Flatrat fotografike për “pingultësinë”…

[ sguraziu – ap, tetor 21 ]

…gjatë gjithë “historisë” ekzistenciale (s’duhet mohuar, aty-këtu duhet kujtuar) ca segmente estetike s’kishim si i kapnim, ishim më të varfër, me mijëra e mijëra vjet sikur kemi vajtur “dëm” duke mos u kënaqur me pamjet nga lartësia (me aero-fotot), psh. me bukuritë e natyrës, me bukuritë urbanistike etj etj., le që s’qenë shpikur ende as fotot por natyrisht… njeriu thjesht qe mësuar pa “flatrat”, përspektivat e zogjve s’i ëndërronte kush, përveç Zeusave, Horusave… (dhe panumër këso fluturakë të mitologjisë) askush s’e pikaste lojën e dritë-hijeve në sipërfaqen e tokës, bukuritë objektuale, nuancat e vargmaleve, gjarpërimin e lumenjëve, të “murit kinez” a të kanjoneve… vetëm zogjtë dhe ata – ne të ngratët mund ta shihnim qiellin, diellin, i shihnim yjet, ndonjëherë dhe kometat, okay… dikur Galilei e përmirësoi teleskopin e vet, atëbotë mund t’i shihte dhe krateret e Hënës (pirolla i qoftë, ka me shekuj ia kemi hequr kapelën, babaxhani mund t’shihte më larg, më lart e më qartë), gjithsesi nga përspektiva qiellore as Galilei as kush tjetër, asgjë s’mund ta piketonim poshtë, u desh durim e harresë, u desh të prisnim me shekuj derisa t’shkrepnin idetë e reja në kokat gjeniale – tani me ardhjen e tekno-fluturakeve, me avancimet e xingla-minglave elektronike jemi pasuruar aq shumë, pasuri e paskajshme fotografike e artistike, njësoj si sytë e Galileit dikur me flatrat teleskopike, me dronet moderne edhe syve tanë sikur u janë shtuar flatrat, jo tashmë për t’i kapur lartësitë por “pingultësitë”, me tekno-sytë e qiellit kënaqemi e mahnitemi njëkohësisht, me secilin çast diku nga një cep i planetit “klik” dhe… hooop via-via satelitëve na serviren surprizat e pingultësirat : )

[ fotoja: Public Co (Pixabay) – Nashville, USA – We are a thriving community who share public domain images for the better good of design and creation ]