Diç si “lufta dhe paqja” e drejtësisë (së trilluar)!

(sguraziu – ap, t 22)

(…dihet se në provat për ëmbëlsirat filmike pafajësisht zgjaten madje dhe ritet shtratologjike, pa le gjatësia e filmave…)

…më në fund bën të thuhet se ia dola, dje u finalizua, e përcolla gjithë serinë “Suits” komplet, sipas meje sukses i madh, diç si gala-sukses, m’u deshën pothuaj 2 vite për aventuren, ama ç’janë 2 vite për episodat e 9 viteve, imagjino, fjala ishte për rrumbullak 114 episoda – e vërtetë se aventura ime pak me vonesë (seria pati filluar në v. 2011 dhe pati mbaruar në v. 2019), e vërtetë se gjëra të trilluara (aspak “drejtësi” e vërtetë), po ashtu e vërtetë se trille të stërgjatura (aso zgjatjesh të hijshme, herë-herë të pafajshme, dmth. në emër të argëtimit)…

…sipas meje 60-70 episoda do dilnin “tepër”, e gjithë materia e serialit do t’kapërthehej në gjysmën e episodave, mirëpo ata filmaxhinjtë s’janë konsultuar fare me mua, as që m’kanë pyetur, sepse aq “budallenj” s’janë as ata, ndryshe s’do i kishin 8-9 vite, 9 vazhdime sezonale, madje as ata s’dinë sa do zgjasin episodat, fillimisht ia nisin me një “pilot-projekt”, tutje duke prekur e duke matur pulsin e audiencës, vazhdimësia dhe gjithçka varet nga shijet, nga interesi i shikuesve, shikueshmëria i përcakton shkurt-esat e zgjat-esat, shikueshmëria i përcakton biletat, verdhushkat, episodat, madje dhe famën… etj etj. dihet se në provat për ëmbëlsirat filmike pafajësisht zgjaten madje dhe ritet shtratologjike, pa le gjatësia e filmave : )

…s’përjashtohet mundësia dhe t’kem mësuar ndonjë gjë – çfarë… konkretisht, tani për tani s’e kam idenë, mbase është e ngjashme me mbarimin e ndonjë romani gjigant, psh. diç si “lufta dhe paqja” e drejtësisë (së trilluar), s’është se pas leximit do e kemi gjithë romanin në mbamendje, apo jo, nëse nisemi se 114 episoda fare lehtë do konvertoheshin në disa romane moderne (dhe anasjelltas), padyshim i bie “njësoj” me mbarimin e 4-5 romaneve, psh. aso që lexohen në plazh, qofshin novelizime policeske apo aso “rozë”, pra s’është pak – madje dhe im bir qeshi kur i tregova për “suksesin”, s’tha “bravo” as nuk komentoi, por pata përshtypjen sikur ashtu brenda të qeshurës e pranoi, “sukses i madh”…

[ ngjitur: poster i serialit “Suits” ]