Optimizuar për Fleksibilitet – EU në stilin e Mondrian!

sguraziu – ap, sh 2020 – koment…

në sytë e gjysmës së kombit amerikan (dhe të botës) Trump duket si një twitter-harabel atje lart në majë-mullarin e Burj Khalifa të Dubait – aq lart, duke të rrahur erërat e stratosferës, do luhatej dhe vetë King Kongu… 🙂

***
…me “Final Countdown” të Brexit (1 Janar 2021) do bjer një yll i EU, yll fort i madh, yll krenar e shkëlqimtar – athua vallë kush do t’jetë “ylli” i ardhshëm? Mos vallë Turqia? Ndoshta… por zor – anise s’kemi si ta dimë (s’merremi me profeci), më parë ka gjasa t’jetë gjithë Ballkani Perëndimor, dmth. gradualisht… ashtu si gradualitet afatshkurtër dhe komplet…

…gjithsesi EU është 100% e optimizuar për fleksibilitet, koncepti “going Dutch”, dmth. probabiliteti i “koprracisë holandeze” (rreth zgjerimit) zor të ketë gjasa. Sepse në fund të fundit ekuilibrimi globalistik është jetësor, jo vetëm se është elementi kyç i rrotullimit aks-iologjik të planetit, por nga balansimi varet jetëgjatësia, vitaliteti i politikave të globalizmit. Duhet ruajtur balansi me “superfuqitë në rritje” (si Kina, India, Brazili)… dihet se globalizmi “karakterizohet” me lloj-lloj turbullirash, me lloj-lloj baticash e zbaticash. Ekonomikat jostabile, tajfunet cunamike të tregjeve e të berzave, “ujqit e Wall Street” dhe depresionet e historisë askujt s’i pëlqejnë…

…edhe pse “konservativizmi ekonomik” është fare okidoki, parë nga perspektiva e EU madje dhe vetë Amerika e erës së Trumpizmit sikur me ato veset “rogue”, thuase “na ka dalë shejtan me brina” (do thoshte dikur Xhaxhi-Hoxha). Në ujërat e trazuar të globalizmit peshqit e vegjël, sado guximtarë e aventurierë, për fat të keq s’kanë shans. Makropolitikat dhe strategjikat e EU në skenën globale tashmë janë konsoliduar mirëfilli. Në të ardhmen gjithmonë do ketë “pako zgjeruese” dhe do implementohen. Duhet t’jesh sa më i madh, mundësisht peshkaqen gjigand, pasi thjesht s’ke kujt t’i besosh 🙂

***
…na kujtohet si “Europe” (një grup muzikor suedez), në v.1986 këndonte “The Final Countdown” (Numërimi final… fundimtar), hiti i tyre do t’u printe top-listave të 25 shteteve… hm, pas atyre suedezve marramendës ABBA rishtas suedezët, atëbotë thuase gjithçka e muzikave të tyre na qenkësh motivuar e ngjeshur “politikisht”, thuase valët e gjenialitetit muzikor suedez pa kompromise do ta ndihmonin “shembjen” e Murit të Berlinit, sepse duhej të rrëzohej…

…shembja sikur do ishte e pashmangshme, thuase arti (muzika) e kishte “fluktuar” presionin e vet andej kah Lindja, kah Berlini Lindor, suedezët ABBA dhe Europe botës i flisnin me gjuhën më të pastër artistike, muzika me universalizmin e vet do t’kontribuonte sadopak që “politikat e mureve” të sfidoheheshin, muzika si art do t’kontribuonte ndoshta po aq sa dhe diplomacia, ndoshta vetë muzika do ta përgatiste terrenin e politikave…

…3-4 vite më vonë na kujtohen protestat masive të Berlinit, viti 1989, na kujtohet se si “Muri… u shemb”, anise kushtet për shembjen reale pjesërisht patën ardhur si rrjedhojë e një “pakujdesie” burokratike, na kujtohet 1 vit më vonë, në v. 1990, “Scorpions” (grup muzikor gjermano-perëndimor) këndonte “Wind of Change” (Era e Ndryshimeve)…

***
…”brexit-izmi”, “trump-izmi” (e këso të ngjashme) janë “erërash serioze” për EU, nëse Trump pa pikë turpi krekoset për supremacinë e vet, kuptohet si lider suprematik të takon dhe maja e piramidës, problemi është se demokracia moderne nuk është “koncept faraonik”, në fakt në sytë e gjysmës së kombit amerikan (dhe të botës) Trump duket si një twitter-harabel atje lart në majë-mullarin e Burj Khalifa të Dubait – aq lart, duke të rrahur erërat e stratosferës, do luhatej dhe vetë King Kongu… 🙂

…shkurt me “winds of change” është logjike se mund të pasojnë dhe EU-ndryshime, paralelisht me kursin e politikave tejoqeanike, anise jo ndryshime fondamentale, jo totalisht rrënjësore a thelbësore…