Charles Gleyre – Romakët duke kaluar nën zgjedhën, 1856-58

Charles Gleyre (1806-1874) – Romakët duke kaluar nën zgjedhën, 1856-58

Charles Gleyre (1806-1874) – Romakët duke kaluar nën zgjedhën, 1856-58

“Zgjedha poshtëruese” për romakët – piktura e Ch. Gleyre na “flet” për fyerjen dhe poshtërimin që pati pësuar ushtria romake, pas disfatës në Caudine Forks, në vitin 321 p.e.s. kundër forcave të Ligës Samnite.
Fuqitë romake në rritje synonin ta nënshtronin Italinë qendrore e jugore, dhe udhëheqësit e tyre po mendonin për pushtimin e mbarë Italisë. Konsujt e rinj romakë Veturius Calvinus dhe Postumius Albinus ishin ambicioz, por ushtarakisht të papërvojë. Ata ishin të vendosur për një goditje masive kundër forcave të Ligës Samnite, mirëpo trupat e tyre u ndeshën me të papriturën, u rrethuan dhe u shkatërruan. Të mbijetuarit qenë detyruar të tërhiqen nën “zgjedhën poshtëruese”, e që (sipas autorit Ross Cowan – “Rome’s Most Humiliating Defeat”) për romakët ishte një poshtërim më i keq sesa vdekja.
(sguraziu)