Charles Gleyre – Vallëzimi i Bakanteshave (Menadave), 1849

Charles Gleyre (1806-1874) – Vallëzimi i Bakanteshave (Menadave), 1849

Në mitologjinë greke Menadat ishin shërbëtoret dhe pasueset e Dionisit. Emri i tyre pakashumë do të thotë “të çarturat” – ato vërtet qenë tërbuar kur e patën vrarë Orfeun, e patën masakruar poetin e ngratë të mitologjisë, miti thotë se e patën coptuar trupin e tij. Po ashtu mitologjia na flet se pikëllimi për vrasjen e poetit të pafajshëm ishte aq i madh, sa lumi Helikon u fsheh, iku thellë nën tokë, kur menadat të cilat e vranë Orfeun deshën t’i lanin duart e tyre, përlyer me gjakun e tij.
Në mitologjinë romake Menadat njiheshin si Basaridat, Bakeshat ose Bakanteshat, sipas emrit të “ekuivalentit” romak, Bakusit (dmth. ekuivalent për perëndinë greke, Dionisin).
(sguraziu)