Sikur të gjithë t’i kuptonin “njëjtë” gjërat e njëjta : )

(s. guraziu – ars poetica, k 24)

…padyshim të gjithë e mbajnë mend kur Presidenti Joe Biden e ngatërroi Presidentin e Ukrainës, z. Zelenskyy, me Putinin e Rusisë, duke e prezantuar nga foltorja si “Presidenti i Ukrainës, z. Putin“… anise sakaq u kthjellua, e kuptoi dhe iu drejtua publikut “did I say Putin” : ) natyrisht, edhe Presidentit Zelenskyy iu deshën vetëm ca sekonda dhe iu ngjall buzëqeshja, saora e kuptoi gafën e Joe Biden…

…vendimi i Joe Biden, tërheqja e tij nuk më erdhi asfare si “surprizë”, unë madje sikur e “dija” (ashtu sa për veten), sikur e prisja se do t’ndodhte – tani lajmi për tërheqjen e tij vetëm sa e konfirmon si të thuash aktin e arsyeshëm dhe patriotik (sepse është dhe patriotizëm), s’ka asgjë për t’u ndjer “keq”, është totalisht e natyrshme, pleqëria thjesht e bën të veten, s’pyet nëse mbret, perandor a president – ajo çfarë m’shkoi mendja, ishte:
eh, sikur ta KUPTONTE dhe z. Trump të NJËJTËN, pasi është absurd si ai pandeh se na qenka i ri, thuase i ka “harruar” 1 milion gafat e veta gjatë mandatit presidencial, kurrë s’u mbush mend, thuase pretendon të jetojë sëpaku dhe nja 200 vjet : )