Mona Liza – Piktura më e famshme në botë, por pse!

Piktura më e famshme në botë, por pse!
[ S. Guraziu – Burimi: Enc. Britannica, 05/03/2018 ]

Mona Liza është aq e famshme jo sepse është një pikturë e mirë, pasi në fund të fundit ka aq shumë piktura të mira, por për shkak të shumë rrethanave të rastësisë – pohon Alicja Zelazko, në një artikull për Encyclopaedia Britannica.
S’ka dyshim që Mona Liza është një pikturë shumë e mirë, por vetëm cilësia e shkëlqyer nuk do ishte e mjaftueshme për ta bërë pikturën aq të famshme. Ngjarjet e jashtme gjithashtu kanë kontribuar në rritjen e famës së pikturës, fama e Mona Liza është rezultat i shumë rrethanave të rastësishme të kombinuara me përshfaqjen artistike të portretit.
Sipas Zelazko, këto “rrethana” pak a shumë janë: ndodhja ose të qënit në Louvre (muzeu më i njohur dhe më i vizituar i botës), spekulimet rreth identitetit të portretit (misteri i pazgjidhur rreth identitetit), vjedhja e pikturës në vitin 1911 (Pablo Picasso i arrestuar si “hajn” i dyshimtë), loja “dadaistike” me mustaqet… e Marcel Duchamp në vitin 1919, shtrembërimet, shpërfytyrimet ose loja me riprodhimet e portretit nga Andy Warhol, dhe kohët e fundit riprodhimi pafundësisht me përmirësimin e teknologjisë (dmth. autorja padyshim e ka fjalën për dekadat e fundit të tekno-volucionit Internetik 🙂

The most famous painting in the world, but why?
[ S. Guraziu – Source: Enc. Britannica, 05/03/2018 ]

Mona Lisa is so famous not because it is good art, there are, after all, many good paintings, but because of many chance circumstances – says Alicja Zelazko in an article for Encyclopaedia Britannica
There is no doubt that the Mona Lisa is a very good painting, but the excellent quality of the portrait was not enough by itself to make the painting a celebrity. External events also contributed to the artwork’s fame, the Mona Lisa’s fame is the result of many chance circumstances combined with the painting’s inherent appeal.
According to Zelazko, those “circumstances”, more or less, are: being in Louvre (the world’s most visited museum), speculations about the identity of the portrait sitter, theft of the painting in 1911 (Pablo Picasso being arrested as a suspect), Marcel Duchamp’s playful defacement in 1919, Andy Warhol’s distortions, disfigurations or playing with the reproductions, and lately being endlessly reproducted with the improvement of technology.