Monika Kryemadhi – “Ekonomia e vendit nën kontrollin oligarkisë”

Monika Kryemadhi – “Reformat thjesht sa për populizëm… ekonomia e vendit nën kontrollin oligarkisë“, “Panorama”, 24 N, 2018

…unë s’para komentoj për politikat, as për artikujt “panoramikë”, ose rrallë e përmallë – gjithsesi nuk pajtohem me gjithçka të artikullit nga znj. Monika, psh. ajo pandeh se Brukseli “na paska harruar se në Shqipëri stabiliteti vjen vetëm nëpërmjet forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.
Ajo mendon se “BE është munduar të forcojë konceptin e stabilitetit dhe mirëqeverisjes… mirëpo ruajtja e status-quos (politike) s’e ka ndihmuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, madje ka shkaktuar destabilizim të brendshëm duke rikthyer tiparet diktatoriale dhe duke sjellur polarizim politik…”

mbase kështu i sheh ajo gjërat, sidoqofte më poshtë disa fjalë të saj, për të cilat mendoj pakashumë “njësoj” si Monika, e që unë veç i kam “thënë” aty-këtu nëpër komente të Fb
(s. guraziu)

– – –
…rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE që prej 2014 është ngadalësuar shumë. Sot përballemi me një proces të paparashikueshëm, pa një kalendar të qartë hapash, që e bëjnë gjithmonë e më të paprekshme perspektivën tonë europiane. /…/ …politika e zgjerimit e BE është duke u zbehur gjithmonë e më shumë, dhe kjo zbehje duke e spostuar politiken zgjeruese në radhët e axhendës prioritare… imbarkimi i vendeve të reja aspirante, shpesh mbartin me vete problematika shtesë për vetë BE. /…/ Shqipëria është pjesë e këtij udhëkryqi, ku nevoja për mbështetje nga BE është ulëritëse. /…/ Shqipëria është një vend me institucione të dobëta, me shoqëri civile gati jo ekzistente, dhe me një kulturë politike ku shteti është i kapur në të gjitha nivelet nga një individ i vetëm. /…/ Reformat janë përdorur më së shumti për populizëm sesa për standarde… /…/ Ekonomia e vendit është krejtësisht nën kontrollin e pak grupeve oligarkike, të lidhur me kryeministrin. /…/
Në fund të fundit rrugëtimi i integrimit të Shqipërisë ne BE është i lidhur ngushtë me zhvillimin tonë ekonomik, me standardin e jetës së qytetarëve tanë…

[ Monika Kryemadhi – “Albania towards the EU – A Journey of hope and challenges” (Shqipëria drejt BE-së – Një rrugëtim i shpresës dhe i sfidave),
siç qenka publikuar në “Panorama”, 24 Nëntor, 2018 ]