Frederick A. Bridgman – Diku në rrethinën e Algjerit, 1888


Frederick A. Bridgman (1847-1928) – Diku në rrethinën e Algjerit, 1888

* Algjer – dmth. kryeqyteti i Algjerisë – oborri algjerian i Bridgman ka dhe fontanë funksionale, hije, pemë e fruta tropikale, disa gra e fëmijë gjoja duke ndenjur e llafosur aty skaj fontanës, dikush duke u marrë me buqeta lulesh, dikush duke qëndisur, dikush tjetër duke mos bërë gjë… gjithsesi skenat e preferuara të “orientalistëve” ishin sidomos bukuroshet e ndonjë haremi, lloj-lloj idilikash pikturale vinin në jetë nga brushat e tyre, lloj-lloj odaliskash, herë nudo e herë gjysmë-nudo, kuptohet ndonjëherë dhe veshur : ) – imagjinata s’kishte kufizime, si duket me ngapakëz lakuriqësi pikturat shiteshin më shumë, artdashësit e pasur të Evropës e të Amerikës i porositnin dhe madje vetë i sugjeronin “shijet”, bie fjala dhe vetëm Franca i kishte me dhjetra e qindra “piktorë orientalistë”, për hir të shembullit nëse të liheshin anash gjithë të tjerët, dhe vetëm një Gerome i vetëm (presidenti i “orientalizmit”) i pati bërë panumër pikturash “orientaliste”, ndoshta mbi 120-150, ndoshta 200 sosh, dhe ndër to ka aq shumë aso nudistike, lloj-lloj princeshash, hanumesh të bukura o duke u larë o duke u zhveshur, herë para banjos, akoma pa u lagur, herë duke u tharë… e herë pas tualeteve, herë fillikat por dhe ndonjëherë grumbull në pishinat, ose në banjot luksoze të pallateve grandioze, ndonjëhere gjoja dhe te ndihmuara nga shërbëtoret, nga ndonjë skllave asistente – në faqen zyrtare dedikuar veprës së tij thuhet se lista komplete e pikturave që ka bërë Gerome është 382, s’është se i kam numëruar… sesa prej tyre na qenkeshin me temën e “kohës romake”, apo me temen “greke”, apo… por pra desha të them, fare lehtë ndoshta gjysma e pikturave të tij mund ta kenë rrahur “orientalizmin”, imagjino pastaj me qindra piktorë-orientalistë të tjerë, të Francës, të Evropës etj : )
(sguraziu – ars poetica, prill 2019)