Joseph Brodsky – Transatlantik

TRANSATLANTIK
Joseph Brodsky [ 1940-1996, Rusi, ShBA ]

Njëzet vitet e fundit qenë të mira, praktikisht
për të gjithë, pa llogaritur të vdekurit.
Por ndoshta dhe për ta po ashtu.
Ndoshta vetë i Plotfuqishmi është kthyer
pakëz në borgjez, dhe përdor kartë krediti.
Përndryshe kalimi i kohës aspak s’ka kuptim.
Ja pse duhen mbamendjet, kujtimet, vlerat,
qëndrimet. Ndonjëri shpreson që ndokush
s’e ka shpenzuar nënën e ndokujt ose babain
ose të dy, apo atë grusht miq tërësisht,
tek ata pushojnë me gjahun e ëndrrave
të ndokujt. Ëndrrat e njeriut, ndryshe nga qyteti,
bëhen më pak të populluara, sa më i vjetër
ëndërruesi. Ja pse qetësia e amshimit
e anulon analizën. Njëzet vitet e fundit ishin
të mira praktikisht për secilin, dhe e themeluan
jetë-përtejmen për të vdekurit. Cilësia e saj
mund të diskutohet, jo dhe kohëzgjatja.
Të vdekurit, ndokush supozon, nuk mërziten
me statusin e të pastrehëve, dhe flenë nëpër
qemerë, apo i shikojnë nëndetëset shtatzëna
tek kthehen në dokun amë pas një udhëtimi
anembanë botës, pa e shkatërruar jetën në tokë,
madje as pa një flamur të denjë për ta ngritur.

1992

– – –
© J. Brodsky – Burimi: Collected Poems, 1972-1999 (Farrar Straus and Giroux, 2000 – via Poetry Foundation, USA)
© Për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2015