Holanda dhe Uji – “Sipas skenarit më të keq”, (video) 2016

…para 6-7 viteve i pata përkthyer disa segmente nga seriali holandez prej 10 episodave “Nederland van Boven”, video-shkëputjen prej 3-4 min. e pata titulluar “Në Luftë Shekullore me Ujin”…
(sg – ap, shkurt 23)

(transkript)
– Holanda, 6000 vjet më përpara, vendi… pothuaj i pabanueshëm.
– Viti 2750 pes. – uji tërhiqet, për t’u kthyer rishtas pa mëshirë në vitin 800 (të erës sonë).
– Viti 1287 – më shumë se 50.000 njerëz e gjejnë vdekjen nga vërshimet.
Që nga atëherë holandezët vazhdojnë me luftën kundër ujit; ndërtojnë diga, kënetat i kthejnë në tokë të shfrytëzueshme. Pas qindra vitesh të luftës me ujin, tani holandezët ndjehen zotër të tokës së tyre. Por 1 herë në 10.000 vjet megjithatë mund të ndodhë më e keqja, 1 herë në 10.000 vjet… mund të jetë dhe javën që vjen (në çdo kohë). Është tani uji “aleat” i holandezëve, apo megjithatë mbetet armiku i tyre? Sot holandezët ndjehen aq të sigurtë, sa zgjerimi i tokës tani bëhet thjesht për fitimprurje, jo për çështje sigurie.
Holanda sot, e ndarë në 95 zona të Digave. 1 herë në 10.000 vjet… duket aq shumë larg në kohë, por një Orkan i fuqishëm do t’ishte “rreziku”…në çdo kohë. Nëse do t’ndodhë, dhe kur, askush nuk e di.

***
Sipas skenarit më të keq – “syri i zi” i Orkanit duket diku mbi Detin e Veriut. Orkani monstruoz në Veri-Perëndim papritmas kthehet kah Jug-Perëndimi. Ndër të parat do të goditej provinca Zeeland, pastaj Katwijk (provinca Zuid-Holland), Den Helder (provinca Noord-Holland), Lelystad (provinca Flevoland). Digat e sigurta mbrojtëse mund të shpërthejnë. Shumica e unazave të digave janë të vogla, njëra nga të mëdhatë dhe unaza më e ndieshme është unaza 14, i përfshin 4 qytete të mëdha, regjionin Westland, Tweede Kamer (Parlamendin), është zemra e ekonomisë së vendit – të gjitha do ishin nën ujë. Madje dhe 48 orë pas shpërthimit të digës, do t’vazhdonte vërshimi katastrofal. Qindramijëra njerëz të pushtuar nga paniku, aeroporti Schiphol nën ujë, evakuimi nëpërmjet autostradave do t’ishte i pamundur, të gjitha rrugët do t’ishin nën ujë. Jo vetëm zona 14 do t’vërshohej, por dhe provinca Zeeland, provinca Noord-Holland, provinca Flevoland, ujërat do përhapeshin dhe 1 javë pas depërtimit të parë. Dëmet materiale (supozohet) se do ishin rreth 121 miliardë. Nga vërshimet do t’prekeshin rreth 2.3 milionë persona, numri i të vdekurve llogaritet se do t’mund të arrinte deri në 10.000.

 

 

***
(info shtesë) – rreth 26% e Holandës ndodhet nën nivelin e detit, por dhe vetë stereja “kontinentale” është rreth 17% e përbërë nga ujërat, “shtigjet” ujore dhe kanalet holandeze i përbëjnë rreth 6000 km, bregdeti ose “riviera” është 230 km e gjatë dhe 75% përbëhet nga dunat e rërës të cilat mund t’i arrijnë deri në disa km gjerësi…

Materialet / Sources:
Info & Footage: “Nederland van Boven”, VPRO 2011 – All Rights Reserved
Music: Steve Jablonski (All Right Reserved by S. Jablonski and/or by other copyright holders)
[ this Excerpt & Translation: S. Guraziu, Sky Division, 2016 ]

(AL)
“Nederland van Boven” (Holanda nga Lart) ishte një seri dokumentare prej 10 pjesëve e transmetuesit holandez VPRO, në v. 2011. Me imazhe filmuar nga ajri dhe satelitët, me intervista në terren, me info-vizualizime (infografika) dhe me komente nga R. B. van den Berg, dokumentari e jepte një pasqyrë të Holandës, të banorëve të saj dhe të aktiviteteve të tyre. Seria dokuementare pati qenë e frymëzuar nga seria e ngjashme pararendëse e BBC “Britain from Above”, 2007, si dhe “Deutschland von Oben” e ZDF.

(NL)
“Nederland van Boven” was een tiendelige documentairserie van de Nederlandse omroep VPRO, in 2011. Met beelden die gefilmd zijn vanuit lucht en satellieten, met interviews op de grond, datavisualisatie e commentaar van R. B. van den Berg, werd een beeld geschetst van Nederland, zijn inwoners en hun activiteiten. De serie was geinspireerd op de serie “Britain from Above” uit 2007 van de BBC, en “Deutschland von Oben” van ZDF.

(EN)
“Nederland van Boven” was a ten-part documentary series of the Dutch broadcaster VPRO in 2011. With images filmed from the air and satellites, with interviews on the ground, data visualisations and comments by R. B. van den Berg, was given a picture of the Netherlands, its inhabitants and their activities. The series was inspired by the “Britain from Above”, 2007 (BBC), and “Deutschland von Oben” (ZDF).