(s. guraziu – ap, m 24 – fundjavë, pak humor, mirëpo seriozisht i bindur jam se Dua do t’jetë në mesin e 100-shes së ardhshme : )

(ngjitur… Dua, ballina e Time, kategoritë dhe lavdërimi për yllin Dua Lipa nga vetë ylli Kylie Minogue)
…3 vite më parë, revista amerikane “Time” nëpërmjet fjalëve të pop-mbretëreshës australiane, Kylie Minogue, e pati ngritur këngëtaren Dua Lipa në qiell, madje Time ia pati “falur” dhe faqen e parë (vetë ballinën e famshme revist-igjioze : ) sipas parashikueshmërisë së Time, në kategorinë e “artistëve”, Dua pritet t’jetë në listën e 100 personave më të ndikueshëm të së ardhmes…
…Dua është një “pop-prodigy”… një pop-talent-mrekulli – pati thënë Minogue (yjeve u takon t’i lavdërojnë yjet… apo jo), e cila dhe vetë një ikonë e pop-muzikës, karriera e saj ishte dhe ende është sukses i vulosur botërisht (jo se këndon dhe aq bukur… ndoshta, ku di unë, varet nga përspektivat mirëpo kuptohet se shijet janë sipas parametrave subjektivë, duhet dorën në zemër pa hyrë në hak të askujt : ) psh. jo gjithkujt i pëlqente patjetër këndimi i Elvis Presley, shumkujt i pëlqente ndoshta vetëm “pamja” e tij… etj. etj. ku di unë, s’është se na qenkam ekspert…
…sidoqoftë, “who cares”, Minogue ashtu-kështu ishte e bukur si një yllkë, e meritonte famën qoftë dhe vetëm sipas standardit “Monroe”, i cili siç dihet është standard i shpikur nga vetë amerikanët, këtë të mirë kanë amerikanët (anise ata kanë shumë të mira, panumër të mira, dihet dhe kjo), personat e bukur si yje dhe si yllka i bëjnë “stars” të vërtetë për pikë të qejfit, pa bërë hiçgjë – për këtë fenomen janë të njohur dhe italianët, mirëpo këta dallojnë pakëz pasi “dobësi” i kanë vetëm femrat e bukura, ndërsa amerikanët s’para i diskriminojnë as meshkujt…
…mjafton t’jenë të bukur (tekefundit psh. t’i reklamojnë “coca-colat”, parfumet, çokollatat, Victoria-brekushet : ) etj. dmth. jo strikt pa bërë “gjë”, duhet bërë diç, sadopak duhet të shtiren sikur janë duke bërë diç, duhet ta “lozin lojën” : ) – shkurt, sa më përket mua vetë, personalisht i bindur jam se Dua do t’jetë në mesin e 100-shes së ardhshme, pas 10-20-30 viteve revistigjiozja “Time” rishtas do ta përmbyllë konkluzionin e vet se ndër 100 personat e influencës shekullore, në kategorinë e “artistëve”, ishte dhe Dua Lipa : )
