Letra e “shtrenjtë” e Monroe – diç si letër-faturë e dashurisë

sguraziu – ap, maj 23

…e “shtrenjtë” në shumë aspekte – ikona e pop-kulturës amerikane, ylli i Hollivudit, bukuroshja Marilyn Monroe i paska shkruar burrit të vet Joe DiMaggio (ky ishte 1-ri nga burrat, burri i 2-të) një copë letre mjaft domethënëse, ku i paska kërkuar falje dhe i paska thënë se e do, se ndjehet gruaja e tij për gjithë jetën, madje dhe e paska nënshkruar ‘zonja J. P. DiMaggio’ (emri i saj real ishte Jeane, shpesh e thirrnin ashtu, ose dhe Norma Jeane) – të martuar vetëm për 9 muaj, lidhja e tyre qenka përfolur gjoja si lidhje e “frymëzuar nga publiciteti e nga fama”, sipas shushuritjeve “rozë” të kohës, dashuria e tyre s’na paskësh qenë ndonjë dashuri “reale”, sidoqoftë në anën e pasme të një fature (të pastrimit kimik) Monroe i paska shkruar…

…”I dashur Joe, e di që isha gabim! Veprova ashtu siç bëra dhe thashë gjërat që thashë sepse isha lënduar – por s’e kisha me gjithë mend – dhe ishte budallallëk nga ana ime të lëndohesha, sepse s’kishte arsye të mjaftueshme – në fakt asnjë arsye fare. Të lutem pranoje kërkimfaljen time dhe mos, mos, mos, mos u zemëro me ‘beben’ tënde – ajo të do. Me dashuri, gruaja jote (për jetë) zonja J. P. DiMaggio”…

…dhe “copëz-fatura e grisur” në v. 2020 qenka shitur për afro gjysmë milioni ( 450.000 $ ) në Christies, sipas tekstit së tyre natyrisht fjalët e Monroe mjaft prekëse, kjo patjetër… por dhe gjendja fizike e letrës po ashtu, sepse DiMaggio e paska mbajtur në “xhep” për gjithë pjesën tjetër të jetës, aq sa qenka “konsumuar” e ndarë pothuaj në katër pjesë, u konsideruaka si njëra nga letrat më domethënëse nga marrëdhënia e tyre, tekefundit teksti sikur kështu e “justifikonte” çmimin aq të lartë të faturës në ankand…

…sipas “Women’s Health” (magazine), përveç 3 martesave Monroe kishte afera dhe me disa burra tjerë të famshëm, regjisorë, aktorë, këngëtarë e këso, si psh. Marlon Brando, Frank Sinatra, Elia Kazan, Charlie Chaplin, Milton Berle etj., ndërsa thashethemet famoze se kishte lidhje të fshehtë me Presidentin Kennedy (me vëllain e tij Robert Kennedy po ashtu), sipas “Women’s Health” këto thashetheme s’janë konfirmuar kurrë…

…kuptohet, revistat amerikane i dinë punët 1 milion herë më mirë se unë, në fakt unë s’i di fare punët : ) prandaj dhe i “pyeta” – sidoqoftë, vitin e kaluar e pata parë filmin “Blonde”, për të cilin thuhet se është film biografik dhe dramë psikologjike, thuhet se qasje fiksionale rreth jetës së Monroe, ama nga ana tjetër (sikur ma thoshte mendja) nëse na qenka “film biografik”, nëse dhe vetëm 5% t’jetë bazuar në realitet, biografikat thjesht e kanë për “detyrë” të bazohen në jetën reale, apo jo, atëherë sipas shikuesve të filmit, pothuaj sikur “mjaftueshëm” konfirmoheshin thashethemet rreth “Kennedy” – apo dhe ehuuu ku di unë, thjesht ashtu qe krijuar përshtypja, në rastin tim vetë filmo-biografia i kishte “fajet”, jo unë dhe as paragjykimet e mia : )