Lajmet sipas nesh – Penetrimi i Sistemeve Shqiptare

(sguraziu – ap, shkurt 2022 – pak humor, e dimë që gazetat shqiptare ndryshe me lajmet, por ne s’dimë “ndryshe” – shih dhe transkriptin, në vartësi “simbiotike” me grafiken ngjitur)

…për fat të keq “sistemet shqiptare të penetrueshme” – se si kam përshtypjen qytetarët shqiptarë s’para e përdorin shumë “penetrimin”, përveç nëse bëhet fjalë për sqarimet nga gjinekologu rreth humbjes së virgjinitetit (termin “penetration” padyshim do e kenë shqipëzuar politikanët, brez pas brezi, ushkur pas ushkuri, dmth. s’besoj ta ketë përdorur pikërisht Rama i pari, gjoja për nevojat e veta retorike)…

…pra me “penetration” z. Rama e ka fjalën dmth. për sisteme të zhbirueshme, të depërtueshme, sisteme të tejshkueshme, madje dhe të papërmirësueshme… ose më saktë që përmirësohen ngadalë, jo më shumë se “2 pikë në 10 vjet” (për 3 mandate qeverisëse), sepse korrupsioni është diç si kancer i shoqërisë, madje akoma më keq, është diç si kancer me faza, nëse t’jetë në gradën “malign” e vështirë pastaj të bëhet diç kundër tij, e vështirë të minimizohet përveç se “2 pikë në 10 vjet”, e vështirë të maskohet (kamuflohet) për “indeksat e transparencës”… sa për çrrënjosjen e veseve kancerogjene 100%, bah ky lloj idealizmi s’do ishte as “utopi fantastike”, pa le më realitet hiç se hiç : )