British Museum – Harta Babilonike e “Botës”

British Museum – Harta Babilonike e “Botës” ( pllakë argjilore, 700-500 p.e.s.)

(sguraziu – ars poetica, mars 2019)

(i paralelizova me “botën” greke, ose me harten e Hekateusit, shek. 5 pes. – konkluzioni: dy “botë” të ndryshme mirëpo për nga hartat jo dhe aq “larg” ngjashmërisë : )

Gjetur ne Abu Habba – Periudha e vonë Babilonike

tek përshkrimi ndër të tjera thuhej:
…pllaka përmban dhe një hartë unike të Botës Mesopotamike, Babilonia shfaqet në qendër (drejtkëndëshi në gjysmën e sipërme të rrethit), emërtohen po ashtu dhe Asiria, Elami e vende të tjera. Zona qendrore është e rrethuar nga një rrugë ujore e emërtuar “Deti i Njelmët”, rrethorja e jashtme e detit është e rrethuar nga, çfarë ndoshta atëherë ishin tetë rajone, secili i shenjuar me një trekëndësh, quajtur “Rajoni” ose “Ishulli”, dhe janë markuar me distancën mes tyre. Teksti kuniform i përshkruan këto rajone, megjithëse teksti s’është i plotë, si duket kafshë të çuditshme e mitike, si dhe heronj të mëdhenj të kenë jetuar andej – nganjëherë harta konsiderohet si shembull serioz i gjeografisë së lashtë, sidoqoftë, edhe pse vendet paraqiten në pozicionet e tyre përafërsisht të sakta, ndihma e vërtetë e hartës është shpjegimi i pikëpamjes babilonase rreth botës mitologjike.


© Trustees of the British Museum