Parisi, Unazat Olimpike, dhe Qyteti i Engjëjve

(s. guraziu – ars poetica, sht 2024)

…e pata lavdëruar qytetin e engjëjve, Los Angelesin, siç e dimë (siç e pamë sëfundi, e pamë të gjithë besoj, tekefudit ishte “live” në TV), Tom Cruise, ai aktori ikonik i Hollivudit, zbriti nga qielli gjoja si një “cowboy” modern në Paris (o me kabllo o me parashutë, kam harruar tashmë si ishte), e mori “flamurin olimpik” dhe iku me motoçikletë mes-përmes Parisit, dhe dmth. ashtu në stilin “mission impossible” i hipi një Herkulesi dhe e çoi andej përtej oqeanit, në Los Angeles, ku do mbahen Olimpikat e 2028…

…aq bukur, ide jashtëzakonisht simpatike, e edhe për ekzekutimin sa për mua bravoja i qoftë Tomit, tamam si në filmat e vet, mjaft bindshëm, sipas meje ide simpatike dhe origjinale, vetëm francezët mund të kujtohen ashtu diç (s’besoj t’ketë qenë ide “amerikane”) – mirëpo tani për çudi, parisienët kanë ngelur “pykë”, assesi të merren vesh për unazat olimpike montuar në kullën e Ajfelit…

…është ndarë e përçarë Parisi përgjysmë, mozomokeq… bujë e poterë mediatike, gjysma thonë “unazat të rrinë montuar në kullë” gjysma tjetër thonë të hiqen – mua si joparisien (por si dashamir i Parisit, kuptohet kjo) më shkrepi mendja të lihet në “dorën e Tomit”, dmth. si ndihmë për “zgjidhjen” e mosmarrëveshjes parisiene, nëse Tomi thotë “duhet hequr” atëherë e kryer, parisienët duhet t’pajtohen pa kushte, tutje lejohet vetëm buzëqeshja, s’duhet pastaj as ankesa as mërrolje vetullash : )

***
[ Qyteti i Engjëjve – Diç si mega-polis i mbushur me engjëj ]
(s. guraziu – ars poetica, n 23)
…këta engjëjt (meritë artistike e AI) ma patën kujtuar qytetin e engjëjve, engjëjt gjithmonë ma kujtojnë Los Angelesin : )
siç dihet në ShBA, në Kaliforni, ka një qytet me emrin Los Angeles, qyteti qe bërë i Amerikës në v. 1850, emri i qytetit është në spanjisht dhe do t’thotë “Engjëjt”, pas Nju jorkut është qyteti i 2-të më i madh i ShBA (dmth. diç si mega-polis, qytet i thënçin por mund t’ishte dhe shtet), në fakt me banorë më i “madh” se Shqipëria komplet, me sa di unë as Shqipëria s’ka më shumë engjëj, Kosova hiç se hiç (okeeej Kosovarlushja ndoshta i “afrohet” tek gjysma) pasi qyteti i Engjëjve i ka jo më pak por afro 4 milionë engjëj : )