Franklini i mençur, dhe propozim-kërkesa e tij për shkencëtarët!

(s.guraziu – ap, maj 23)

…”tragjedia e jetës është se mplakemi tepër shpejtë, ndërsa mbledhim mend tepër vonë” – kështu pati thënë Benjamin Franklin…

…mjaft e saktë thënia e tij, sidomos për mua, pothuaj 100% e saktë, anise pata përshtypjen nuk vlen bash për gjithkend, psh. ata me IQ të lartë bëhen të mençur që në rini, i kapë ai procesi i përshpejtuar i mençurisë, çdosecikush me inteligjencën e avancuar do jetë diç si përjashtim – ndërsa, kuptohet, ka dhe aso që lindin kokash gjeniale, është fakt se ndoshta më rrallë… aty-këtu ndonjë kokë ajnshtaniane, njutniane e të ngjashëm, për ta s’vlen mbase fare kjo thënia : )

…sidoqoftë, dhe për vetë autorin e thënies do ketë qenë mjaft e saktë, një detaj simpatik i historisë farankliniane psh. është “propozim-kërkesa e thjeshtë dhe njëkohësisht mjaft komplekse për shkencëtarët”, ai në v. 1781 nga Parisi e pati nisur një letër eseistike në adresën e Akademisë Mbretërore të Brukselit, duke ua kërkuar shkencëtarëve që ta gjejnë zgjidhjen për “gazrat mozomokeq të njeriut, për kundërmimin e por***ve”, sipas letrës ashtu franklinisht nëse shkencëtarët ta zgjidhnin problemin kaq bazik të njeriut, nëse t’ia dilnin që t’i kthenin të “parfumizuara”, atëherë dhe mund të konsideroheshin të mençur e të ditur…

…për fat të keq, kërkesa e tij për “problemin” (paçka se kërkesë fare e natyrshme, logjike dhe me vend) nga ana e shkencës kurrë nuk u “zgjidh”, sot e asaj dite ngeli problem i “pazgjidhur” , padyshim do jetë ndjer “keq” dhe vetë Ajnshtajni, sidomos do jetë ndjerë keq pikërisht Ajnshtajni : ) e dinte fort mirë se ishte kërkesë e “ngopur nga arsyeja” – as sot e hiç as kurrë shkencëtarët s’e përmendin këtë subjekt, thjesht i shmangen njësoj siç i shmangej dhe Marilyn Monroe, nga ana tjetër shkenca (ashtu gjoja ‘anonime’, pa emra shkencëtarësh, thjesht si ‘kuriozitet shkencor’) thotë se çdo person i shëndoshë i nënshtrohet ligjeve të Nënës Natyrë, sëpaku nga 10-15 herë në ditë…

…nëse pandehni se ia “futa kot” kësaj… epo do jeni gabim – ja dhe dëshmia, letra e Franklinit s’është vetëm ndonjë letër “muzeale” e mbuluar me merimanga dhe e pluhurosur, por madje tashmë është dhe letër virtuale, mund të gjendet me një klikim ‘online’ në një faqe të historisë amerikane [ https://teachingamericanhistory.org/document/to-the-royal-academy-of-farting/ ]