Cesare Segre – Kritikë dhe Tekstualitet

Cesare Segre (1928-2014, filolog, semiolog, kritik letrar dhe akademik italian)

“…në një panoramë më të gjerë, dimë që Interneti na ofron një mizër, një pluhurizë lajmesh, të paverifikuara, as të futura në një raport racional. Një shpirt vërtet i prirur, do të dijë të nxjerrë elementët autentikë, në funksion të aksh kërkimi dhe këtu dobitë njohëse, natyrisht që nuk duhet të heshtohen, por megjithatë duhet thënë që masa e lexuesve zhytet në dobësi dhe së fundmi në dëshpërim, për shkak të hutimit për të zgjedhur…”

(Nga: “Kritikë dhe Tekstualitet”, përkthyer nga Eldon Gjika – Publikuar në “Aleph” Nr. 10, 2000)

…megjithatë duhet shtuar, që Cesare Segre dikur, para 20 vitesh, kishte 100% të drejtë, tani disa gjëra janë tejkaluar shumfish lidhur me “skepsen” e tij, dy dekada të zhvillimit marramendës teknologjik nuk mund t’i kapërthente askush as si “imagjinatë”, sot Interneti ofron gjithçka të mundshme akademike, secilin burim të freskët por dhe cilindo burim ekzistent akademik të së kaluarës, për arsye të shpejtësisë sa i përket këmbimit të informacionit si dhe me beneficionet e enkriptimit (njësoj, nga e njëjta teknologji enkriptuese përfitojnë bie fjala dhe bankat e gjithë botës) sot me qindra e mijëra universitete aneskaj globit s’mund ta marrin me mend tutje të operojnë pa “megabiblioteken” e paskajshme virtuale dhe pa burimet akademike… të cilat pra, siç thamë, përveç që mundësojnë sinkronizimin e materies dhe përditësimin e shpejtë, mund t’i kemi në dispozicion aty për aty…
(sguraziu, Korrik 2018)