00ebr p\u00ebrkthimin S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 2021<\/em><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>***<br \/>\n<strong>Dashuria me &#8220;k\u00ebmish\u00eb&#8221; tjet\u00ebr &#8211; Madje dhe poezit\u00eb mund t\u00eb &#8220;riciklohen&#8221;<\/strong>!<br \/>\n( S.Guraziu &#8211; AP, D 2021 &#8211; Pak fjal\u00eb)<\/p>\n<p>Pas leximit t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb Perez (Dashuri n\u00eb koh\u00ebn e ndryshimeve klimatike) , sikur po thosha m\u00ebvete: Ja d\u00ebshmia &#8220;poetike&#8221; e dashuris\u00eb s\u00eb kulluar p\u00ebr planetin, vargjet e dashuris\u00eb nerudeske mjaft bukur i paska &#8220;ricikluar&#8221; poeti Perez. Vall\u00eb e si mund t\u00eb duhet planeti m\u00eb \u00e7ilt\u00ebr e m\u00eb past\u00ebr se poetikisht? \u00c7&#8217;ka m\u00eb t\u00eb past\u00ebr se dashuria poetike? N\u00eb rregull, si kategori n\u00eb vete, mbase \u00ebsht\u00eb dhe drita&#8230; rrezet e diellit jan\u00eb po aq t\u00eb pastra, e qart\u00eb. Ama dhe rrezet jan\u00eb thjesht d\u00ebshmi e dashuris\u00eb &#8220;solaris&#8221; falur tok\u00ebs. Vet\u00eb jeta \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e dashuris\u00eb diellore, e &#8220;din\u00eb&#8221; madje dhe gjethet e mbar\u00eb planetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim, dashuria &#8220;politike&#8221; psh., riciklimi i fjal\u00ebve dhe zotimet politike ndoshta gjysma jan\u00eb fals. Madje sikur harrojm\u00eb, s&#8217;e mbajm\u00eb as fjal\u00ebn e vet\u00eb &#8220;fjal\u00ebs&#8221;. Me fjal\u00eb, pak nga pak i ham\u00eb dhe fjal\u00ebt tona &#8220;klimatike&#8221;. Iku shekulli XX i mbarsur me fjal\u00eb, ndoshta do mbaroj\u00eb dhe shekulli XXI. Meq\u00eb fjal\u00ebt t\u00eb pashtershme, vazhdojm\u00eb me premtimet ciklike, fjal\u00eb, fjal\u00eb dhe vet\u00ebm fjal\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb sikur v\u00ebrtet na dhimbset planeti, andej&#8230; nga tri an\u00ebt e ngelura s&#8217;dim\u00eb t\u00eb ndalur me t\u00eb &#8220;kund\u00ebrt\u00ebn&#8221; e fjal\u00ebve.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, si mir\u00ebnjohje p\u00ebr dashurin\u00eb e poetit Perez, desh\u00ebm dy-tri fjal\u00eb rreth riciklimit t\u00eb dashuris\u00eb (poetike).<br \/>\nBota s&#8217;njeh ndonj\u00eb poet ta ket\u00eb &#8220;harruar&#8221; dashurin\u00eb si subjekt. Kuptohet, t\u00eb dashurojn\u00eb din\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzia, pa p\u00ebrjashtime, s&#8217;\u00ebsht\u00eb se vet\u00ebm poet\u00ebt na dashuruakan. Ama poet\u00ebt e kan\u00eb pothuaj si shtys\u00eb &#8220;pasionante&#8221; t\u00eb vet\u00eb pasionit. Mund t\u00eb dashurojn\u00eb dhe &#8220;poetizojn\u00eb&#8221; paralelisht, p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb. Dhe s&#8217;kan\u00eb lidhje rrethanat, as mosha e tyre, as katrahurat e zemrave. Asgj\u00eb s&#8217;i tremb poet\u00ebt. Ka poet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt na mahnitin q\u00eb n\u00eb rini, ka dhe aso q\u00eb frym\u00ebzohen dikur von\u00eb n\u00eb pleq\u00ebri. Sepse jo bash gjith\u00e7ka varet nga ta, disa gj\u00ebra rreth ndjesive e rreth frym\u00ebzimeve i kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb Muzat.<\/p>\n<p>Pra p\u00ebrve\u00e7 tjerash, p\u00ebr secilin poet, n\u00ebse ende jo, pritet q\u00eb her\u00ebdokur do merret dhe me subjektin e dashuris\u00eb. Po ashtu nga t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt pritet q\u00eb me fjal\u00ebt e me p\u00ebrzgjedhjet t&#8217;na jen\u00eb pak\u00ebz m\u00eb t\u00eb shkath\u00ebt, m\u00eb t\u00eb trajnuar sa u p\u00ebrket klithmave. \u00cbsht\u00eb pakashum\u00eb di\u00e7 si privilegj i natyrsh\u00ebm, u takon e drejta t\u00eb shtiren si &#8220;bilbilat&#8221; e pyllit. Dashuria e poet\u00ebve o \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb o s&#8217;e p\u00ebrmendin fare. Dashuria poetike buron drejt e nga zemra, thuhet se aty e kan\u00eb strofull\u00ebn dhe ndjenjat.<\/p>\n<p>Ndjenjat jan\u00eb si zjarri t\u00eb pastra, shpesh si prush, her\u00eb-her\u00eb zbuten paksa, maskohen n\u00ebn hirin e sip\u00ebrfaqes por kurr\u00eb nuk shuhen. Me t\u00eb nj\u00ebjtat ndizet e merr flak\u00eb dhe dashuria jon\u00eb &#8220;ordinere&#8221;. Psh. me fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb \u00e7iltra, me ndjesin\u00eb m\u00eb t\u00eb kulluar e shprehim dhe dashurin\u00eb &#8220;valentineske&#8221;, apo jo. As tr\u00ebndafilat, as sheqerkat, as unazat, as dhuratat s&#8217;jan\u00eb gjoja p\u00ebr ta p\u00ebrforcuar \u00e7ilt\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb, por jan\u00eb di\u00e7 si &#8220;simbole&#8221; t\u00eb \u00e7ilt\u00ebrsis\u00eb. Q\u00ebkur Amori s&#8217;ka shigjeta g\u00ebnjeshtare, n\u00ebse t&#8217;merreshim me &#8220;dashurin\u00eb&#8221; fals do ishte m\u00ebkati m\u00eb i madh ndaj zemrave. Manipulimet e ndjenjave, amoriadat sa p\u00ebr sy e faqe mbase s&#8217;jan\u00eb t\u00eb pad\u00ebgjuara&#8230; por jan\u00eb t\u00eb pafalshme. Jo pra, poet\u00ebt natyrisht q\u00eb jo, por dhe askush i k\u00ebsaj bote s&#8217;merret me m\u00ebkate t\u00eb tilla, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb dashuria \u00ebsht\u00eb falas.<\/p>\n<p>Dmth. vlen di\u00e7 si parapritje q\u00eb poet\u00ebt n\u00ebse merren me &#8220;cic\u00ebrimat bilbileske&#8221;, at\u00ebher\u00eb padyshim ata do &#8220;k\u00ebndojn\u00eb&#8221; m\u00eb s\u00eb bukuri, m\u00eb s\u00eb \u00ebmbli, poetikat e tyre do na tundojn\u00eb si vet\u00eb mjalti. Poet\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb trajnuarit p\u00ebr ngjyrsin\u00eb e ndjenjave, p\u00ebr prushin e zemrave, p\u00ebr t&#8217;i lidhur fijet dhe veg\u00ebzat, p\u00ebr t&#8217;i ujdisur metaforat, p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrzier nuancat etj. etj.<br \/>\nDhe k\u00ebshtu, sa e sa poezit\u00eb i kan\u00eb sjellur poet\u00ebt e k\u00ebsaj bote, ndoshta as qielli s&#8217;ka m\u00eb shum\u00eb yje e xix\u00ebllima. Dmth. e kemi fjal\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr subjektin e dashuris\u00eb. Bota \u00ebsht\u00eb e mbushur me lirikash, me poezi frym\u00ebz\u00ebn\u00ebse t\u00eb dashuris\u00eb, madje dhe me &#8220;kopje&#8221;, &#8220;rib\u00ebrje&#8221;, &#8220;rithurje&#8221;, &#8220;rikopjime&#8221;, ka panum\u00ebr variante vjershologjike e poetike.<\/p>\n<p>S&#8217;ka poet ta ket\u00eb &#8220;harruar&#8221; dashurin\u00eb &#8211; s&#8217;pati harruar as Neruda. Her\u00ebt o m\u00eb von\u00eb do dashurohej dhe ai, pik\u00ebrisht si\u00e7 parapritej, edhe atij do t&#8217;i kalavarej Muza n\u00eb qaf\u00eb. Pastaj t\u00eb tjerat dihen, me dashuri e me letra, me puthje e me \u00ebndrra, me lot e me germa, me kujtime e me gjith\u00e7ka, tashm\u00eb jan\u00eb histori. Kan\u00eb ngelur vet\u00ebm poezit\u00eb, si shenja t\u00eb p\u00ebrjetshme, si &#8220;gjurm\u00eb&#8221; t\u00eb shpirtit t\u00eb tij. Shkurt, si gjith\u00eb poet\u00ebt e bot\u00ebs, s&#8217;kishte kah ia mbante as Neruda, edhe ai do i k\u00ebndonte dashuris\u00eb, s&#8217;kishte si t&#8217;na ngelej &#8220;p\u00ebrjashtim&#8221;, \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si ligj universal : )<\/p>\n<p>Neve tani na u desh &#8220;dashuria&#8221; poetike (si d\u00ebshmi), jo aq vet\u00eb poezia, andaj le ta &#8220;tekstualizojm\u00eb&#8221; n\u00eb epruvet\u00ebn laboratorike, le ta filt\u00ebrojm\u00eb sadopak dashurin\u00eb e Sonetit XVII (dmth. pik\u00ebrisht poezin\u00eb e frym\u00ebzimit riciklik t\u00eb Perez). N\u00ebse t\u00eb shtri\u00e7ej sa m\u00eb shesht\u00eb e but\u00ebsisht dashuria poetike nerudeske, do kishim pakashum\u00eb si vijon:<\/p>\n<p>&#8220;&#8230;<strong>un\u00eb s&#8217;t\u00eb dua sikur<\/strong> (gjoja ti) <strong>nj\u00eb tr\u00ebndafil prej kristalesh, apo topaz<\/strong> (diamant, smaragd&#8230; asgj\u00eb prej &#8220;emrash t\u00eb \u00e7muar&#8221;), <strong>as si shigjet\u00eb e karanfilt\u00eb<\/strong> (me t\u00eb cilat mburret) <strong>zjarri, thjesht t\u00eb dua si\u00e7 duhen ca gj\u00ebra t\u00eb panjohura, fshehurazi, mes hijes dhe shpirtit<\/strong>, (n\u00eb fakt) <strong>t\u00eb dua pa e ditur si, kur dhe as ku<\/strong> (madje t\u00eb dua dhe p\u00ebrtej dashuris\u00eb), <strong>t\u00eb dua aq thjesht\u00eb, pa probleme a krenari&#8230; sepse ndryshe nuk di, t\u00eb dua aq af\u00ebr sa dora jote mbi gjoksin tim \u00ebsht\u00eb imja, aq af\u00ebr sa syt\u00eb e tu mbyllen n\u00eb gjumin tim<\/strong>&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>E tham\u00eb pak m\u00eb lart, dashuria \u00ebsht\u00eb falas. P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb u falet muzave (si n\u00eb rastin e Nerudas\u00eb), dashuria mund t&#8217;u falet panum\u00ebr gj\u00ebrave t\u00eb ekzistenc\u00ebs son\u00eb. Dhe vet\u00ebm fakti q\u00eb e duam natyr\u00ebn, vet\u00eb dashuria ndaj natyr\u00ebs n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb &#8220;poezi&#8221; n\u00eb vete. Riciklimi i produkteve industriale po ashtu \u00ebsht\u00eb &#8220;poezi&#8221; n\u00eb vete, dashuri ndaj natyr\u00ebs. Ndarja dhe sistemimi i kanaqeve, i plastikave t\u00eb kuzhin\u00ebs \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebrsoj p\u00ebr ta shprehur dashurin\u00eb ndaj natyr\u00ebs&#8230; apo jo. Riciklimi \u00ebsht\u00eb dashuri e kulluar, meq\u00eb ra fjala vet\u00eb i kam 3 kontejner\u00eb t\u00eb riciklimit n\u00eb oborr.<\/p>\n<p>Madje dhe vet\u00eb poezit\u00eb mund t\u00eb &#8220;riciklohen&#8221;, poetit Perez i ka shkrepur ta ricikloj\u00eb dashurin\u00eb nerudeske. Pse jo!<br \/>\nDashuria poetike ngelet e nj\u00ebjta, dashuria = dashuri, mbase polimorfe (n\u00ebse veshur me k\u00ebmishat poetike) ama n\u00eb thelb e patjet\u00ebrsueshme, gjithmon\u00eb dashuri. Anise dashuria s&#8217;\u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si ai &#8220;ligji termodinamik&#8221; i fizik\u00ebs (se mos na ngat\u00ebrrohet lexuesi tashm\u00eb). Eh, sikur t&#8217;na ishte, do ishte mrekullia vet\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq s&#8217;\u00ebsht\u00eb. Imagjino si do ting\u00ebllonte &#8220;ligji amoresk&#8221; : dashuria \u00ebsht\u00eb konstant\u00eb veneriane, s&#8217;mund t\u00eb krijohet as t\u00eb shkat\u00ebrrohet, vet\u00ebm t\u00eb konvertohet nga nj\u00ebra form\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, pa humbje t\u00eb dashuris\u00eb!<\/p>\n<p>Lexuesi s&#8217;duhet ta dyshoj origjinalitetin e &#8220;krahasimit&#8221; ton\u00eb m\u00eb lart. S&#8217;\u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ndonj\u00eb &#8220;krahasim&#8221; ajnshtajnian, q\u00ebkur ai merrej me fizikat e me shkencat. Dihet se dhe Ajnshtajni ishte i njohur p\u00ebr krahasimet e veta rreth dashuris\u00eb. Mir\u00ebpo jo, krahasimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb origjinalitet, ai e pati krahasuar dashurin\u00eb me pafaj\u00ebsin\u00eb e gravitetit t\u00eb vet. Gjoja na pati siguruar se &#8220;r\u00ebnia n\u00eb dashuri&#8221; s&#8217;ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb me gravitetin&#8230; s&#8217;mund t\u00eb akuzohet graviteti &#8211; pati th\u00ebn\u00eb. Madje nj\u00eb lloj krahasimi t\u00eb ngjash\u00ebm e pati p\u00ebrdorur dhe p\u00ebr &#8220;relativitetin&#8221;, k\u00ebsaj radhe e pati p\u00ebrdorur termodinamizmin dhe nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb bukur&#8230;<\/p>\n<p>Gjithsesi, poeti amerikan Perez me analogjin\u00eb &#8220;nerudeske&#8221;, nd\u00ebr t\u00eb tjera, thuase pati dashur t&#8217;na thoshte q\u00eb dashuris\u00eb ndaj planetit s&#8217;i nevojiten sforcimet e zhargonit politik t\u00eb &#8220;Kombeve t\u00eb Bashkuara&#8221;, as zhargoni i &#8220;shkencave&#8221;, as i raketolog\u00ebve rreth shp\u00ebrnguljes n\u00eb Mars, as pompoziteti i korporatave industriale, madje as zhargoni i aktivist\u00ebve mjedisor t\u00eb &#8220;Greenpeace&#8221; (pa\u00e7ka se k\u00ebta t\u00eb fundit totalisht t\u00eb pllakosur nga \u00e7ilt\u00ebrsia sa i p\u00ebrket dashuris\u00eb p\u00ebr planetin). Jo pra, s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr bombastikat e politikave dhe as t\u00eb shkencave&#8230; me nj\u00eb riciklim t\u00eb thjesht\u00eb &#8220;nerudesk&#8221; mund ta d\u00ebshmoj dashurin\u00eb e zemr\u00ebs sime&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\nPoeti amerikan <strong>Craig Santos Perez<\/strong> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet <em>\u00e7amoroan<\/em>, pjes\u00ebtar\u00ebt e popullit &#8220;Chamorro&#8221; jan\u00eb indigjen\u00eb t\u00eb ishujve Mariana n\u00eb Mikronezi, ishuj politikisht t\u00eb ndar\u00eb mes ShBA (ishulli Guam) dhe Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ishujve Mariana (Paq\u00ebsori Per\u00ebndimor). Sipas regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb ShBA, thuhet se sot nj\u00eb sasi e konsiderueshme e tyre jetojn\u00eb dhe n\u00eb Havai, e po ashtu n\u00eb shtetet tjera federale si Kaliforni, Uashington, Teksas, Tenesi, Oregon dhe Nevada, anise t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku (si p\u00ebrcaktim) quhen Amerikan\u00eb t\u00eb Ishujve t\u00eb Paq\u00ebsorit.<br \/>\nHartat dhe infot thon\u00eb se Guami \u00ebsht\u00eb territori m\u00eb per\u00ebndimor i ShBA, dmth. &#8220;pika&#8221; m\u00eb per\u00ebndimore. Territori amerikan i Guamit s&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 550 km\u00b2, i bie sa nj\u00eb qytet i vog\u00ebl (kuptohet, termi i &#8220;vog\u00ebl&#8221; si\u00e7 e shkrova un\u00eb, vlen n\u00ebse t\u00eb krahasohej psh. me ~7000 km\u00b2 t\u00eb \u00c7ikagos\u00eb, apo me ~6000 km\u00b2 t\u00eb Mosk\u00ebs : ) Ishull tropikal Guam \u00ebsht\u00eb ishulli m\u00eb i madh mikronezian, n\u00eb hart\u00ebn e Oqeanis\u00eb i bie t\u00eb jet\u00eb ishulli m\u00eb jugor i ishujve Mariana. Kryeqyteti (apo Kryefshati) i Guamit u quajka Hagatna, dhe fshati m\u00eb i populluar na qenka Dededo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DASHURI N\u00cb KOH\u00cbN E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE Craig Santos Perez [ 1980, ShBA ] (duke ricikluar &#8220;Sonetin XVII&#8221; t\u00eb Nerudas\u00eb) Un\u00eb s&#8217;t\u00eb dua sikur t&#8217;ishe metalet e rralla t\u00eb tok\u00ebs, diamante konfliktesh ose rezerva t\u00eb bruto-naft\u00ebs q\u00eb shkaktojn\u00eb luft\u00eb. T\u00eb dua&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=9719\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-9719","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-perkthime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9719\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}