Wikipedia, Tekstet dhe Ndërgjuhësia…

(s. guraziu – ars poetica, maj 2023 )

…rreth mbretëreshës ilire “Teuta” (e zgjodha si shembull thjesht sepse më ra në sy teksti i shkurtër në Holandisht) ka artikuj në 26 gjuhë, derisa artikulli në Holandisht nuk është më i “gjatë” se 1 paragraf i vetëm (what a shame, lulandezët mbase do i ketë kapur dembelia : ) artikujt në Frëngjisht, Gjermanisht, Anglisht, Spanjisht e edhe ndonjë tjetër gjuhë aty-këtu, s’duhet hyrë në hak, janë tekste mjaft të modest-izuar përmbajtëisht, wikipedianët e gjuhëve përkatëse janë munduar t’jenë sa më korrektë (sidomos francezët e gjermanët)…

…sidoqoftë, artikulli në Shqip figuronte t’jetë përkthim i artikullit të Anglishtes (kujtoja se është supozuar ky i Shqipes t’na ishte krye-artikulli – dmth. t’u printe gjithë wiki-artikujve tjerë, sepse është figurë e historisë ilire, rreth historisë ilire s’do duhej t’na e kalonte kush, kështu pandehja), në rregull s’ka gjë të keqe përkthimi (mbase më e lehtë, sesa t’jesh origjinal), artikulli anglisht ashtu-kështu i justifikuar e i maksimizuar (i “ngopur” me referenca e me burime), mirëpo për fat të keq 2-3 pjesë (të rëndësishme) që flasin për “diskriminimin mizogonik” (+ për motive tjera) të autorëve të vjetër grekë rreth Teutave, rreth ilirëve, rreth bukurive të Ilirisë, ishin lënë… wiki-përkthyesi shqiptarë ende s’i kishte kthyer në Shqip : (

…vetë s’kam shkruar kurrë asnjë wiki-germë, s’kam qasje, përndryshe në këtë rast do e kisha “ndihmuar mbretëreshën Teuta”, më e mbarë do ishte – jo vetëm sepse autorët grekë ia kishin inat (disa prej tyre shtireshin autorë romakë, gjoja meqë tashmë gjithçka ishte nën Romën, jetonin herë në Aleksandri e herë dhe në Romë, në zemër të krye-polisit romak, ama ishin grekë të “romanizuar” : ) në fakt më e lehtë do ishte për mua sesa të shkruaj këtë që sapo shkrova…

[ ngjitur: Mihran Hakobyan – “Monument i Wikipedia-s”, 2014 (Słubice, Poloni) – dhe “paralelizime” te teksteve anglisht – shqip rreth mbretëreshës Teuta ]