Erik Lindberg – Dizajner i Medaljeve të Nobelit, 1902

S. Guraziu – Ars Poetica, D 2016

Nga E. Lindberg në v. 1902 janë dizajnuar tri nga medaljet e çmimeve Nobel; 1 – medalja për çmimin e Letërsisë, 2 – ajo për Fiziologjinë ose Medicinën si dhe 3 – medalja për Fizikën dhe Kiminë. [ Medalja për çmimin e Paqes është dizajnuar nga Gustav Vigeland, ndërsa ajo për Ekonominë nga Gunvor Svensson-Lundqvist. ]

Medalja e Nobelit për Letërsi, 1902


Erik Lindberg (1873-1966) – Medalja e Nobelit për Letërsi, 1902

Medalja e çmimit Nobel për Letërsi e Akademisë Suedeze, e dizajnuar nga Erik Lindberg në vitin 1902 – në njërën faqe paraqitet portret-profili i themeluesit të çmimeve, Alfred Nobel, ndërsa në faqen tjetër paraqitet një djalosh (poet) i ulur nën një pemë dafine i cili, i mahnitur ose i magjepsur, e dëgjon Muzën dhe i shkruan fjalët e frymëzimit të saj.

Mbishkrimi thotë “Inventas vitam iuvat excoluisse per artes” (Shpikjet e përmirësojnë jetën, e cila zbukurohet përmes artit), frymëzuar nga Eneida e Virgjilit, kënga 6, vargu 663 (Dhe ata që e përmirësuan jetën në tokë përmes mjeshtërisë së re të tyre).
Kur çmimi fitohet nga ndokush, emri i laureatit gdhendet në pllakën ose në hapësirën poshtë figurave, teksti “ACAD. SUEC.” qëndron për Akademia Suedeze.

Medalja e Nobelit për Fiziologji ose Medicinë, 1902


Erik Lindberg (1873-1966) – Medalja e Nobelit për Fiziologji ose Medicinë, 1902

Medalja e çmimit Nobel për Fiziologjinë ose Medicinën, e Asamblesë së Nobelit në Institutin Karolinska përfaqëson Gjeniun e Mjekësisë tek mban një libër të hapur në prehër, dhe duke mbledhur ujin që buron nga shkëmbi për ta shuar etjen e vajzës së sëmurë përkrah saj.

Mbishkrimi thotë “Inventas vitam iuvat excoluisse per artes” (Shpikjet e përmirësojnë jetën, e cila zbukurohet përmes artit), frymëzuar nga Eneida e Virgjilit, kënga 6, vargu 663 (Dhe ata që e përmirësuan jetën në tokë përmes mjeshtërisë së re të tyre).
Kur çmimi fitohet nga ndokush, emri i laureatit gdhendet në pllakën ose në hapësirën poshtë figurave, teksti “REG. UNIVERSITAS MED. CHIR. CAROL.” qëndron për Institutin Karolinska.

Medalja e Nobelit për Fizikë dhe Kimi, 1902


Erik Lindberg (1873-1966) – Medalja e Nobelit për Fizikë dhe Kimi, 1902

Medalja e çmimit për Fizikën dhe Kiminë, e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, e paraqet Natyrën në formën e një perëndeshe që i ngjan Isis (perëndeshës nga panteoni politeistik i Egjiptit të lashtë), ajo shfaqet nga retë dhe mban në krahun e saj “Bririn e Bollëkut” – (mit. greke) – Briri i dhisë (dhia Amaltea) nga i cili thithte Zeusi i vogël, dhe i cili kur shterronte mbushej me fruta. Në përrallat e popullit, briri mbushej me gjithçka që pronari të dëshironte.
Veli që e mbulon fytyrën e saj të ftohtë dhe të rreptë mbahet lart nga Gjeniu i Shkencës.

Mbishkrimi thotë “Inventas vitam iuvat excoluisse per artes” (Shpikjet e përmirësojnë jetën, e cila zbukurohet përmes artit), frymëzuar nga Eneida e Virgjilit, kënga 6, vargu 663 (Dhe ata që e përmirësuan jetën në tokë përmes mjeshtërisë së re të tyre).
Kur çmimi fitohet nga ndokush, emri i laureatit gdhendet në pllakën ose në hapësirën poshtë figurave, teksti “REG. ACAD. SCIENT. SUEC.” qëndron për Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.