Fragrancat dhe Lulet – Kimia prapa aromës së Trëndafilave

(sguraziu – ap, shk 24 – lulet dhe shkencat, artikull “shkencor”, enkas për të buzëqeshur zemra : )

Është e rëndësishme të kuptohet se kimia aromatike e luleve është komplekse – thotë shkencologu i luleve, autori A. Brunning. Aroma karakteristike e akëcilës lule nuk është kurrë pasojë e një përbërjeje të vetme kimike. Lulet e lëshojnë një përzierje komplekse të kimikateve organike të paqëndrueshme, dhe megjithëse jo të gjitha kontribuojnë në aromën fundimtare, një numër i konsiderueshëm do ta ndikojë aromën në shkallë të ndryshme.

Pra, ndonëse nuk flitet për përbërës të vetëm që e shkaktojnë aromën e luleve, mund të identifikohen përbërësit që janë më të ndikueshëm në aromën. Ajo aromë karakteristike të cilën e “zbulon” hunda jonë, në shumë raste do jetë e shkaktuar nga molekulat që e japin kontributin më të madh aromatik.
Aroma e trëndafilave ndikohet kryesisht nga përbërja e quajtur (-)-cis-oksidi i trëndafilit. Kjo molekulë është një izomer i veçantë i oksidit trëndafilesk (i cili ka 4 izomerë të ndryshëm), dhe ky izomer kontribuon në aromën tipike të trëndafilit si lule. Edhe nëse me sasi shumë të ulëta në ajër – aq ulët, deri në 5 pjesëzat e miliardit, aroma e trëndafilit kapet lehtë nga hunda jonë. Për t’i dhënë kësaj një përspektivë, 1 pjesëz molekulare në 1 miliard është baraz me 1 sekondë në 32 vjet – e ka përdorur si karahasim autori Brunning : )

Një përbërës tjetër që kontribuon në aromën e trëndafilave është beta-damascenone. Ky përbërës i përket familjes së entiteteve kimike të njohura si ketonet trëndafileske. Përbërësi në fjalë e ka një prag aromatik më të ulët sesa oksidi i trëndafilit, me aromën e tij mund të piketohet në vetëm 0,009 pjesë të miliardit.

Gjithashtu si kontribues i rëndësishëm, një përbërës tjetër me prag relativisht të ulët aromatik është beta-jononi. Të dy përbërësit e fundit janë përbërës të vegjël të vajit esencial të bimës, por me rëndësi të madhe për aromën specifike të lules.
Komponente të tjerë që japin një kontribut të vogël në aromën përfshijnë geraniolin, (-)-citronellolin, nerolin, farnesolin dhe linalolin.

[ ngjitur: një trëndafil i bukur si foto-lule, dhe kimia aromatike trëndafileske – referencat shkencologjike: A. Brunning – “The Chemical Compounds Behind the Smell of Flowers”, 2015 ]