Henry S. Mowbray – Fati (ose Endëset e Fatit), 1896

Henry S. Mowbray (1858-1928) – Fati (ose Endëset e Fatit), 1896

(s. guraziu – ars poetica, g 2018 – koment, art klasik)
Trio-zotat, treshen e perëndive, trinitetin hyjnor… si koncept i ndeshim aq shpesh në mitologjitë dhe në religjionet e botës, mirëpo hm, nuk di ndonjë piktor tjetër t’ketë “devijuar” nga subjekti mitologjik kaq mjeshtërisht e guximshëm, duke ia shtuar mitit + 1 perëndeshë më tepër : )

Sipas mit. greke, perëndeshat që kujdeseshin për fijet metaforike jetësore të çdo individi (që nga thirravaji i parë i lindjes, e deri në vdekje) ishin Atropa, Lakezia dhe Klotoja (quheshin Tri Perëndeshat e Fatit Jetësor – të njohura si Moirada). Ato ishin vajzat e Niksit (Natës) dhe të Erebusit (Errësirës). Dmth. zanafilla e tyre sikur e ka fillin që nga vetë “gjeneza” e jetës dhe e mitologjisë, aq të vjetra janë, sikur e tejkalojnë dhe vetë Kohën për nga vjetërsia : )

Atropa duhesh përjetshëm të merrej me një palë gërshërë për ta prer fillin e Jetës njerëzore. Lakezia duhej kujdesur për matjen e fillit të Jetës, ndërsa më e reja dhe më e bukura nga to, Klotoja (si përfaqësim i freskisë, i bukurisë rinore e madje dhe i virgjërisë), kjo duhej të merrej me endjen e fillit të Jetës.

Në pikturën e Mowbray i shohim jo 3… por 4 perëndesha të fatit. Pse duhej një “devijim” nga akordanca e trinisë (siç insiston miti), askush s’e di. Natyrisht devijimet nga “saktësia” mitologjike nuk janë të ndaluara, janë fort të lejueshme : ) Madje sipas meje piktura e Mowbray është ndoshta nga më të bukurat, lidhur me subjektin në fjalë.

Perndryshe e qartë, Mowbray ishte frymëzuar nga tema e mitit (i cili mit na flet per trinitetin hyjnor rreth fatit njerëzor) – Majtas e shohim perëndeshen Atropa (e njohim lehtë… sapo t’i shohim gërshërët në dorën e djathtë). Djathtas shihet dhe Lakezia e medituar. Dallimi “origjinal” që e ka sjellur Mowbray është se në pikturën e tij tani i kemi 2 endëse.