{"id":9839,"date":"2019-01-10T13:05:17","date_gmt":"2019-01-10T12:05:17","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9839"},"modified":"2026-09-29T13:32:25","modified_gmt":"2026-09-29T12:32:25","slug":"kohelinje-personale-kujtime-te-femijerise-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=9839","title":{"rendered":"Koh\u00eblinj\u00eb Personale &#8211; Kujtime t\u00eb F\u00ebmij\u00ebris\u00eb (2)"},"content":{"rendered":"<p>Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, 2016 &#8211; <strong>Spiun\u00ebt e vegj\u00ebl dhe surlaxhinjt\u00eb e &#8220;v\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimit titoist&#8221;&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/kohelinje_personale_2_2016_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-QsJ6QgZ8\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-9840\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/kohelinje_personale_2_2016_web.jpg\" alt=\"\" width=\"1676\" height=\"1140\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/kohelinje_personale_2_2016_web.jpg 1676w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/kohelinje_personale_2_2016_web-300x204.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/kohelinje_personale_2_2016_web-1024x697.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/kohelinje_personale_2_2016_web-768x522.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/kohelinje_personale_2_2016_web-1536x1045.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1676px) 100vw, 1676px\" \/><\/a><br \/>\n<em>(nga komentet n\u00eb Fb, m\u00ebsova se fotoja e shkoll\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr qenka shkrepur nga Arianit Lumi, n\u00eb v. 1997 &#8211; sg, 26 sht. 2026)<\/em><\/p>\n<p>Derisa ende kalama, si f\u00ebmij\u00eb gjithmon\u00eb sikur pandehja se &#8220;v\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimi&#8221; (i komunizmit) ishte ide origjinale. Gjithsesi, m\u00eb von\u00eb kur qesh rritur dhe ca, pata zbuluar q\u00eb zanafilla e &#8220;v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb&#8221; shkonte shum\u00eb m\u00eb mbrapa n\u00eb koh\u00eb. S&#8217;ishte 100% kopjim as &#8220;plagjiatur\u00eb&#8221; por dhe ide aq origjinale s&#8217;ishte (dmth. e kam fjal\u00ebn p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimin titist t\u00eb ish-republikave dhe krahinave autonome t\u00eb Yu, t\u00eb cilin &#8220;v\u00ebllaz\u00ebrim&#8221; p\u00ebr 8 vite rresht na e m\u00ebsonin vet\u00eb m\u00ebsuesit e fshatit n\u00eb bankat e fillores&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb shkoll\u00ebn fillore t\u00eb fshatit, kuptohet ishim thjesht kalamaj (at\u00ebbot\u00eb shkolla e mbante emrin e d\u00ebshmorit komunist, Abdullah Shabani &#8211; tani \u00ebsht\u00eb rind\u00ebrtuar dhe mban emrin &#8220;Ram\u00eb Bllaca&#8221;). Ishim aq t\u00eb njom\u00eb dhe s&#8217;e kishim iden\u00eb mir\u00ebfilli \u00e7&#8217;jan\u00eb as &#8220;politikat&#8221; as ideologjikat. Shkonim n\u00eb shkoll\u00eb jo se na p\u00eblqente dhe aq, por sepse duhej shkuar, vajtja ashtu-k\u00ebshtu ishte di\u00e7 obligative. Anise ndonj\u00ebher\u00eb dhe mungonim, qoft\u00eb dhe thjesht nga dembelia. Disa prej or\u00ebve dinin t&#8217;ishin aq monotone dhe ne vdisnim nga m\u00ebrzia.<\/p>\n<p>Un\u00eb p\u00ebr vete saher\u00eb t&#8217;kem munguar, padyshim se ishte nga varf\u00ebria &#8211; m\u00eb kujtohet ndonj\u00ebher\u00eb gjendja e r\u00ebnd\u00eb skamnore n\u00eb sht\u00ebpi v\u00ebrtet i v\u00ebshtir\u00ebsonte gj\u00ebrat. Ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ndodhte mungesa, mosvajtja n\u00eb shkoll\u00eb nga turpi. Mir\u00ebpo shkolla i kishte dhe an\u00ebt e mira. Psh. nj\u00ebra nga an\u00ebt e mira ishte &#8220;ana e sociales&#8221;, shkolla i b\u00ebnte bashk\u00eb gjith\u00eb kalamajt\u00eb e fshatit. Tekefundit gjith\u00eb shok\u00ebt do takoheshim dhe do loznim futboll. Kjo s&#8217;ishte pak si p\u00ebrjetim, n\u00eb fakt ishte &#8220;aventura&#8221; m\u00eb e madhe, asgj\u00eb s&#8217;na ofronte m\u00eb shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, sidomos n\u00ebse dhe t&#8217;fitonte &#8220;skuadra&#8221; jon\u00eb. Vrapi pas topit ishte k\u00ebnaq\u00ebsi-kategori n\u00eb vete, ndoshta pik\u00ebrisht ky detaj e leht\u00ebsonte sadopak &#8220;monotonin\u00eb&#8221; e or\u00ebve t\u00eb gjata. E pohoj me mjaft siguri se momentet m\u00eb t\u00eb paharrueshme do ngeleshin ndeshjet tona &#8220;futbollistike&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Gjithsesi, ne loznim dhe n\u00eb klas\u00eb, ende pa filluar or\u00ebt do b\u00ebnim mjaft zhurm\u00eb duke u marr\u00eb me panum\u00ebr &#8220;\u00e7apk\u00ebnll\u00ebqe&#8221; f\u00ebmij\u00ebrore. Pastaj kur binte zilja e dinim se pas pak \u00e7astesh do ia behte ndonj\u00ebri nga m\u00ebsuesit e radh\u00ebs. Sakaq heshtnim, s&#8217;piptinte gj\u00eb, ndonj\u00eb p\u00ebrshp\u00ebrim\u00eb e flashk\u00ebt aty-k\u00ebtu rreth detyrave (t\u00eb pakryera) t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, ndonj\u00eb pyetje p\u00ebr ndihm\u00eb rreth detyrave t\u00eb harruara, p\u00ebrndryshe shtireshim t\u00eb urt\u00eb dhe t\u00eb etur p\u00ebr dije.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesi yn\u00eb i Historis\u00eb (Adem D\u00ebrguti) ishte nj\u00eb m\u00ebsues i &#8220;urt\u00eb&#8221; dhe i k\u00ebndsh\u00ebm, fliste me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sa mezi d\u00ebgjohej n\u00eb bangat e fundit t\u00eb klas\u00ebs. Kurr\u00eb s&#8217;na rrahte, un\u00eb s&#8217;mbaj mend ndonj\u00eb shuplak\u00eb as thup\u00ebr nga ai. Thash\u00eb k\u00ebshtu, sepse m\u00ebsuesit e tjer\u00eb na nd\u00ebshkonin, qoft\u00eb me shuplaka e me thupra. Psh. m\u00ebsuesi i Serbishtes, m\u00ebsuesi Bozh\u00eb (si\u00e7 e quanin shkurt, anise ai quhej Bozhidar) na i jepte her\u00eb nga 5, e her\u00eb nga 10 thupra duarve. Kjo mund t\u00eb ndodhte psh. n\u00ebse t&#8217;mos e dinim vjersh\u00ebn e radh\u00ebs, e cila vjersh\u00eb mund t&#8217;ishte o p\u00ebr Titon o p\u00ebr ndonj\u00eb subjekt tjet\u00ebr. Digjnin &#8220;thuprat&#8221; e tij sa mos pyet, mbaj mend se ishin thupra p\u00ebrc\u00ebllonj\u00ebse, t\u00eb mprehta, t\u00eb sakta, fishk\u00ebllonj\u00ebse, shkurt m\u00ebsuesit Bozh\u00eb ia kishim frik\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo jo t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesit ishin t\u00eb rrept\u00eb. Me sa di un\u00eb, historia e shkoll\u00ebs s&#8217;ka &#8220;anale&#8221; as kronika q\u00eb m\u00ebsuesi i Historis\u00eb, m\u00ebsuesi Adem t&#8217;i ket\u00eb praktikuar thuprat nd\u00ebshkuese. Ve\u00e7 e tham\u00eb se ishte m\u00ebsues i urt\u00eb, n\u00eb kok\u00ebn e vet padyshim do ket\u00eb qen\u00eb i &#8220;z\u00ebn\u00eb&#8221; me tjerash problematika e vizionesh. At\u00ebher\u00eb si f\u00ebmij\u00eb s&#8217;e dinim, por m\u00eb von\u00eb do ta kuptonim psh. se m\u00ebsuesi Adem ishte nj\u00eb &#8220;titist i p\u00ebrbetuar&#8221;. M\u00ebsuesi i Historis\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb ishte aq vigjilent dhe i kujdessh\u00ebm, i ruante interesat ideologjike te titizmit, kujdesej p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e vet q\u00eb t&#8217;mos &#8220;prekeshin&#8221; eventualisht nga ide (ologjikash) tjera pos asaj &#8220;titiste&#8221;.<\/p>\n<p>Kuptohet, si nj\u00eb &#8220;titist&#8230;&#8221; m\u00ebsuesi Adem ishte dhe di\u00e7 si spiun&#8230; n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb &#8220;intelligencis\u00eb fshatareske&#8221;. Bie fjala atij i takonte ta mbante t\u00eb informuar &#8220;Kryeplakun e Katundit&#8221; (an\u00ebtar i LKJ-s\u00eb) p\u00ebr \u00e7do cik\u00ebrrim\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb fshatar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mbaj mend se si m\u00ebsuesi yn\u00eb i Historis\u00eb, m\u00ebsuesi Adem, nj\u00eb shokun e klas\u00ebs e pati &#8220;paditur&#8221; tek drejtoria e shkoll\u00ebs. Le ta sqarojm\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb relevante: n\u00eb klas\u00ebn e VI t\u00eb fillores ishim 9-10-11 vje\u00e7, ishim thjesht kalamaj. Se m\u00ebsuesi Adem e pati &#8220;paditur&#8221; nx\u00ebn\u00ebsin e vet kalama, mund dhe ta d\u00ebshmoj me fakte t\u00eb &#8220;prekshme&#8221;, vet\u00eb shoku i klas\u00ebs, Salih Pirku do t&#8217;m\u00eb ndihmonte me faktet, pasi \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb, nj\u00ebsoj si\u00e7 jam dhe un\u00eb.<\/p>\n<p>Padia (dhe apo &#8220;spiunimi&#8221;) do vinte vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse shok-trimulushi Salih (Pirku), me shpuz\u00eb t\u00eb lagur i pati &#8220;shkruar&#8221; inicialet KR (gjoja Kosova Republik\u00eb) n\u00eb d\u00ebrras\u00ebn e zez\u00eb (e cila n\u00eb fakt ishte e gjelb\u00ebrt, jo e zez\u00eb, mir\u00ebpo mendja e m\u00ebsuesit ishte b\u00ebr\u00eb zezon\u00eb, ishte katranosur). Dhe sa p\u00ebr &#8220;sherr&#8221;, shpuza nuk pask\u00ebsh qen\u00eb aq e paster, d\u00ebrrasa qe thar\u00eb, e bardha e shkumsit sakaq do t&#8217;i hedhte inicialet KR n\u00eb shesh&#8230; dhe ja, do na shembej bota! Sa p\u00ebr m\u00ebsuesin Adem v\u00ebrtet sikur qe shembur bota!<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt at\u00ebbot\u00eb i kuptonin mir\u00ebfilli germat &#8220;KR&#8221; (si parull\u00eb), e tham\u00eb disaher\u00eb tashm\u00eb se picimuli Salih dhe f\u00ebmij\u00ebt e klas\u00ebs VI t\u00eb fillores ishin ende &#8220;shtalba t\u00eb njom\u00eb&#8221;. P\u00ebr Salihun loja me shpuz\u00ebn do ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ndonj\u00eb gjest &#8220;instiktiv&#8221;, pa qen\u00eb as i vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7&#8217;po b\u00ebnte. Padyshim dhe do e ket\u00eb harruar aty p\u00ebr aty gjith\u00eb aktin e fshirjes s\u00eb &#8220;d\u00ebrras\u00ebs&#8230;&#8221; (mbase kujdestar at\u00eb dit\u00eb, kujdestari ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb d\u00ebrrasa t&#8217;ishte e past\u00ebr).<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, kur m\u00ebsuesi yn\u00eb e mori shkum\u00ebsin dhe duke dashur t\u00eb sh\u00ebnonte di\u00e7 n\u00eb &#8220;d\u00ebrras\u00eb&#8230;&#8221; i ra n\u00eb sy &#8220;njolla e Salihut&#8221;, e gjith\u00eb shkolla qe trazuar, i gjith\u00eb fshati sikur do kthehej p\u00ebrmbys. M\u00ebsuesi iku menj\u00ebher\u00eb, duke rendur si vet\u00ebtim\u00eb nga klasa, ne nx\u00ebn\u00ebsit s&#8217;dinim \u00e7far\u00eb kishte ndodhur, por shpejt\u00eb do merrej vesh. S&#8217;vonoi dhe ia behu drejtori i prer\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, pas tij dhe shum\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs varg e varg. Lloj-lloj fytyrash t\u00eb ngrysura hynin e dilnin. Fitohej p\u00ebrshtypja sikur lloj-lloj njer\u00ebz t\u00eb &#8220;gestapo-s&#8221; vinin e shkonin. Dukej si n\u00eb filmat, desh pati krisur qameti.<\/p>\n<p>Natyrisht, do vinin dhe veturat e policis\u00eb (s\u00eb Duhl\u00ebs, at\u00ebbot\u00eb n\u00eb Duh\u00ebl ndodhej stacioni famkeq policor). Flitej se Salihun e pat\u00ebn marr\u00eb n\u00eb polici, ne kalamajt\u00eb s&#8217;e dinim sakt\u00eb mir\u00ebpo thashethemet e nx\u00ebn\u00ebsve ngulnin k\u00ebmb\u00eb se e pat\u00ebn rrahur me &#8220;shkoptha gome, aq sa i qen\u00eb enjtur duart&#8221;). Mua m\u00eb pat\u00ebn marr\u00eb pyetje po ashtu, disa her\u00eb madje, q\u00eb nga drejtori i shkoll\u00ebs e deri tek disa arsimtar\u00eb varg e varg. Mua dhe shoqen e klas\u00ebs Serie Hoxh\u00ebn, pasi un\u00eb isha gjoja Nx\u00ebn\u00ebs-Kryetari i Shkoll\u00ebs nd\u00ebrsa shoqja Serie ishte Kryetarja e klas\u00ebs. Prandaj edhe un\u00eb edhe ajo &#8220;dridheshim&#8221; n\u00eb bank\u00ebn e hetuesis\u00eb as pa e kuptuar se \u00e7&#8217;ishte ajo marrje n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Dhe ishim v\u00ebrtet t\u00eb papjekur, s&#8217;e kishim iden\u00eb \u00e7&#8217;jan\u00eb mir\u00ebfilli as &#8220;titoizmat as republikat&#8221;, nuk ishim m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr\u00a0 por 8-9-10 vje\u00e7. Q\u00ebkur un\u00eb vet\u00eb jo, s&#8217;besoj as trimulush-Salihu t&#8217;ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb i &#8220;madh&#8221; se 10 vje\u00e7, e megjithat\u00eb e gjith\u00eb ajo buj\u00eb dhe fshati qe trazuar nga nj\u00eb &#8220;njoll\u00eb e lagur&#8221; prej 2 inicialesh, shkruar me shpuz\u00ebn e tij t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb. I gjith\u00eb fshati, shkolla jon\u00eb dhe i gjith\u00eb kolegjiumi shkollor, 2-3 shkolla tjera po ashtu (sepse bashk\u00eb me shkollat &#8220;am\u00eb&#8221;), policia e Duhl\u00ebs e madje dhe &#8220;autoritetet komunale&#8221; qen\u00eb trazuar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb &#8220;shpuze t\u00eb lagur&#8221;&#8230; fal\u00eb m\u00ebsuesit t\u00eb urt\u00eb t\u00eb Historis\u00eb, fal\u00eb &#8220;spiun-m\u00ebsuesit&#8221; Adem.<\/p>\n<p>***<br \/>\nTashm\u00eb, pas 4-5 dekadash, me ndryshimin e koh\u00ebrave ironia shpesh di t&#8217;jet\u00eb akoma m\u00eb &#8220;ironike&#8221;, ky m\u00ebsuesi yn\u00eb (si\u00e7 e kuptuat sadopak zot\u00ebsin\u00eb e tij) ishte dhe ka ngelur fort i zoti si &#8220;historian&#8221;. Sot, m\u00ebsuesi Adem me nj\u00eb pension m\u00ebsuesie krenohet p\u00ebr vetur\u00ebn Mercedes. Se si ia del me Mercedesat, s&#8217;e kemi iden\u00eb, anise mund ta supozojm\u00eb ndonj\u00eb detaj. P\u00ebrve\u00e7 mir\u00ebqenies familjare (tipar i shum\u00eb familjeve fraternale t\u00eb katundit, si &#8220;bashk\u00ebsi&#8221; &#8211; fare normale, v\u00ebllaz\u00ebria rrin\u00eb bashk\u00eb, nuk &#8220;ndahen&#8221; sepse bashkimi b\u00ebn fuqin\u00eb), tutje p\u00ebrve\u00e7 pensionit t\u00eb m\u00ebsuesis\u00eb, historiani i famsh\u00ebm merret dhe me vjeljen e ndihmave nga &#8220;gastarbajteret&#8221; e Gjermanis\u00eb e t\u00eb Zvicrr\u00ebs (dmth. p\u00ebr t&#8217;i &#8220;financuar&#8221; librat e historis\u00eb s\u00eb fshatit).<\/p>\n<p>Komunikon me ta via Fb, pastaj kur vijn\u00eb p\u00ebr pushime a p\u00ebr vizita n\u00eb vendlindje, m\u00ebsuesi i mir\u00ebpret n\u00ebp\u00ebr kafenet\u00eb e Duhl\u00ebs p\u00ebr t&#8217;ngr\u00ebn\u00eb pul\u00eb &#8220;tek Salihu&#8221; (ashtu thuhet nga banor\u00ebt e fahatrave rrotull p\u00ebr nj\u00eb kafe-restorant t\u00eb Salih Rrafshit, nga Duhla). Apo n\u00ebse jo p\u00ebr t&#8217;i shijuar &#8220;pulat&#8221; at\u00ebher\u00eb tekefundit p\u00ebr &#8220;muhabet&#8221; dhe p\u00ebr t&#8217;pir\u00eb kafe s\u00eb bashku. Eventualisht, q\u00eb t&#8217;mos ngat\u00ebrrohet lexuesi eventual, le ta sqarojm\u00eb rishtas: ky Salihu q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebm tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;Salih&#8221; tjet\u00ebr&#8230; dikur pronar kafeneje-restoranti, duhlak i mir\u00ebnjohur p\u00ebr gatitjen e pulave t\u00eb shijshme, tani operojn\u00eb djemt\u00eb e tij&#8230; mir\u00ebpo nami &#8220;Salih&#8221; ka ngelur di\u00e7 si &#8220;mark\u00eb e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb pulave t\u00eb pjekura&#8221;. T\u00eb gjith\u00eb gastarbajter\u00ebt Gjermanis\u00eb, t\u00eb Zvicrr\u00ebs, t\u00eb Austris\u00eb, t\u00eb Italis\u00eb&#8230; shkurt gastarbajter\u00ebt e\u00a0 mbar\u00eb Evrop\u00ebs, saher\u00eb e vizitojn\u00eb vendlindjen, patjet\u00ebr se udha i hedh andej kah &#8220;pulat&#8230; e Salihut&#8221;. Dhe m\u00ebsuesi Adem e di fort mir\u00eb k\u00ebt\u00eb detaj, m\u00eb mir\u00eb se askush tjet\u00ebr, andaj dhe rregullisht &#8220;graviton&#8221; andej pari).<\/p>\n<p>Rrin\u00eb sa rrin\u00eb, pin\u00eb kafe sa pin\u00eb, pastaj m\u00ebsuesi pensionist ua dhuron librat e vet (rishtas di\u00e7 si sqarim i vog\u00ebl: librat e mbajn\u00eb emrin e tij autorial, \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, askush s&#8217;ia cenon autor\u00ebsin\u00eb, mir\u00ebpo nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia t&#8217;jen\u00eb shkruar e rregulluar pjes\u00ebrisht nga shkronj\u00ebsit-miq, her\u00eb-her\u00eb dhe kolektivisht, dhe\/ose p\u00ebrgatitur nga miqt\u00eb kuksian\u00eb, dhe nga miqt\u00eb aneskaj Shqip\u00ebris\u00eb, si psh. nga Rexhep Shahu etj. Dihet se andej n\u00eb Shqip\u00ebri botuesit jan\u00eb fort t\u00eb zot\u00ebt sa u p\u00ebrket librave, psh. t\u00eb gjith\u00eb gastarbajter\u00ebt e Evrop\u00ebs (sidomos vjersh\u00ebtor\u00ebt, poet\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt e Zvicrr\u00ebs) librat i kan\u00eb publikuar me ndihm\u00ebn e botuesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, &#8220;historiani&#8221; pensionist (ende me nj\u00eb lloj &#8220;pispilla\u00e7\u00ebrie&#8221; pedanteske q\u00eb nuk bie n\u00eb sy, pasi \u00ebsht\u00eb aq i natyrsh\u00ebm) del nga kafeneja e &#8220;Salihut&#8221;, i hip\u00ebn Mercedesit dhe niset p\u00ebr diku&#8230; rrug\u00ebs s\u00eb krenaris\u00eb. Xhepi i tij tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;ngrohur&#8221; nga ca qindra Euro m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gastarbajter\u00ebve altruist\u00eb. I gjith\u00eb fshati e di q\u00eb m\u00ebsuesi i Historis\u00eb Adem D\u00ebrguti ishte nj\u00eb &#8220;titoist i p\u00ebrbetuar&#8221; e edhe &#8220;spiun i komunizmit fshataresk&#8221;. Edhe pse t\u00eb tilla &#8220;historira t\u00eb vogla&#8221; (p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e fillores) fshati nuk i analizon me lup\u00ebn time. S&#8217;e lodh kok\u00ebn kush p\u00ebr t&#8217;i shpalosur detajet aq imcake t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, e sidomos jo n\u00ebse fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb &#8220;m\u00ebsues t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo i bindur jam q\u00eb fshati e njeh &#8220;titistin Adem&#8221;, si nj\u00eb snob ordiner, si nj\u00eb oportunist, si nj\u00eb servil i nomenklatur\u00ebs s\u00eb dikurshme titiste, si nj\u00eb servil pa brekushe i aparateve politike dhe i njer\u00ebzve t\u00eb pushtetit aktual, si nj\u00eb servil e p\u00ebrfitues pavar\u00ebrisht rrethanave dhe ndryshimeve t\u00eb koh\u00ebve, si nj\u00eb veg\u00ebl q\u00eb u l\u00ebpihet funksionar\u00ebve lokal\u00eb, njer\u00ebzve n\u00eb pozitat e &#8220;komunales&#8221; e edhe m\u00eb lart. Nd\u00ebrsa varfanjak\u00ebt e fshatit q\u00eb s\u2019jan\u00eb aq t\u00eb zot\u00ebt sa ai vet\u00eb, q\u00eb s&#8217;jan\u00eb aq t\u00eb hijsh\u00ebm e pedant\u00eb sa ai vet\u00eb (n\u00eb syrin e tij) , i p\u00ebrbuz\u00eb, nuk i respekton aktivitetet e tyre qofshin dhe &#8220;intelektualizma&#8221;, i konsideron m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta &#8220;krahasuar me vlerat dhe shijet&#8221; e veta. Sepse ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb i hijsh\u00ebm, shtatlart\u00eb, veshur me kostume allafranga, kalitur me pedant\u00ebrin\u00eb &#8220;qazimeske&#8221; t\u00eb komunizmit fshataresk. Tekefundit, sepse k\u00ebto jan\u00eb &#8220;tiparet&#8221; e snobizmit fshataresk, tiparet e nj\u00eb snobi ordiner!<\/p>\n<p>***<br \/>\nNj\u00eb humoresk\u00eb e imja dikur, ose tregim i shkurt\u00ebr (me titullin N\u00ebna &#8220;de Luxe&#8221;), nd\u00ebr t\u00eb tjera qe frym\u00ebzuar pik\u00ebrisht nga &#8220;karakteri&#8221; i m\u00ebsuesit t\u00eb Historis\u00eb. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb humoresk\u00ebs pata folur p\u00ebr &#8220;metamorfoz\u00ebn&#8221; e komunizmit fshataresk dhe p\u00ebr veset e krenaris\u00eb s\u00eb Kryeplakut t\u00eb Katundit.<\/p>\n<p>Si figur\u00eb, m\u00ebsuesi i Historis\u00eb Adem D\u00ebrguti s&#8217;\u00ebsht\u00eb as i vetmi dhe as i fundit, mir\u00ebpo karakteri i tij (k\u00ebsaj radhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb historie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shkollore) mjafton sa p\u00ebr ta ilustruar fenomenin e &#8220;titoizmit fshataresk&#8221;. Tani me k\u00ebt\u00eb foton q\u00eb e gjeta t\u00eb surlaxhinjve ironikisht sikur m&#8217;u &#8220;hidh\u00ebsua&#8221; e gjith\u00eb historia. Thuase Interneti ma hodhi p\u00ebr inat&#8230; thuase enkas q\u00eb ta mb\u00ebshtesja &#8220;hipotez\u00ebn&#8221; time t\u00eb vagullt rreth tito-m\u00ebsuesis\u00eb dhe t\u00eb verb\u00ebris\u00eb.<br \/>\n<em>(vijon)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<br \/>\n***<br \/>\n<strong>Reagim &#8211; Adem Derguti (28 Shator 2026, koment n\u00eb Fb)<\/strong><br \/>\n&#8220;<em>Un\u0113 kam th\u0113n\u0113 caktone nj\u0113 takim te shkolla dhe ne t\u0113 vjen num\u0113r i madh nga populli dhe t\u0113 bisedoim p\u0113r secilin se \u00e7ka ka ba p\u0113r Bllac\u0113n. Dhe n\u0113 rend dite t\u0113 jet\u0113 puna ime. Jam edhe p\u0113r debat n\u0113 televizion kur te doni. Un\u0113 nuk e kam shkrua historin\u0113 time, po t\u0113 Bllac\u0113s. Jam me m\u0113 kritikua, po edhe ai q\u0113 kritikon me tregua p\u0113r veti se \u00e7ka ka ba. Nuk a q\u0113 nuk di edhe keq, po ate ne ta shkruajn\u0113 t\u0113 tjer\u0113t<\/em>.&#8221;<\/p>\n<p>[ <strong>Privilegj Historik p\u00ebr ta Lar\u00eb Nd\u00ebrgjegj\u00ebn Tuaj<\/strong> ]<br \/>\n<em>(SG &#8211; 28 Shator 2026, koment n\u00eb Fb)<\/em><\/p>\n<p>&#8230;s&#8217;\u00ebsht\u00eb &#8220;tragjike&#8221; asgj\u00eb z. Adem, askush s&#8217;ju ka &#8220;akuzuar&#8221; si SPIUN I SERBIS\u00cb, I RUSIS\u00cb&#8230; po t&#8217;ishit i till\u00eb sh\u00ebrbimi i Inteligjenc\u00ebs kosovare do ju kishte &#8220;shoshitur&#8221; q\u00ebmoti, vet\u00eb drejtori i AKI (Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb) z. Petrit Ajeti, apo kushdo q\u00eb t&#8217;jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, do ju kishte thirr\u00eb me &#8220;pi \u00e7aj kambkryq&#8221; n\u00eb Prishtin\u00eb, ne Bllaca jemi t\u00eb &#8220;vegj\u00ebl&#8221; p\u00ebr t&#8217;ju shoshitur juve &#8211; jo, ne thjesht i kemi shkruar historirat e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb, historia, koin\u00e7idenca e deshi k\u00ebsaj radhe p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebsues t\u00eb lajthitur, i cili thjesht s&#8217;do duhej t\u00eb kishte KREDIBILITET t\u00eb merret me historin\u00eb e Bllac\u00ebs sepse ishte i KORRUPTUAR ideologjikisht e mend\u00ebrisht (nj\u00eb titoist s&#8217;ka legjitimitet moral, nuk mundet nj\u00eb LKJ-ist, nj\u00eb &#8220;i p\u00ebrk\u00ebdhelur i Titos&#8221; ta shkruaj\u00eb historin\u00eb p\u00ebr gjyshin tim as p\u00ebr Bllac\u00ebn as p\u00ebr Ram\u00eb Bllac\u00ebn, vet\u00ebm sepse paska qen\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs historie i tito-komunizmit n\u00eb shkoll\u00eb fillore), dhe Salihu (Pirku) \u00ebsht\u00eb rrahur n\u00eb polici p\u00ebr &#8220;sherr&#8221; t\u00eb verb\u00ebris\u00eb suaj t\u00eb asobotshme, Salihu mund t&#8217;jua thot\u00eb n\u00eb SY, dhe jua ka th\u00ebn\u00eb (ju e keni k\u00ebrc\u00ebnuar se do &#8220;raportoni&#8221; diku madje dhe pas lufte n\u00eb dyqanin e tij), Salihu jua thot\u00eb dhe para kamerave t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, jo vet\u00ebm para &#8220;simpatizant\u00ebve tuaj&#8221; qe do tuboshehin tek shkolla, si\u00e7 pandehni ju&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;sikur t&#8217;kishit b\u00ebr\u00eb &#8220;NUK pash\u00eb gj\u00eb, d\u00ebgjova-s&#8217;d\u00ebgjova&#8221; (dhe t\u00eb kishit heshtur, sepse Salihu ishte nj\u00eb kalama, t\u00eb gjith\u00eb ishim f\u00ebmij\u00eb t\u00eb njom\u00eb) si\u00e7 ia b\u00ebnin t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesit e tjer\u00eb, Bllaca s&#8217;ju kishte vet\u00ebm juve si m\u00ebsues, Bllaca mund t&#8217;i ket\u00eb patur 50 m\u00ebsues\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb shihnin &#8220;mes gishtash&#8221; p\u00ebr gabimet tona, p\u00ebr gabimet e f\u00ebmij\u00ebve, e madje dhe vet\u00eb m\u00ebsuesi Bozh\u00eb (Bozhidar, n\u00ebse s&#8217;gabohem ishte malazez, do na ket\u00eb &#8220;falur&#8221; ndon\u00ebher\u00eb, nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia t&#8217;na ket\u00eb &#8220;kursyer&#8221; sepse ishim kalamaj, axhamill\u00ebk hesapi)&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;sa p\u00ebr shkrimet, gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t&#8217;i hedh n\u00eb let\u00ebr kujtimet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, rinis\u00eb&#8230; memoaret e jet\u00ebs, ajo pjes\u00eb e shkrimit (shkruar rrumbullak para nj\u00eb dekade, 2016 &#8211; pra jo tani, jo sot) si\u00e7 e dini dhe ju vet\u00eb, e ka dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr ku un\u00eb nga &#8220;p\u00ebrspektiva f\u00ebmij\u00ebrore&#8221; (gjoja si f\u00ebmij\u00eb duke shkruar) ju pata lavd\u00ebruar p\u00ebr aktivitetet q\u00eb ju i organizonit p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, p\u00ebr festat, p\u00ebr garat rreth AVNOJ-it e Titos, madje fal\u00eb juve (fal\u00eb lidhjeve tuaja at\u00ebbot\u00eb me komunist\u00ebt e qeveris\u00eb lokale) dhe ekipi i TVP-s\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme pat\u00ebn ardhur me mini-bus enkas dhe na pat\u00ebn marr\u00eb n\u00eb studio t\u00eb Prishtin\u00ebs (me sa mbaj mend ishim un\u00eb, Agim Suka, dhe 2-3 vajza q\u00eb s&#8217;m\u00eb kujtohen emrat e tyre &#8211; nd\u00ebrsa p\u00ebr garat e historis\u00eb (gara komunale, merre me mend, pat\u00ebm humbur 1 her\u00eb nga Suhareka) mbaj mend isha un\u00eb, ishte Fehim Hoxha si m\u00eb i rritur, dhe ndokush tjet\u00ebr por m\u00eb \u00ebsht\u00eb mjegulluar tashm\u00eb, ec e gjeji emrat pas dekadash&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shkrimit, tashm\u00eb gj\u00ebrat jan\u00eb shpalosur nga p\u00ebrspektiva e nj\u00eb t\u00eb rrituri, dhe si &#8220;t\u00eb rritur&#8221; s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja ta g\u00ebnjejm\u00eb vetveten apo jo, si g\u00ebnjehet vetja, si injorohet mbamendja n\u00eb kok\u00ebn ton\u00eb, e pamundur &#8211; ju nuk duhet t&#8217;i ngat\u00ebrroni gj\u00ebrat, m\u00eb e lehta do ishte t&#8217;i drejtoheshit Salih Pirkut personalisht (tashm\u00eb burr\u00eb, i rritur, padyshim do ju kuptoj\u00eb) dhe T&#8217;I K\u00cbRKONI FALJE (sa akoma jeni gjall\u00eb, fati juaj akoma jeni gjall\u00eb p\u00ebr ta lar\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebn), madje do thosha \u00ebsht\u00eb &#8220;PRIVILEGJ&#8221; p\u00ebr juve, dhe fat i madh q\u00eb ende e keni vet\u00ebdijen t\u00eb pacenuar, ende mendjen e sh\u00ebndosh\u00eb dhe e mbani mend &#8220;historin\u00eb e Salihut&#8221;, pasi mosha shpesh e b\u00ebn t\u00eb veten dhe historirat thjesht i han harresa), mir\u00ebpo n\u00eb rastin tuaj, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, e keni privilegjin historik ta SHPREHNI K\u00cbRKIMFALJEN ndaj Salihut &#8211; jo via Fb, por shkoni dhe trokisni n\u00eb der\u00eb, imagjinojeni Salihun si f\u00ebmij\u00eb 10 vje\u00e7, ju m\u00ebsues i tij, bini n\u00eb gjunj para nx\u00ebn\u00ebsit tuaj, dhe k\u00ebrkojini falje p\u00ebr PADREJT\u00cbSIN\u00cb q\u00eb ia keni shkaktuar n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri&#8230;<\/p>\n<p>ps. s\u00ebfundmi, ju kisha lutur mos m\u00eb detyroni dhe ndonj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb merrem me shkrime e komente rreth k\u00ebsaj historie &#8211; n\u00ebse keni sadopak dinjitet e respekt p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit tuaj, do duhej ta respektoni ndonj\u00ebher\u00eb dhe fjal\u00ebn e tyre, si t\u00eb rritur tashm\u00eb, edhe t\u00eb Salihut, edhe timen, dhe t\u00eb t\u00eb GJITH\u00cb nx\u00ebn\u00ebsve e gjeneratave q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e &#8220;klas\u00ebve&#8221; tuaja p\u00ebrgjat\u00eb viteve&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, 2016 &#8211; Spiun\u00ebt e vegj\u00ebl dhe surlaxhinjt\u00eb e &#8220;v\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimit titoist&#8221;&#8230; (nga komentet n\u00eb Fb, m\u00ebsova se fotoja e shkoll\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr qenka shkrepur nga Arianit Lumi, n\u00eb v. 1997 &#8211; sg, 26 sht. 2026) Derisa&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=9839\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-9839","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shenime-shkurt"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9839\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}