Bravooo Luiza!

(sg – gusht 2022)
Bravooo Luiza – në fotot ndoshta dukem më e “vogël” se shoqet, por çfarë pastaj, ato 1 hap… unë do hedh 1 hap e gjysmë dhe kështu do jem më e madhja e Evropës, krenaria e atletikës shqiptare.

Post Scriptum (shtuar nga Alb-Spirit):
Atletja Luiza Gega ia doli të shpallet kampione e Europës në 3000 metra me pengesa, duke bërë të mundur kështu të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës. Atletja shqiptare ka bërë një paraqitje fantastike në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke u shpallur Kampione e Europës në Europianin e atletikës që u mbajt në Mynih. Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë. Ajo mori kryesimin në garë që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjitha rivalet. Sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Yuliya Zaripova.