J. Rowland – Zuckerberg i rrahur, i shqyer-leckosur (për Wired, Mars 2018)

S. Guraziu – Ars Poetica, Maj 2018

“…vijat midis faktit dhe fiksionit, midis dokumentit faktik dhe falsifikatit, midis të “vërtetes” dhe të “rremes” – kurrë s’kanë qenë kaq të “rrëshqitshme” dhe të vështira për t’i zbuluar. Manipulimi i informacionit dhe i imazhit në Internet, sidomos nëpërmjet medias sociale dhe në mediat digjitale në përgjithësi, po përdoret në mënyra të papara për ta shtrembëruar perceptimin tonë për botën (dhe për ndikimin në politikën). Digjitalja po e influencon botën (reale) fizike me një ritëm të përshpejtuar dhe haptazi – si dhe në mënyra tjera që ne ndoshta as që mund t’i marrim me mend.”
(Jake Rowland – duke sqaruar lidhur me foto-portretin e M. Zuckerberg, punuar për Wired)

***
Për ta kuptuar “problematikën” lidhur me Fb-skandalet e viteve të fundit, ne si lexues të thjeshtë të “botës” ndoshta s’mund të mësojmë më objektivisht nga asnjë burim tjetër sesa nga artikulli “investigues” në “Wired”, Mars 2018, me autorët Nicholas Thompson dhe Fred Vogelstein. (Nëse gjuha s’është barrierë për ju… vërtet jua “rekomandoj” ta lexoni). Sepse përveç tjerash na “mëson” për trendet dhe për praktikat moderne të “behavioral economics”, për makinat manipulative internetike dhe për big-data që administrohen nga korporatat, për statistikat që “vilen” nga algoritmet e avancuara (robotët) të mega-kompanive, duke implemetuar pastaj psikologjinë, duke eksperimentuar e studiuar se si miliona përdorues të rrjeteve sociale, ose se si masat e njerëzve sillen, si veprojnë, si i marrin vendimet e tyre lidhur me konsumin, me jetën, me miqësitë, me politikën… lidhur me gjithçka të mundshme të kësaj bote. Siç dihet “behavioral economics” është nje metodë totalisht tjetërfare nga qasja neo-klasike e “presupozimit” ekonomik, qasjet moderne të ekonomisë teorike i tejkalojnë të gjitha shkencat dhe praktikat pararendëse, qoftë “kejnianizmin”, “monetarizmin” (neo-kejnianizmin), “kahnemanizmin”, “thaçerizmin”, “talerizmin” etj.

Inside the Two Years That Shook Facebook – and the World
(How a confused, defensive social media giant steered itself into a disaster…)
https://www.wired.com/story/inside-facebook-mark-zuckerberg-2-years-of-hell