Thneglat, ndërtimi i urave, automatizmi “algoritmik”!

(sguraziu – ars poetica, korrik 2019)

…sigurisht na kujtohen ushtarët romakë dhe zotesia e tyre per mbijetesen me kuleçë të thekur, na kujtohen për marshimet pyjeve të panjohura me muaj të tërë, për ndërtimin e udhëve, për inxhinieringun e avancuar, për logjistikat, për ujdisjen e improvizimeve amfibike dhe të urave (që te kalohej cilindo lumë i Evropes)… prandaj dhe Roma pati bërë namin si perandori e paskajshme – gjithsesi, siduket evolucioni i ka pajisur ushtarët-bubërreca me algoritmin e duhur për ndërtimin e urave – thotë shkenca (në nje artikull të Quanta), armadat e bubërrecave s’kanë as prijatar as gjeneral, askush s’ka përgjegjësi, mirëpo ushtarët punojnë kolektivisht në ndërtimin e urave me trupat e tyre, një studim i ri i paska zbuluar rregullat e thjeshta që çojnë në sjelljen e tillë aq komplekse të grupit – thoshte Quanta…
hm, s’di ç’duhet thënë tani por del se marshimet “njëmilionëshe” të thneglave qenkan më të avancuara (sesa ato dikur të romakëve) – nëse thneglat e ndiqkan jo trurin (pasi të vockël e kanë, qesharak) por automatizmin algoritmik, atëherë centurionët romakë kot krekoseshin për zotësi e për mençuri, anise kolektivizmi nuk përdoret vetëm në ushtri, afërmendsh kjo, ushtarët ashtu-kështu janë të detyruar, për ta vlen ligji “bashkimi bën fuqinë”, por bie fjala kolektivizmi përdoret dhe në komunizëm me të njëjtin efikasitet, në fakt “komunizëm” do t’thotë përafërsisht ~ “kolektivizëm”, ndjekja e idealizmit… duke u kyçur në masën kolektive pa e përdorur trurin dhe aq : )