M’u kujtuan plisbardhat dhe burrneshat : )

(sg – ap, shk 24)

…në faqen e vet të Fb, një grua (me emrin Nevila Gjevori) e kishte postuar:
Burrnia është me humbje. Po t’ishte me fitim do kishte burra plot” (si citat dmth., dhe paska thënë kështu Harris Murana)

…m’u ngjall buzëqeshja sepse mund t’jetë e vërtetë (problematika e pakësimit të burrave), secilën herë e më pak, duke u zhdukur, krijohet përshtypja njësoj si ato “speciet e rrezikuara” të planetit, për të cilat raporti i OKB alarmonte ca ditë më parë, ishte një raport ekstensiv dhe mjaft brengosës i ekspertëve të OKB, shumë kafshë dhe specie të rralla të rrezikuara me zhdukjen nga faqja e dheut, u kanoset shuarja totale, s’do ekzistojnë më si specie, kur dihet se dhe dinosaurët qenë zhdukur dikur, sado të mëdhenj e gjigantë… ja që nuk ekzistojnë më, sakaq të pllakos keqardhja dhe për burrat, njësoj… (andaj ja m’u kujtuan dhe plisbardhat, pati qenë diç si shaka mjaft serioze, si propozim… i paska 10 vite tashmë : )