Akrobacionet ajrore të maceve!

…kurrë s’e kam ditur, që nga kur isha fëmijë më ka interesuar por s’e gjeja dot se si macet ia dalin dhe gjithmojnë “aterojnë” butësisht, nga sado lart t’u ndodhë aksidenti i rënies… asgjë, tokën e “takojnë” si t’na ishte prej puplash, e butë si jastëk, në cilëndo pozitë të palakmueshme t’jenë, qoftë dhe kokëposhtë a bythëpërpjet : ) automatikisht i kryejnë rrotullimet e duhura dhe thuase këmbët e tyre t’na ishin amortizatorët më të përsosur…

…duket kjo një asgjë, punë e thjeshtë macesh, çështje e vogël akrobatike, epo e saktë kjo për macet, mirëpo askush s’mundet si macet, dhe ato s’është se e kanë trajnuar veten (siç psh. trajnohen gjimnastët, akrobatët e cirkuseve, kampionët e olimpikave etj), jooo… që nga hera e parë kur u ndodhë macet e dinë, sikur e kanë të “stampuar” në gjenet, dmth. mrekullia vetë si funsionojnë akrobacionet e tyre, dhe kështu, meqë s’e gjeja dot pastaj thjesht harroja, s’është se isha “shkencëtar”, s’e vrisja mendjen tutje, gjërat shkisnin në harresë…

…por ja, kurrë s’duhet thënë kurrë, më në fund e gjeta, më shumë “shkencë” lidhur me temën në fjalë s’kam hasur kund tjetër përveç në Britannica (e shkëputa, ua vodha faqen e mençur, as që i kam “pyetur” për të drejtat dhe të padrejtat, jo se desha t’i vjedh shkencat e tyre por duke ditur që vetë kurrë s’e kam ditur, e justifikova aktin e vjedhjes me justifikimin se eventualisht mëson dhe ndokush tjetër, nga ata ata që s’e kanë ditur, pasi më mirë vonë se kurrë, apo jo : )
(s. guraziu – ap, m 24)