Charles Meynier – Nimfat e Partenopes, 1827

Charles Meynier (1768-1832) – Nimfat e Partenopes, 1827

* Partenopa – njëra nga sirenat, vajzë e Akelusit dhe e muzes Terpsikora (njëra nga 9 muzat, muza e vallëzimit dhe e korit). Partenopa bëri vetëvrasje duke u hedhur në det kur këngët e saj nuk arritën ta tundonin ose ta “mashtronin” Odiseun.
Versioni mitologjik romak megjithatë na flet ndryshe, sipas “romakologjisë” një kentaur i quajtur Vezuv ishte dashuruar marrëzisht në Partenopen e bukur. Se përse qe zemëruar Jupiteri (Zeusi)… ! ama Kryezoti qe zemëruar (ndoshta nga xhelozia : ) dhe e ktheu kentaurin në një vullkan, ndërsa Partenopen thjesht e “ktheu” në një qytet bukurosh (me emrin Napoli). Duke qenë i mllefosur për dënimin e Jupiterit, që nga “atëherë” tërbimi i Vezuvit manifestohet në shpërthimet e shpeshta e të dhunshme.