Hans Makart, Franz von Matsch – Leonardo da Vinçi (me Muzën e vet)

Franz von Matsch (1861-1942) – Leonardo da Vinçi duke luajtur shah me Muzën e vet : )

 

)

Hans Makart (1840-1884) – Leonardo da Vinçi (me Muzën e vet) – Dekorim Interieri, 1881-84

(s. guraziu – ars poetica, 2019 – padyshim do jetë ky komenti im më “qesharak” në histori, dhe atë për kolosin e artit… koment për da Vinçin e madh : )

…dmth. e qartë, afresku na e paraqet da Vinçin duke skicuar e duke studiur, duke u frymëzuar, duke u “ngrohur” artistikisht, duke i mprehur përspektivat, duke i çmpirë gishtat – siç ia thuhet, shihet se as modelit s’i paska munguar hiçasgjë, fare lehtë do ua kalonte dhe atyre bukurosheve moderne të “Victoria’s Secret”, psh. të tilla si Doutzen Kroes, Adriana Lima e të ngjashme, apo modeleve si Claudia Schiffer, Kate Moss, aktoreve si Megan Fox, Monica Bellucci e të ngjashme (etj. etj. ehuuu ku di unë, bukuroshet moderne thjesht të panumërta, secila më “mona-lizore” se tjetra), e qartë se da Vinçi fort i zënë me brushat e me lapsat, për të “ardhur” tek portreti “Mona Liza” kushedi sa skica pararendëse do i ketë bërë, pa le që dhe (pastaj kur i qe përveshur punës mirëfilli) dihet se për portretin e famshëm të Xhokonda-s i pati “shpenzuar” jo më pak por nja 4 vite, madje dhe vetëm për buzëqeshjen enigmatike dyshohet se mund ta ketë shpenzuar 1 vit të tërë, tani kanë kaluar me shekuj dhe ata zyrtarët e Louvre mburren gjoja me portretin më të famshëm në historinë e artit, vizitorët e muzeut duhet ta shohin nga përtej xhamave, e kanë blinduar, e kanë “ngujuar” në një trezor thuase na qenkesh pikturë e florinjtë a prej diamanti, e vështirë të kuptohen veset fetishistike dhe mburravecllëku muzeal i kohëve moderne, mirëpo imagjino siç ia pati bërë da Vinçi pa u ngutur vit pas viti, ashtu jo nga 1 vijë… por dhe vetëm nga 1 pikë secilën ditë, për 4 vite Mona Liza do bëhej dritë, kështu që what’s the point : )